![]() |
Te ndahemi!
Le te ndahemi tani sa ka mbetur ne lidhjen tone pak shkelqim
Te ndahemi perpara se nektari ne gotat tona te kete mbaruar Te ndahemi perpara se hena te perendoje ne ne agim Perpara se te linde dielli e njerezit te jene zgjuar. Le te ndahemi tani sa ka mbetur ne buzet tona tinguj e gaz. Te ndahemi perpara se zemrat tona ti pushtoje urrejtja Te ndahemi perpara se gjuha te pushoje se rrjedhuri mjalte Te ndahemi perpara se ne goje te na ngrije buzeqeshja. Le te ndahemi tani pasi degjoj zera te trishtuar Te ndahemi sa nuk ka ikur nga fytyrat tona drita Te ndahemi perpara se stuhia te kete filluar Te ndahemi perpara se zemrat tona ti kaploje frika. Le te ndahemi tani si te panjohur e te harrojme se c'ndodhi Te ndahemi e ta leme te nesermen te linde nje kohe te re Te ndahemi me kohe te mire perpara se te na prishet moti Te ndahemi sa nuk kane filluar shterngata e rrufe. Le te ndahemi pra tani pasi kam ftohte e frike, te lutem lerna. Na ler ta braktisim kete vend te erret e te kthehemi nga erdhem Te ndahemi si te panjohur para se te na ndodhe me e keqja Perpara se urrejtja per njeri-tjetrin te na e kete pushtuar zemren. Te ndahemi. :( |
Poezi.
[b]Prinderit.[/b]
Vijme ne kete jete edhe qajme me lot. Packa se nuk shohim nenen e dallojme Buza jone e njome pa qumesht s’rri dot Per dy vjet me rradhe gjirin ja kerkojme. Me pas ne e ndjejme te babait force Ciltersi femije ze e ledhatohet Shume dashuri njhen ne kete bote Ajo prinderorja mbi cdo gje lartohet. Sa here qe prinder ju te keni prane Mos nxirrni ofshama mos nxirrni renkime Oh sa shume vuajne nena me babane Kur femija e tyre mbytet ne gulcime. Zerin mos e ngrini pare tyre kurre Bindjuni atyre se ju duhet drite Neser kur te behesh grua apo burre Keshtu do kerkosh dhe ti nga femijte. Kur at ate plakur dhe me shkop ne dore Ecin plogeshtuar ne shesh a ne rruge Afrohu prane tyre porsi lulebore E ndihmoji me shpirt se te duan shume. Nese je i mbare lutu ,pergjerohu Per prinderit e tu qe te perkedhelin Dhe kur kane halle, ti nga gjumi zgjohi E shko shpejt prane tyre se ata te presin. A ke pare diku se duar te thata Tejzgjaten pleqerisht vetem per nje ndihme… Do qe te mos mbeten keshtu nena, baba Mbaj per ta nder mote tere pergjegjesine… Mos e braktis nenen mos e braktis baben Tek fut koken thelle ne gjirin e femres Nuk gjen lumturine po ashtu as paqen Kur ti ju mohon dhe driten e henes. Sa bukur qe shkrihet jeta, porsi nje vese Kur ligjit te Zotit i shpreh vec pelqim Ta dini kush prinderit nuk i ben sherbese Sdo te njohe kurre kenaqesi as gezim. Prinderit jane dashuria e vete Allahut Jane miresia e dhuruar permbi toke Ashtu si ze e cel drita e sabahut Ti nga ata erdhe si filiz ne kete bote. |
[b]Nene.[/b]
Eshte hutuar nena Eshte kotesuar e mira ime Eshte hallosur e perhumbur Si qiriri ne veteflijimin e tij Mplakur , dobesuar e bere shenjt Drite shperndan e dashuri mekon Duke u ndihur te gjitheve Me duart e dhembshura me shpirtin… Eshte merakosur e mira Dikush i vonohet,dikush eshte teper larg Veten e ka harruar Edhe pse bota rremuje ndodhet Poshte levizjeve te saj. Ska si te ike kush se le Gjer edhe fqinjet qe me te marin e japin Qumeshtin dhe fjalet Eshte perhumbur aq teper aq larg Eshte ngjitur, sa qe i afrohet qiellit E ndjek dhe dot se arrij Ndonese po i puth duart e saj Nene , mos u ngjit lart, gjithnje eshte heret Neeeeeen, i lutem neeen i therras Neeeen ulerij, mos te lutem Mos shko kurre ne qiej Nene leri hallet.Rri aty ku je Pergjithnje ne shpirtin tim |
[b]Kur iken nena.[/b]
Rrezoi gjethe vjeshta trupi sec u tha Me zor e nxjerr kryet deri ne dritare Ne qelq krejt befasisht vdekjen ajo e pa Ju terhoqen rrudhat e ndoqi si manare… Dhe zemra rreh e rreh me ankth per cfare le pas Besimi i forte te pershperit ne vesh Me sheh mua djalin me le filiz plot gas Dhe pse rigon nje lot qe dhe qan dhe qesh. Dhe ja fytyre e nenes si nje hene e zbehte Vetulla hedh drite mbi syrin e verbuar Secili e di se Zoti te merr kur vendos vete Atehere kur askush nuk e ka menduar. Me qumesht te ngrohte me konte besimin Urtesi e saj me fali burrerine Me beri te njihja gjithmone pendimin Kurre te mos shkelja permbi miresine. Nen zhurmat e jetes me dha kete emer Ledhat si pishtar me ndriconin syte Vuajtjet e saj me mbeten plage mu ne zemer Mos valle si kjo nene mund te kete te dyte? Ti ike nena ime ne boten e padukshme Me le pas mua djalin qe lutet pa pushim C’mallem tek kujtoj ditet e lumnueshme Dhe pres, dhe pres, te te takoj ne amshim. |
[b]Dua edhe une nje Nene.[/b]
Nene, sa vend ke tek une nene Por sa shume ke te Krijuesi im Perse me braktise o nene ? Perse me le ne harrim? Sa do te doja o nene Qy ty te lagte loti im Kete ma thote malli nene Ma kish thene dhe Zoti im. Ma kishte thene Zoti im Vendin tend o nene tek une Ma kish bere rrepte obligim Te te doja shume, shume… Me ty do te isha shume i lumtur E ti poshte ne stoli me le me te padrejte Ndoshta per ty nuk isha i shkathet e i bukur Por do te te doja perjete, perjete … Nuk jam i vetem o nene Flas e qaj ne namazin tim Te kerkoj, lutem per ty Megjithese me le ne harrim. Mundohu te kuptosh nene se jam djali yt Per ate qe linde valle s’te ka marre malli ndoshta mi ke harruar fytyren edhe syte Pasi dikur me flake porsi nje gur zalli. Nene sme vure ti as emrin Djepin kurre nuk ma tunde Nene sta ndegjova kurre zerin Si munde te ikesh si munde? Nga syte e zjarrte rrjedhin lot Ne zemren e brengte vlon shume mall Acarin dielli spo e thyen dot Ajsbergu i akullt behet me i madh Nene te paktem me thuaj ku je Te te shoh fytyren mekatare dua Nuk jam i sigurt nese e imja nene je Pasi po te ishe imja, do ishe sot me mua Sa here u ndjeva i vetem o nene Sa dhembje kam ndjere sa dhembje… Sa me ka munguar dora jote nene Qe lehte e lehte koken te me perkedhelte. Sikur ta dish o nene sa ftohte kam ndjere une Kur debora binte dhe era nuk pushonte Ndersa une i mjeri i lagur e bere qulle Nuk kisha nje nene qe rrobat te mi n'drronte. Sa shume te kerkova dhe askund s’te pashe Sa here u semura sa here per ty qava Sa here ne enderr emrin “nene” thashe Sa here me lotin tim jastekun e lava. Sa here zemra ime ka pikuar gjak Sa here goja ime vertiti renkime E ti kurre o nene su bere merak Se femia yt mbytej ne gulcime. Sa here loti i vetmise rrugen time preu Sa endrra vdiqen sa pasione vane Sa here mungese e nenes zemen time theu Sa brenga e trishtime thelle ne shpirt me rane. Hyr moj nene ne shkolle se ke aty nje djale Qe mjaft bukur shkruan dhe di te lexoje Shume nota te mira gjate vitit ka marre Por nuk ka i shkreti se kujt te ja tregoje. Ku je pra o nene dua te te shoh Ma kuptuan hallin tere keto trotuare Nuk kerkoj me shume vetem te te njoh Te shoh zemren tende te ashper, mekatare. Te kerkoj gjithkah por askund ste gjej U bene shume kohe qe te flas me poezi Mendoj se me do veteveten genjej Kthehem te kerkoj deri ne pafundesi Te kerkoj ty nene derisa te rroj Derisa gjunjet ne kembe te me mbajne Dua drejt ne sy nene te t’shikoj Nese syte e tu me te mijet ngjajne. Ku je pra o nene se spo te gjej dot Te lutem me trego ku je fshehur ti? Dua te shikoj a ke ne sy lot, Ashtu sic kane lot te dy syte e mi? Dua te shikoj o nene zemren tende Ne eshte akoma e ashper, e semure Dua te shikoj a ka ne te dhembje, Apo zemra jote ska njohur dhembje kurre? Sikur doren tende ta ndjeja mbi balle Dhe si moshataret dhe une te gezoja Po te ishim bashke si nena me djale Me as mbreterine nuk do ta lakmoja. Kete nuk e them se jam i pasur Por nga mallengjimi o nene po e them Me mire preferoj te jem me ty, i varfer Se mungesa e jote cdo ambicje shemb. Cdo te diel i vetm neper rruge dal Shikimin e hedh tutje me plot shprese e endje Vizitoj nje stol te drunjte aty ne park Lehatoj derrasat mos ndjej eren tende. Te dielen qe shkoi stoli u semur U vrer e nga dhimbjet rreth e rreth u nxi Me dobet se ate dite se kisha pare kurre Rene pertoke i kalbur nga lotet e mi. Rrija tek ky stol pasi s’kisha tjeter Ai u be streha ime e pare Me kujtonte stoli nje histori te vjeter Kur dikush me gjeti poshte tij duke qare. U mundova ta ngrej por ne kembe nuk ndenji Me pas nga keqardhja vershova duke qare Zemra mu thermua ,shpirti fort me dhembi Pasi stolin kisha te vetmin deshmitar. Porosite e Zotit ti nene si zbatove Te vetem me le te vuaj si i mjere Detyrat si nene ndaj meje i harrove Mendove se isha teresisht i pavlere. Gabove nene e dashur, shume u gabove Me flake poshte stolit ,tek mbytesha nga te qaret Por dicka te madhe dot nuk e kujtove Se ndihma e Zotit eshte per durimtaret. Prandaj edhe une shume durova Perballova sproven theva cdo trishtim Te kerkova nene, kudo te kerkova E tashme nga Zoti pres t’artin shperblim Kerkova, kerkova ne brigje te kaltra Ne dite te vrejtura , ne nete burg pa hene Per vite te tera lart nje parulle mbajta Dua edhe une nje nene, dua edhe une nje nene . Kerkova, kerkova ne male te larte Ne fusha te gjera ne kodra te shkreta Me kembe te zbathura me syte te lagte Por askund o nene, askund nuk te gjeta . |
Tani te nderrojme pak teme e te postojme dicka te gezueshme :D
[b]Do te marr[/b] Do ti marr ngjyra ylberit dhe me to do te pikturoj sa inat do ti vije "vrerit" qe me te boten do ndryshoj Do ti marr aromen lules dhe do te deh boten mbare do ti marr krahet flutures dhe do te vallezoj ngadale. Do ti marr ngjyren detit dhe do te vizatoj dy sy nuk jane sy qe i perkasin mbretit por te perkasin vetem ty. Do ti marr egersine malit ujin e ftohte do ti marr do ti marr shpejtesine kalit dhe do ti hidhem permbi shale Do te marr oshetimen e pyellit Kengen e zogjve do te marr ndoshta edhe melodine e fyellit si thua te marr dhe nje kitare Do te marr nje stilolaps blu e do te shkruaj mbi te bardhe ne oxhak do te hedh ca dru dhe do te ngrohem ne flake Oh!harrova te marr ca gure dhe pse jane te ngrire do ti marr me to do te bej nje mure aty poshte ne livadh. Do te marr edhe nje peisazh por kete here do shkoj me larg do te marr pishat andej ne plazh dhe valen qe bregun lag. Do ja marr kaltersine detit ujin e paster si kristal do ti marr kuroren mbretit qe ty moj vajze te ta fal. Me pas do marr dhe zemren time si bore te pashkelur lart ne mal Do e shkul nga gjoksi pa ndjere dhimbje sepse te dua shume moj vajze. Kete me siper sta them me lajka por ta them me te vertete zemren do ta ve tek e jotja qe aty te mbese perjete. Si thoni e leme me kaq sot? Ok keshtu ta bejme e vazhdojme tjeter here kur te kemi kohe. Indriti. |
Vijojme...............
[b]Dashuria.[/b]
Shume njerez kane pyetur Ceshte dashuria? Te tjere ju jane pergjigjur: Dicka larg nga vetmia. Dashuri o mall i zjarrte Per mua je nje gjest Kur valle do ta nxjerr malle Qe sa vjen e me shume djeg. Dashuri e merguar Kthehu perseri Une ste kam harruar Shpesh mendoj per ty. Shume kohe mendoj per ty O dashuri e merguar Dhe do me vije cudi Nese ti me ke harruar. Shume larg nga bota jam Dhe larg nga dashuria C’do gje e hidhur ngjan Ashtu sikur vetmia. Sa kohe duhet te ngushellohesh Me veten qe pergjigjie s’kthen Por sa shume duhet te pendohesh Per cka iken dhe me s’vjen |
Vijojme............
[b]Dashuria.[/b]
Shume njerez kane pyetur Ceshte dashuria? Te tjere ju jane pergjigjur: Dicka larg nga vetmia. Dashuri o mall i zjarrte Per mua je nje gjest Kur valle do ta nxjerr malle Qe sa vjen e me shume djeg. Dashuri e merguar Kthehu perseri Une ste kam harruar Shpesh mendoj per ty. Shume kohe mendoj per ty O dashuri e merguar Dhe do me vije cudi Nese ti me ke harruar. Shume larg nga bota jam Dhe larg nga dashuria C’do gje e hidhur ngjan Ashtu sikur vetmia. Sa kohe duhet te ngushellohesh Me veten qe pergjigjie s’kthen Por sa shume duhet te pendohesh Per cka iken dhe me s’vjen |
[b]Dashuria nuk vdes.[/b]
Dy zemra u kthyen ne nje Dy shpirtera pranuan njeri tjetrin Me pas u zune per hic gje I hapen rrugen vrerit. Vreri ish dinak ju mbuloi syte I zbrazi teresisht i beri te lehte Qe secili te gjnte nje dashuri te dyte Dhe per shume kohe te mbetej e fshehte. E mistereshme jeta u tregua E heshtur me plot te papritura si gjithgji Nga kjo vreri plotesisht u mashtrua Dhe mori rrugen ne pune te tij. Por jeta se la qe te largohej E mbertheu me kthetrat e saj Qe vreri me pas te pendohej Dhe te dergjej, te dergjej ne vaj. U shkri ky vrer e u be det Por tashme qe teper vone Se ai kish lene te shkrete Nje dashuri kaq te njome. Vreri me pas avulloi Dhe jeta u ngrit serish ne piedestal Kjo keto te rinj ndihmoi Te ndreqnin kete gabim te madh. E harruan dashurine e dyte Dhe prej saj serish u ndane Sepse e donin te paren si syte Dhe te vdiste nuk e lane. Te dy tashme jetojne ne mirekuptim Respektojne e duan njeri-tjetrin E kuptuan tashme se bene gabim Ate dite qe u bashkuan me vrerin. Kuptuan se dashuria nuk vdes Se qendron e fresket perplot arome Si lulja e mbuluar me vese Qe kurre s’vyshket, por rrin e njome. Te gjithe mbeten te hutuar Cte ish valle kjo qe ndodhi Me njeri-tjetrin zemeruar Dhe perseri Zoti i mblodhi. |
[b]C'pate moj nga puthja e pare!!![/b]
Shpirti im nje pyll ne zjarr bore ne mal pa shkelur ti cpate moj nga puthja e pare qe u shkrive si qiri!!! Oh se zjarr ne gji kam ndezur gjersa mendja ty tu mbush ska me vuajtje srri gje pezull ska me akull permbi prush. Persri rashe ne furtune fatin prape e kam ne dore cdo me teper ti nga une se sa prushin permbi bore?!! Hip se te vrava zbrit se te vrava!!! :lol: |
[b]Kape Castin.[/b]
Dashuro dhe nga askush mos kij frike Kape castin dhe mos e ler te te ike Jeta jepet vec nje here Ndaj dhe eshte me shume vlere Shekujt ikin rradhe-rradhe Si te ishin muaj Emri yne do harrohet Do mbesim te huaj. Nje tjeter brez me pas do vije Dhe gjurmet tona do te zhduken Mbi eshtrat tona bar do mbije Dhe re te zeza ne qiell do duken. Dhe qielli me ne do te zemerohet Me re i vrenjtur do jete plot Gjithcka e jona do te harrohet E ne te dy do qajme me lot |
[b]Te ndahemi.[/b] (1)
Le te ndahemi tani sa ka mbetur ne lidhjen tone pak shkelqim Te ndahemi perpara se nektari ne gotat tona te kete mbaruar Te ndahemi perpara se hena te perendoje ne ne agim Perpara se te linde dielli e njerezit te jene zgjuar. Le te ndahemi tani sa ka mbetur ne buzet tona tinguj e gaz. Te ndahemi perpara se zemrat tona ti pushtoje urrejtja Te ndahemi perpara se gjuha te pushoje se rrjedhuri mjalte Te ndahemi perpara se ne goje te na ngrije buzeqeshja. Le te ndahemi tani pasi degjoj zera te trishtuar Te ndahemi sa nuk ka ikur nga fytyrat tona drita Te ndahemi perpara se stuhia te kete filluar Te ndahemi perpara se zemrat tona ti kaploje frika. Le te ndahemi tani si te panjohur e te harrojme se c'ndodhi Te ndahemi e ta leme te nesermen te linde nje kohe te re Te ndahemi me kohe te mire perpara se te na prishet moti Te ndahemi sa nuk kane filluar shterngata e rrufe. Le te ndahemi pra tani pasi kam ftohte e frike, te lutem lerna. Na ler ta braktisim kete vend te erret e te kthehemi nga erdhem Te ndahemi si te panjohur para se te na ndodhe me e keqja Perpara se urrejtja per njeri-tjetrin te na e kete pushtuar zemren. Te ndahemi. |
[b[Te ndahemi [/b](Varianti i dyte)
Te ndahemi sa ka mbetur pak besim Te ndahemi te mos vuaje me ky shpirti im Te ndahemi naten te mos na shohe njeri Te ndahemi, te ndahemi te t’harroj ty. Se kam te lehte ndoshta as dhe ti Te ndahemi te mos marr me vesh per ty Kur u bashkuam ish dite me diell Te ndahemi me deshmitar henen ne qiell. Ne ndarjen tone yjte le te bejne sehir Te ndahemi naten keshtu eshte me mire Te ndahemi sa nuk eshte thare loti ne sy Te ndahemi mbase eshte me mire per te dy Te ndahemi dhe le te fryje furtune Te kujtojme vec ditet qe u deshem shume Te ndahemi e mos mendo per mua Ta fshijme nga kujtesa fjalen:’te dua” Te ndahemi ne fshehtesine me te madhe Me pas ti harrojme keto brenga edhe halle Te ndahemi te mos na shohe askush Te fshihemi ne vreshta mbuluar me rrush. Dhe qielli le te shpohet ate nate Dita te mos vije nata t’jete e gjate E ashtu te lagur te dy te vrapojme E njeri-tjetrin perjete ta harrojme. Te ndahemi dhe te harrojme cdo gje tonen Te ikim larg, sa me larg ta hedhim kemben Te ndahemi dhe te ikim sa me larg merguar Ta fshijme nga kujtesa kete enderr te mallkuar. Te ndahemi ta shkepusim ketu per sot :lol: |
[b]Kerkova![/b]
Kerkova ca pika loti ne sy Po me ishin thare Kuptova se ste mendoja ty Por jeten ne varr. Kerkova te dija dicka me teper Te hyja thelle ne labirinthet e jetes Kerkova prej vetes nje kujtim te vjeter Qe te me kthente driten e shpreses Kerkova, kerkova pafund… Por ate qe doja se gjeta askund. |
[b]Era.[/b]
Era ferferin zhurishem Dhe gjethet e pemeve ferferijne Tashme cdo gje ka ikur zhurmshem Dhe netet kurre me spipetijne. Era fryn si e marre Fytyren time perkedhel Nga era deti vjen me dallge Dhe malli zemren time ther Era bucet ne veshet e mi Tamam si nje tupane I heshtur mendoj dhe rri Per te gjoret jargavane. [b][/b] |
Te gjitha kohët janë në GMT +1. Ora tani është 05:56. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.