![]() |
BUZĖQESHJET E LIRISĖ
TRIMA TĖ PASLUFTĖS
O kemben ia shtien n'goje si qenit te turitur - e dhėmbėt i ka brisk e nuk ka guxim ta shtrengojė e lėre ma ta kafshojė se i ftigohet hijes se vet e shtien bishtin nėnkėmbė kur eshte supa e valė trimi i pasluftes nuk e thot as shkruan asnjė fjalėgoje edhe kur guri e druri e din se ka te drejtėn e shprehjes tė lirė ia merr i huaji buken e dashurinė parasyve e, vetem din ta vret te vetin parasyve e passyve ne moh - trimi i pasluftes veē hidhja nje sy dosjes se Ramush Haradinajt edhe guri e druri e merr vesh - ku e zinė nė kuzinat skinie e cili serv ia servoi dhe ia qiten ne pjatė kosove kolorit syzesh te blerta dielli qe sana e kashta e thatė t'i duken blerim kopshti lulesh edhe e han pėr sallatė darke trimi i pasluftes vjellė vnerė mbi luften e lirise - ne parti e ne rrjet t'i mbyll ne rrejtė peshkimi pishtaret e lirise sa: as armiqėt nuk dijnė t'i poshtėrojnė aq tmerrshem figurat e medha historike te nje populli ēlirues - as tradhėtorėt qe tradhėtojnė nė besė me bee e rrfee edhe kur nje bote e din dhe e njeh si lufte ēlirimtare veē vjellė vnerė mbi gjakun e lirisė trimi i pasluftes ne lufte te ndyer - jovetem qe vranė heronj po masakruan mijera femij gra e pleq vajza e nuse teli duke mbrojtur trojet trime ushtri e armatosur deri nė dhembė e sprovuar me forca mercenarė e tradhtarė e spijuj tė qelbur moti e sot e, ranė e vranė, prenė e grinė, dogjen e poqen civilė tė pambrojtur ne vatrat e veta si llava ujqish mbi kopenė veē qiellin mburojė e, vrajnė sot persegjalli heronj dergjur ne burgje e mergim ne moh - ricoptojne me dredha e shantazhe vendin gjoja te ēliruar ta mbajne thiken gisht tek hunda diten perdiell lirie t'i thejne xhamat e kristaleve te lirise parasyve ne shtepi edhe enden te lire pa iu thene kush dreq me goje e, nuk e luan veshin as kur guri e druri e din se ka te drejtė trimi i pasluftes pylli i prerė mjerė - nuk e mallkoi sopaten qe ia preu lisat e lartė thik n'qiell por e mallkoi vetveten: ''Prejė sopatė prejė, se vet ta dhash drurin per bisht!'' Tash - edhe vet krasitė cungon prenė veē mos te shihet kund lis i lartė edhe kur vet nuk ia ngreh pela barrtė e burrave te fjales pushkė - veē ka dėshirė ta shohė pyllin rrahishtė trimi i pasluftes e, ciles nane ia prangosin ne moh edhe heronjtė e gjallė parasyve! Kush nuk din ēka me ba me fjalen - liri! U lirua apo u ēlirua Kosova ne shqip - (edhe keto dy fjale nuk merren vesh fortmirė)! Po keto fjale i ka barrė e guri ne qafė edhe trimi i pasluftes! Mars, 2005. |
A ISHE NDONJĖ KRISMĖ E FJALĖS LIRI
A ndieni n'shpirt njė zė tė largėt skypas ju thrret me gėrrhamė shekujsh tė zhbiruar - brejtė tejash barbare njė zė qė brenė ashtin nė palc me amanetin gojėhapur therė thellė n'tru prore - Yllbardhi Naissa Zharra Dardha Gurshumi Leskoviku e Buajana valet e Marges futė e zezė ende rrjedhin kuq - po zėrat brejtės nga Podguri Zenta e Moraēa e tej Tivarit tė kobshem? Gjaku i Tivarit qė nuk guxon tė harrohet po jehonat nė Albanik Luginė tė Presheves Medvegje e Bujanoc nga Bujana e Bujanoci tej Sharrit Tanushė e Haraēinė e n'Kala Tetove e deri tej Ohrit me sy n'Arbaninė e lashtė qė pret dy fjalė tė Devit qė nuk e lanė retė e gjithmonė amaneti gojėhapur nė asht vret amaneti gojėhapur pret a ishe njė krismė e fjalės - Liri! Janar, 16. 2005. |
MENDJA KISH RRĖNJĖ
- Njė nėnė vajton t'birin pėr s'gjalli Shume pave e mos pafsh tjeter, moj loke edhe gurin e drurin e shtina n'gjynah - e skurruar n'lot m'dridhet fotoja jote n'dore mundohem me t'pa neper lot e s'mundem se m'dukesh i pershkllime vajit po qysh t'i plasi zoti syte le qe more boten ne sy - po si i trete rrenjet e gjakut n'mallkime te perflakura leshove lozė tretdheut te zi - tash ec e nxierri rrenjet me shkarpa te neper kembe me gjak t'syve te rrita e m'dole doresh pa a edhe une me dhane shpirt tue u grrithė n'vetmi a si ato qyqevetem te botes tande te cilivilizuar e me i dhanė duhmė njė mahalle - derisa ta ndien duhmen dikush nga rruga po qysh t'i plasi zoti syte e m'le qyqevetem pernat e skurrova n'lot foton tende sa u pershklli n'preher e nuk ngjane ma ne ty mu ka ba duē n'gji tue ngajtė jetės shtegepashteg - me njanen kambe n'dhe e tjetren mbi dhe t'ka humbė pamja para syve, moj loke mendja paska rrenje |
DREDHA E ERĖS
Dredha e erės nė rrugė bėn pluhnajė - mbyllni sytė pėr njė ēast sa tė kalojė ajo bartė kujtime tė diegura e insekte tė cofta fjalesh ndodhė ndonjė infektim eventual kujdestari i rrugės - nėn parmakė tė pluhrosur shikon me bisht tė syrit zilia tė qet n'punė tė trollit dredha e erės nė rrugė mbledhė pluhurin e mendimeve tė shprishura gjethet e fjalėve tė verdha pa zanore ēfarė nuk banė e dredhnja mbyllni hundėt pėr njė ēast sa tė kalojė - dredha e erės ndodhė pezmatim i kordhave zanore tė pshėretimave nė rrugė ndihet kollitje ironike! Fror, 20. 2005. |
NE TEH TE VESHTRIMIT TEND
'ne teh te veshtrimit tend' te mprehtė si anza - prehet ne zgabim ashku i vrullit tė zėrit gojėhapur si kokė ushtari ne tehshpate ne nje dyluftim te gabuar e, pelcasin arteriet e vrugta te deshirave te ndryera shperthejne dikund afėr kujtime te brishta qull - e treten si fluska bore tė lagshtė mbi faqet e mėrdhezura e, renkimet e baladave i len gojėhapur ti je zanore e zanuar - nė preftim pshėretimash ne teh te veshtrimit tend prehet krahu i vetulles sate - krahdallendyshe kullon zanore tė etshme aq shumė tė ėmbla me tu ngjitė buzėt e shkrira e ne damare te vetulles gufon afshi spirrė brėngash ne teh te veshtrimit tend tė mprehtė si zana - prehen ushtri deshirash ne beteja te kujtimeve te brejtura dikund nė antikė - e, ne fund luan koken ne shenje pohimi fituese i rrokullisė me kembe - i kthen mbarė trupat e premtimeve qorre tė rėna pa namnishan O ti je zanore e zanuar - n'preftim psheretimash! Fror, 26. 2005. |
AGU NĖ PRISHTINĖ
Po agon rrezja fjalės sė re posa filluan tė zbardhen psheretimat n'qiell qetėsinė e natės ende thejnė klithmat e do qenve e krrokamat e do korbave retė e kuqrremta tė djerėsve tė ėndrrave zbardhen tymtaret elektrike ende qesin tym nė terr tėndave tė familjeve tė dėshmorėve iu fishkėllon dimri e pipat e hijeve uniforme e pallateve tė shumė horave iu ushton broēkulla pop-rroku nėpėr rrugė ndihen cicėrima zogjesh e cingėrima tė ēelsave tė dyqaneve punėtorėt ende flejnė po lind dielli mbi Prishtinė Dimėr e dritaret e hapura kohės iu ka nxe gjaku n'dej lumejsh nėndetor do tė nxehet deti i lotėve e toka e varreve Flakė Janari patem derisot trishtimet ende rrinė tė fshehura te Graēa e te Vendi i Plumbėt Cilės pjese tė Prishtinės i bie rrezja e agut e para Kodres sė Trimave Zahir Pajazitit Edmond Hoxhės Adem Zejnullahut e deri nė grillat thikore tė Afrim Zhitisė Kodra e Tre Trimave Rrezja e fjalės sė re Po agon mbi Prishtinė! Janar, 17. 2005. |
KOHA E RE
Koha e re ėshtė buzėqeshje, Si kur e qet dielli syrin nė ag; Thinjat e bardha janė reshje, Kohė e thinjur pret nė prag. Koha e re ėshtė buzėqeshje, Sa ecje krenare ka vrulli i sajė - ēdo ditė ndrron nga 'i veshje, e nga gėzimi shpėrthen n'vajė! Shpejt para syve tė iken koha, Mbetesh habitur se kah shkoi - Si zog i mashtruar nė ca troha, thuase tinėz pėrskaj tė preftoi! Gėzimi mbaron sa ndrron moti, si njė mjegull qė ulet mbi mal - Fjalėt t'i piklojnė buzėt pika loti, pėr gabimet pahiri o zot na fal! Koha e re ėshtė buzėqeshje - sikur shkrep dielli me rreze n'ag! thinjat e bardha janė reshje - kohė e thinjur tė pret nė prag! *** FĖMIJĖT E KOHĖS Secila kohė i ka fėmijt e vet E koha kohės nuk i pėrngjet! Thomė ishte kohė e vėshtirė, kur vuajtja brejti deri n'asht - Doje prore veē tė jeshė i lirė, e kurr tė mos mbetesh jasht! Sa shpejt ndrruan kėto mote, Po nuk e harruam zėrin e fisit - S'zhgohet jeta me prralla kote, Duke ndjekur veē hijen e lisit! Koha kohėn e shkelė nė ballė, Edhe kapėrcen nė njė tjetėr - T'len vrragė sa tė jeshė gjallė! Vera s'e kujton dimrin e vjetėr. Amė e vėshtirė pėr bijtė koha, ēdo ditė pa ujė nė sy tė ēorton! ėndrren e trisht e mbulon coha, Mos kujto se ajo vetėm tė don! Nuk ėshtė si nana qė tė pajton, e t'i falė mėkatet si bimė zemre! Prore pamėshirė koha tė gjykon! T'bėn ushul prej koke e thembre! Para kohės je gjithmonė njė fėmij, cacitesh me njė shkop nė dorė - kujtimet e idhta nuk mund t'i fshij sikur mbi njė cung kur reshė borė. Pėngjajmė nė kohėn qė e zhgojmė, Syri i kohės prore kudo na vėshtron; Sa ma shumė qė njeritjetrin dojmė, Buzėqeshja e jetės prore na gėzon! Secila kohė ika fėmijėt e vet, E koha kohės nuk i pėrngjet! *** NJERIU NĖ FORMĖN E ZOTIT Paska tė ngjarė njeriu nė zot, edhe zoti po ngjajka nė njeri! Pra nuk qenka gjithēka kot - njeriun krijoi nė formėn e Tij! Gjithēka u dashka t'jetė e mirė, Duhet qė fytyra diell tė ndriēojė - Zemrėn ta mbashė prore dėlirė, Fjala mjaltė tė shkrihet nė gojė! Kur njeriu nė zot po pėrngjajka, ē'deshi djalli qė prore rrin pėrbrij? Po thojka t'zeza e nuk po prajka, A mundet njeriu pa djallin tė rrij? Njeriun qė prore e mundon lakmia, Nuk matet parabote me hallin e tij; Atė njeri prore e sundon lukunia - Pa bėrė gjėra t'kqija s'mund tė rrijė! Qė ta veēosh ti vetveten nga djalli, Matu me fuqinė e fjalės qė e flet - Pėr pritjen me zemėr a t'merr malli, A ka kush qė me dashuri tė pret? Fisi tė gėzohet kur i del pėrpara - Ta njeh duhamen e gjakut nė sy; Besnik i qendrove prore pa lara, Nuk ka gėzim ma tė madh pėr ty! Paska tė ngjarė njeriu nė Zot, Edhe Zoti po ngjajka nė njeri; Pra nuk qenka gjithēka kot - njeriun e krijoi nė formėn e Tij! Fror, 14. 2005. |
BUZĖQESHJA E DYTĖ
- Kushtuar, nje plagiatori, F.B. diēka tjeter diēka tjeter baclok - po ku ta marresh kur harlisesh e nuk e gjenė kėrqelja jote e vogėl nuk ta ngrehė barren e madhe yjore e ke ngarkuar gabim me gur t'rrokotelur e kujton se janė safire - nuk bahet bjeshka me kėrqele o baclok - sillju rrotull e rrotull e assesi te ngjitesh ne maje zeri yt i vogel humbė ne jehona te medha ushtima bjeshkesh hapi yt i vockel siellet veē rranzes - duhet mjeshtri te ngjitesh ne Gjeravine leqeve te theqafjeve ne zgabime - mos t'i ze mjegulla sytė e me t'marrė kallukogja atje te duket Kosova det - udhėleqet e bjeshkėve kanė orthografi tė shtirė me shenja piksimi te gjakut ti kurrė s'i mėsove - veē sillu kah rranza me kėrqelen tende te vogėl sillu ruanazo te mos ngjaje njeriu ne fjalen e tij te bukur ruanazo te ngjaje njeriu ne fjalen e tij te shemtuar - karvanet e fjalėve kote si ti u ngjiten dhe u zhdorgjen pa therrė nė kėmbė - me fėmij nė kosha e me kujtime duē nė gji tė brejtur tejash tinzake nuk i thonė tėjat e fjaleve vlimet e kėngėve tė mbetura gojėhapura nė krisma - me fjalėtėje nuk e shkon ashkun e vringllimave tė gjakut veē lodhesh kot - me barrė tė huaja qė s'di as dreqi te iu bie ne fije kah zhbirojnė - mbase dole n'zgabim nė udhė e hyre nė udhėtėpaudhė - e bajsh me shėndet ruanazo te ngjaje njeriu ne fjalen e tij te vjedhur nga zjarri yjor nuk ka asgje ma shemtim se t'i biesh rranzes rrotull me nje kerqele t'vogel mbaron e plasė prej gulshimeve te ndryeme ne vete gjoja po ngjitesh majes me gjymetyre te huaja - me zor as me inat nuk rrexohet bjeshka o baclok - baj pezm me buēuk me shllinė nė sy e kujto se u rrite me shllinė bjeshke - hiqe qafe lakun e pezmit te huaj qe ta ka shtrengua fytin e t'le n'hanė ti mund te nisesh trup e perpjetė po bjeshka ka udhėleqe qe ta zene frymen - me atė kerqele mendimi te vogel s'ke kaēik per fjalė as per pune o baclok - s'di kushdreqi je po mbase dole e hyne ne udhėtėpaudhė e bajsh me shendet! Fror, 16. 2005 |
LETĖR NGA NISHI
(USHTARI SHQIPTAR ROB) Veē mos kujtoni - Nuk dua asgjė asgjė n'kėtė jetė se e dij se nuk mund te ju shoh as ju nuk mund te me shihni kurre per mua eshte bere gjithēka Nje gjithēka si e bukur dhe si e shemtuar - gjithēka si fatlume dhe si e kobshme gjithēka si e gjallėrishme dhe si e vdekshme gjithēka pėr mua eshte njesoj veē nje dritez xixe pavdekshmerie me ben me mbete gjalle - jam ne Naissen tone antike rob ne token time te pergjakur e perseri te roberuar - rob i lire n'shpirt! 2. (UJKU PREJ VLLAUT) Ju veē e dini se eshte zhbire gjithēka jona ketu me gjakun tone eshte formuar thadroni qe t'i nxierr syte - gjenerata xhinduese rritet ne ere vdekjeje zakon antik - me ta formuar ujkun prej vllaut e vllau me gjak ujku ma te madhen deshire e ka me thithe gjak ne fyt te vllaut si n'fyt t'shkaut veē mos kujtoni se keshtu me gjakun tone u formua vllau shkau e kush din ma zi se ai me ta nxire jeten prore 3.(ME SHKON MENDJA) veē mos kujtoni se - nuk jam gjymetyre e asaj lirie ende te verdhe qe e shoh dhe e ndjeje vetem terthorazi Ju nuk mund ta merrni me mend - ēfare paskan siellė ketu nga vatrat tona e eshtrat vashat ma te bukura e nuset hyjnore djem te bukur e burra trima shqipe sot trufshirė nje zot e din se ēfare rrebeshesh mund te siellė e nesermja veē mos na kujtoni - se ua trazojme puhine e flladit te lirise e lojerat e femijve se ua lekundim vnerin e moēem ju trazojme ashkun e bisedave ne oda burrash e tribuna e ne cakrrime gotash te gezimeve te reja mosozot me iu ngurua goja burrit 4. (PRUSH LIRIE) veē mos kujtoni - kujtimi per neve eshte prush lirie gaca gurore prush kujtimi mbuluar me hi deri te e nesermja e fatit nen hirin e roberise qe ende digjem persegjalli - as mos na beni te na shkoj mendja se na mund te behemi pishman e dij se eshte teper vone - per shpresat e kthimit te gjakut ende eshte heret te ecesh neper hirin e ftofte te roberise se diegur veē mos kujtoni - edhe me u kthye ndonjehere - nuk dijme ma me qeshe as me perqafua ngrohtesisht i kemi haruar gezimet neper gjarperinjte e rrufeve ma mire te mos na shihni - se mund te rrenqetheni tmerrshem nga trishtimi trishtohen femijet - e mund t'i prishin lulet e lirise ne kopsht dashurie me shkon mendja veē mos na kujtoni - se ua lekundim vnerin ! Fror, 07. 05. |
BIOGRAFIA E GJAKUT
Nuk e dij a ndieni diēka te ftofte kur shkelni kudo mbi toke kosove nese ndieni ju ka bere shtepia ujk! E nėse ndieni diēka tė nxehtė valė qė iu pėrshkon trupin rrenqethje deri tek flokėt binduni se o jeni dashuri e atdheut - o nuk iu beson as toka ta shkelni me kėmbė! Biografinė tuaj mund ta lexoni kudo - nė ēdo vend kosove tė martirizuar nė vend e gur tė pėrgjakur dėshmorėsh then udhėn ecėn gjatė deri tek varret pėrkulesh i shpreh lavdi me dy fjalėshpirti e nėse jo - nuk tė beson as toka qė shkelė me kėmbė! Shkoni tek varret e dėshmorėve tė lirisė dhe e provoni vetveten sa peshoni - nė peshojen e gjakut a mund ta matni veten! Fror, 08.05. |
PRIZRENI
ALTARI I ATDHEUT Nuk e din pse Prizreni sot duket si nje qytet antik sikur ta kete mbuluar gjith pluhuri i antikuitit - duket edhe ma i lashte se Apollonia e Buthrinti si nje muze teper i kahmoēem qe as i bejne ballė - as i mėshirohen po e shikojne me sy mizantropi - po te tregoj sa mos te behesh pakez heretik Prizrenin ende e shikon historia me sy mize Ne fundshekullin e njezet - Sikur mos te ishte Universiteti i Prishtines - Prizreni do te behej si Zharra Gurshumi e Naissa koha shpesh u ēua peshė Shtate kohera i ndrruan kapuēat - e prej shtatkoherave mbeti veē Kalaja e Prizrenit kryeshekujsh e fundshekujsh mbetem te pergjakur Hynė perseri ne Prizren ne Muze tė bijtė e Qelekulles - persėdyti pėrsetreti...perseshtati here edhe ne fundshekullin e njezet - per t'i dhene vulė thembre dhe kur iu afruan shkronjave qe e ēuan peshe historine qe ua murosen kafkat e eterve te tyre Te Bijve iu kujtua Qelekulla Amtare se kur do te stoliset Antika e te behet nuse ende jane duke iu numruar shekujt ne vend diteve pse Prizrenin e ka iri historia e Veriut edhe e Jugut kohes duket sikur i ka humbur busolla - pse ne Prizren rrin marmur fjetur ende si Lagjja Plakė - ende fle me nje sy ēelur Prizreni Frasheri e Vokshi Antika - moti i ka shkarkuar barret tek mulliri i katapulteve qe bluan e gjuan eshtra e mullisi ende mbet duke cokatur gurin - nuk e dini se ne Prizren eshte nje mulli qe bluan veē eshtra te kohes e cilet femij do ta hane ate buke eshtrash amtare edhe sa konop samari matet dielli ne prarim edhe sa thase eshtra do te bluhen as pa ujem pse ma qet prag kumbonaren e kalasė pa tingllimė a vertet vdiqen te gjitha rojet e nates - ende meēava mbet me ia rreh rrumin kumbonares Mos Ora e kohes eshte ndalė ne Prizren Lulet e Antikes do te ēelin ne Kala veē mos daltė pranvere kurrė - e le te plasė historia qe me shikon me sy mize! Shqipja i pehatė flatrat e pret t'i vendoset ne gur! Vetem femijet e kohes do ta shohin ate bukuri! Prizrenin ende e shikon joveē historia symizė! Fror, 08. 2005. |
UJĖRAT E ZEZA
merre veten me te mire zakonisht thone ata qe mbysin vetveten - nuk done qe edhe dikush te behet katil i vetvetes qyteti i ri i fjales po ndertohet - po kanalet e ujerave te zeza te qytetit te vjeter kane shperthyer nga erozioni e oksidimi i legurave metalike merr kohe - derisa te largohen duhmat veē mos ta njollosin fjalen - ujerat e zeza don mund - te pastrohet themeli i qytetit te fjales! Fror, 28. 2005. |
FJALA E FTOFTĖ
Fjalė e ftoftė ėshtė vdekja ecim kah pikėpjekja shumė ma mirė i vdekur se sa bar i dergjur plastik art artificial pa blerim trup plepi e erė djepi vdekja ėshtė fjalė e ftoftė mė vret - vdekja e tė dashurve - vdekja nė trojet trime vet kurrė s'pata dro moti ia kam hjekė dhėmbjen vetit posa t'i frigohesh vdekjes ajo fill tė troket nė derė dera ime prore hapekrah e vrave njė - bėre deren e hekurt i vrave dy - lėre deren e drurit vrave dyzet e sipėr deren lėre hapekrah jo, deren hapekrah e vet shpatit Brechti pasi foli pėr turpin e kombit tė tij tha: 'Tigrat i vrava e m'grinė pleshtat!' Mė vdiqe moj fjalė e fortė mė ndoqe moj fjalė e ftoftė do tė bėj shkrum Janar, 21. 2005. |
TRIPTIKON
Dikush - mundohet me t'kafshua e tė puthė e, dikush - mundohet me t'puthė e t'kafshon e, dikush - mundohet me puthė dhe e kafshon vetveten. *** BIJTĖ E SHTRIGAVE Shtrigat - pollen nė Ballkan u rriten n'mes nesh bijtė e shtrigave atėditesot nuk prajnė se kafshuari edhe atė qė nuk e hangėr as lufta e hanė - bijtė e shtrigave ditenpėrdiell tėvona - i thehet rrumi nė um dhe i han vet shtriga bijtė e vet natenpėrhanė hangtė - kėrhanė e gėrrshanė! kohė shtrigė *** NĖ KURTHĖ Bishat - po pse jo edhe njerėzit bijnė nė kurthė me kėmbė e, dreqi bie me shpindė nė kurthė! *** KURRĖ S'U MĖSOVE Kush ka faj - pse nuk din me dashtė e ke dikund njė fije geni heret tė lidhur nyje e nuk tė len kurrė me pa ditė ta ka ndarė rriten ta rrumcallen kokėn me grisa tė mprehura nė dorėn tėnde - sikur i bie briskut tė rruzes n'rryp e ata ruaje si sytė - nyjen e fijes sė genit tėnd veē pėr t'zezen tėnde nuk e din as emrin tėnd nuk e njeh as vetveten nuk ia din hadin vetit plesht n'sy tė herojve nuk i beson as dores sate e tė vie tė shohesh - ēka nuk iu beson as syve tuaj nuk t'bie n'mend as pėr emėr tėnd i nxėnė kopil - kah fryn veriu e kah frynė era ara e bardhė e fara kah ban dreqi vo egjėr rrėnzė kallirit tė grurit e kujton se edhe sot - han kush bukė egjre kurrė s'u mėsove me dashtė kurrė nuk dijte - se si rritet kopeja veē bėnu tri e ujku pėrmbi ujk nė shoqishoin kurrė s'u mėsove! Janar, 20. 2005. |
ROBI DHE LIRIA
Ėshtė shumė vėshtirė - i robėruari tė mėsohet me lirinė rob i lirė pėrditė i turitur robzoti e robnjeriu shekullor iu kanė mėsuar veshtė me urdhėra tė huaja me moton irike hypset'vrava e zhdrypset'vrava tash i doli edhe vehtja qejfit a ka buzėqeshje ma tė thellė qė ta dridhė shpirtin kur i friksuari i pėrbuzuri i shtriri pėrtoke para tė huajit i parodi i pasoji i paqenėni hungron nė t'vetin poatyre rrugėve qė dje ishin tė lara n'gjak nga shkopijt plumbat e vargojt e tankeve mos me t'njoftė, shtrėnjtė tė blejė! Liria ėshtė njė fushė e gjėrė e pamatur mate hapin e qite vrapin - fusha e gjanė, n'mujsh me i dalė mbatanė askuj nuk i bėhet vonė! Dridhje neverike! Liria ėshtė njė qiell i hapur i paskaj mati krahėt a i ke krahshqiponje askuj nuk i bėhet vonė! Liri absolute ke veē kur t'i lajshė duart! |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:24. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.