![]() |
KRONOLOGJIA SHQIPTARE
[b]Kronologjia e ngjarjeve qe nga 360 para Krishtit deri me sot.[/b]
( shėnime historike ) Gjush Sheldija (1902 - 1976) Shkodėr, 1957-1958 K R O N O L O G J I A Nga legjendat: Pellazgėt themelojnė Dodonėn. Kelkėt themelojnė Ulqinin. Pirro Neoptolemi, i biri i Akilit, bahet mbret i Epirit dhe themelues i dinastisė sė Paridėve. Heleni, i biri i Priamit, themelon Butrintin. Kliniku, i biri i Hyllit, mbret ilirėsh, u ēon 72 anije grekėve pėr rrethimin e Trojės. Enea zbret ndėr brigje t'Epirit, nė Butrint. Selėt ruejnė orakullin e Dodonės. Tre vllazen ngrehin kėshtjellėn Rozafat nė Shkodėr. Nga historia: 635 para Krishtit - Gorgi, i biri i Ēipselit, me korēirasit themelon Artėn. 627 para Krishtit - Korēirasit themelojnė Durrėsin; ma vonė Korinthasit themelojnė Himarėn, Pojanin e Qerfozin. - Dionizi i Sirakuzės themelon Lezhėn 600-550 para Krishtit - Segovezi, prijėsi i Galėve, pushton Epirin. 435 para Krishtit - Durrėsi dhe Arta, sė bashku me korintas e taulantė luftojnė kundėr korēirasve. - Galėt pėrshkojnė dhe grabisin Ilirinė. - Lekė Mollosi sundon n'Epir. 350 para Krishtit - Disa fise ilire mėsyjnė Filipin e Maqedonisė, i cili i then. 356 para Krishtit - Agroni shtron Epirin dhe merr Qerfozin. 356 para Krishtit - Lindė Leka i Madh. 356 para Krishtit - Bardhyli, mbret i ilirėve mėsynė Maqedoninė. 355 para Krishtit - Lufta me "Lidhje". 336 para Krishtit - Leka i Madh hypė nė fron. 334 para Krishtit - Tė bijtė e Bardhylit, Kliti e Glauku ēohen kundra Lekės sė Madh. 326 para Krishtit - Vdes Lekė Mollosi. 326 para Krishtit - Vdes Leka i Madh. 305 para Krishtit - Pirroja nė luftė t'Ipsit kundėr Dhimitėr Poliorcetit. 287 para Krishtit - Pirroja mund romakėt e Kartagjenasit pushtojnė "Magna Greacia", Lybien. Pirroja themelon Berenicen (Prevezen). 280 para Krishtit - Pirroja mund romakėt nė Herakle. 279 para Krishtit - Pirroja nė krye tė ushtrisė greko-siēiliane kunder Kartagjenasve e Mamertinėve. 275 para Krishtit - Lufta nė Benevent. 272 para Krishtit - Vdekja e Pirros n“Argos. Vijnė mbas tij Leka, Pirroja II e Ptolemeu. 250 para Krishtit - Ilirėt fitojnė pavarėsinė nėn Glaukun, mbas tij vjen i biri Pleurati. - Agroni pushton Epirin, Qerfozin e lufton kundėr "Lidhjes etolike". - Shkodra kryeqytet i Ilirisė. 232 para Krishtit - Teuta sundon Ilirinė nė emėn tė Pineut 230 para Krishtit - Teuta shtron ishujt e Dalmacisė e tė Liburnies. Teuta pushton Durrėsin dhe Qerfozin. Teuta pret krenarisht tė derguemit romakė, C. Junius dhe L. Coruncanius; ky i fundit vritet nė kthim. 229 para Krishtit - Ilirėt luftojnė kundėr romakėve qė duen me i pushtue. 228 para Krishtit - Roma i shpall luftė Teutės. 221 para Krishtit - Vdes Teuta; Dhimitri pushton krejt Ilirinė e romakėt vejnė Pineun. 220 para Krishtit - Ilirėt shklasin pėrsėri Maqedoninė. 219 para krishtit - Etolianėt mėsyjnė Epirin e rrethojnė tempullin e Dodonės. 216 para Krishtit - Dhimitri pushton Vlonėn e tjera qytete tė Ilirisė. 205 para Krishtit - Paqja e Durrėsit. 200 para Krishtit - Fillojnė luftat kundėr Ilirisė. 198 para Krishtit - Genci hypė nė sundim. 168 para Krishtit - Genci ndryhet nė Shkodėr dhe dorėzohet nė Medeon (Medun). Iliria dhe Epiri provincė romake. 167 para Krishtit - Vdes Genci n“Iguvium (Spolet) Itali. 153 para Krishtit - Kryengritja e madhe ilire nėn kryesinė e trimit Bato qė zgjati 6 vjet. 83 para Krishtit - Vlona qendėr shkencash; kėtu kryen mėsimet Oktaviani. 48 para Krishtit - Mark Antoni zbarkon nė Nymphaeu (Shėn Gjin) del nė Lezhė nė ndihmė tė Pompeut. II. 48 para Krishtit - Mark Antoni pushton Lezhėn. 31 para Krishtit - Oktaviani themeloi Nikopolin (Prevezen). - Lindja e Jezu Krishtit 59 mbas Krishtit - Sh'Pali pėrshkon Ilirinė dhe Epirin me Maqedoni dhe Sh. Ndreu nga Akaja kalon n'Iliri. 98 mbas Krishtit - Vdiq i martirizuem Sh“Asti, ipeshkėv i Durrėsit. 178 -193 mbas Krishtit - Shėn Eleuteri epirotas, Papė shqiptar. 267 mbas Krishtit - Gotėt shklasin Ilirinė. Shek. III mbas Krishtit - Martirizimi i Shėn Izaurit dhe i Inoēentit athinas nė Pojan sė bashku me Bardhin e Porozvinin e Herminin pojanas. 287 mbas Krishtit - Vizigotėt pėrshkojnė Ilirinė. 282 mbas Krishtit - Probi, peranduer romak dhe fis iliras, nėnshtron Gotėt n'Iliri. 283-296 mbas Krishtit - Karli Papė, nga Salona e Ilirisė. 3.II.316 mbas Krishtit - Martirizimi i Shėn Vlashit nė Sebaste t'Arbėnit. III.320 mbas Krishtit - Martirizimi i 40 martirėve nė Sebaste t“Arbėnit. 368 mbas Krishtit - Sundon Valentiniani, i fisit Iliras. Valentiniani dekreton ligjin qė populli i vogėl i krahinės iliriane tė ketė nga njė "defensor plebis" (Mbrojtės). 370 mbas Krishtit Krishtėnimi i pėrhapun gjithkund nėpėr Shqipni dhe i organizuem plotėsisht. 374 mb. Kr. Kuadėt e Sarmatėt shklasin Shqipninė. 376 mb. Kr. Gotėt me leje tė Arkadit bijnė nė Epir. 387 mb. Kr. Shkodra Seli Arqipeshkvnore. 395 mb. Kr. Iliria bahet krahinė romake e thirret Praevalitane. 395 mb. Kr. Shqipėria nėn mbreten romakė tė Bizantit, sundon Honori. 396 mb. Kr. Durrėsi metropol i Ilirisė. Shek.IV-Shėn Donati ipeshkėv i Evoresė n'Epir (kohėn e Theodozit tė Madh). Shėn Prokuli e Shėn Martiri (kohen Liēinit) nė Ulpianėn e Dardanisė-Iliri. 402-417- Rufi, ipeshkėv i Salonikut, sundon dioqezet e Ilirisė dhe t'Epirit. 30.IX. 420-Vdekja e Shėn Jeronimit, iliras nga Stridonja. 431- Imzot Senecioni, Arqipeshkėv i Shkodrės merr pjesė nė Konēilin e Efezit. 481- Ostrogotėt rrethojnė Durrėsin. Njė pjesė Shqipnie nėn Teodorikun. 493- Justiniani, sundon pėr do kohė nė Ballkan. Nė Epir ngrehė kėshtjellėn dhe ndėrton njė akuedukt. Shek.V- Shėn Niēeta, ipeshkėv nė Remezianė (kohėn e Shėn Paulinit nga Nola. 553 - Justiniani, me fis iliras, dėbon Ostrogotėt nga Iliria. 600 - 650 - Serbėt, mandej Kroatėt dynden nė Shqipni. 601 - Shkodra seli ipeshkvnore. 640 - 642 - Gjoni IV papė iliras nga Dalmacia. 687 - Kononi papė nga Thrakja. 920 - Simeoni car i Bullgarėve shtrinė sundimin deri nė Butrint, Himarė e Vlonė. 990 - Samueli i Bullgarisė pushton Durrėsin. Shek.XI - Normanėt, tė primė nga Robert Guiskardi e i biri i tij Boemundi, pushtojnė Shqipninė. 1019 - Bizantinėt i thėrrasin shqiptarėt albanoi, fis tė cilin e pėrmend Ptolemeu mė 150 mbas Krishtit. 1050 -1080 - Shqipnia e Veriut nėn Serbinė. 1081 - Durrėsi, Vlona, Janina dhe Shkupi nė dorė tė Normanėve. 1085 - Venecianėt mundin Normanėt afėr Butrintit ku vdiq Guiskardi. Bizantinėt prapė pushtojnė Shqipninė, por Durrėsin dhe pak qytete. 1094 - Emni Albanoi pėrmendet ndėr kombe perėndimore. 1110 - Thema Dyrrachion provincė nė vedi me kryeqytet. 1180 - Mbreti serb Stefan Nemanji, pushton Durrėsin. 1185 - Guljemi II norman, merr Durrėsin, Shkodrėn, serbėt zaptojnė Shqipninė. 1202 - Mėhill Ejlluer Komneni pushton Epirin. 1210 - Venediku pushton Durrėsin e brigjet e Detit Adriatik. 1215 - Theodor Ejllori qet venedikasit jashtė Shqipnie. 1218 - Abati Pjeter Dokne asiston nė themelimin e Kishės sė Shirqit. 1218 - 1241- Jovan Ahseni II Car i Bullgarėve pushton Shqipninė e Eperme. 1240 - Themelimi i Kuvendit Franēeskan tė Lezhės. 1245 - Mbahet Konēili i Lionit. 1259 - Mėhill Ejllori i jep sė bijės, Helenė, si pajė Vlonėn, Janinėn, Beratin, Durrėsin dhe Qerfozin. 1271 - Mėhilli II dhespot n'Epir. 1272 - Karl Andoni merr Durrėsin dhe Beratin. 1272 - Themelohet Kisha e Shėn Rrokut. 1274 - Durrėsi rrenohet prej termetit. 1330 - Stefan Uroshi II pushton Shqipninė e mesme dhe Epirin. Vdiq n“Uri i Lumi Franēesk. 1288 - Franēeskanėt ngrehin sė parit Kuvendin e tyne nė Shkodėr. 1290 Helena e Rashės nderton kishėn e Shirqit 9.IV.1302 - Me urdhėn tė Senatit tė Venedikut lirohet Ambasadori i Turqisė i arrestuem nė Lezhė nga proveditori i atij qyteti. 1304 - Filipi, princ i Tarantit merr Durrėsin. 1312-1318-Shqiptarėt lidhen me Filipin e Tarantit kundra Uroshit II e e ngushtojnė nė Shkup me i dhanė liri. 1319 - Shqiptarėt e veriut hidhen kunder Milutinit dhe me armė nė dorė nxjerrin disa tė drejta tė mohueme deri atėherė. 1336 - Kryengritje kundėr Car Dushanit. 22.I.1346 - Kunorėzimi i Car Dushanit. 1346 - Ndėr dokumentat e Klementit VI pėrmendet Katedralja e Shkodres. 1358 - Pjetėr Loshė Mazrreku dhespot i Nartės. 1358 - Nisė sundimi i derės sė Balshajve. 1361 - Vdes Balsha I 1361 - 1401 - Tė bijtė e Balshės I pushtojnė Republikėn e Tivarit dhe vejnė selinė nė Shkodėr. 1363 - Karl Topia pushton Durrėsin dhe mbytė Niceforin. 1370 - Balshajt pushtojnė Kaninėn dhe Vlonėn. 1372 - Balshajt u marrin serbėve Pejėn, Prizrenin, Ohrin dhe Kosturin. 1375 - Gjin Bue Shpata pushton Morenė e bahet sundues i saj. 1383 - Balshajt pushtojnė Durrėsin. 1385 - Otomanėt qesin Balshajt jashta Durrėsit ku hyn Karl Topia. Vdes Balsha II i mbytun. 1389 - Gjergji II Balsha ikė nė Ulqin e Tivar. 1392 - Turqit duken pėr herė tė parė nė afėrsinat e Shkodrės. Venedikasit marrin Durrėsin prej Gjergj Topisė. 1393 - Niketė Toia nė Krujė. 1393 - Dukagjinasit pėrmendėn si derė sunduese. 1394 - Ndertohen tė parat saranxha nė kėshtjellėn Rozafat. II.1395 - Gjergj Strazimir Balsha i shfaqė dishirin Venedikut me i lėshue Shkodrėn. IV. 1396 - Gjergji II Balsha then Radiq Cernojeviqin e Malit tė Zi. Gjergji II Balsha ia shet Shkodrėn e Drishtin Venedikut. Venediku pushton Shkodrėn. 21.VI.1399- Meremetime nė kėshtjellė tė Lezhės. Vdes Gjin Bue Shpata. Vjen mbas tij Maurik Bue Shpata, dhespot nė Nartė. Venediku merr Vlonėn, Butrintin dhe Pargėn. 1401 - Venediku merr masa mbrojtėse nė kėshtjellė tė Shkodrės. 2.II.1403 - Gryka e Bunės forcohet nga Venediku. Maurik Bue Shpata qet grekėt jashtė Janine. 6.V.1403 - Nga sundimtari venedikas merrėn masa mbrojtėse pėr Shkodrėn. 1408 - Helena Balsha dhe Strazimir Balsha zgjedhin kontin Topia si arbiter pėr ēashtjet e linduna nė mes tyne dhe Venedikut. 1409 - Shkodra ēohet me armė kundra Venedikut. Venediku ēon ushtri pėr mbrojtje tė Shkodres dhe t'Ulqinit nga kercnimi i turqve. 1412 - Lindja e Gjergj Kastriotit nė Krujė. 1422 - Mbahet Konēili i Kostancės. 1418 - Karl Toēi mbytė Maurik Bue Shpatėn e bashkon dhespotatin e Janinės e t'Artės. 1419 - Gjon Kastrioti, princi i Krujės mundet prej Evrenoz Pashės tė cilit i jep peng kater bijtė. 31.I.1430 - Humanisti shkodran Gjon Gazulli merr doktoratėn n'Universitetin e Padovės. Venediku ēon fuqi tė reja pėr mbrojtjėn e Shkodrės e t'Ulqinit nga turqit. 1431 - Janina bie nė duer tė turqve. 1434 - Shqipnia Veriore ēohet nė luftė kundėr Turqisė. 1443 - Skanderbegu largon Turqit nga Sfetigradi 1.III.1444 - Lidhja e Lezhės ku marrin pjesė edhe Dukagjinėt, Shpatėt, Dushmanėt, Altisferėt e Dejės, Arianitėt, etj. 12.VII.1445- Skanderbeu i shpallė luftė Sulltan Muratit II. 1447-Skanderbeu, mbas luftės me Venedikun, xen rob nė Mirditė Mustafė Pashėn. 22.VI.1449 - Skanderbeu ban paqe me Venedikun. Skanderbeu then Muratin II. Zjarr i madh n'Shkoder qė mbėrrin deri nė dyert e kėshtjellės. II.1452 - Pal Dukagjini shpėrblehet prej Venedikut me merita patriotike. 1453 - Skanderbeu then Hamza Kastriotin e Mois Golemin. 4.I.1454-Sundimtarėt venedikas mblidhen nė Durrės pėr tė bisedue mbi masat mbrojtėse dhe fortifikuese kundėr Turqisė dhe shtrohet se si me i ndihmue Skanderbeut. 6.II.1453-Rektori i pėrgjithshėm venedikas urdhėnohet me bashkue forcat me Skanderbeun kunder turqve. 1459- Skanderbeu shkon nė ndihmė tė Ferdinandit t'Aragonės nė Bari. 1460-1461-Skanderbeu kthehet me vrull nga Italia dhe mund katėr ushtri turke njena mbas tjetrės. 1461-Bahen fortifikime nė kėshtjellėn e Shkodrės. 1462-Formula e Pagėzimit. VIII.1463 - Skanderbeu then ushtritė turke afėr Ohrit. 1464-Afėr Gurit tė Bardhė Jakup Pashė Arnautin Skanderbeu e then dhe e mbytė. 1466 - Skanderbeu then ushtrinė turke i primė prej Ballaban Badėr Pashės qė mbet vdekun n'at luftė. 1467-Skanderbeu then sulltan Mehmetin dhe e ngushton me dalė prej Shqipnie i koritun. Mblidhet Kuvendi II i Lezhės. I.1468-Vdes nė Lezhė Gjergj Kastrioti, Skanderbeu. Imzot Pal Ejllori, Arqipeshkėv i Durrėsit merr sundimin e Shqipnisė. 17.V. 1474 - Qarkimi i parė i Shkodrės nga turqit, sundimtar Anton Loredani. 20.6.1478-Turqit pushtojnė Krujėn dhe mbysin Kontarinin dhe Lekė Dukagjinin. Mbas njė lufte tė rreptė Lezha bie nė dorė tė turqve. 1479 - Shkodra nė dorė tė turqve tė cilėt bajnė lidhje me Venedikun. 1480 - Pushtimi i plotė i Shqipnisė nga turqit.Sulltan Mehmeti del n' Otranto. 1481 - Gjon Kastrioti II pushton shumė vende tė Shqipėnisė me ndihmėn e himariotėve. 1481 - 1492 - Mergimi i shqiptarėve nė Siēili (Itali). 1488 - Gjon Kastrioti mundohet me i dėbue turqit nga Shqipnia. 1493 - Themelimi i ma sė parės shtypshkronjė n'Obot afer Rijeke, ma e para nė Ballkan. 1499 - Fr. Bernardini, frat shkodran, i shkruen Senatit tė Venedikut tue e lutė tė formonte njė ushtri e tue bashkue me forcat shqiptare nėn urdhėnat e Skanderbeut tė ri, tė birit tė Gjergjit dhe me pjesėmarrjen e Dukagjinasve, t“u forcojshin nė Lezhė e prej andej me mėsye Shkodrėn dhe Krujėn. 1501 mb. Kr.- Durrėsi nė dorė tė turqve. 1503 - Kanė fillue luftat e papreme tė shqiptarėve kundėr turqve. 1504 - Gjergji Negro, ambasador i Venedikut nė Stambollė, cakton kufijtė e Shqipnisė sė Veriut dhe ato t'Ishullit tė Lezhės. 1505 - Ishulli i Lezhės bie nė duer tė Turqve. 1545-47 - Mblidhet Konēili i Trentit. 1555(5.I.) - Del nė dritė "Meshari" i Gjon Buzukut. 1566 - Lindė Dom Pjetėr Budi nga Guri i Bardhė. 1571 - Turqit marrin Ulqinin e Tivarin. 1572 - Shqiptarėt ēohen kundėr Turqisė. Ibrahim Pasha i Pejės ēohet kundėr Turqisė. 1577-Kryengritje e madhe dhe lufta kundėr Turqisė nė Shkodėr te Lama e Spahijve. Vendosja si sundimtar vendas e Begollejve tė Pejės. 1583 - Franēeskanėt kanė pesė kuvende; nė Rubik, Lezhė, Sebaste, Kep tė Rodonit dhe nė Memel (Hajmel apo Mėnelė). 1592 - Kryengritje e pėrgjithshme nė Shqipėni. 23.7.1602 - Mbledhje e madhe nė Sh'Llezhdėr tė Mirditės ku marrin pjesė 2656 krenė dhe kėrkojnė lidhje me Venedikun kundėr Turqisė dhe mbrenda tri ditėve mblidhen 100.000 luftėtarė, por Venediku nuk bėzanė. 1606 - Lindė nė Sapė Frang Bardhi, shkrimtar dhe autor i njė fjalori nė gjuhėn shqipe. 1607 - Njė tjetėr kryengritje popullore kundėr Turqisė. 1614 - Hoti, Kuēi e Shkreli lidhin besėn kundėr Turqisė dhe rrokin armėt pėr liri. 1621 - Imzot Pjetėr Budi organizon njė kryengritje kundėr Turqisė ku marrin pjesė 300.000 vetė. 1623 - 38-Fiset e Kelmendit ēohen kundėr Turqisė dhe thejnė Sulejman Pashėn. Me tź bashkohet edhe Kuēi. 1624 - Martirizimi i Dom Mark Kishaj, famullitar i Shkodrės. 1630 - Lindė Imzot Pjetėr Bogdani, nė Gur tė Hasit tė Thatė tė Dukagjinit. 1626 - Imzot Frang Bardhi nė Venedik i pėrgjigjet Imzot Gjon Tomak Maranoviqit, tue mbrojtė shqiptarizmin e Skanderbeut. 1638 - Hoti ēohet nė luftė kundėr Turqisė. 1644 - Franēeskanėt misionarė P. Pali nga Mantova dhe P. Salvatori nga Affida, qenė mbytė e hjedhė nė Cem. Ai vend sot quhet Pellgu i Fratit. Mbytė me thika. 1648 - P. Ferdinandi nga Albisola e P.Jaku nga Sarnane, misionarė franēeskanė, ngulun mbi huj pėr fe nė Pazar tė Shkodres nga Turqit. P. Ferdinandi ndei gjallė tri ditė tue predikue. 1645 - Kelmendasit qesin jashtė Turqit. 1674 - Dom Nikollė Vladanji thotė meshėn e parė nė Kishėn e Pdhanės. Me 1693 bahet ipeshkėv i Lezhės. 1687 - Kelmendi e Kuēi dhe Himarjotėt ēohen kundėr Turqisė. 1696 - Mbarė krahina e Hotit lufton kundėr Venedikut pėr ēėshtjen e Ulqinit. 1698 - P. Filip Shkodra ēelė shkollė nėfamiljen Kamsi, nė Shkoder. 1699 - Kelmendi nė luftė kundėr Turqisė, bashkohet me tź Ulqini e Tivari. 1700 - Imzot Anton Zezaj (Negri), ipeshkėvi i Shkodres, vjerrė nė konop pėr fe nė pazar - Teqe. 1700 - Klementi XI Albani Papė shqiptar i lindun n'Urbino. 1703 - Konēili i Parė Shqiptar nė Mėrqi i kryesuem nga Imzot Zmajeviqi, arqipeshkėv i Tivarit. 1718 - P. Antoni nga Sora, franēeskan, varė nė konop pėr fe, afėr Shkodre. 1739 - Malėsorėt e Mbishkodres vrasin Mahmut Pashė Begollin prej Peje. 1740 - Zi e madhe buke nė tė gjithė Shqipėninė. Don Karlo i Napolit dergon grunė. Ēmimi: Njė kalė arrinė 16.000 aspra, ēeniku i orizit 40 oka e djathė 40 aspra dhe oka e mishit 20 aspra. 1743 - Dom Gjon Nikollė Kazazi boton librin e tij. 1745 - Pėrmendėn nga rregjistri i Imzot. Pal Kamsit kėta lagje dhe rrethe tė Shkodres, Tophana, Rėmaji, Kazena, Sh'Lavrendi, Qafa, Kishaj, Zarufa, Shiroka dhe Kepi i Madh. 1747 - Kryengritje e madhe kundėr Turqisė. 1755 - Ēaushollajt qiten jashtė Shkodre. 1764 - Themelohet nė Shkodėr shoqnia e Shėn Andout. 1769 - Mehmet Pashė Plaku i Derės Bushatlijve emnohet sundimtar i Shkodrės. 1775 - Pėr tre muej rresht shi i madh e dame tė panumėr sidomos nė Pult, Shosh, Nikaj- Mertur, Selcė, Drisht. Shkodra u mbyt n'ujė. Dom Jak Tanushi Zorba, nderton Kishėn e Shkrelit. Mehmet Pasha me tė birin e me 15.000 ushtarė niset me zhbi Kuēin. 1778 - Mustafė Pasha shkon nė More e vdes. 1779 - Prej 6 Kallnorit deri me 29 prill asnjė pikė shi dhe u bā korrje e ganishme. 1784 - Pazari i Shkodrės mbushet me drithė dhe ēmimi qė ishte prej 3000-2400 aspra huni, ra nė 1500-1200 dhe ky bollėk vazhdoi deri mė 1789. 1786 - Kara Mahmuti then ushtrinė turke qė kishte ardhė me rrethue Shkodrėn. 1787 - Kara Mahmuti pajtohet me Mirditė. 1787 - Imzot Gjergj Radovani shuguron ipeshkėv Imzot Frano Borcin, prift shkodran, nė kishėn e Shėn Mėrisė Magdalenė. 1787 - Nė qafė Dardhė xehet nė befasi dhe i pritet kryet Kara Zeqir Pashės, Vezir i Rumelisė prej anmiqve tė tij. 1887 - Mahmut Pasha me sulm del e zbret nga kėshtjella ku ishte ngujue, then ushtrinė qarkuese, vret Mehmet Pashė Ēaushollin dhe ndjek ushtrinė boshnjake deri nė Kotorr. 1787 - Mehmet Pashės i pritet kryet. IV. 1788 - Vritet Tahir Agė Juka dhe i biri i kapidan Pashė Shpuzės, anmiq tė Mahmut Pashės. 1788 - Mbėrrijnė nė Shkodėr tre delegatė tė Zefit II t'Austrisė dhe ndryhen nė kėshtjellė pėr bisedime me Mahmut Pashėn. 1788 - Tė pėrcjellun prej besnikėve tė Mahmut Pashės,tre delegatėt austriakė nisen kah Kraja, por afėr Muriqit, vriten nė befasi, u priten krenėt dhe i vorrosin nė Mjet, nė njė gropė ndėr suka tė Liqenit; Mahmut Pasha i ēon nė Stambollė krenat e tyne. 1789 - Kremtime tė mėdha nė Shkodėr, pėr gėzim qė Sulltani kishte falė Shkodrėn. Kėshtjella u ndez flakė nga krismat e topave, qė shprazeshin me galdim. 1789 - Mahmut Pasha niset me shtypė levizjen e Bosnjes; popullit tė krishtenė i vehen taksa tė randa; pasanikėve 150 grosh, tė mesemve 70-80 grosh, tė vorfenve 30 grosh, ndersa klerit katolik, ndėr tė cilėt priftenve tė Tophanės, ipeshkvijve tė Lezhės, famullitarėve tė Lezhės, Merqisė, Manatisė, Bulgrit nga 100 grosh. Zadrimės i muer dy herėsh pagesat e taksavet.Pėr t'u shtie tmerrin atyne qė s'kishin ndigjue me shkue nė luftė, si edhe atyne qė dezertojshin, me 7 shtator i qe pre kryet njė katolikut nga Shpori dhe me 9 tė atij mueji njė myslimanit nga Myselimi. 1789 - Bollėk i madh nė Shkodėr. 6 pare oka e miellit tė grunit, 2 pare ajo e misrit. Lagjja Bahēellek thirret Babaik. 1789 - Mahmut Pasha shkon me tė nipin nė Bosnje, Novi Pazar e Vidin. 1791 - Mahmut Pasha i pret kryet Kolė Mirditorit. 1792 - Mahmut Pasha shkon nė Prizrend e Prishtinė. 1796 - Kara Mahmutit i pritet kryet nė luftė. 1796 - Mahmut Pasha shkon nė Pipėr ku mbet i vramė. 1796 - Vdes nė Piper tė Kuēit bashkė me Mahmut Pashėn, nipi i tij. 1798 - Mehmet Pashė Bushati shkon nė Vidin. Nė Shkodėr bie murtaja. 1801 - Dom Simon Kamsi i mbiquejtun Signoreja kah fundi i dhetorit mbledhė nė Shkodėr njė sasi tė madhe tė hollash pėr tė pague haraēin e madh qė sundimtari u kishte vu fshatarėve laramanė tė Jubanit, Ganjollės, Gajtanit, Gurit tė Zi e Rrencit. 1803 - Bie murtaja nė Shkrel. 1804 - Brahim Pasha shkon nė Anadoll me luftue pėr Sulltanin. 1809 - Vdes Brahim Pashė Bushati. 1814 - Shkreli ēohet kundėr Mustafė Pashė Bushatit. 1815 - Sulejman Hoti mundohet me mbytė Mustafė Pashėn, por vret kushrinin e tij, Tahir Pashen. 1817 - Murtajė e madhe nė Shkodėr e Shkrel; viktimė e shėrbimit fetar e shoqnor, vdes Dom Jak Tanush Zorba nė Shkrel. 1819 - Ali Pashė Tepelena, si shtron krejt Epirin, merr Pargėn. 1820 - Mustafė Pashė Bushati, i emnuem vezir, shkon me luftue nė More. 1821 - Dy ushtri turke mėsyjnė Shqipninė. 1821 - Nėn kryesinė e Mark Boēarit, shqiptarėt luftojnė pėr lirinė e Greqisė. 1822 - Hurshit Pasha i Moresė xen e mbytė trathtish Ali Pashėn e Janinės. 1823 - Prengė Bibė Doda shtron Dibrėn, Llezhi i Zi, princ nė Mirditė. 1829 - Mustafė Pasha shkon nė Vidin nė luftė. 1830- Lindė P.Leonard de Martino, italo-shqiptar, franēeskan i cili qe misionar nė Zadrimė. Me 1881 botoi veprėn "Arpa" e njė italo- shqiptari; mėsoi edhe nė shkollėn franēeskane nė Shkodėr. 1831 - Mustafė Pasha i shpallė luftė Turqisė, i del para ushtrisė turke nė Perlep me 20.000 vetė. 1831 - Mustafė Pasha dorėzohet dhe ēohet nė mėrgim nė Stambollė. 1835 - Kryengritje e madhe nė Shqipėni. 1834 - Kryengritje fshatare kundėr Turqisė kryesue nga Dasho Shkreli, Osman Pasha ndryhet nė kėshtjellė dhe i shtrenguem jep disa lehtėsina. 1827 - Lindė Pashko Vasa, shkrimtar i Rilindjes. 1837 - Termet i fortė nė Shkodėr. 1839 - Malazezėt mėsyjnė Hotin dhe Kelmendin, Grudėn. 1840 - Mblidhet Kongresi i Londrės. Mehmet Ali Pasha, shqiptar. 1848 - Kryengritje e madhe kundėr Tanzimatit. 1849 - Kryengritje fshatare kundėr Turqisė. 1852 - Tjetėr kryengritje malsore kundėr Turqisė. 1854 - Kryengritje e armatosun nė Shkodėr. Mirditasit dallohen nė luftėn turko-ruse nė Krime. 1855 - Termet i fortė nė Shkodėr. 1856 - Kremtime tė mėdha nė Shkodėr pėr nėnshkrimin e paqes. Pėr njė orė rreth u zbrazen top e pushkė nga kėshtjella e kodrat e Tepes. 1856 - Hamz Agė Kazazi u prinė disa fanatikėve me shkue e me rrethue Seminarin Papnuer tė Jezuitėvet. 1856-Arrijnė nė Shkodėr pesė delegatėt e qeverisė austriake dhe u ndryen nė kėshtjellė ku biseduen me sundimtarin pėr ēėshtjen e damtimit tė Kolegjes dhe me 16 dolėn nga Shkodra pa u marrė vesh se ēka u vendos. 1856-Vjen nė Shkodėr i derguemi fuqiplotė i Stambollės dhe pati bashkėfjalime me Konsullin e Austrisė, Ipeshkėvin e Pashėn. Mustafė Pashė Menehmeni dergon nė mėrgim Hamz Agė Kazazin me disa parėsi Shkodre. Mali i Zi pushton Kuēin. Krijohet nė Shkodėr Komisioni Xhibalit nė krye tė tė cilit vihet Haxhi Agė Lohja. 1857 - Qeverija turke zbret nga Kėshtjella e zen vend nė shtėpi tė Dervish Beg Koplikut. 1858 - Hidhet guri i parė i themelit tė Katedrales sė Shkodres. 1858 - Kushė Micja ēelė shkollėn pėr vajza shkodrane. 1859 - Lindė nė Shkodėr poeti i Rilindjes Filip Shiroka. 1859 - Themelimi i Seminarit Papnuer tė Shkodrės me nxanėsat: Prengė Doēi, Ndue Bytyēi. 1860 - Lindė nė Shkodėr artisti piktor Kolė Arsen Idromeno.Vdiq me 12. XII. 1919. VIII.1861- Franēeskanėt ngrehin Kuvendin e tyre nė Shkodėr. 1862 - Lidhja shqiptaro-greke pėr kryengritjen nė Janinė e Durrės. Lufta e Konicės me humbje tė Turqisė. Oficerėt e kėshtjellės lejohen me ndejė lirisht nė qytet, me urdhen tė Ferik Mustafė Pashės. Shugurimi i Imzot Dario Bucciareli nė Katedralen e Shkodrės nga Imzot Karl Pooten. Dalin nė dritė botimet e Dom Ejėll Radojės. 1864 - Lindė nė Shkoder arsimtari e shkrimtari Mati Logoreci. 2.1866 - Lindė nė Shkodėr poeti e shkrimtari Dom Ndre Mjedja. 5.1866 - Vdes nė Kallmet shkrimtari Dom Pjetėr Zarishi. 12.1866 - Krijohet i Treti Urdhėn nė Shkoder. II.1867 - Shkodra bahet Seli Arqipeshkvnore. 1870 - Dom Pashko Junki boton librat e tij. 1871 - Zef Jubani Ndokillia boton disa rapsodi shqiptare. 1.XI. 1871 Konēili II Shqiptar, kryesuem nga Imzot Karlo Pooten, Metropolit i Tivarit dhe Arqipeshkėv i Shkodrės. 10.1874 - Ēelet shkolla e Shirokės nga Dom Zef Ashta. 1869 -1870 - Mbas shinave dhe vershimeve tė shumta Drini kthen nė shtratin e vjetėr kah Shkodra. 12.1874 - Shkrepė moti n“oren 5.15 nė depon e municionit tė kėshtjellės qė merr flakė dhe mbesin tė vdekun 97 vetė. 24.6.1875 - Lindė Imzot Benardin Shllaku. 7.1875 - Themelohet Kuvendi i Franēeskanėve nė Gjuhadol. X.1875 - Themelohet Kongregacioni i Zojės Nunciatė nė Shkodėr. X.1877 - Jezuitėt ēelin Kolegjen Saveriane nė Shkodėr. 2.1878 - Malet e Veriut protestojnė kundėr qeverisė sė Athinės pėr ēėshtjen e Epirit. 4.1878 - Themelohet "Lidhja e Prizrendit". 1878 - Fuqitė e armatosuna tė "Lidhjes" mėsyejnė Malin e Zi qė don me pushtue Plavė e Guci. 1878 - Lidhja e Prizrenit proteston me memorandum kundėr vendimeve tė Kongresit tė Berlinit. Shkodra proteston pranė Kongresit tė Berlinit pėr shkėputjen e Podgoricės, Tivarit, Plavės dhe Gucisė. 18.6.1878 - Mirdita, Malsia e Lezhės dhe Lura i luten Kongresit tė Berlinit me i dhanė autonominė. 13.7.1878 - Traktati i Berlinit i lėshon Malit tė Zi, Ulqinin e Tivarin, Plavė, Guci e Triepsh dhe Greqisė njė pjesė tė Epirit. 11.1878 - Nga frika qeveria turke rrethon Shkodrėn me 20.000 ushtarė. 2.1879 - Lindė nė Shkodėr patrioti dhe shkrimtari Luigj Gurakuqi. 1879 - Ushtritė malazeze thehen keqas nga vullnetarėt shqiptarė qė mbrojnė Plavė e Guci. 1880 - Plavė e Guci i hiqen Malit tė Zi. 1880 - Malit tė Zi i lėshohen vendet qė nga Tivari deri nė Breg tė Bunės. Vdes nė Venedik Imzot Ejėll Radoja, shkrimtar e famullitar i Shkodrės. Tina e Nikės ēelė shkollėn e punės sė dorės pėr vajza. Botohet libri i Dom Ndre Logorecit "Doktrina e Krishtenė". Ulqini bie nė dorė tė Malit tė Zi. Arta i lėshohet Greqisė. Atė Jak Jungu boton "Kulshedren e Shpirtit" dhe disa poezi tė Dom Ndre Mjedės: "Shahiri elierz". Ma vonė nė vitin 1895 boton edhe fjalorin "Shqip-Italisht". Dom Pashko Babi (Sheqeri) boton nė Shkodėr "Vakinat e tė shkruemit shejtė". Lidhja Hot-Grudė-Shkrel-Kastrat me shty kufinin e Shqipnisė. 1879 - Krijohet Kuvendi i Murgeshave Stigmatine nė Shkodėr. Themelimi i shkollės Stigmatine pėr vajza. 1882 - Ēelet Kolegja Serafike Franēeskane nė Shkodėr. 1885 - Lindė nė Shkodėr shkrimtari Hilė Mosi. 1887 - Shugurohet nė Kishė tė "Zojės sė Shkodrės" Imzot Ndre Logoreci, ipeshkėv e mandej me 24.8. 1887 Arqipeshkėv i Shkupit. Themelohet Kongregacioni i Zojės sė Lurdit pėr gra. 1887 - Krijohet Kuvendi i Franēeskanėve te Arra e madhe (Shkodėr). 1888 - Krijohet Misioni Shėtitės nė Shkodėr. 1899 Imzot Prengė Doēi, Abat i Mirditės themelon nė Shkodėr Shoqninė Letrare "Bashkimi". 1889 - Themelohet Kompania e "Zojės Rruzare" te Arra e Madhe. 1889 - Krijohet shoqnia bamirėse "Rrethi i Shėn Jozefit" nė Kolegjėn Saveriane. 1889 - Vdiq Imzot Pashko Junki, famullitar i Shkodrės e shkrimtar. 1889 - Ēelet spitali i Motrave tė Mėshirės nė Shkodėr. 6.1895-Konēili III Shqiptar nėn kryesinė e Imzot Pashko Guerinit, Arqipeshkėv Metropolit i Shkodrės. 28.6.1897 - Murgeshat Stigmatine ēelin kopshtin pėr fėmijė tė vogjėl me drekė, falas. 1899 - Vdes Atė Jak Jungu, shkrimtar, themelues i Kongregacionit tė "Zojės Nunciatė", tė Kongregacionit tė "Zojės sė Lurdit" dhe tė Uratores sė "Zemrės sė Krishtit." 1902 - Shkolla franēeskane jep mėsimet nė gjuhėn shqipe. 1903 - Me alfabet tė Shoqnisė "Agimi" shtypen tekstet e shkollave fillore. 1903 Shtjefen Maēi mėsues nė Dajē tė Bregut tė Bunės. 1904 - Lush Kola nga Barbullushi mėson nė fshatin e tij. Pse pėrhapė idena nacionale, pushohet nga puna. 1904 - Hilė Agustini ēelė shkollėn nė Bushat. 13.6.1904 - Imzot Jak Serreqi krijon qelėn e re famullitare nė Serreq. 6.I.1905 - Termet i madh nė Shkodėr, nė oren 5,30 tė mengjesit. Dame tė mėdha nė Shkodėr. 8.12.1905 - Bekimi i Kishės Franēeskane tė Gjuhadolit. 1907 - Themelohet azili i jetimėve nga motrat Saleziane nė Shkodėr; ma vonė dhe i pleqve tė vorfėn. 1908 - Vėllaznit e shkollave Schulbrüder hapin internatin pėr fėmijėt e vorfėn nė Shkodėr. 31.8.1908 - Shpallja e Konstitucionit nga Sulltan Hamiti. Kremtime tė mėdha nė Shkodėr. 1908 - Shkodra merr pjesė nė Kongresin e Monastirit ku dergohen: Fishta, Gurakuqi, Dom Ndre Mjedja, Mati Logoreci, Hilė Mosi. - Krijohet klubi "Gjuha Shqipe" nė Shkodėr. 1909 - Zef Ndoc Ndreka, fshatar nga Spaēi i Mirditės mėson aty. 1909 - Del nė Shkodėr gazeta "Koha" e "Bashkimi". Kėrkohet nga Shkodra njohja zyrtare e kombit, e arsimit tė detyrueshėm, shėrbimi ushtarak nė vend, e njė sundimtar i pėrgjithshėm shqiptar... 24.7.1910 - Xhavid Pasha me 20 taborre (batalione) vjen me shtrue Shkodrėn. 1910 - Luftė nė Kaēanik ndermjet shqiptarėve dhe turqve. Kryengritje e Malsisė sė Madhe. 26.7.1910 - Shefqet Turgut Pasha vjen nė Shkodėr me shtrue Malsinė. Luftime tė pėrgjakshme nė Qafė t'Agrit e nė Qafė Shtamė tė Shalės ndermjet dukagjinasve dhe ushtrisė turke. 1911 - Plasė kryengritja e Malsisė sė Madhe, nė Kastrat. 6.4.1911 - Dedė Gjo' Luli ngulė nė Bratile nė majė tė Deēiqit flamurin kombėtar dhe Malsia e Madhe lufton pėr pavarėsi e liri. 18.5.1911 - Kryengritėsit shqiptarė i pėrgjigjen Shefqet Turgut Pashės se nuk pėrulen e se do tė luftojnė tue derdhė gjakun deri nė fitimin e plotė tė lirisė. 5.7.1911 - Kryengritje e pėrgjithshme kunder Turqisė pėr liri. X.1912 - Plasė lufta Ballkanike. Nė Shkodėr shprazen tre topat e fundit turq pėr shpallje lufte. X. 1912 - Niset rrethimi i Shkodres nga malazezėt. 28.11.1912 - Shkodra merr pjesė me Luigj Gurakuqin nė Shpalljen e Pavarėsisė shqiptare nė Vlonė, nė Qeverinė e pėrkohshme nėn kryesinė e Ismail Qemalit. 30.1.1913 - Esad Pashė Toptani shtien e vret trathtisht Hasan Riza Pashėn, dalėzotės i Shkodrės, i cili donte me ngritė flamurin kombėtar shqiptar nė kėshtjellė e nė kumbonare tė Katedrales sė Shkodrės. 2 3. 4.1913 - Esad Pasha ia shet Shkodrėn malazezve pėr dy milion florinta, tė cilėt futen nė qytet nė tri drejtime: nga Taraboshi, nga Fusha e Shtojit e nga Bardhanjorėt. 14.4.1913 - Malazezėt djegin Pazarin e Shkodrės, mbasi e grabitėn, dhe dalin kėtej tue i a lėshue vendin nė dorė t'ushtrisė nderkombėtare (austriake, italiane, franceze, angleze, gjermane). 13.6.1913-Naltohet nė kėshtjellė tė Shkodrės Flamuri Kombėtar Shqiptar atdhetari Karlo Suma mban fjalimin. 7.1913 - Esad Pasha shpallet sundues i Shqipnisė sė Mesme. 12.3.1914 - Princ Vilhelm von Wied, vjen nė Shqipni si princ i shqiptarėve dhe zbret nė Durrės. 14.5.1914 - Padėr Marian Prela themelon shoqninė "Tė Bijat e Zojės". 15.6.1914 - Ushtria kombėtare me malsorėt e Mbishkodrės luftojnė nė rrethina tė Durrėsit kundėr trathtarėve, ku vdes koloneli holandez Thomson. 4.7. 1914 - Plasė Lufta I Botnore. 5.9. 1914 - Princ Wiedi len Shqipninė. X. 1914 - Esad Pasha futet nė Durrės. 1914 - Vdes Atė Dedė Pasi, themelues i "Misionit Shtetitės shqiptar". 1915 - Nė Shkodėr ngrehet njė qeveri e perkohshme, por āsht ma tepėr anarki. Zhvillohen luftime midis lagjeve ndėrmjet nacionalistave dhe pėrkrahėsve tė Esad Pashė Toptanit. 4.1915 - Kryengritje kundėr Esadit nė Durrės, i cili ikė andej. 5.6. 1915 - Krajl Nikolla Petroviq I, krajl i Malit tė Zi, sė bashku me ushtrinė e tij pėrshkohet nėpėr Shkodėr e del n“Itali. 2.1915 - Vdes nė Shkodėr Pader Anton Xanoni, shkrimtar i lindun nė Durrės me 1863. 6.1915 - Ushtritė serbe tė thyeme pėrshkohen nėpėr Shkodėr. 6.1916 - Rusia proteston kundėr veprimeve tė paligjshme tė malazezėve nėpėr Shqipni. Imzot Bernardin Shllaku, ipeshkėv i Pultit, shpėton Dukagjinin nga rrethimi kėrcėnues i ushtrive serbo-malazeze nė ikje e sipėr. 1916 - Pararoja e ushtrisė austriake futet nė Shkodėr. 23.1.1916 - Ushtritė austro-hungareze, si pushtojnė Shqipėninė e Veriut, Serbinė e Malin e Zi, dalin nė Durrės. 3.1916 - Vizitė zyrtare nė Shkodėr nga ana e Arqidukės Karl Salvator i Habsburgve. 1917 - Krijohet nė Shkodėr "Komisija Letrare". 30.X. 1918 - Ushtritė austro-hungareze lanė Shkodrėn e Shqipėninė. 11.1918 - Hyjnė nė Shkodėr ushtritė aleate. 11.1918 - Hoti e Gruda, me njė Memorandum dergue nė Washington, Londėr, Paris e Romė, lypin lirinė. 1919 - Themelohet Shoqnia "Bogdani". 1920 - Kongresi i Lushnjes ku Shkodra dėrgon pėrfaqėsuesi e vet. 2.1920 - Dalja e ushtrisė franceze nga Shkodra. Shkodra bashkohet me qeverinė qendrore kombėtare. Lufta e Koplikut. 3.1920 - Hapet i pari Parlament Shqiptar. 4.1920 - Avni Rustemi vret nė Paris Esad Toptanin. 1920 - Themelohet Orfanotrofi i "Zemrės sė Krishtit" nga Atė G. Della Pietra. 8.1920 - Lufta e Vlonės. 12.1920 - Legata shqiptare nė Konferencėn e Paqes nė Versailles, nė tė cilėn ban pjesė Imzot Luigj Bumēi e Luigj Gurakuqi, Fishta mbrojnė tė drejtat e kombit shqiptar. Lidhja e Kombeve pranon Shqipninė si anėtare tė saj. 1921 - Kryengritja e Mirditės. 5.1921 - Plasė kryengritja e Matit. 1.1922 - Arriti nė Shkodėr i pari delegat apostolik nė Shqipni Imzot Ernest Cozzi. 21.1.1924 - Hapet Asambleja Konstituente nė Tiranė. - Revolucioni borgjez kryesue nga Fan Stilian Noli. 12.1924 - Kthimi i Ahmet Zogut nė Shqipni. Nė Shkodėr krijohet gjyqi ushtarako-politik. Fillojnė burgimet, internimet kundėr nacionalistave. 2.2.1925 - Vritet nė Bari, Itali, patrioti Luigj Gurakuqi. 11.1926 - Kryengritja e Shalės kundėr rregjimit tė Zogut. Gjyqi denon me varje disa pjestarė tė kryengritjes. 8,1937 - Vdes nė Shkodėr poeti lirik Dom Ndre Mjedja. 1929-Vritet nė Zymb, Pader Shtjefėn Gjeēovi arkeolog dhe pėrpilues i "Kanunit tė Lekė Dukagjinit". 4.1939 - Luftime tė rrepta te Ura e Drinit kundėr ushtrive fashiste qė vijnė me pushtue Shkodrėn. 1939 - Vdes Imzot Pjetėr Gjura, Arqipeshkėv i Durrėsit. 30.7.1952 - Aprovohet Statuti i Kishės Katolike Shqiptare, nėn kryesinė e Imzot Bernardin Shllaku. 11.1956 - Vdes Imzot Bernardin Shllaku, ipeshkėv i Pultit. |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:14. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.