![]() |
Kerkoj nuse.:)
Pershendetje, te dashur anetare te ketij forumi.
Duke qene se po na iken mosha per shalesh mendova te jap nje teme me qellim qe ti plotesoj edhe gjyshes deshiren e cila thote:"Po gjej mer dreq naj nuse se mbete beqar me mbete" Po i marr me seriozisht fjalet e gjyshes sonte dhe mendova te hedh ca vargje se me vjen turp tju them me fjale :lol: [b]Himni i beqarise[/b] Nuk po di nga t’ja filloj S’di me pare cfare t’ju tregoj Sot kam shume per tju tregu Sepse du me u martu. Du nje vajze ta marr per gru Se s’po shtyhet me keshtu Der dje me u martu nuk desha Thoja:akoma s’me ka le vjehrra Ndersa sot mendje nderrova Te martohem preferova. Ju do thoni pse martohesh A s’ke thene dervish do behesh?! Me te vertete keshtu kam thene Por mendje nderrova mbreme Se qe nga gushti gjer me qershor Me mbeti hekuri ne dore. Dhe kur ne shpi shkoj ne korrik Ketyre puneve dot s’ju ik Me thote nena jam e zene Ne zjarr gjellen ta kam vene. Kij kujdes se mos e djeg Se pastaj na le pa dreke. Ah cte beje beqari i gjore I mbeti garuzhda ne dore. Guzhines tashme doren ja mora C’me sheh syri ma ben dora Gatuj sallate me gjethe qepesh Njer ta hash, pastaj te vdesesh. Une bej peta per byrek Qofte per darke e qoft per drek Une di te bej dhe kek Njer ta hash pastaj t’bish vdek. Jam guzhinier klas i pare Per forume per ushtare Gatuaj embelsira, supa Si per djem edhe per cupa. Gatuj spinaq edhe fasule Me mish sorre me mish pule, Dhe kushdo qe i provon Me flete preshi fluturon. Jam guzhinier per dasme e mort Di t’bej hallva ti t’bej torte Si per ata qe martohen Dhe per ata qe transferohen. Ne gushine jam numri nji S’ma kalon dot asnjeri E gjithe lagjia me ka zili S’ke cte besh kjo eshte dhunti. Une dhe rrobat i laj vete Kanotjere, corape, breke Me perde me tapete Me carcafe e me dysheke. Vete i laj une edhe pllakat Gotat, luget edhe pjatat, S’di me shume se cfare me shtu Vete jam burre e vete jam gru. Prandaj thash me u martu T’marr dike me me ndihmu Dike qe me zemer ta du Besoj se tani jam sqaru Por akoma sjam prezantu Prandaj po e le ketu gatimin T’ja filloj me prezantimin. |
[b]Prezantimi.[/b]
Emrin une e kam Shahin Ne Librazhd e kam shtepin Vishem me te bardha e te zeza Sa me t’holla sa me t’leshta. Syte i kam ngjyre jershil Vetullat si trendafil Trendafil une jam dhe vete Permbi koke mbaj nje kaskete Jam nje serioz i vertete Vesh kollaro dhe xhakete Ne tere lagjen me thone VIP Se vesh tuta me llastik. Une jam porsi ciklon Per llafe kush s’ma kalon Sa i mire jam mor amon S’ka pastruse qe m’reziston. Une e kam zemren e gjon Bujar qe te gjithe me thon Jam i mire me te vertete Lum vjehrra qe do me kete. S’jam i shkurter as i gjate Porsi qumesht jam i bardhe Cdo mengjes ha buke e djathe E kam koken porsi dardhe. Ne pasqyre rri dite e nate Koken e shkrete se le rehate Per xhelra i lashe parate Jam shume kavalier me grate. S’jam i dobet as i shendoshe Vdes per t’henger buke me groshe Po ashtu pi aranxhate Me pelqen t’ha marmallate Por ce do qeveria e re K’to i nxorri demode. Kur je me mua rri serbez Ti ndihmoj te tjeret vdes Ndihmen une e kam pasjon Ja ofroj kush ma kerkon. Qe te gjithe i mbaj me hater E kam zemren pese me kater Jam me te vertete fenomen Gjithe pastruset i kam c’men Une pra jam Indriti i tmerrshem E gjithe lagjia me thote i ndershem S’ka njeri qe nuk me do Per belulin doni mo? Apo mjaftojne edhe keto. Une pra jam Indrit hataja Per nje vajze m’ka zene sevdaja Dhe per vajzat qe kerkojne me t’mirin Por e hap sot panairin. Tashme me zemer ne dore po pres Dhe shpresoj te kem sukses Kam mbetur me zemer n’dore Ah beqar, beqar i gjore. |
Po pati nanjona deshire, te me coj haber :lol:
Momentalisht kam vetem dy kritere perzgjedhjeje 1-Te jete femer :lol: 2-Te mos shohe shume telenovela :lol: Nxitoni perpara se te me kujtohen edhe te tjera kushte. :wink: Indrit pushka. |
E ore Indrit Pushka po mir paske berë me kete vendim qe paske marrë.
Edhe une pata vendos njihere me u martue dhe u deklarova publikisht se jam rrit e po du nuse, por edhe i pata qit do kushte, e nje prej kushteve ishte qe kerkoja virgjine, per ate edhe ngela deri ne keto ditë pa martu, e tani kam vendos me zbut pak kriteriumin e kushteve. Tani vie ne shprehje edhe e bajtur pak por jo edhe e deformuar krejt, pra mos te ket kilometrazh te madhe te kaluar. Indrit Pushka lutem qe te del nafaka e helbete me at rrug mos po del naj nafak edhe per mue se qka u bë boll boll u bë, nuk rrihet ma beqar. |
hmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm....................
e mare djal mare djal, :?
cka po lyp eshte ber shume veshtir te gjejsh. nuk eshte fjale per nje "nuse", sa me pas nje trup per ta veshur me velle, por eshte fjala te aj njeri qe e kerkon ti. te kisha then prit edhe pak deri sa ti bejn githe "letrat" qe dojn mi ber, e te ndahen ata qe nuk jan te lumtur, e te qetesohet bota shqiptare e ateher provo edhe njeher. te uroj sukses.... |
indrit i nderuar,
si po shihet sdoj te martohen femrat... me vjen keq..... sa je munduar me vjerrshen.... :cry: :cry: :cry: :cry: |
ahahahahahah
Pershendetje Problematiku e Preshevare :lol: nuk dashkan me u martu jo, e shoh qe mbeta beqar dreqi e hongert. Pata kohe pa hyre me ketej. :x |
[quote=INDRITI]ahahahahahah
Pershendetje Problematiku e Preshevare :lol: nuk dashkan me u martu jo, e shoh qe mbeta beqar dreqi e hongert. Pata kohe pa hyre me ketej. :x[/quote] jo bre nuk jet, do te vij dita edhe ty... gajret gajret gajret |
Te gjitha kohët janë në GMT +1. Ora tani është 00:51. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.