![]() |
Ecje pa mbarim
[b]Fati im shpend i plagosur[/b]
Edhe ti hyre ne loje fati im i mllefosur fati im i zi me padurim prite mengjesin e sa mengjese kaluan prej asaj pranvere te harruar fati im edhe ti erdhe ne rend te dites edhe sa mengjese do te gdhindesh rrisku im i thyer copa copa edhe sa agime do te presesh te zbardhin mengjese te bardha te presesh te zbardhin mengjese te bardha te pranverave te kuqe Ti fati im shpend i plagosur |
[b]Te folurit me gishta[/b]
Ne fillim me pyeten edhe sa vjet Une ngrita dy gishta Me vone me pyeten edhe sa muaj Une ngrita dhjete gishta nente tete shtate... Nje dhe kur me pyeten edha sa dite Une prape ngrita dhjete nente tete shtate... Nje Gishtat qe merrnin formen time |
[b]Nje tjeter Teute[/b]
Kushedi cfare mban ne thellesine tende te frikshme sa histori jane mbytur ne ty zjarri te erdhi hakut nga guret e kishave s´behet shtepi kot mundohen arkeologet qytet i vjeter qytet i ri kush do ta kete ate fat te bie prape atypari ndoshta nje tjeter Teute e veshur si nuse me pelhure te punuar ne tezgjah ari |
[b]Ecje[/b]
Rrugeve te pafund ecja i shoqeruar me heshtjen ne kalldremin e rrugeve hije te pakuptimta shenja ndoshta hieroglife toke e vjeter eshte kjo cdo hap me tutje nje shekull me pare cdo gur ne kalldrem nje shkronje ne leter ecja i shoqeruar me heshtjen para meje gur i gjalle skulpture lashtesie femra ilire me duar germoj dheun e lashte terrakota fibula kulture ilire eci edhe me tutje para meje letra shqipe gjuhe e vjeter toke e vjeter eshte kjo |
[/b]Rozafa[b]
Ne Kalane e Shkodres edhe ne gushte thone pikon uje une e pashe vete ne Nentor ndoshta Rozafa eshte merzitur qumshti iu be uje duke pritur[/b] |
[b]Nenesmadhe[/b]
Ti e para u linde e para u flijove Ti e para u bere Nobeliste Ti e para duhet te behesh hyjnesh |
[b]Perseri aksident?[/b]
Te jetosh kohen Popull i ndaluar Zgjimi filloi perseri Hasta la vista Pushtet pa lavdi Te poshteruar dhe te fyer Vdekja me vjen prej syve te tille Aksident i ores shqiptare ndodhi perseri Heshtja e armeve s´te sjelle lirine |
[b]Dita e Flamurit[/b]
Sa bukur flet ky per Diten e Flamurit Ky edhe per Ismail Qemalit thote se ka qene mjekerthinjur Po edhe Ne do ta ngrejme Flamurin kur te na thinjet mjekra |
[b]Anes Bunes[/b]
Ky vend heshtjerende s´guxon ze te nxjerre fjalet ia kepusin ne fyt Malit dhe Fushes edhe uje rrjedhe ndadale e pa zhurme e quajne te rende si vaj te trashe kur bie debore ngjane te vonohet pranvera c´lule qe dalin pastaj te njoma te fresketa |
[b]Tragjedi[/b]
[i]Viktimave te Otrantit[/i] Te gjithe e pane vdekjen ne syte e njeri-tjetrit te gjithe i rane ndesh ndale po munde mbyte vdekjen te gjithe diku aty jane e varre s´kane deti nuk eshte varreza me e madhe e shqiptareve |
[b]Ne burg[/b]
Une jam mire ketu ku jam une s´di s´te bej perjashta liria per mua s´eshte asgje une dua te ha vella te pi dhe po te dalesh neser Ti o Zot te gjitha keto jan te miat |
[b]Dhoma numer pese[/b]
Te gjithe e matnin kohen me ore kur une e matesha me hap duke numeruar gjithe diten ecja neper dhomen time numer pese kafene e mengjesit shpesh e pija pa ardhur shtypi ditor me fije shkrepse te djegura shkruaja poezi dhe pastaj me to bera Kullen e Ajfelit dhe mundohesha te hypi ne maje ne maje te Kulles per te pare si duket a nxene dielli |
[b]Mundim[/b]
E mbyllen njeriun ne nje dhome katrore e lodhte uria e mundonte etja e mbyste vetmia e mbyllen njeriun ne nje dhome trekendeshe dridhej nga te ftohtit digjej nga te nxehtit me nderrimin e motit e mbyllen njeriun ne dhomen piramide koken s´mund ta ngriste duart s´mund t´i luante kembet s´mund t´i levizte njeriu ngadale po vdiste duke ngritur shkembinjte e piramides |
[b]Letra pa adrese[/b]
Pse me shikon prej bires se celesit pse me flet me gishta ku humbi shikimi kush na i vodhi fjalet a shkruhet dot drejte ne leter pa vija a do te mberrije valle letra ne cak nese jo ne cfare adrese do te kthehet kush tha se nga vendet e mbyllura s´shkruhet letra a jane te verteta letrat e Gramshit a t´i shkruajme ne leter ato qe s´dihen a t´i themi a t´i qesim ne shesh ato qe s´shihen a t´i shikojme c´tu themi femijeve per ato qe i lexojne ne libra kush eshte fajtor per fjalet numrat qe mungojne letrat e pashkruara pa adres a do te mberrijne ne cak nese jo ne cfare adrese do te kthehen |
[b]Zgjuarje[/b]
Zogj te hershem qe kendoni vargun e mengjesit me krahe te lehte fluturoni mbi kurore te gjelbert nga gjethet e njome e shkundet vesen ajo na ra mbi fytyre ne s´kishim fjetur vec nje sy gjume benim |
Te gjitha kohët janë në GMT +1. Ora tani është 06:53. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.