![]() |
Poezi nga Mesazheri.
SHPIRTRA
Kush rėndon mbi kėllqet e historisė? Kush kėrrus? Kush plak mesjetėn? Shpirtra tė dehur Nga vera e delirit Shpirtra tė etur Tė mufatur nga dhjamrat e askezės Kush muros shekullin tim? Kush mė programon ėndrrat? Kush gdhend shpesėn time me sqepar? Shpirtra barkbosh Shpirtra tė etur Shpirtra qė lypin Qė sdinė ēlypin Unė dua bukė dhe ujė Shpirti im do bukė dhe ujė Lereni shpirtin tim tė ngopet! Lereni shpirtin tim tė jetojė! AROMĖ MALLI Kur mė merr malli pėr njerėzit qė mė duan I ftoj tė ndajmė praninė Nė oborrin tim Dhe ēmallem me fund Dhe lutem qė tė mė marrė malli sėrish Kur mė merr malli pėr ata qė smė duan I ftoj nė ėndėrr Dhe ēmallem Dhe lutem qė ata ti marrė malli pėr mua E nėse nuk vijnė as nė ėndrrėn Zgjohem nga njė tingull me aromė guri Qė del si gromėsimė nga kraharori A E KENI PARĖ TOKĖN? A I keni parė diellin dhe hėnėn? I keni parė tek ciklojnė rrokadėn kupės qiellore? Si gardianė tė qiellit Po yjet, a i keni parė? Si lulishte dritash Struken ēdo ditė nėn kurorėn e kaltėrt E tokėn, e keni parė? Me kurrizin kthyer nga qielli Duke shpėrfillur ndriēimin e diellit, Tė hėnės, tė yjeve BULEVARDI DĖSHMORĖT E KOMBIT Nė bulevardin Dėshmorėt e kombit Mes pllakave tė thyera Me stil socialist Varroset rėra Dikush mė ktheu disa libra Mi kish marrė para njė viti Mes fletėve tė grisura Kamufloheshin Njė emėr Njė nėnshkrim Njė autograf naiv nė gjuhėn angleze Nga njohės tė kėqinj tė saj Pastaj fletė pas flete shumė tė tillė E ērėndėsi kanė Ajo qė mbetet janė pllakat Kurse rėra i mban Rėra vetėvarroset Rėra ėshtė partizan i panjohur i infrastrukturės Ajo qė mbetet ėshtė koha Koha kur naiviteti ishte dashuri Buzėqeshjet si projektorė tė bulevardit Buzėqeshjet si targa mbi shpina Kėto kanė vlerė Kush braktis buzėqeshjen Kush braktis dashurinė Zhvlerėsohet nė bursėn e bulevardit Dėshmorėt e Kombit Mbetet Partizan i panjohur Pa bust, pa shesh, pa rėrė MĖ FAL O DASHURI O dashuri tė kėrkoj tė falur! Sa pak kohė kam dashuruar! Sa pak kam folur pėr ty Sa pak kam shkruar pėr ty Mė fal, o dashuri! Qė nuk e rrafshova Pyllin pranė shtėpisė Ta bėja lapsa Dhe pėrroin qė se thava Ta bėja bojė Dhe livadhet Qė si bėra fletė tė bardha Tė shkruaja pėr ty Mė fal qė jehonat e grykave Nuk i bėra himne pėr ty Dhe zogjtė qė si dirigjova Nė simfoninė tėnde Mė fal qė kisha frikė Qė as kėto nuk do tė mjaftonin! TIK-TAK Tik-tak Ora troket ēastet e kujtimeve tė mia Buzėmbrėmjeve Pėrqafuar me tė kuq perėndimesh Shpreh dėshirėn e pėrjetshme TI kthehem tė kaluarės Ashtu I pamėsuar Kėmbėzbathur, I varfėr Ėndėrrues I ethshėm Tik-tak Ėshtė kėnga e mėngjesit Gdhirė zgjuar nė pritje Nė pritje tė ftesės sė panisur Tė burgosur nga tirania e lėndės Tik-tak Ėshtė shėtitja e palodhur e akrepave Ditėve, netėve Brigjeve tė ėndrrave tė mbetura ėndrra Ėshtė trokėllimė e kohes Qė gjithnjė na lė pas Harrueshėm Tik-tak Ėshtė lindja jonė qaramane Janė rrahjet e zemrės Frymėmarrjet tona Gjithherė mė tė rralla Hapat tanė tė dehur Tė pavėmendshėm Tik-tak Ėshtė trokitja e shpirtrave Nė derėn e palėndtė Tė qiellit ĒADRA E BABAIT Sot u zgjova diellshėm dhe dola Me vete kisha njė ēadėr ēadrėn e babait Po zbrisja shkallėt e ylberta Kur pashė njė profil hėnor Dhe u lėkunda tėrmetshėm Sikur tė ishte thyer njė ngjyrė Por ishte kėrcitja e zemrės sime Po thyhej drunjshėm Po rėndohej gurshėm Dhe krahahrori mu ēa shkrepėtimshėm Sguxoj ta gėrvisht mjegullėn e syve Ndoshta ėshtė re E unė sia shoh skajin Dhe qepallat nuk I mbyll Qepallat janė tradhėtare Me vete kisha njė ēadėr ēadrėn e babait Ah, moj ēadėr! A mos je grisur? PRISHTINES Tė gjeta me fytyrėn zbuluar, mbushur me bardhėsi, buzėqeshjesh dhe flokėsh dėbore. Renda te gjej fytyrat e tua tė pėrhėnuara. Mė ndriēuan. Fytyrat i pėrqafova. Pagjumėsinė ia ngjita vetes, si sėmundje. Desha tė mos humbas. U shtrova nė sofrėn e zemrės tėnde bujare. E shlyeva mallin me lotė tė fshehtė gėzimi. Dhe u zhyta thellė, nė dashurinė pėr zemrat e tua. Fėrkova sytė. Sa e sa herė fėrkova sytė, mos jam nė ėndėrr? Vėrtet po i shoh njerėzit qė dua? Po i pėrqafoj? Po u dėgjoj zėrin, dhe buzėqeshjet po i marr pa kamer? Ti ma mbolle mallin mes zemrės. Mi ringjalle ėndrrat Dhe sytė m'i pėrlote me hėnė dhe yje. Dhe vesėn ma le mbi ballė. Ēeljen tėnde tė trėndafiltė ma shpalove, pa drojė Mbrėmjeve mė barte nė pendėt e ftohta tė frymėmarrjes tėnde. Dhe fjeta duke pritur zgjimin, qė sėrish tė tė kthehem, mik i ri, vėllazėruar me zemrat e tua. Mallėngjyer, djegur, pėrvėluar, pres tė ma fashitėsh, tė ma shuash mallin ............................................ Lamtumirė vendi im! Nė tokėn time po mėrgoj. Tani shiu ma lėshoi rrugėn Hėna mė pėrcolli me njė tufė yje. Dhe unė rrugėn nuk e lashė tė thatė. Lamtumirė! Mė prit tė tė kthehem me njė mall tė ri, Prishtinė! [color=blue][/color][color=blue][/color][size=6][/size][code][/code][b][/b] |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:25. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.