![]() |
Počzi
Mos mė thoni....
Mos mė thoni se vdiq, Mos mė thoni se nuk ėshtė mė, I miri e i bukuri i nėnės, Ėshtė nė zemėr tashmė. Mos mė thoni, ku e qėlluan plumbat Nėna e di, nė kraharor Ēelėn bozhuret e gjakut, si lulėkuqet nė dėborė. Mos mė thoni se s'vjen mė, Do e pres te pragu i derės, E ai do t“vij si gjithnjė, Sikur flladi i pranverės. Do t“vij si agimi ditės, Zemra e nėnės do t“vij, I ndritshėm si rrezja e diellit, Magjeps si hyjni. Mos mė thoni se jam e vetme, Se kam mbetur fillikat, Ai do tė vij me shokė netėve, Pushkėn do e var mbi shtrat Mos mė thoni se vdiq im bir, Ai ka rėn, por nuk ka vdekur Nė udhėn e lirisė pėr ku ishte nisur, Duhej derdh gjak pėr tė arritur Secili prej tyre kishte mall pėr atėdhe, Por mbi tė gjitha njė dėshirė Ta zhdukin errėsirėn e rėndė, Qė Kosova t“jetojė e pamvarur dhe e lirė Mos mė thoni, asgjė mos mė thoni, Ai do tė vij rishtas si agu i ditės, Fshijeni lotin dhe shikoni, lartė Ai ėshtė mbi bjeshkėt e Drenicės. -------------------------------------------------------------------------------- Fragment dėshmorėve O ata t'lumtė, qi dhanė jetėn, o ata t'lumtė, qi shkrinė vehten, qi pėr Mbret e vend tė Parėve, qi pėr erz e nderė t'Shqiptarėve derdhėn gjakun tue luftue, porsi t'Parėt u pa'n punue! Lehtė u kjoftė mbi vorr ledina, but u kjofshin moti e stina, ak'lli, bora e serotina: e der' t' kėndojė n'mal ndo' i Zanė, e der' t' ketė n' detė ujė e ranė, der' sa t'shndėrisin diellė e hanė, ata kurr mos u harrojshin, n'kangė e n'valle por u kėndojshin. E njaj gjak, qi kanė dikue, ban, o Zot, qi t'jesė tue velue pėr m'ia xe zemrėn Shqiptarit, pėr kah vendi e gjuha e t'Parit! Mos ta harrojme vepren e tyre. Amen. Gjergj Fishta -------------------------------------------------------------------------------- PARAJSA O vėllezrė shqipėtarė! Pa tė zėm' udhėn e mbarė, T'i bijem pas urtėsisė Dhe dritės e diturisė, Tė mos rrimė n'errėsirė, Se nuk ėshtė pun' e mirė. Neve qė qemė njėherė Nė gjithė botėt tė ndjerė, Dhe tė par' e tė lėvduar, E tė rėnd' e tė dėgjuar, Trima tė fort e tė mirė, Tė rrimė sot n'errėsirė. . . . . . . . . . . . . . Ishin trima prindit tanė, Pa emrė pėrjetė lanė. Aleksandr'i Math i ndjerė Dhe shumė shokė tė tjerė, Q'ishinė me tė tė parė, Qenė gjithė shqipėtarė. Muntnė sė pari Greqinė, Pasdaj muntnė dhe Persinė. Zunė dhe Hind e Afrikė Burratė trima pa frikė. Faqen e dheut e fituan, Mė ēdo anė mbretėruan. Selefqinjtė(1), Ptolemenjtė(2), Gjithė ē'qenė tė mbėdhenjtė, S'qen' as grekrė as bullgarė, Ishin burra shqipėtarė. Kombinė tėn e nderuan Dhe Evropėn e shpėtuan Nga kurt' i zi i Persisė, Dh'i dhanė nder Shqipėrisė. Pirrua romanėt mundi E gjithė jetėn e tundi. Kostandin'i Math, q'i thonė, Dh'ajy ish nga fara jonė. Gjithė njerėzit e mbarė, Thua, qenė shqipėtarė. Shqipėtari ka lėftuar, Dhe ajy ka mbretėruar. Aleksandr' i Math Greqinė E kishte bėrė tė tinė, Me luft' e kishin marė Prindit tanė kordhėtarė, Pa nė Thivė njerės lanė, Thivasit u ngren' i vranė, I vranė me tė pabesė, Pas zakonit tė Moresė. Shqipėtarėt kordhėtarė Thivėsė i vunė zjarrė! S'i kursyenė gjė zjarit, Vetėm shtėpin' e Pindarit, Se ish vjershėtor i ndjerė Dhe i parė mi tė tjerė. Shqipėtarėt pas Greqisė Iu lėshuanė Asisė, Njeri kurrė nuk i mundi, As u qėndroi dot gjėkundi, Gjithė pėrpara i vunė, Faqen e dheut gjith' e zunė. Burr' i math i Shqipėrisė Ndėnji nė fron tė Persisė, E arratisnė Daranė, { Darai III } Njerėzi e ti e vranė! Aleksandri dha lirinė, E shpėtoi nga xgjedh' Asinė, I dha nder dhe Shqipėrisė, Mėmės sė ti, q'i dha sisė, Pėrkujdesi njerėzinė Dhe pruri qytetėrinė, Bėri udhė e qytetė, Pru gėzim nė gjithė jetė Edhe sot Aleksandria Na rrėfen punėt e tija. Evropėn e ka shpėtuar Nga njėxgjedh e mallėkuar. Kėto punė shqipėtarėt I bėnė, ata tė parėt, Ata tė parėtė tanė, Edhe emėrė na lanė. Edhe Pirroja ish burrė, Qė s'ka pasur shokė kurrė. Ay romasit i mundi, Italinė tėr' e tundi; Tekdo qė kishte lėftuar, Botėn e kish tėmerruar. Kshhu edhe shumė tė tjerė Shqipėtar' ishin tė ndjerė. Ishte mėm' e trimėrisė Edh' e zonj' e urtėsisė Shqipėria kurdoherė, Qė nxirte burra tė vlerė. Trima burra tė vėrtetė Sa kanė qėnė nė jetė Tė gjithė ajo i polli, Trimėria soje dolli. Qe dhe njė koh' e njė ditė, Qė polli dhe perėnditė, I pat pjellė Shqipėria, Pa u falej njerėzia, Dhe besoninė qėmoti Qė nė Shqipėri rrij zoti, Vij rremet i njerėzisė, E i falej Shqipėrisė. Tomori nuk ėsht' i pakė, Qė nxjer dhe sot zė pa flakė, Se rrininė perėnditė Ndė atė natė e ditė! Prindit tanė i besonin Perėndit' e s'i mėrgonin. Perėndi e trimėrisė Ishte mėm' e Shqipėrisė. Shqipėtari trim me fletė Rronte gjithėnjė nė jetė, Shigjet' e ti vrėngėllinte, Vdekjenė me vet' e shpinte! Perėndi e bukurisė Me shijėt tė gjithėsisė, Q'ėsht' e bardhė si dėborė Nuk e lij kurrė Tomorė, Flinte nė shtratthit tė artė Shtat' i bardhė posi kartė. Leshėrat i kish tė arta Edhe faqezėt tė zjarta, Ballė, gushė, krahėruar, Llėrė, pulpė, kėmbė, duar, Pej drite ishinė bėrė, Sikundėr dhe trup' i tėrė. Si dėbor' e kishte gjinė, Pa sill nėr mėnt bukurinė! Kur kthehej e tė shikonte, Zėmrėnė ta pėrvėlonte. Zėn' e kishte si bilbili, Faqetė si trėndafili, Diellin e urdhėronte, Nė gjit tė saj perėndonte, Nė shtratthit tė saj e vinte, Edh' e mbant' e nuk e linte, Tėrė natėn e pushtonte, Pa nė mėngjest e lėshonte. Hėna kėto duke parė, Dhe duke tretur e tharė, Ligej fort shum' e drobitej, Kahėnitej e venitej, Se i haj zėmrėn nakari, Qė djek i shkreti si zjarri. Perėndi e bukurisė, Q'i ip dritė njerėzisė, Nga gjir' i saj dritė qitte, Hėnėnė e pėrsėritte, I ip pjesė bukurie Edhe shij' e drit' e hije. . . . . . . . . . . . . . . . Dhe fqinjėt e Shqipėrisė, Armikėt e perėndisė, Kshu treteshin nga nakari, se ish burrė shqipėtari. Sa mbretėrė tė dėgjuar, Nė Shqipėri tė uruar, Sa burra tė fort' e trima, Me vėshtrim si vetėtima, Kan' ardhur e kanė shkuar, Dh' emri s'u ėshtė haruar! Me ta bashk' ish trimėria, Dhe me ta ish urtėsia, Tė dyj' ato mbretėronin, Mėmėdhen' e lulėzonin, Ish parrajsė Shqipėria, Se ishte gjall mirėsia. Bukuri e perėndisė, Perėndi e bukurisė, Kėmbergjėntė, leshflorinjtė, Duke mbledhurė pėqinjtė, Nė Shqipėri tekdo shkelte, Bari mbint' e gjethi ēelte, Dhe luletė lulėzonin, E bilbilėtė kėndonin. Ajo dhe nė re qėndronte, Edhe nd'erė fluturonte, Tekdo vij, ip bukurinė, E pėrndante mirėsinė. Bėheshin mollėtė ftonjtė, Portokaletė, lemonjtė, Manatė, rrushtė, qershitė, Fiqtė, arratė, lajthitė, Pjeshka, thana, vadhja, shega, Ulliri me shumė dega, Gruri, misėri, peceli, Elbi, tėrshėra e meli. Ish i veshur vėndi gjithė, Dhe pill shumė pem' e drithė, Drur'i dardhėsė me dardhė Ish si zonja sisėbardhė. Nėr fushatė luleshumė Lumėnj vrapmėdhenj pa gjumė Shkoninė duke kėnduar Me kanisk tė math nėr duar. Ata mėmė kanė renė, E ajo ka atė denė. Dheu, kafshėtė, bagėtia, Shpestė, gjithė njerėzia, Pin' ujėt e tyr' e prėhen, Dhe bimėrat pa tė s'bėhen. Tek shkonte lum' i uruar, Q'ishte si ar i kulluar, Kafshėtė dhe bagėtia, Lėēinin si mizėria. Edhe grat' e Shqipėrisė Gjithė me foshnjė nė sisė, Sicila ish mbretėreshė Dh'e bukur si pėllumbeshė S'shihnje njė gjė tė shėmtuar Dhe pa gas e tė helmuar. Edhe vashėzė mes'hollė I kuqte faqja si mollė, Dorėn q'e kish pej ergjėndi, S'e hiqte nga avlėmėndi, Gjithė ē'i duhej nė jetė, I bėnte tė tėra vetė. Nė viset tė Shqipėrisė S'kish gjė pėrveē mirėsisė, Moskamja dhe varfėria E tė tjera tė kėqija? Kurrė nė Shqipėri s'ishin, Mase dhe emėrė s'kishin. S'kish as kurva as kurvarė, as tė liq kish as kusarė, Gjithėkush vetė punonte, E njeri nukė pėrtonte; Sicili fort mirė shkonte, Haj, pij dhe tepėronte; Kėto me djers' i fitonin, Mė shumė nukė kėrkonin, Se kish duk nga perėndia Dhe uratė Shqipėria. Ish shumė trim shqipėtari Dhe i bukur si fill ari, Si burratė edhe gratė Ishinė trime me shpate, Ish ligė vėllazėria, Edhe besė miqėsia. Shqipėria gjithė nderė Kisht' e ishte shum' e ndjerė. Shqipėtari ish i mirė, Dhe kish emėr tė pavdirė. Shqipėria shum' e vlerė Ish e madh' e gjat' e gjerė, Se ahere s'ishin shqehtė, As maxharėtė, as vllehtė, Ishin gjithė shqipėtarė Nė atė kohėt tė parė, Qeltėtė kishinė fqinjė, Q'ishinė brinjė pėr brinjė. Ishte njė tjatrė jetė, Shi t'artė shtininė retė, Ish njė ver' e gjithėnjėshme E njė kohė shum' e bėshme, Dhe nė dimėrė vėrritė, Qė mbaninė bagėtitė, Ishinė plot manushaqe, Dheu kish bukuri mi faqe. . . . . . . . . . . . . . . Shqipėtar' ish i vėrtetė, Trim i bukur e i qetė, Fjalėnė qė ip, s'e kthente E s'doj kurrė tė gėnjente. Tė miratė gjithė ē'janė I kishin prinditė tanė. Bima pillte kallinj tetė, Nėntė, dhetė, dymbėdhetė. Tė tėrė dhenė ta rrihnje, Plak tė kėrrusurė s'shihnje, Veē kalliri unjte kokė, Nukė dilte pėrmi shokė. . . . . . . . . . . . . . . . Vasha fill e vetėm shkonte, Njeri kurrė s'e shikonte, Nė flori ngarkuar shkonje, Gjėsendi nukė pėsonje. Kish ahere Shqipėria Gjithė ē'kėrkon njerėzia, Zot'i math e kish uruar, Pa ishte fatbardhėsuar, Kishtej njerės tė vėrtetė, Trima burra pa tė metė, Kish kamjen' e dashurinė, Mirėsin' e urtėsinė, Ish e tėrė njė fėmijė, At' e mėm' e bir e bijė, Kish bulmet e pem' e drithė, Edhe tė miratė gjithė. Mijėra vjet kėshtu shkuan, Shqipėtarėtė s'u ndryshuan, Patnė gjith' ato qė duhen, Kishinė nder' e lirinė, Pa dhe gjithė mirėsinė, Se njeriu e njerėzia Ushqehenė nga liria. Njeriu lindi i liruar, Pasdaj e kanė penguar. * * * Gjithė botėnė romanėt E vunė poshtė, veē tanėt U pren' udhėn' e s'i lanė, Pa shumė lufėtra ngjanė. U mbyt nė gjak Shqipėria, Po rop s'u bė njerėzia, Nuk' u bė rop shqipėtari, Po qėndroi si ish sė pari! Dha shpirtin e gjakn' e derdhi, Nė zgjedhė si kau s'erdhi, Mburoi nderr' e Shqipėrisė Dhe sendrėn' e njerėzisė! Mbajti lirin' e ra vetė, Trimėrinė s'e la shkretė. Pa kur erdhė egėrsirat Me tė gjitha tė pahirat, Si hynė, shqeh e tė tjerė, Duke vrar' e duke prerė, Tė gjithė kombet' i zunė Dhe nė kurt tė keq i shtunė, Njeri pėrpara s'u dilte, Gjithėkush udhėn' u ēilte. Vetėm prindit trima tanė "Gjer aty, barbar'!" u thanė. Dhe kur erdhė nga Asia Tė shumė si mizėria Tyrqitė, q'ishinė trima Dhe binin si vetėtima, Pa mė thoni kush lėftonte Edhe gjėsendi s'pėsonte? Vall' elinėt a bullgarėt! Apo neve shqipėtarėt? Njeri tjatėrė s'kuxonte, Veē shqipėtari lėftonte! Ajy prap' e ka shpėtuar Evropėnė e verbuar. Kush nuk e di Skėnderbenė, Qė nderojti mėmėdhenė? "Lum ti, moj Shqipėri!" thashė, Armėt e ti' kur i pashė Ndė Belvedere nė Vjenė, Sikur pashė Skėnderbenė. Dhe sot nga armėt e tija Kullon fjeshtė trimėria! E di njerėzi e tėrė Atė zot ē'punė ka bėrė Kur hiqte Skėnderbeu shpatė, Trimavet u ipte datė! Burra tė veshur nė hekur Dhe luftėtarė tė pjekur, Q'ishin nė luftė kaluar Pėrmi kuaj tė harbuar, Kur hiq me kordhėt tė prehtė, Q'ishte si pėndėz e lehtė, Posi pjepėrin i priste, Nė vdekje pa ndjer' i klliste, Njerin' e kalėn e ēante, Tė dy mė katėr i ndante. Mirėsin' e trimėrinė, Dhe mėndjen, e urtėsinė T'ati zoti njeri kurrė S'e ka pasur nonjė burrė. Vet' ajy burr' e trim ishte, Edhe shokėtė qė kishte, Si Tanushi me Uranė, E Moisiu me Hamzanė, Si Maneshi e Muzaka, Qė hidheshin posi flaka, E si Lekė Dukagjini, Si Perllati, si Mardini, Zėnėbisha, Araniti, Gjon Koka, q'ish si hastriti, Kont, prens, mbretėr e tė tjerė, Burra tė vler' e tė ndjerė. Qenė trima tė vėrtetė, Nuk u bėnė rop nė jetė. Opopo! ē'kanė lėftuar, E ē'punė kanė punuar! Sa mbretėr e prensėr qenė, Njohnė tė math Skėnderbenė, Zun' udhėn e urtėsisė, Ishinė lark marrėzisė, Pėr Shqipėrinė lėftonin, Madhėritė nuk' i donin, Po kishin vėllazėrinė, S'e qasninė djallėzinė, Pa lan'emėrė pėrjetė, Zotėrinjtė e vėrtetė, Veē Shqipėrinė mejtonin, Tė tjeratė i harronin, S'kishin ata thashetheme, Tė kėqija e tė rreme, Donin gjithė mėmėdhenė Dhe kombin' e Skėnderbenė, Kush i rrij kundrejt Tyrqisė, Veē burrat' e Shqipėrisė, As Sėrbij' as Bullgaria, As Elladha as Vllahia, As Venetia qėndronte, As tjatėrė komp kuxonte. Evropa ishte e shuar, Njerėzit tė mallėkuar, Kishin vdekurė nga frika, Nga Tyrqit' u binte pika, U trėmpnė gjithė me radhė, Dhe Vlladisla me Uniadhė, Si gjithė kėta tė rinjtė, Dhe papa e vyzandinjtė Mė njė ditė Konstandinė Tyrqit' e zunė dh'e pshinė, Kostandinopoj' e ndjerė S'u mbajt, po ra menjėherė. Grekėrit' ishin tė vdekur, S'hanin dot barut e hekur, Le tė mbahen me lėvdatė Grekėrėtė posi gratė, Me fjal' e me thashetheme, Janė tė gjitha tė rreme. Kishte vdekur njerėzia, Rronte vetėm Shqipėria, Veē shqiptari lėftonte, Njeri tjatėrė s'kuxonte. Kordhėtar tjatėrė s'gjenė, Tyrqitė, veē Skėnderbenė. Skėnderbeu me tė parėt, Me tė gjithė shqipėtarėt, I qėndruanė Tyrqisė, I dhanė nder Shqipėrisė, Ata duall' e lėftuan, Gjith' Evropėn' e shpėtuan. Te Skėnderbeu kishte shpresė Aher' Evrop' e pabesė. Rrėfe, o mal' i Sopotit! Edhe ti, Tomor'i zotit! Me oshėtimė tregoni, E me vetėtimė thoni, Dhe ti, fortes' e Beratit! E ju, bregoret' e Matit! Folė, fol' o Drin'i shkretė! Q'i ke parė me sy vetė Tė tėr' ato ligjėrime I mer vesh zėmėra ime. Kėto gjithė po i dimė, Mė tėhu tani tė vimė. Pas Skėnderbeut Shqipėria Nukė ra nė tė kėqija, Se nė kurt' kurrė s'ka rėnė, Poshtė njeri s'e ka vėnė, Se shqipėtari ish burrė, Nėnė zgjedhė s'hyri kurrė. . . . . . . . . . . . . . . Nder' e vjeftėnė e mbajti, Dhe sedrėnė nuk e ndajti, Nuk e harroi mėmėdhenė Dhe lirin' e Skėnderbenė, I huaj nė vėndit tėnė S'shkelte dot, se nuk ish thėnė Retė muntte tė pėrpinte, Nė Shqipėri s'munt tė vinte; Fill e vetėm shqipėtari Udhėtonte si m'i pari, Me mbledhėt tė pleqėsisė Shihej pun' e Shqipėrisė Ligė kishin tė vėrtetėn, Qė sbukuron gjithė jetėn, Kishin udhė urtėsinė, Besė kishin njerėzinė, Udhėrėfenjės e dritė Kishin gjithė mirėsitė. Gjithė sa qenė tė parė Dhe me mėnt e kordhėtarė, Q'i dhanė jetė Tyrqisė E nder tė math Shqipėrisė, Tė tėr' ishin shqipėtarė Sa bėnė punė tė mbarė, Si Qyprilit' e tė tjerė Burra me emr' e tė ndjerė. Shqipėtari mbretėronte, Ajy lėftont' e gjykonte. . . . . . . . . . . . . . . Shqipėria ishte zonjė E kishte tė madhe pronjė, Shqipėria kurdoherė Ka nxjerrė trima tė vlerė, Mehmet Alin', Ibrahimnė, Gjikėnė, Gjolekė trimnė, Rrapon e Ali Pashanė, Silahdarė e Shkodranė E shumė njerės tė tjerė, Si kėta dhe mė tė ndjerė. Ishte vash' e Shqipėrisė Ajo zonj' e urtėsisė, Dora Distra nga Pėrmeti, Q'ish nė diturit si deti. Gjithė gravet u ka dhėnė Nder dhe mėmėdheut tėnė. E kush e bėri Morenė? Gjithė shqipėtarė qenė. S'ish shqipėtar Marko Suli? Xhavella e Miauli? Bubulina e Kanari? Shqipėtar bir shqipėtari. Me armėt tė Shqipėrisė Iu hoth themeli Greqisė, Po grekėrėt e pabesė, Qė iu bėnė zot Moresė, S'e duanė shqipėtarė, Kėrkojnė t'i bėjnė varrė! Po kush bėn nė kėtė jetė Varr' e shokut, bije vetė. Nukė trėmbet shqipėtari Nga greku e nga bullgari, Nga Mal'i Zi, nga Sėrbia Nukė trėmbet Shqipėria. S'trėmbet kurrė shqipėtari, Dhe sot ėsht' ajy i pari, Bota gjith' e kanė parė Nė luftėra shqipėtarė, Plevna, Shipka s'u harua, Koha shumė s'u mėrgua. Neve muntmė venetjanėt Dhe barbarėt e romanėt, Turqinė edhe Persinė, Afrikėnė e Hindinė. . . . . . . . . . . . . . Gjithė njerėzit e dinė Kush e bashkoi Italinė. Cilėt pėr vdekj' e pėr kokė Garibaldi kishte shokė? Shqipėtar ishin tė tėrė, Ata punė kanė bėrė. Edhe sot lul' e Tyrqisė Janė djemt' e Shqipėrisė, Njerės t'urt' e tė vėrtetė, Tė ditur e pa tė metė. Edhe sot ėshtė i zoti Shqipėtari si qėmoti, Ēdo punė qė ka punuar, Kurdo e ka trashėguar. Kėto tė vėrteta janė, E tė rrema brėnda s'kanė Njeriu po tė mėsonjė, Kėto do t'i kupėtonjė. Eshtė fjalėz e vėrtetė, Qė tjatėrė komp nė jetė S'i arrin dot shqipėtarit, Burrit trim e punėmbarit. Ka nxjerrė e do tė nxjerrė Shqipėria kurdoherė Burra t'urt'e tė vėrtetė, Ka pasur dhe do tė ketė. I ka dhėnė perėndia Gjithė ē'donte Shqipėria, Se e ka ngrehur pėrjetė Zot i math e i vėrtetė. Shqipėria s'copėtohet, Kurrė nukėvarfėrohet, Posi hėna pėrsėritet, Kurrė nukė kahėnitet. . . . . . . . . . . . . . Gjithė ē'jemi shqipėtarė, Jemi njė fis e njė farė, Kemi tė tėrė njė shpresė, Njė gjak, njė gjuhė, njė besė, Besė kemi perėndinė Dhe ligė vėllazėrinė, Jemi gjithė shqipėtarė, S'jemi tė ēar' e tė ndarė, Jemi shtėpi e fėmijė, At' e mėm' e bir e bijė. Mėmė kemi Shqipėrinė Edhe motėr urtėsinė, Kemi ndihmės trimėrinė, Mėm' e atė perėndinė, Se asaj i prumė besė, Tė gjith' atje kemi pjesė. . . . . . . . . . . . . . . S'jemi as turq as kaurė, Mos e thoni kėtė kurrė, S'jemi grekėr as bullgarė, Jemi vetėm shqipėtarė Ky emėrė na ep nderė, Pa s'na duhenė tė tjerė, Kemi gjuhėzėnė tėnė, Zot'i math na e ka dhėnė, Dhe komp e mėmėdhe kemi, Tė humbur nė jetė s'jemi. Ajy qė s'do mėmėdhenė Dhe kombin e vetėhenė, Dhe gjuhėnė qė flet vetė, S'ėshtė njeri i vėrtetė. Ata quhen tradhėtorė, Janė tė mjer' e tė gjorė, Faqezes e gėnjeshtarė Dhe tė paqėn' e tė marrė, E lenė mėnjanė nderė E lipin derė mė derė Ata janė posi berri Edhe tė ndyrė si derri. Nder e vjeftė s'munt tė ketė Njeriu i tillė nė jetė. Gjithė ē'jemi shqipėtarė, Jemi njė s'jemi tė ndarė, Kėt' emėrė mjaft e kemi Dhe na ep nder kur e themi, Eshtė emr'i Skėnderbeut, Emr'i gjithė mėmėdheut, Me kėt' emrė tė bekuar Tanėtė janė lėvduar. Selenik e tatėpjetė Ka qėnė dhe do tė jetė Vėnd'i tėr' i Shqipėrisė Me ndihmėt tė perėndisė. O ju fqinjtė e pabesė! Mos bini me atė shpresė, Shqipėria s'copėtohet, Shqipėtari nukė ndrohet. Ju e njihni shqipėtarė, E kini parė mė parė, Po mos delni nga kufitė Edhe lini marrėzitė. Qė tė kemi miqėsinė Tė gjithė dhe dashurinė, S'ka njeri tė marrė pjesė, Pėr tė zonė do tė mbesė I zoti 'shtė shqipėtari, Ajy qė ka qėn' i pari, S'ka njeri tjatėrė pjesė, Pa nukė ka besa-besė. Shqipėria ka tė zonė, Q'e ka pasur gjithėmonė, Me qėnė gjall shqipėtari, Ē'kėrkon greku dhe bullgari? Dhe Mal'i Zi e Sėrbia Ē'kėrkojnė nga Shqipėria! Hiquni, o tė pabesė! Se e zeza do t'u presė! Djemt' e Skėnderbeut pėrjetė Janė burra tė vėrtetė, Ē'e pandehtė shqipėtarė? Tė vdekur, q'i bėni varrė? S'e dini ē'u ka punuar? S'mė ngjan t'i kini haruar. Kush ia ka me tė pabesė Shqipėrisė, do tė vdesė, Do tė vdes' e tė humbasė, Nga nakari tė pėlcasė, Shqipėria do tė rronjė, Paskėtaj tė mbretėronjė. . . . . . . . . . . . . . Nė pastė nėr shqipėtarė Pakė grekėr e bullgarė, Pakė shqipėtarė janė Vallė nėpėr fqinjtė tanė? Ne duam vėllazėrinė, Dashurin' e miqėsinė, . . . . . . . . . . . . . Pa luftės s'i trėmbet kurrė, Shqipėtari ėshtė burrė. Edhe Evropa e tėrė Sonte me ne ėshtė bėrė, Se tė drejtėn ne e kemi, Ne tė zott' e vėndit jemi. . . . . . . . . . . . . . . Sot pėr sot Maqedhonia, Thesprotia, Mollosia, Dhardhania, Iliria, Paravea, Haonia Qė u thoshinė qėmoti Bota, po s'u thosh i zoti, Bėjnė gjithė Shqipėrinė, Edhe fqinjtė ton' e dinė. Tani, djemt' e mėmėdheut! O tė bijt' e Skėnderbeut! Ju, o vėllezėr e shokė! Pa mblithni mėnttė nė kokė, Xgjuhuni, o shqipėtarė, Se afėroi dit' e mbarė! Mos vini veshnė nė botė, Si tė dojė le tė thotė. Gjithė ē'jemi shqipėtarė, Jemi njė komp e njė farė, Edh' e tėrė Shqipėria Eshtė njė si perėndia. Lereni mėnjanė fenė, Tė shikojmė mėmėdhenė, Tė jemi miq nė mest tėnė Dhe shokė, si kemi qėnė, Ta shtojmė vėllazėrinė, Dashurin' e miqėsinė. . . . . . . . . . . . . . Jemi djemt' e mėmėdheut Gjithė dhe tė Skėnderbeut, Sicili le tė besonjė Sikundėr tė kupėtonjė, Po feja tė mos na ndanjė, Nė xgjedhė tė mos na mbanjė. Pėrpiqi pėr vethet tuaj, Mos pėr bot' e pėr tė huaj. Eshtė dit' e diturisė Sot e koh' e urtėsisė S'bėn dot punė marrėzia, Padija e foshnjėria, Poshtė ndarja e nakari, Qoftė lark nga shqipėtari, Rroftė bashkimi pėrjetė, Q'e fali zot'i vėrtetė! Ta kemi vėllazėrinė, Miqėsin' e urtėsinė, Njė fjalė gjithė tė themi E njė dėshirė tė kemi: Tė nderojmė mėmėdhenė, Gjuhėnė e vetėhenė, Shqipėrinė ta shpėtojmė, Sė gjithash ta lartėsojmė Atė kemi gjithė mėmė, Nė tė huaj nuk' e lėmė Pa njeri tė mos kuxonjė Ta pres' e ta copėtonjė. Shqipėri, o jetėgjatė! Ty tė kemi mėm' e atė Dhe pėr ty do tė lėftojmė, Gjersa tė tė trashėgojmė! Pėr ty gjithė, dit' e natė, Mejtohemi gjer' e gjatė. Ti kurrė s'prishesh, s'shkretohesh, 7 As drobitesh, as pengohesh. Mė ke gjithė bukuritė E tė tėra mirėsitė: Ke fusha me lule shumė, Lumėnj tė mbėdhenj pa gjumė, Male tė lart' e tė veshur, Buzėn' e detit tė qeshur; Gjithė gazė ta dha zoti, Ta ka falur qė qėmoti; Mė je dritėzė nė dritė, Me tė gjitha mirėsitė. Pėr ty shumė do tė thoshe, O Nuseja bukuroshe! Ti s'plake kurrė nė jetė, Posi perėndia vetė! Vdekja edhe pleqėria, Shėmėtimi, dobėtia, Ty s'ta zėnė dot pėqinė, Mėsa zėnė perėndinė! Ke pjell' aqė tė vėrtetė, Sa s'nėmėrohen nė jetė, Pa ke pjellė Skėnderbenė E gjithė trimat sa qenė. Ke sot djem t'urt' e tė mirė, Trima me shumė dė shirė. Nukė vdesin shqipėtarėt, Janė vet'ata tė parėt. Dardha nėnė dardhėt bije, Dit' e sotme qe dhe dije, Nukė shuhet njerėzia, Vdes e ėma, rron e bija, Rron i biri, q'ėshtė vetė I ati qė qe ndė jetė. Trėndafili, qė ep er1%, Ēeletė sėrish nė verė. Ju priftėrė mjekėr gjatė, Q'u quan kombi uratė, Uratė e perėndisė, Q'ėshtė drit' e gjithėsisė, Munt tė bėhi tė pabesė Pėr tė mirėt tė Moresė? ............................ Hrroni dot mėmėdhenė? E pse? Ē'e kemi Morenė? Krishti grek nukė ka qėnė, Dhe besėn ata s'e bėnė. Dhe ju hoxh' e ju dervishė Mos shihni xhami e kishė, Si kisha 'shtė dhe xhamia, Tekdo ėshtė perėndia, Pa tė tėrė njerėzinė Zot' i math e ka tė tinė, Se pėrpara perėndisė Nj'ėshtė tuf' e njerėzisė Kush ka zėmrė tė qėruar, Munt tė jet' ajy m'i ēquar, Se po vetėm urtėsia N'afėron te perėndia. Ta doni keq perėndinė, Po bashkė me Shqipėrinė. Shqipėri, tė qofsha falė! Tė kam mėm' e mė ke djalė, Nė gjit tėnt ngrihem e bije, Ti ke fuqi perėndie, E mer nė gjit bukurinė Dh'e nxjer prapė kur hap gjinė. Trėndafil' i kuq me palė, Qė nga gjiri yt ka dalė, Ėshtė gjaku i njė mbreti, Qė prėhje ndė gjit tėnt gjeti. Nga tė mos nxjerē lule m'erė Ti, qė kėllet kurdoherė Ndė gji vetė bukurinė? Gjithė tek ti ven' e vinė. Parrajs' e vėrtetė vetė Ėshtė Mėmėdheu nė jetė. NAIMI -------------------------------------------------------------------------------- Nėnės Shqipėri Rrjedhin o mengjeset, rrjedhin si ujevara, ja keshtu mes njerezve, jeta jone edhe hapat Hyj dhe une mes tyre, shtoj nje fjale, nje kenge, eshte kjo kenge e jetes, per ty Shqiperi, per ty Shqiperi moj nane Me merr ne krahet e tua, si merr femijen nena, qe ballin te ma puthi, edhe dielli edhe hena. Une marr nga drita jote, ti merr nga zemra ime, dhe dore per dore rendim, e shtrenjta jeta ime. Rrjedhin o buzembremjet, rrjedhin kalterojne, ne nje kend te globit, rritim jeten tone Hyj dhe une mes tyre, shtoj nje fjale, nje kenge, eshte kjo kenge per jeten, per ty Shqiperi, per ty Shqiperi moj nane. ------------------------------------------------------------------------------- |
I nderuar Arbias,Njė temė me poezi tė shkrimtarėve te ndryshėm e kemi tek Letėrsija,postimet tuaja i Zhvendosa tek ky nėn forum.
Ju Flm. pėr mirėkuptim Naki. |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:38. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.