![]() |
Anegdota nga odat tona!
Te nderuar diskutues,ne kete teme mund te postojme anegdota te ruajtura nga thesari i kultures sone popullore.
[b]Kur po me kujtohet daja... [/b] E kish pase njani dajen e keq.Kish pas thane: -Kur po e kujtoj dajen,edhe nana po m'merzitet. [b]Tre vjet te kam livdue[/b] E kish pas marre ni plak ni grue per djal t'vet.reja i kish pas ba hyzmet plakur rrum tre vjet.Plaku tre vjet e kish pas livdue rejen n'ka ish zatete kur kish pas shkue neper miq:"Ni re qe e kam marre une,kush se ka n'ket rrethine. Mas tri vjete reja s'po i ban hiq hyzmet e as s'po e ngon.Plaku ni dite po i thote: -Hej moj bi,shume n'zor jam ra une tash.Tri vjet t'kum livdue ,e tash tri vjet m'duhet me t'kesh per me jau mush menen hallkut qe s'asht ashtu qysh kam thane. [b]Me m'i dijte te zezat qe i kam...[/b] E mueren nusen n'ni katun.Shkuen gra e qika me e pa.Nusja ish kane e zeze n'fytyre.Njana prej grave tha: -Mashalla,mashalla,mori nuse po e zeza qi kanke! -He mori gra-tha nusja-me i dijte ju t'zezat qi i kam une mrapa,kurgja nuk jam e zeze n'fytyre. [b]Mretit ja qelte Zoti syte e zemres [/b] Ke ni halle plake.E pat ni djale edhe rene e vet.Djali ish kane shkue ni dite n'pazar.Kur erdh prej pazarit,p'e vete e ama: -Bir,a mun erdhe? -Erdha nane. -A kish naj haber,e njeve naj sen? Djali deshti m'u mahite pak me nanen per dashtnim e i tha: -He mori nane,ni urdhen qi e kish qit mreti,vejushk kun mos me lane,veq tana me e marr ka ni burre.T'reja e plaka,jashta m'e pase ni dham n'goje,s'ka qare pa u martue. Halla e shtini gishtin ne goje e po e kqyr mos e ka naj dham. -He,more bir-tha plaka-ja zgjat jeten Zoti mretit shume se po u deshka me sunue mire. Reja ish kane n'magje tuj site miellin.Keshi ho-ho-ho,se p'e merr vesh qi djali po mahitet.Halla i tha: -N'dash ban ho-ho-ho,e n'dash hi-hi-hi,shka a fole,ka mu ba.Mretit ja qelte Zoti syte e zemres. |
PERSHENDETJEPRINCESH :wink:
DJALI E NANA ULEN ME HANGER E DJALI E PYT NANEN CKA KI BA STO PER DREK ;VALLAHI DO CORB E KAM BA QYRE DJAL E TE BAFT MIR DJALI FUTLUGEN E PAR NE GOJ E PO FILLOJN ME I RA LOT CA KIE BIR I THOT NANA SEN BRE NAN ME RA NE MEN QAI VALLA QE ME KA DEK VJET AH BA NANA E E FUT NI LUG CORB NE GOJ E EDHE KSAJ PO I BIN LOT E DJALI E PYT HE NAN CA KIE TI TASH VALLAHI PO MENOJSHA PER DJALIN QE ME DEKI VJET ; AI DEKI VJET E TI VDEKSH SIVJET PO QYSH SEM THE SE A CORBA E NXEHT :wink: |
Dhendrri dhe gruaja e menqur!
Isha kne nje djale koxha si mendjemadh edhe ish kane martue. Mbasi fjet me gruen naten e pare t“nesermen i mori qete dhe shkoi me livrue ne are e u tha njerezve te shtepija: Buken me ma pru djali. Shkon te ara e ja nis me livru e po pret se cka po bejne ata te shtepise, kush po ja qon buken. K“ta te shpija sdine si me ja ba. a bahet pramet me u martu e sot me ja qu buken djali te ara? Mirepo ajo nusja e tij ish kane e meqme e po ju thot: Me tregoni ku eshte ara e me jepni nje drapen se buken po ja qoj vet. Ja japin draperin e buken dhe i tregojne ku eshte ara. Kur mberrin te i shoqi i thot. Puna e mbare.' Mbare paq!- i pergjigjet ai. Ku me ja nis me korre o njeri? Qysh me korre i thot i shoqi?- Po une veq sa ja nisa me livru. Po si qa djali yt o njeri.- i thot e shoqja. Prome u martove e sot po don me ta pru buken dja li ne are. |
Llukman Heqimi ne kohnat e vjetra e ka shpike doktorine ma s“pari.
Kur ashte smu me deke i kan shku populli me e pa. - A po fol najsen? - Po. Kater mije vjet rrnova ne ket dynja, edhe kater mije pejgamerve u bera hyzmet. Tete fjale i zgjodha se ishin me te mirat. - A ban me na i kallexuar? - Po. Ma e para "Ruaje mendjen", e dyta "Ruaji syte", e treta, "Ruaje gjuhen", e katerta "N“sofer te huaj, n“pune te huaj ruaje takatin". Katra tjerat, dy duhet me i permende e dy s“duhet me i permende. - Cilat me i permende? - Me i permend zotin dhe vdekjen. - Cilat mos me i permende? - Nese dikujt i ban mire mos ja permend se haumb vleften te mires, po mazallah n“ta bafte ai te keqen, edhe ate mos e permend, se e keqja kur permendet vjen tuj u rrit. |
NDODHIT E HAXHISHABANIT
----------------------------------- SYZAT Veliu kthehet nga Italia dhe i bėn njė vizitė Haxhi Shabnit. Pėr drekė kishin pas perpeq (pite me djathė): Veliu i ngjet syzat dhe fillon tė haj. -Veli edhe bukė han me gjysėllukė? -pyeti Haxhi Shabani -po jan nga Italja e gjelbrojn pitėn e bėjn laknor.-pėrgjegjet piktori Veli Haxhi Shabani nuk kishte njėrin sy nga sėmundja e kancerit nė sy. -aha qenkan shumė tė mira,-shtoj Haxhi Shabani -i doni njė palė?-thotė piktori. -veq njė palė a nuk ke mė shum,-ja kthen Haxhi Shabani -Haxhi kėto jan syza jo rrobe nuk ndrrohen njė pal jan boll-po i thot piktori. -JO JO SE PATA PER VETI PO NE AHER I KAM DO LOP E NUK PO MA HAN KASHTEN THASH NASHTA JAU BEJ SAN ME GJYSLLUK. SI E KA EMRIN KALI Hyn partizanėt dhe e mledhshi otkupin(plaqkitja qė u bėnte Kosovės nga regjimi komunist i qujtur teprica): Haxhi Shabanit caktojn tė ja marrin kalin. Pasi i murrin kalin e pyesin Haxhi si e ka emrin kali? mazė - ja kthen Haxhiu ēfar mazi kqyrė sa i vjetėr ėshtė kali !-ja kthen porezniku. NA I THOMI MAZĖ E TI NĖ KOFSH NANA E KALIT KALLZOJA VJET SHKURJA NĖ HANĖ Haxhi Shabanin kishin ardhė ta vizitojn Veli piktori dhe Arif gazetari me veti kishin marrė edhe Shabanin vllaun e gruas tė Haxhi Shabanit pej Prugovci. -Haxhi dėgjove qė shkuan nė Hanė?-pyeti Arif gazetari. -jo kjo ėshtė punė e zotit .-ndėrhyn Shaban Prugovci -po po jan shkue,-po mundohet ta bind Veli piktori ME MENĖT E MIJA E TĖ SHABAN PRUGOVCIT KURRĖ VALLA NĖ HANĖ ATA JAN SHKU ME MENĖT E VETA-shtoj Haxhi Shabani BORQĖ TE HAXHI SHABANI Mulla Sylė, Haxhi Shabani ka pare pėr me ble truallin nė Prishtinė - po i thonin Haxhi Hajrizi e Haxhi Ferizi mulla Sylė Rimanishtės; por Haxhi Shabani nuk ju gjen meq i kishte gjetė Ali Rimanishtės(familjės sė Nazmi Mustafės-kryetarit tė komunės tė Prishtinės,tashė i ndjerė). Me tė dėgjuar mulla Syla drejtė e te Haxhi Shabani -Qyshė pate fėtyrė mua mos me mė gjetė pare e Ali bothėqkyemit i gjete -i drejtohet rrėmbyeshėm mulla Syla PO MULLA SYLĖ TI IMAM I BARILEVĖS BURRĖ I MADHĖ BOLL TY TĖ GJAN EDHE HAXHI FERIZI EDHE HAXHI HAJRIZI E ALIS TĖ NGRAT FUKARA KUSH NUK JA BEN QAREN-ja ktheu Haxhi Shabani Ndodhit jan tė vėrteta, nė shenjė respekti pėr Haxhi Shabanin ēdo herė kam pėrmendur titullin fetar tė tij,pėrsenazhėt jan tė vėrtet edhe prefesionet e tyre edhe vendėbanimet e tyre si jan pėrshkru. |
Dy trima sapo krisi pushka,lane betejen dhe ja mbadhen vrapit.Diku, te lodhur ng vrapi, qendruan ne nje perrua.
Dhe njeri tha : Si thua,shpetuam? Shpetuam me duket- pergigjet i dyti Po mos jemi plagosur more ? Ku ta di une i ziu!Sikur s'ndje gje ne trup. Mire,mire po c'erė k agjkau, di gjė ti? S'di per nder,se s'jam plagosur ndonjehere. - Epo, dėgjo kėtu,: Neqoftese gjaku ka erė muti, thuaj ore,se unė qenkam plagosur rėndė ..... :lol: |
Nje here Ali Pashait i rastisi te flinte ne nje fshat.
- Me coni te ffe me nje shfepi ku te mos kete me te madh se une. E shpune te nje plake e varfer, qe s'kishte tjefer vec dja/in, nusen e djal/t e nje fem/je: Naten femija filloi te qaje. U ngrit All Pashai. - Ku vete, Pasha? - i tha plaka. - Ka me te medhenj nga mua ketu, - iu pergjegj Ali Pashai. ------------- Nje i dehur takon ne rruge Ali Pashane, qe ecte kaluar. Pijaneci i kap serbes frerin e kalit dhe i thote: - E, Pasha, sa ma shet kalin? Ali Pashai vuri buzen ne gaz e i thote: - Po te therres neser ne pallat e te them. Dhe me te vertete, te nesermen e thirri ne pallat e i thote, gjoja seriozisht: - Jam dakort te ta shes kalin dhe dua kaq para. Por sarahoshi, qe tani ish esell, i thote qete-qete: - Eh, Pashai Sikur te ma kishe dhene mbreme do ta kisha marre, se kisha koken bosh e xhepin "plot", po tani e kam koken plot e xhepin bosh. |
Njoni niset me kali me shku me nda nji pleqni dikund, si pleqnar. Tu shku udhes e merr etja e ndalet te nji shpi me pi pak uje. Kur thirri n'dere oborri, u ndi nji zo femne dhe ia hapi deren dhe u pershndeten.
- A jane burrat ktu moj fisnike? - e dveti pleqnari. - Jo valla burrat s'jane k'tu, po shka e mira t'qiti ksajde ty? - ia ktheu gruja. - Jam etshem, e pak uje n'kofte e mujtne me 'dhone! - Po, menjihere, - ia priti gruja dhe shkoi mbushi uje n'bunar e ia pruni me kofe bunari. - Ky pleqnari, tu pi uje, e po e kqyre grune n'sy edhe tu pij. Gruja nuk boni zo, e mbasi ai piu uje, e dveti. - Po ku je nise kshtu me shku o njeri? - Jam pleqnar, e jam nise me shku m'i nda nji pleqni, po osht larg pej k'tuhit - ia ktheu burri. - Ani, mbasi koke pleqnar ti, a mundesh me m'kallxu, se shka e korite burrin, ma s'forti? - e dveti gruja. - Ky pleqnari mendoi e tha: me ia djege kush shpine, me ia marre armet pej krahut, e disa tjera fjale... Gruja keshi, e i tha: - Ti koke pleqnar, e nuk muj une me t'm'su ty, po nuk ia ki qellue. - Ani fisnike, a bon ti me fole? - Po, tha gruja - burrin e korite ma s'shumti kojtja! Burri, mori kalin e doli perdera dhe u kthye n'shpi t'vet e iu qoj fjale Pleqnise, se une nuk kokna me nda pleqni hala! Burrin e korite kojtja. Gruja e ndau pleqnine. |
[b]Mustafa Qemal Ataturku dhe Shqiperia[/b]
Mustafa Qemal Ataturkut, sekretari i solli pėr tė firmosur njė listė me emrat e disa shqiptarėve, qė do tė shpėrnguleshin nga Turqia. Ataturku, pasi i lexoi emrat, mori stilografin dhe nė krye te listės vuri emrin e tij. - Zotėri, nuk e kuptoj pėrse e vute emrin tuaj nė krye tė listes?! - pyeti sekretari i habitur. - E vura, sepse i pari qė duhet te shpėrnguleme nga Turqia, duhet tė jem unė sepse edhe unė jam shqiptar, - ia ktheu Ataturku. [b] Elez Isufi dhe diplomati [/b] Njė diplomat i huaj, i shtyrė nga politikanėt serbė i thotė patriotit dibran, Elez Isufi: - Elez Aga, Bjeshkėt e Sharrit ėshtė mirė tia jepni Jugosllavisė kundrejt njė shpėrblimi tė mirė. Bjeshkėt e Sharrit edhe sikur te jenė cifligu im, kurrė nuk i shes, lėne ma qė ato janė pronė e kombit shqiptar, - ia ktheu Elezi. Diplomati pėr tė ndėrruar bisedė tha: - Zoti Elez, ku e ke qepur kaq bukur kete kostum shajaku? - Ne Galican te Dibrės, - ia ktheu elezi. - Interesant, - thotė me mėndje diplomati, - kurrė s'kam parė njeri me veshje Galicani dhe me mėndje europiani. |
Ishte kan nje grue ne nahije te Prishtines. I kishte dek burri. Pasunia i kish met grues. Gruja martohet mas nje kohe dhe e merr burrin e bjen ne shpi t'vet. Me ket burrin e dyt i len tri ēika se me t'parin s'kish pas thmi. Dikur vdiēen baba e nana e mbeten tri ēikat vetun. Keto tri ēikat u rriten e po dojn me u martue por s'po dijn qysh me da pasunin, e as gjykatsit s'po i bien ne fije. Po menojn me thirr pleqnar te katuneve. E thirren Tahir Paliqin prej Qybreli, Ram Deēanin dhe nje plak prej Rrotllave te Prizrenit. I quen nė Prishtinė pleqnart dhe i mshelen ne dhoma veē e veē, pa e pa njani tjetrin.
Zyrja e gjykates te parin e thirri Tahir Paliqin ku ja kallxoi gjendjen e ktyne tri ēikave; pasunia eshte e nanes tyne. Duhet tua dajsh pasunin tri motrave ! - Mbasi ju zotni gjykates e keni ket detyre, ēka lypi une ktu ? - Thuje ata ēka din, se kemi rane dert. - Motra e pare e merr nji hise, e dyta dy, e treta i merr tri hise. - A ban me na kallxue pse ?- i tha kadija... - Malli u kan i nanės. I pari thmi eshte vetem i babes, i dyti eshte gjysė, si prej babe si prej nanės, e thmija i tretė eshte vetem i nanės e i merr tri hise. - Shko pra ne dhom, te shofim a po del qashtu si thu ti, i tha kadija. E thirren edhe te dytin pleqnare e ai ju tha qashtu, hiē pa ju shmang te parit. E prun edhe te tretin po edhe ky ju thot njisoj pa kurrfar ndryshimi. Mė ne fund gjykatsi e dajti pasunin qysh kishin than keta trepleqnar prej tri vendeva te ndryshme te Kosovės. |
Njoni e kish pase nji qike shume te bukur e azgone, sokoleshe me flete edhe ia lypin per martese nja njizet vet rend, po asnjonit nuk ia jep. Nji nate i thirre te gjithe dhondurrtė pernjihere ne darke. Erdhen ne darke rend, te gjithe ata qe e kishin lype qiken e tij (dhandorėt, dhondrrat e ardhshem:) edhe u ulen ne ēergė rend ne ode burrash. Baba i qikes se bukur e sokoleshe me flete, e porositi t'bijen:
- Merre nji bakall me uje te nxehtė valė, e hin e qitju me i la durtė para darke! - Qika mori bakallin me uje t'valė edhe po iu qet me i la durtė dhandorve me rend... Secili nuk foli asgjo, as of as if, veē u salakuqen n'f'tyre, e deri ne te mbramin dhonderr (te ardhshem), po i lajne durtė me uje te nxehte valė edhe u pervluen durshė. Kur qika shkoi tek djali i fundit edhe ia qiti ujin e valė duerve - ai djali i iku duert e i tha me rrembim rrebtė: - Ik, moj t'plaēin syte e ballit, po nuk jam ardhe k'tu me u pervlue me uje t'vale - ik andej e thé qafen...! Baba, i tha atij djalit te fundit: - Baclok - ty te kjofte per hair, kjo qika jeme, edhe u trashigofshit per jete e mot - se ketyne tjereve, nuk ka ēka u vyen qika jeme - k'ta qe nuk guxuan t'ia kthejne fjalen - nuk jane per qike temen! Edhe trimi mori qiken, e ata tjeret shkuan me bisht nder kombe,kah erdhen! |
Kerkoj falje qe nuk kam cekur autorin origjinal te anegdotes se mesiperme.Ai eshte Odise!
|
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:45. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.