![]() |
Barca kampione e Primera Divison
Barcelon fiton nje jave paratitullin kampion te Spanjes. Nje fitore e merituar pasi ka udhehequr gjate gjithe kampionatit.
|
Re: Barca kampione e Primera Divison
[quote=ARVANITI]Barcelon fiton nje jave paratitullin kampion te Spanjes. Nje fitore e merituar pasi ka udhehequr gjate gjithe kampionatit.[/quote][quote]e ak merituar [/quote]
|
Re: Barca kampione e Primera Divison
[quote=ARVANITI]Barcelon fiton nje jave paratitullin kampion te Spanjes. Nje fitore e merituar pasi ka udhehequr gjate gjithe kampionatit.[/quote]
Po kush tjetr mendove me fitu??? REALI A? :arrow: :arrow: :arrow: :arrow: RONALDINHO Askush tjetr |
Re: Barca kampione e Primera Divison
[quote=Cool_Boy][quote=ARVANITI]Barcelon fiton nje jave paratitullin kampion te Spanjes. Nje fitore e merituar pasi ka udhehequr gjate gjithe kampionatit.[/quote]
Po kush tjetr mendove me fitu??? REALI A? :arrow: :arrow: :arrow: :arrow: RONALDINHO Askush tjetr[/quote] Reali ka shku per lesh, sivjet as kupe, as kampinat, as lige kampionesh. Bilanci ekonomik eshte krejtesisht negativ, shume anliste sportiv thone "se Reali do te shese disa nga yjet e tij". |
[size=6][color=green][b]Luksemburgo: Barēa, kampione me meritė[/b][/color][/size]
[color=darkred][b]Trajneri brazilian pėrgėzon katalanasit pėr titullin dhe shprehet optimist pėr tė ardhmen e Realit[/b][/color] Trajneri i Realit tė Madridit, Vanderlei Luksemburgo, ka deklaruar gjatė njė interviste pėr shtypin spanjoll, se nuk ka asnjė dyshim pėr faktin se Reali do tė shpallet kampion vitin e ardhshėm. Braziliani ėshtė i dėshpėruar nga dėshtimi madrilen nė kėtė sezon dhe pėrgėzon Barcelonėn pėr titullin e fituar. Sipas tij, skuadra e Rajkardit ka fituar pėr meritat nė fushėn e lojės dhe jo nė saje tė ndihmės sė gjyqtarėve. Ja cila ka qenė intervista e Luksemburgos: [b]- Si ndiheni pas numrit tė madh tė ndeshjeve tė fituara nga Reali, tė cilat nuk mjaftuan pėr tė fituar titullin?[/b] [i]- Bėmė njė fazė e dytė nė nivelin e duhur. Ushtruam deri nė fund presion ndaj Barcelonės, duke bėrė mė tė mirėn e mundshme pėr tė fituar titullin kampion. Nuk kishim shumė kohė nė dispozicion, pėr tė bėrė kthesėn.[/i] [b]- Ju vjen keq qė nuk fituat nė Sevilja, pėr tė vazhduar presionin ndaj Barcelonės?[/b] [i]- Po. Pėsuam gol nga Baptista, kur mbeteshin edhe dy minuta nga koha e rregullt. Por edhe nė rast se do tė fitonim, triumfi nė Primera Divizion nuk do tė ishte i lehtė. E pranoj se besuam deri nė fund fitimin e titullit kampion, por tani Barcelona fitoi dhe duhet ta pėrgėzojmė. Titulli u vendos pas fitores sė Barcelonės nė "Mestaja". Atė javė, ne fituam nė Sociedad, ndėrsa Valencia nuk mundi ta ndalte Barcelonėn.[/i] [b]- Tani duhet menduar pėr kampionatin e ardhshėm...[/b] [i]- Po, kemi filluar tė mendojmė, edhe pse mė parė do tė respektojmė edhe dy ndeshjet e mbetura nė kėtė kampionat. Do tė luajmė derbin me Atletikon dhe do tė luajmė nė Saragozė. Do ta mbyllim kampionatin denjėsisht.[/i] [b]- Pra, vitin e ardhshėm do tė luftoni sėrish pėr titull...[/b] [i]- Sigurisht. Kėtė gjė Reali e bėn nė fillim tė ēdo kampionati. Kemi baza tė forta, nga ku do tė bazohemi pėr tė ndėrtuar njė skuadėr fituese. Besoj se vitin e ardhshėm do tė fitojmė ne.[/i] [b]- E meriton titullin Barcelona?[/b] [i]- Po, e meriton. Eshtė folur shumė pėr gjyqtarėt dhe gjėra tė tjera, por mendoj se Barcelona ka bėrė njė kampionat madhėshtor, duke qėndruar nė krye gjatė gjithė sezonit. Ne arritėm numrin e duhur tė fitoreve, por katalanasit ishin me tė vėrtetė tė fortė.[/i] [b]- Si e shihni tė ardhmen tuaj nė Madrid?[/b] [i]- Unė jam i lumtur, sepse skuadra ka arritur rezultate tė mira, qė kur unė kam marrė drejtimin e saj. Vitin e ardhshėm do tė kem mundėsinė ta filloj punėn qė nė gusht dhe jo nė mes tė sezonit. Me futbollistėt qė kam nė dispozicion, Reali mund tė bėjė gjėra tė mėdha.[/i] [b]- Pra, mendoni se do ta riktheni pas tri vitesh titullin nė "Bernabeu"?[/b] [i]- Pa dyshim. Te kjo skuadėr, tė gjithė kanė mentalitet fituesi dhe pas dy viteve dėshtimi do tė kėrkojnė tė fitojnė njė trofe tė rėndėsishėm. Shpresojmė tė jetė kampionati.[/i] [b]- Mund tė pėrmirėsohet pėrbėrja e skuadrės?[/b] [i]- Duhet t'i marrim gjėrat me qetėsi, do tė kemi takime me futbollistėt dhe do tė planifikojmė tė ardhmen e klubit. Por mbi tė gjitha duhet tė punojmė tė qetė gjatė gjithė verės. Vetėm kėshtu do tė ndėrtojmė njė skuadėr fituese.[/i] *** |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:27. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.