Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Diskutime Shoqėrore (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=111)
-   -   SI E SHIHNI KOSOVEN PAS NJEZET VITESH (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=17652)

zemermiri 26-09-05 17:36

SI E SHIHNI KOSOVEN PAS NJEZET VITESH
 
Besoj se nuk duhet ndonje njohuri e madhe te konstatojme ndryshimet ne Kosove gjate njezet viteve te kaluara, por sa munde te paramendoni ndryshimet qe do te ndodhin apo duhet te ndodhin ne shoqerine tone gjate njezet viteve te ardhme.
Une mendoj se do te kete ndryshime drastike te cilat do te verehen ne krijimin e shtresave te ndryshme shoqerore kufiri i te cilave do te jete shume me i shprehur se sot .

Arb 26-09-05 17:42

Do te thote, sipas teje, pas 20 vitesh do te verejme ndryshime edhe me te medha ne shtresat shoqerore qe ekzistojne dhe do te formohen, apo jo? Kete ke menduar?

zemermiri 26-09-05 17:52

Sot per sot eshte veshtire te flasim se ekzistojne shtresa te tilla sepse shoqeria jone eshte ende ne formim , ndersa pas nje kohe te duhur, besoj se njezet vjet eshte kohe e mire do te kemi kristalizime te shoqerise cka nuk do te thote se eshte negative .

Arb 26-09-05 17:58

Si mendon, cfare shtresash jane ne formim e siper?

Dhe, cfare te ben te bindur se humbja e kompaktesise se shoqerise sone nuk do te ishte negative?

zemermiri 26-09-05 18:08

Mendoj se ka shenja te formimit te rretheve te shendosha te cilat me kohe do te rriten dhe do te dallohen nga tollovia e krijuar .

Arb 26-09-05 18:12

Per cfare rrethesh te shendosha konkretisht e ke fjalen?

GURI SYLAJ 26-09-05 18:59

Ketu mund te behen llafe sipas qefit por nje eshte shume e rendesishme. Mbrenda kesaj periudhe bije edhe viti 2012 dhe eshte nje limit te cilin , cfardo shtresa a grupe , te reja a te vjetra , duhet te dijne se eshte pike ku neve si komb do te marrim noten qe meritojm.
Per te marre note te mire duhet te mesohet e te punohet me mire.
Ndryshimet qe do te ndodhin apo me mire thene qe duhet te ndodhin , doemos duhet te jene pozitive , duhen te jen integruese -ne rend tepare brenda trojeve etnike e mandej pse jo edhe me gjere.
Shoqeria kosovare jo por shoqeria shqiptare duhet te vetedijsohet dhe te tejkaloj egoizmin provincial, mendjemadhesine dhe sharllatanizmin ne politike,te mos lejoj qe te behet djep i krimit,
Dhe per funde - cfardo shtresash a rrethesh qe do te krijohen po nuk pati nje kontinuitet ne kryerjen e detyrave , sukseset , pa dyshim do te mungojn. Historia as nuk fillon sot por as nuk mbaron sot.

zemermiri 26-09-05 20:19

Duke perjashtuar patriotizmin romantik si shpetues te shoqerise sone ,jam i mendimit se brenda kesaj periudhe, do te thote njezetvjeqare Kosova do te kete nje pamje tjeter konfigurative te shoqerise .Sot nuk dallohet shume mjeku nga pacienti ,mesuesi nga hoxha , krimineli nga viktima , trimi nga i krisuri apo armiku nga miku. Kam bindjen se me kohe do te kuptohet rendesia e venies se vijes kufitare mes se mires dhe se keqes. Nje venie e tille e kufirit do te beje te mundshme krijimin e rretheve te shendosha shoqerore . E bardha do te jete e bardhe ndersa e zeza e zeze .

Giovanni 27-09-05 13:53

Nuk di qka te theme se nuk di se si ta paramendoj Kosoven sepse ende jan ca pune te pezulluara as ne tok as ne qiell.

GURI SYLAJ 27-09-05 19:19

Shum i nderuari zemermir, nuk besoj se jeni daltonist dhe besoj se e dini se edhe ne shoqerite me te zhvilluara - e bardha dhe e zeza mbeshtillen bashk me ngjyrat tjera dhe te gjitha se bashku e japin koloritin e jetes. As Kosova , as sot e as pas njezet vitesh nuk do te jet e kursyer nga dukuri qe i hasim sot cdokund.

Vertete se mjeku me pacientin duhet te dallojn por ata jan shume te lidhur me njeri tjetrin dhe egziston mundsija edhe e ndrrimit te vendeve.
Nese juve ju duket patriotizem romantik kur e flasin Shqiptaret atehere cfar thoni per kete kur e bejne Gjermanet. Por keni te drejte sepse Shqiptaret vetem flasin kurse Gjermanet e bejne realitet ata bashkohen me apo pa patriotizem romantik .

Mbeteni perzemersisht i pershendetur.

Krokodilli 28-09-05 11:47

[b]Pas 20 (njezet) viteve shpresoj ta shoh Kosoven sikurse Zvicrra ne ditet e sodit[/b]....
[u]
edhe pse kam frig se do ta shoh Sikurse Shqiperia Sot....[/u]

LOJETARI 24-11-05 15:53

**-
 
Duke qaluar........................................!
Mjegulle dhe pluhur ,prodhime vendore

loni19 24-11-05 16:06

Pas 20 viteve e shoh Kosoves si te Pavarur...
loni.

Barbaroza 24-11-05 17:13

Une s'mund te prognozoj asgje tjeter,vetem jam e bindur se do jete e pavarur!
Per gjerat tjera,eshte koha qe do na tregon!

Visar.bali 26-11-05 14:18

mbetet te shohim... te ardhem smund ta dime asnjeri. E pavarur ndoshta po... por e pavarur nga kush!?


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:32.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.