![]() |
Luani Krasniqi dhe flamuri Dardan.
Pos fitores sė merituar mbrėmė sportisti mė i madh Shqiptar mbrėmė bėri edhe njė potez shumė tė qėlluar.
Promovoi Flamurin Dardania para miliona njerėzve. Mendimet e juaja rreth kėsaj ngjarje kaq tė bukur, ku ma merr mendja se shumė sy Shqiptarėsh janė pėrlotur mbrėmė nga ky qast shumė i madhėrishėm? |
hahahah "murgesha" e sheh qe eshte e njejt ???
sikur une qe shkrova tek sporti dhe u lidh edhe politika aty.. njejt veprove ti tek politika shkruan edhe per sport p s "cka qesh e vesh"... |
Murgeshe pik se pari tju them URIME,,URIME,, URIME,, per fitoren
e te madhit LUAN. -Murgeshe sa per informim tju njoftoje se mbreme ka qen fest e madhe ne qytetin tim?!! ka qene gzimi madhe kemi dale ne shesh te qytetit me tapana e curla kemi kremtuar fitoren e Luanit,,shum mire kemi kaluar me valle sheshi u mbushe perplote me rini e kuptohet me flamuj kombtar.. -Murgeshe moj motrushja ime te pergezoj per temen e qelluar.. .ju beje te fala te gjithe dashamirve nga une dhe bashkqytetaret e mije per fitoren tone te perbashket.. :wink: |
[quote="Vajza"]hahahah "murgesha" e sheh qe eshte e njejt ???
sikur une qe shkrova tek sporti dhe u lidh edhe politika aty.. njejt veprove ti tek politika shkruan edhe per sport p s "cka qesh e vesh"...[/quote] Vajza e nderuar, kjo temė nuk ėshtė pėr sportin por pėr mendimin e juaj politik rreth asaj ndeshje, qė ti deshte ta politizojsh tek sporti. |
Une nuk njoh "flamur te dardanis"
njoh nje flamur kombetar TE KUQ ME NJE SHQIPONJ DYKRERSHE NE MES... sa kujt qe i teket te qe bej flamur te ri tani une nuk i njoh ato... e di qe dy shtete ne nje flamur nuk jane por KOSOVE -SHQIPERI jane NJE d m th ju disa po pajtoheshit ta njihni ndarjen me te padrejte ne histori te njerezimit qe i eshte bere tokave shqiptare ,ju doni ta "miratoni" tani kete ndarje ??? sa gjak u derdh per flamurin me shqiponj ? doni te shkelni mbi ate gjak per te kalu dhe per te bere kete flamur te ri tani ? JO duhet te luftojme te vazhdojm rrugen e te pareve tane te bejm SHQIPERIN E MADHE e jo t'i tradhetojm duke ndar pergjithemon Shqiperi e Kosove ne dy shtete se jane NJEEEEE !!!!!! P.S ( me tregoni kush e beri kete flamur te ri me cilen te drejte, cka jane ato shenja ne ate flamur?????) |
Luan Krasniqi , krenaria e kombit, urime fitorja me se e merituar, dhe suksese ne rrugen e metutjeshme.
DEA |
Vajza,
Nuk kemi te bejme me ndryshim te Flamurit Kombetar Shqiptar. Ai flamur do te paraqes Flamurin Shteteror te shtetit me te ri ne Ballkan - Dardanise. Vetem bej dallimin ne mes te Flamurit Kombetar dhe atij Shteteror... Urime Luanit! Urime Dardanise! Rrrnofte Dardania e Pavarur! |
arb
mund te ma shpjegosh ti kete dallim flamur kombetar dhe shteteror??? |
Vajza e njohe se njohe ti, nuk ėshtė problem aspak, mjafton tė njihet Kosova shtet dhe tė na njef bota.
Atė ditė qė Kosova tė bėhet shtet do tė ketė edhe simbolet e veta shtetėrore. Po tė kėshilloj qė tė fillojsh edhe psiqikisht tė pėrgaditesh se dita vetėm sa ska ardhur. |
Une nuk e dua Kosoven shtete pa SHqiperin !!!!
Pse te ua pranojme ndarjen tyre qe ua ben tokave shqiptare ??? Pra pergatitini edhe ju psiqikisht qe nuk eshte cudi ,ne kete kohe tonen qe eshte mitrovica e ndare, neser te dal dikush nga ata qe kane mbet aty edhe te na e e formoje edhe nje flamur te ri edhe te e kerkoj Mitrovicen shtet !!!! se ajo e ndar nga Kosova atehere ne vend se te luftoj te bashkohet me Kosove merr mesim nga ne edhe kerkojn Mitrovicen shtet (vite me von mos dasht Zoti te behet edhe ndonje ndarje pastaj cdo qytet -shtet bo te behet ne shqiptari ,flamur kombetar e shteteror ncncncn mjerim !!! |
Mendimet e tua unė i rrespektoj Vajza, por nuk pajtohem me ato.
Tė pėrshėndes dhe kalofsh njė ditė sa mė interesante. |
[quote="Vajza"]arb
mund te ma shpjegosh ti kete dallim flamur kombetar dhe shteteror???[/quote] Dyert e Pavaresise se Kosoves dalangadale po hapen, keshtu qe na duhet nje emer i shtetit te ri ne Ballkan (qofte Kosove apo Dardani), na duhet nje flamur shteteror qe do te identifikoj kete shtet (fatkeqesisht, nuk do te mundemi te identifikojme kete shtet me flamurin kombetar), dhe po ashtu na duhet edhe nje himn shtetetor (qe po ashtu duhet te jete i ndryshem, nga ai kombetar). Pra nuk kemi te bejme me ndryshimin e simboleve kombetare, kemi te bejme me sjelljen ne jete te simboleve qe do te identifikojne shtetin e ri te Kosoves/Dardanise ne Ballkan. Me ri-bashkimin i mundshem me Shqiperine (kurdo qe te ndodh), keto simbole shteterore do te hiqeshin nga perdorimi, duke u zevendesuar me ato kombetare, qe do te identifikonin kombin ne njeren ane dhe shtetin tone ne anen tjeter. Po ashtu duhet theksuar se ri-bashkimi me Shqiperine do te ishte me i mundshem me nje Kosove te mvehtesuar (si Kosove ose Dardani), me simbole shterore te saj (flamur e hymn shteteror), dhe gjithashtu me perdorim te simboleve kombetare (flamur e hymn kombetar), se sa me nje Kosove (si Kosove ose Dardani) me status te pa-definuar, nen protektorat nderkombetar, dhe me perdorim te simboleve kombetare (flamur e hymn kombetar). Simbolet kombetare do te perdoreshin edhe nese Kosova do te behej e mevehtesuar. Keto simbole u perdoren edhe kur Kosova ishte e pushtuar. |
falemniderit shuume arb !!!!!
:) Me qetesove pak Gjitha te mirat nga vajza ... |
Ilirjan Papa 28 Nentor 2003 ,
SHBA ka 50 shtete, cdo shtet ka flamurin e vet qe valvidet krahas atij kombetar. A thua kjo i percan amerikanet e shteteve te ndryshme? Cdo flamur eshte flamuri historik i krijimit te shteteve, qe kolonizatoret zgjodhen kur krijuan komunitetet e tyre te para. Une nuk njoh ndonje popull me patriot dhe me liridashes se ai amerikan. Ju ngaterroni flamurin kombetar dhe flamurin shteteror pasi nuk keni te qarta konceptet e shtetit dhe kombit. Shqiptaret nuk kane komb, kane vetem Republiken e Shqiperise qe eshte nje shtet qe perfaqeson vetem gjysmat e shqiptareve ne Ballkan, gjysma tjeter jane popull qe jetojne ne Kosove dhe ne shtete te tjera fqinje. Ne vend qe te gezoheni qe Kosova po krijon nje shtet te pavarur, te pavarur jo vetem nga Serbia por edhe nga RSH e cdo shtet tjeter, ju mundoheni te trazoni botekuptimet tuaja te mbrapshta politike me ndenjen kombetare. Nese nuk u pelqen Rugova, mos votoni per te, por respektoheni si president pasi nuk eshte me nje individ, eshte nje institucion ne Kosove. Qellimi i flamurit te Dardanise, me simbole ndryshe nga ai i Republikes se Shqiperise, nuk do te thote se eshte flamur jo-shqiptar apo jo-kombetar. Ju perpiqeni te krahasoni flamurin e Republikes se Shqiperise (qe ne mendjen tuaj ai eshte flamuri kombetar) me flamurin e Dardanise, qe eshte flamuri qe mbart emblemat e flamurit te Gjergj Kastriotit. E keni marre mundimin te shikoni se sa ka ndryshuar flamuri shqiptar me kohen neper rregjime dhe epoka te ndryshme? Cfare ju ben te besoni se flamuri i RSH eshte flamuri kombetar? A e dini perse Ismail Qemali zgjodhi 28 Nendorin si Diten e Shpalljes se Pavaresise? Ai zgjodhi 28 Nendorin pasi perkonte me diten e ngritjes se flamurit shqiptar ne Kruje, pas kthimit te Gjergj Kastriotit ne token e te pareve. E keni pare flamurin e Gjergj Kastriotit sa ndryshe eshte nga ai i RSH sot? Qellimi i presidentit Rugova me mosperfaqesimin e flamurit te Republikes se Shqiperise ka motive te forta politike qe nuk ndikojne politiken e brendshme ne Kosove, se sa ndikojne maredheniet e Kosoves me fqinjet dhe komunitetin nderkombetar. Qellimet e nje levizje te tille te presidentit Rugova kane 3 objektiva: 1. Dhenies fund bllasfemive sllavo-greke te "Shqiperise se Madhe" Argumenti i vetem me te cilet armiqte e ceshtjes sone kombetare ne Ballkan mundohen te demtojne interesat tona perpara komunitetit nderkombetar eshte bllasfemia e "Shqiperise se Madhe". Ata mbrojne tezen se shqiptaret e Kosoves nuk kerkojne pavaresine apo shtetformimin, por kerkojne bashkimin me Republiken e Shqiperise dhe krijimin e nje "Shqiperie te Madhe" ne Ballkan. Nese presidenti Rugova perqafon flamurine Skenderbeut dhe vendos emrin shqiptar Dardania dhe jo ate serb Kosove, kjo hedh poshte cdo pretendim sllavo-grek. 2. U lehteson vulosjen e pavaresise se Dardanise komunitetit nderkombetar. Europa dhe SHBA e kane te qarte qe qelqi qe thyhen nuk ngjitet me dhe Kosova nuk ka se si te jete pjese e Serbise. Nese prioriteti i shqiptareve eshte pavaresia e Kosoves, prioriteti i nderkombetareve eshte krijimi i kushteteve te tilla ne Ballkan, qe pavaresia e Kosoves nuk e destabilizon rajonin. Koha e tranzicionit qe ne shqiptaret po kalojme nen protektorat ne keto momente, ka pikerisht si objektiv ri-ndergjegjesimin e popullit serb se Kosoven e kane humbur njehere e pergjithmone dhe fuqizimin e institucioneve shqiptare ne menyre qe te jene ne gjendje te ruajne stabilitetin dhe sigurine e nje shtetit te ri ne Ballkan. 3. Distancon shtetin e ri dardan nga shteti i inkriminuar dhe korruptuar i Republikes se Shqiperise Ai qe njihet si "shteti am" nga shqiptaret, per shqiptaret nga Dardania eshte "shteti mjerke". Jo vetem qe ky shtet nuk e ka ndihmuar ceshtjen tone kombetare ne Dardani, por e ka demtuar ne menyre te hapur. Vete fakti qe shteti shqiptar eshte nje shtet i deshtuar qe njihet per korrupsionit dhe implikimet ne krim ne mbare boten, eshte nje goditje e rende per aspiratat e shqiptareve ne Dardani. Perendimoret pyesin: Cfare forme do te kete shteti i ri i Dardanise nese ne u njohim pavaresine? Serbet dhe fqinjet u tregojne me gishte Republiken e Shqiperise! Ua shkruaj te gjitha keto, edhe pse me duhet te perserit vetveten, ne menyre qe te ndergjegjesoheni dhe te kuptoni me thelle se simbolet e nje flamuri dardan. Asnjehere mos harroni se ceshtja jone kombetare nuk eshte nje lufte, eshte nje proces politik qe palen tone e perfaqesojne institucionet legjitime shqiptare, ato institucione qe i zgjedh vota e lire. Lajini hesapet politike diten kur shkoni te votoni per partine e Rugoves a per partine e Thacit, por mos harroni qe patriotizmi juaj duket pikerisht tek mbeshtetja qe ju u jepni institucioneve shqiptare. Kombi Shqiptar ka nevoje per dy kembe qe te qendroje me ballin lart. Ilirjan Papa 28 Nentor 2003 |
Per ata qe e bartin shporten e zbrazur!!!
...megjithate simbolet kombetare ne asnje menyre nuk mund ti zevendesojne ato partiake.Ai flamuri i Velanise eshte e tek e nje individi,e nje grupi apo e nje partije.Ai simbolizon deshiren e madhe te atyre qe bejne pune te vogla...
Per sa i perket simboleve shteterore eshte nje rregull e njohur.Ai simbol jetesohet vetem me referendum.Ne keto aktivitete perfshihen:Akademija e Shkences,Institutet kombetare,Partite politike,Shoqatat joqeveritare si dhe spektri ndikues i shoqerise.Me sa di une asnje nga keta nuk eshte konsultue.Me sa dij une asnje ide tjeter nuk eshte afrue,perpos asaj qe e shpalosen ata te cilet e prezentojne si te tille.Me sa dij une asnjehere ,ne asnje parlament nuk eshte nxjerr ligj--me te cilin do te obligohej,do te mbrohej dhe sanksionohej ky bajrak.Prandaj ipet mundesija te kundershtohet,te anashkalohet dhe te mos respektohet.Me forcimin e nje force tjeter politike ne do te ndeshem me nje simbol tjeter partiak,te ngjajshem me kete.Prandaj Kosova do ti nderroi ne cdo kater vite simbolet.Per Shqipetaret ekziston nje simbol kombetar.Per kete simbol u flijuen shume djeme te Kosoves.Ky simbol per keto gjenerata eshte i shejte... |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:18. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.