![]() |
Kuvendi i Kosoves Rikonformon Pavarsin !
Urimie Pavarsia,
Kuvendi i Kosoves Rinkonformon Pavarsin e Kosoves! Rezoluta e Kuvendti te Kosoves e aprovuar me daten,17.11.05 ku rikonformohet Pavarsia e Kosoves esht edhe nje deshmi se Kosova e ndien veten Shtet te pa varur. |
KUVENDI I KOSOVĖS
Prishtinė, 17 nėntor 2005 Duke u mbėshtetur nė Kartėn e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, pėr tė Drejtėn e Popujve pėr Vetėvendosje dhe aktet e tjera ndėrkombėtare; Duke marrė parasysh aspiratėn legjitime tė popullit tė Kosovės pėr tė jetuar i lirė dhe nė paqe me popujt tjerė; Duke u mbėshtetur nė zhvillimet historike, juridike e kushtetuese tė Kosovės, tė shprehur nė Konferencėn e Bunjajt (1943-44), nė Deklaratėn Kushtetuese tė 2 korrikut tė vitit 1990, nė Referendumin e vitit 1991, si dhe nė Rezolutėn e Kuvendit tė Kosovės pėr Kosovėn Shtet tė Pavarur dhe Sovran tė vitit 1991; Duke u bazuar nė luftėn e gjatė tė popullit tė Kosovės pėr liri e pavarėsi; Duke u bazuar nė rezistencėn e pėrgjithshme ndaj okupimit dhe nė luftėn e armatosur tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės; Duke konfirmuar garantimin pėr mbrojtjen e tė drejtave tė tė gjitha komuniteteve nė Kosovė sipas standardeve ndėrkombėtare; Duke u bazuar nė programet e partive politike pėr statusin politik tė Kosovės; Duke e ēmuar lart intervenimin e NATO-s nė Kosovė pėr tė ndalė gjenocidin dhe pastrimin etnik nė Kosovė nga ana e Serbisė, si dhe ndihmėn ndėrkombėtare dhėnė Kosovės; Kuvendi i Kosovės nxjerrė kėtė: [b]REZOLUTĖ PĖR RIKONFIRMIMIN E VULLNETIT POLITIK TĖ POPULLIT TĖ KOSOVĖS PĖR KOSOVĖN SHTET TĖ PAVARUR DHE SOVRAN[/b] 1. Kuvendi i Kosovės rikonfirmon vullnetin e popullit tė Kosovės pėr Kosovėn Shtet tė Pavarur dhe Sovran; 2. Kuvendi i Kosovės garanton rikonfirmimin e vullnetit politik tė popullit tė Kosovės pėr Pavarėsi nėpėrmjet Referendumit; 3. Kuvendi i Kosovės merr obligim tė nxjerrė Kushtetutėn e Kosovės nė pajtim me standardet e Bashkimit Evropian; 4. Kuvendi i Kosovės kėrkon pėrkrahjen ndėrkombėtare pėr Kosovėn Shtet tė Pavarur dhe Sovran, nga Organizata e Kombeve tė Bashkuara, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Bashkimi Evropian, si dhe nga vendet e tjera; 5. Kuvendi i Kosovės shpreh gatishmėrinė qė ti ratifikojė tė gjitha konventat dhe aktet e njohura ndėrkombėtare, mbi tė drejtat e njeriut dhe mbi tė drejtat e komuniteteve, qė dalin prej Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, Bashkimit Evropian, Kėshillit tė Evropės dhe Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim Evropian; 6. Kuvendi i Kosovės zotohet pėr respektimin dhe garantimin e tė drejtave dhe lirive tė njeriut pėr qytetarėt e Kosovės dhe tė drejtave tė komuniteteve minoritare nė pajtim tė plotė me standardet ndėrkombėtare; 7. Kuvendi i Kosovės angazhohet qė Kosova tė integrohet nė strukturat Evro-Atlantike, mirėpret angazhimin e tyre tė mėtejmė nė Kosovė, dhe angazhohet pėr raporte tė mira me vendet fqinje duke kontribuar pėr stabilitetin e rajonit; 8. Kuvendi i Kosovės garanton tėrėsinė territoriale tė Kosovės dhe pacenueshmėrinė e kufijve tė saj; 9. Kuvendi i Kosovės konfirmon se vullneti i popullit tė Kosovės pėr Pavarėsi ėshtė i panegocueshėm; 10. Kuvendi i Kosovės duke e mbėshtetur Delegacionin e Kosovės, do tė pėrcjellė gjithė procesin e punės sė tij dhe ēdo vendim pėr tė ardhmen e Kosovės do tė ratifikohet nė Kuvend apo nėpėrmjet Referendumit; Kjo Rezolutė paraqet bazėn juridike dhe politike pėr platformėn e Delegacionit tė Kosovės pėr pavarėsinė e Kosovės. Kosovapress |
Re: Kuvendi i Kosoves Rikonformon Pavarsin !
Gjithe popullit shqiptar,me fat Pavaresia e rikonfirmuar sot nga Kuvendi i Kosoves!Subjektet tona politike,deshmuan se dijne te behen [b]Nje[/b] kur kerkohet!
|
Sa bukur eshte te degjohet fjala e popullit,sa bukur eshte te shihet se kuvendaret per te cilet populli ka dhene voten e tyre,sjell vendime per popull,sa bukur eshte kur kuvendaret pajtohen per hater te Kombit
[b]-----------------URIME TE GJITHE SHQIPTAREVE KUDO QE JANE----------[/b] Artisti |
E pergezoj popullin e kosoves e ne veqanti parlamentin e kosoves per rikonfirmimin e pavarsis se kosoves dhe njeherit i deshiroj sukses ne rrugen e ardheshme shume te veshtir.
|
Pershendetje
Nalni more ej, qka keni pse po i ipni aq zjarre kesaje rezolute, apo une po e kuptoi gabim,une qe moti e kame diture VULLNETIN E POPULLITE, e ti more Artisti e edhe ju te tjeret a se paskeni diture se Vullneti i Kosoves eshte PAMVARSIA. Kuvendi po do me na i mshel syte,o te nderuare lexoni mire edhe nje here se si eshte formuluare kjo rezolute per rikonfirmimine e vullnetite te popullite,e jo SHPALLJA E PAMVARSISE. Me nderime te nderuare |
[quote=Kastri]Pershendetje
Nalni more ej, qka keni pse po i ipni aq zjarre kesaje rezolute, apo une po e kuptoi gabim,une qe moti e kame diture VULLNETIN E POPULLITE, e ti more Artisti e edhe ju te tjeret a se paskeni diture se Vullneti i Kosoves eshte PAMVARSIA. Kuvendi po do me na i mshel syte,o te nderuare lexoni mire edhe nje here se si eshte formuluare kjo rezolute per rikonfirmimine e vullnetite te popullite,e jo SHPALLJA E PAMVARSISE. Me nderime te nderuare[/quote] Kastri m ke shti me lexue edhe nihere more ,se edhe Sabri Hamiti nuk ish fort ne qejf . |
[quote=Artisti][quote=Kastri]Pershendetje
Nalni more ej, qka keni pse po i ipni aq zjarre kesaje rezolute, apo une po e kuptoi gabim,une qe moti e kame diture VULLNETIN E POPULLITE, e ti more Artisti e edhe ju te tjeret a se paskeni diture se Vullneti i Kosoves eshte PAMVARSIA. Kuvendi po do me na i mshel syte,o te nderuare lexoni mire edhe nje here se si eshte formuluare kjo rezolute per rikonfirmimine e vullnetite te popullite,e jo SHPALLJA E PAMVARSISE. Me nderime te nderuare[/quote] Kastri m ke shti me lexue edhe nihere more ,se edhe Sabri Hamiti nuk ish fort ne qejf .[/quote] ......................................... ......................................... HAHAHAHAHAHAHA Artisti,lexo se mir te ben,hahahahah. |
Nuk shoh ndonje mangesi ne ket Rezolute,njeher populli yne eshte percaktu per Pavrasin e Kosoves si nepermjet Referendumit si tani permes rezolutes,por shpresoj qe kjo rezolut te pranohet edhe ne qarqet nderkombetare dhe njeher e pergjithmon Shqiptaret te jen zot te vetvetes :)
Pra edhe njeher Urime se pari per bashkimin e partiakve tane qe kan qen te mrekullueshem e pastaj URIME GJITH SHQIPTARVE!!! |
[quote=MemphiSx]Nuk shoh ndonje mangesi ne ket Rezolute,njeher populli yne eshte percaktu per Pavrasin e Kosoves si nepermjet Referendumit si tani permes rezolutes,por shpresoj qe kjo rezolut te pranohet edhe ne qarqet nderkombetare dhe njeher e pergjithmon Shqiptaret te jen zot te vetvetes :)
Pra edhe njeher Urime se pari per bashkimin e partiakve tane qe kan qen te mrekullueshem e pastaj URIME GJITH SHQIPTARVE!!![/quote] ................................ ................................ Pershendetje I nderuare kurgje te keqe ska ketu ne kete rezolute,por kjo rezolute eshte vetem rikonfirmime i deshires (vullnetite) e jo edhe shpallje e asaje deshire,une mendoi se ne kuvende eshte dashure te shpallete pamvarsia,e jo vetem te rikonfirmohete deshira,deshirate jane diqe tjeter e shpallja eshte plotsime i asaje deshire,pra une keshtu mendoi. Me nderime i nderuare. |
[quote]Pershendetje
I nderuare kurgje te keqe ska ketu ne kete rezolute,por kjo rezolute eshte vetem rikonfirmime i deshires (vullnetite) e jo edhe shpallje e asaje deshire,une mendoi se ne kuvende eshte dashure te shpallete pamvarsia,e jo vetem te rikonfirmohete deshira,deshirate jane diqe tjeter e shpallja eshte plotsime i asaje deshire,pra une keshtu mendoi. Me nderime i nderuare. _________________ [/quote] Ok i nderuar por shum personalitete te huaja konfirmojn se do te respektohet vullneti i popullit te Kosoves,edhe pse nuk permendet Pavarsia e Kosoves :) Gjith shpresojm qe do te jet keshtu :) |
[b]**********
********** **********[/b] Tė nderuar bashkėatdhetar kudo qė gjendeni,Ju pėrshėndes nga zemra. Pėr tė gjithė ata qė nuk e kuptojn thellėsisht fjalėn***konfirmim,rikonfirmim*** ėshtė ***mbėshtetje*** Ėshtė shumė mirė,dhe nė tė mirė tė Kombit ,bashkimi i Parlamentarėve tanė,por kjo Rezolutė ka edhe mangėsinė e saj,ku si duket Kastri ka parė,tė cilin e pėrshėndes me respekt tė madh. Tė nderuar bashkėatdhetar,unė po i bėj dy pjesė si copėza dhe ju e vlerėsoni vetė a ėshtė mangėsi apo jo !!!!. [quote] Duke u mbėshtetur nė zhvillimet historike, juridike e kushtetuese tė Kosovės, tė shprehur nė Konferencėn e Bunjajt (1943-44), [b][color=red]nė Deklaratėn Kushtetuese tė 2 korrikut tė vitit 1990[/color], [/b]nė Referendumin e vitit 1991, si dhe nė Rezolutėn e Kuvendit tė Kosovės pėr Kosovėn Shtet tė Pavarur dhe Sovran tė vitit 1991; [/quote] [quote]3. Kuvendi i Kosovės [b][color=red]merr obligim tė nxjerrė Kushtetutėn e Kosovės [/color][/b]nė pajtim me standardet e Bashkimit Evropian; [/quote] Kėto dy fjali,lexoni me vėmendje !!!!!! Nė kėto dy fjali bie nė kundėrshtim Parlamenti i Kosovės me rikonfirmimin e Vullnetit tė popullit. Nėse Parlamenti ka shpallur njėherė Kushtetutėn e Shtetit tė Pavarur dhe Sovran tė Kosovės nė vitin 1990,atėherė nuk duhet tė merr Obligim tė nxjerr Kushtetut tė re . Tė nderuar Bashkėatdhetar,kėtu ėshtė mangėsia e kėsaj rezolute . Kjo nuk ėshtė shpallje e Pavarėsisė. Ju lutem mos u ngutni,ne kemi dėshirė tė madhe,por mos t`ia bėjmė vetes Verė nė kohėn e Dimrit !!!!!!. Edhe njė gjė mos harroni,kur tė vendoset diēka nė Parlament( Shpallja e Pavarėsis apo edhe ēdo ligj qė miratohet) duhet tė votohet nė Parlament,kjo mungoi nė ditėn e sotme !!!!!!!. Me Respekt dhe Nderime pėr Kombin tonė tė ndritshėm Shqiptar ju pėrshėndet [b]Kodra[/b] |
[quote=MemphiSx][quote]Pershendetje
I nderuare kurgje te keqe ska ketu ne kete rezolute,por kjo rezolute eshte vetem rikonfirmime i deshires (vullnetite) e jo edhe shpallje e asaje deshire,une mendoi se ne kuvende eshte dashure te shpallete pamvarsia,e jo vetem te rikonfirmohete deshira,deshirate jane diqe tjeter e shpallja eshte plotsime i asaje deshire,pra une keshtu mendoi. Me nderime i nderuare. _________________ [/quote] Ok i nderuar por shum personalitete te huaja konfirmojn se do te respektohet vullneti i popullit te Kosoves,edhe pse nuk permendet Pavarsia e Kosoves :) Gjith shpresojm qe do te jet keshtu :)[/quote] ................................. ................................. Mire i nderuare,edhe une shpresoi se do te jete ashtu si e dome ne te GJITHE pra nje SHTETE SOVRANE. Kurse te huajete edhe munde ti hane fjalete deri sa nuk e vendosine ,pra marrine vendime,e dihete vendimete mirrene kur te votohete,se fjalete edhe munde te mos respektohene,P.SH.nese bie qeveria e ati politikane te huaje vie nje qeveri e re ne ate shtete atehere kjo qeveri e re nuk eshte e obliguare te mbaje fjalene nese nuk eshte marre vendime ne ate parlamente,une kete po e mendoi. Me nderime shume i nderuari MemphiSx |
Burra,
Sot u bo cka u bo... Sabri Hamiti para kamerave u tregua i rezervuar, duke thene se kjo qe eshte bere sot ne Parlament ishte nje shtytje e nderkombetareve, shtytje te cilen Parlamenti i Kosoves e konkretizoj me Rezoluten per rikonfirmimin e vullnetit politik tė popullit tė Kosoves, pėr Kosoven shtet te pavarur dhe sovran. |
[b]Petersen: Rezoluta i jep mandat delegacionit tė Kosovės nė bisedimet pėr statusin[/b]
Zėri i Amerikės (17.11.2005), Linda Karadaku-Ndou, Prishtinė Kryeadministratori ndėrkombėtar i Kosovės, Sorren Jessen Petersen e ka konsideruar rezolutėn e miratuar sot nga Parlamenti i Kosovės si njė rezolutė qė i ka dhėnė mandat delegacionit tė Kosovės nė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar, si bazė pėr platformėn e tij pėr bisedime. Duke e parė si tė tillė, Asambleja ka marrė nė mėnyrė tė pėrshtatshme pėrgjegjėsinė e vet, -ka thėnė zoti Petersen, i cituar nga zyra e tij e shtypit. [img]http://www.trepca.net/foto/politike/persona/petersen_jessen_sorren1.jpg[/img] Zoti Petersen ka thėnė gjithashtu se tani ėshtė koha qė udhėheqėsit politikė tė Kosovės tė shpejtojnė pėrgatitjet pėr procesin e statusit, veēanėrisht, duke patur parasysh, ardhjen e tė dėrguarit tė posaēėm Marti Ahtisari tė hėnėn. Unė pres qė udhėheqėsit tė respektojnė angazhimet e tyre, pėr ta bėrė kėtė proces sa mė pėrfshirės qė tė jetė e mundur,- tha kryeadministratori ndėrkombėtar i Kosovės. |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:06. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.