![]() |
ANTROPONOMIA SHQIPTARE - EMĖRTIMET E FOSHNJEVE DJE E SOT
EMERTIMI I FOSHNJES SHQIPTARE
SHPRESOJME SE SOTETUTJE IU NGJESIM EMRAT SHQIP FEMIJVE SHQIPTARĖ! SOT RINIA SHQIPTARE KA EMRA SHQIPTARĖ! Edhepse e dijme se sot duhet t'i pagezojme femijet me emra - shqip edhe doli ne publik, nje broshurez keshilldhenese me emra shqiptar dhe illirian (shqip-illirisht), si emra me kuptim e spjegim nga gjuha shqipe - a mendoni se jemi duke e realizuar kete ēertifikim shqiptar, ne emertimet e reja sotekesajdite? Emertim, pagezim, koha e pagezimit te foshnjes shqiptare, pagezimi (formula e pagezimit), qe disi kjo fjale me lendon, kur merret e terrohet edhe sot ne kuptimin - pa gezim, ne vend qe te merret - me gezim, e jo pa gezim:) NESE EDHE SOT NDODHE NDONJE ĒUDI TE EMERTOHEMI ME EMRA TE HUAJ, KUR I KEMI ME SPJEGIME SHQIPE! Ēuditerisht, me shkrepi nje zhishke mendimi e me ra syve, ma shume si lendim, se sa per nje shikim ma te kthjellte, kur parafytyrova ne kete moment, se si prinderit shqiptare, ne trojet shqiptare, iu dhane femijve shqiptare emrat arabisht e rromakisht e sllavisht (dihet si 'dhurate' e pushtimeve te huaja) KURSE emertimet e kafsheve i bene SHQIP. Psh. femijet shqiptare u pagezuan: hasan, hysen, gjyle, gjyleshah, ajshe, rexhep, gjergj, nikolle, kristo, elio, dallan, klio, roze (me spjegime ethymologjike te huaja)... kurse emrat e kafsheve shtepiake: larike, kuqeshe, dardhane, bojgjake, kuqoj, murroj, bojli, katanė, dredhez, baloj, balushe, bardhoj, bardhane, murrice, kaprice... me kuptim e spjegim shqip sepse ketu ishin prinderit tane te lire, nga pushtuesit okupatoret, roberuesit - te vendosnin me 'kushtetute' ne emertime (pagezime) te kafsheve shtepiake... Dikush ndoshta edhe mund te qeshet me te madhe e te zhgrehet ne gaz, apo nervozohet dhe i duket si nje anomali - por edhe kjo eshte nje e vertete, qe duhet pasqyruar, qofte si komedi, humoreske apo tragjikomedi, apo si nje tragjike historike gjuhesore! Pyetja eshte: a i pagezojme femijet shqiptare me emra shqip edhe sotekesajdite, apo kemi ndonje kthese prapa perseri, duke lakmuar nga e kaluara e hidhur e roberise shekullore? Mosozo, me na u ringjalle edhenjehere antroponomia e roberise!!! |
Ketu ne Shq. emrat e femijeve, ne shumicen e rasteve jan bashkim emrash, te nenes me te babait, te gjysherve etj..
Brezi im i ka te gjithe emrat shqiptare. Ndersa brezi i viteve 90-99 filloi te bente nje "firo" duke vendosur emra te huaj, kryesisht italiane (Albertino, Bernardino etj..) si dhe amerikane. Shumica e emrave merreshin nga filmat, naga emrat e lojtareve te futbollit, nga emisonet televizive italiane, nga telenovelat etj.. Ne kohen e Enverit, kur shkoje per te rregjistuar foshnjen ne zyren e gjendjes civile, te jepnin nje fjalor me rreth 6000 emra shqiptare, ilire, dhe ti duhej te zgjidhje ne morine e atyre emrave. Ndaloheshin vendosja e emrabe fetare (nga te tri fete), shiheshin me sy te mire emrat ilire. Nga vitet 50-60 filloi vendosja e emrave ruse (per shkak se shume shqiptare studiuan ne Bashkim Sovjetike). Sot gjithcka po kthehet ne normalitet, njerezit jane bere me nacionalist dhe me te pergjegjshem. ARVANITI P.S. Emrat e shqiptareve te Kosoves e te Maqedonise jane te mrekullueshem, dhe duhet te jene shembull per te gjithe. |
Pyetja eshte: a i pagezojme femijet shqiptare me emra shqip edhe sotekesajdite, apo kemi ndonje kthese prapa perseri, duke lakmuar nga e kaluara e hidhur e roberise shekullore? Mosozo, me na u ringjalle edhenjehere antroponomia e roberise!!!
_________________ Mendoje qe keto tri decenjet e fundit Pagezimi i Femijeve paseardheseve tane ka bere nje revulucion duke i emertuar me emra Shqip duke lene anash pertritjen e emrave te ashtu quajtur te trendeve Gjysherore Emra Arab. Pase luftes ne Kosove,shume femije u pagezuan me Emra Patriotik te diktuar nga koha dhe fryma Folklorike. Ne Pergjithesi Vrehet nje Trend i Emertimeve Nacionale shqiptare dhe kjo eshte per tu pershendetur. Me nderime Naki |
ashtu, Naki
emri i shqiptarit duhet te kete spjegim shqip! |
P.Sh.
Ne Hungari ndalohet me ligj vendosja e emrave te huaj. Duke qene se jane te krishtere, emrat fetare vendosen ne versionin hungarez. *** Ne Shqiperi Stefan - Shtjefen Paolo - Pal Andrea - Ndre etj... |
ODISE I NDERUAR
Tema ne fjale eshte shume e qelluar dhe e kohes. une do te inkuadrohem , ne kete teme permes nje tregimi te shkurter ngjarja e te cilit edhe nese nuk ka ndodhe , ndodhja e saj ka qene shume e mundeshme . Ne nje familje te madhe shqiptare ne Kosove lind nje femij dhe baba i femiut nje djale qe kishte bere do shkolle vendos me i vu , femiut , emrin Hekuran. Kur ndigjon babgjyshi i foshnjes , nje plak shume urte dhe puntore, i mbetet hatri. Hajde qe nuk u bvetet por bile me ja pas lan emnin qysh eshte adet. E qysh eshte adet e bveti njeri prej djemve? Po qysh i kena edhe na tjeret. Po baci per hater tanin ia ka ngjit edhe emnin tan. Qysh bre emnin tem po une e kam emnin Demir e jo Hakaran a Hekuran - a qysh po thoni ju. O babe Demir i thone hekurit turqisht . Cka breee, allahile a edhe une e paskna emnin heker-a qe tybe e treqin tybe nuk e paskna dite se pa e nrru nuk e kishna lane - heker per heker bile ma mir dukat. Edhe ju , mbasi koka qyshty beli lenja Hekuran e meshnet e bajt se dukat per dukat bile shqip. Me nderime Guri Sylaj |
eh GURI, gjithmone po duhet ta perheqim nje zinxhir historik edhe me disa hallka te huaja, por nuk shkon shume kohe dhe do te formohet zinxhiri i arte historik edhe per shqiptaret, por duhet pune me vlere, derisa te tejkalohet edhe brezi i Hekuran Demirit, e te vjen brezi i Diamant Hekuranit. Leternjoftimi yne kerkon riformime, deri tek Leternjoftimi Shqiptar!
Nderime! Odise |
ODISE i nderuar, udha e mbare dhe e mire do te ishte ashtu si that ju, por une po kam frige , e sidomos per ne ne mergate qe te mos n'a behet: AJZENAH-HEKURAN DEMIRI:
Me nderime Guri Sylaj |
[b]**********
********** ********** Odise tė pėrshėndes,ėshtė temė shumė e qėlluar. Unė pėr veten time nuk jam mėsuar ndryshe pos emra shqiptar tė kemi. Po e tregoj edhe unė njė ndodhi qė ka ndodhur nė farefis. Njė familje ju lindi njė djal dhe tash baba i djalit shkoi te njė familje tjetėr. biseduan u pėrgėzuan dhe filloi baba i djalit tė posalindur: Po spo di bre si me ja lanė emnin e anej knej. Ai tjetri i tha : OOOOOO Shotan leja (Shota, shpeza) veq leja shqip pasi spo din me lanė ndryshe . [/b] |
Me vend e keni, i nderuari, Kodra - po a po vrene dicka shume serioze ne ate shprehjen e atij burrit-baba - 'po s'po dij bre si me ia lane emnin...', sepse ai qe i propozon emrin, SHOTAN ka te drejte. Kjo do te thot, se ende ka pezullime dhe antroponomia jone do te jete - shqiptare, kur emrat spjegohen shqip!
Plakat tona thoshin: djali n'djep - buka n'qerep - ngjitja emnin VEGSH (enė e vjeter per ziemje gjelle), se s'ka dert! Shih, bile shqip. |
Tre mra tė bukur Shqip Ju lutem
[QUOTE=Odise]EMERTIMI I FOSHNJES SHQIPTARE
SHPRESOJME SE SOTETUTJE IU NGJESIM EMRAT SHQIP FEMIJVE SHQIPTARĖ! SOT RINIA SHQIPTARE KA EMRA SHQIPTARĖ! Edhepse e dijme se sot duhet t'i pagezojme femijet me emra - shqip edhe doli ne publik, nje broshurez keshilldhenese me emra shqiptar dhe illirian (shqip-illirisht), si emra me kuptim e spjegim nga gjuha shqipe - a mendoni se jemi duke e realizuar kete ēertifikim shqiptar, ne emertimet e reja sotekesajdite? Emertim, pagezim, koha e pagezimit te foshnjes shqiptare, pagezimi (formula e pagezimit), qe disi kjo fjale me lendon, kur merret e terrohet edhe sot ne kuptimin - pa gezim, ne vend qe te merret - me gezim, e jo pa gezim:) NESE EDHE SOT NDODHE NDONJE ĒUDI TE EMERTOHEMI ME EMRA TE HUAJ, KUR I KEMI ME SPJEGIME SHQIPE! Ēuditerisht, me shkrepi nje zhishke mendimi e me ra syve, ma shume si lendim, se sa per nje shikim ma te kthjellte, kur parafytyrova ne kete moment, se si prinderit shqiptare, ne trojet shqiptare, iu dhane femijve shqiptare emrat arabisht e rromakisht e sllavisht (dihet si 'dhurate' e pushtimeve te huaja) KURSE emertimet e kafsheve i bene SHQIP. Psh. femijet shqiptare u pagezuan: hasan, hysen, gjyle, gjyleshah, ajshe, rexhep, gjergj, nikolle, kristo, elio, dallan, klio, roze (me spjegime ethymologjike te huaja)... kurse emrat e kafsheve shtepiake: larike, kuqeshe, dardhane, bojgjake, kuqoj, murroj, bojli, katanė, dredhez, baloj, balushe, bardhoj, bardhane, murrice, kaprice... me kuptim e spjegim shqip sepse ketu ishin prinderit tane te lire, nga pushtuesit okupatoret, roberuesit - te vendosnin me 'kushtetute' ne emertime (pagezime) te kafsheve shtepiake... Dikush ndoshta edhe mund te qeshet me te madhe e te zhgrehet ne gaz, apo nervozohet dhe i duket si nje anomali - por edhe kjo eshte nje e vertete, qe duhet pasqyruar, qofte si komedi, humoreske apo tragjikomedi, apo si nje tragjike historike gjuhesore! Pyetja eshte: a i pagezojme femijet shqiptare me emra shqip edhe sotekesajdite, apo kemi ndonje kthese prapa perseri, duke lakmuar nga e kaluara e hidhur e roberise shekullore? Mosozo, me na u ringjalle edhenjehere antroponomia e roberise!!![/QUOTE] Sa Temė me vlerė kjo mendoja gjersa shfletoja sot forumin! |
Ēu bė more me emrat shqip?
Hajt mor pritoni mi gjeni nga tre emra Shqip tė dyja gjinive.
Falimenderit paraprakisht.:smile: :wink: |
Mbase ju kėtu nuk mė ndihmuat BEBUSHIT tim ti gjej njė emėr shqip, atėher unė po ju tregoj juve shumė nga ata::biggrin: [U][url]http://directory.albaniaonline.com/people_and_culture/albanian_names/for_boys/index.shtml[/url][/U]
|
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:40. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.