![]() |
Nga ditari i nje te dashuruari!!!!!!!!
Ja pra edhe une duke u munduar te nderlidhemne temat e FD po filloj me disa poezi:
Shpresoj te ju pelqejn. Thirrje Nesėr kurė tė lindė dielli eja ,tė presė nė livadhin e luleve tė zgjuara. Prej nėnqmimit se sdi tė dashuroj tė thrrasė nė dashuri. Do tė qėndrojmė njėri kundrej tjetrit nė lulen shumėngjyrėshe dhe rreth brigjeve tė zogjve kėngėtarė. Do tė qėndrojmė njėzet hapa njėri largė tjetrit tė armatosur vetėm me kujtime. Do tė kthehem unė nga ti e ti nga unė Ngadalė,pa u skuqur e pa u dridhur Sy mė sy,zemėr mė zemėr. Syri shef e zemra e din dhe paramendonė prushė dashurie. Do tė humbė ai syri i tė cilit sė pari kthehet ndaj luleve pėr rrethė. Eja tė presė nė livadhin e luleve tė zgjuara rrethė brigjeve tė shpezėve kėngėtarė tė cilėt me kėngėn e tyre i tėrheqin vėmendjen edhe ma tė dashuruarve. |
Provojmė
Provojmė tė gjejmė paqen tonė Nė pikat e vesės sė mėngjezit. Nė valėt e barit pranverorė Provojmė tė gjejmė fatin tonė Nė rrezet e diellit mėngjezor Nė muzgjet e bukura pranverore Provojmė tė dashurohemi pa kufi Nė kėt tė vėrrtet tė thjeshtė. |
Dėshpėrimi
Me bebėzėn e pėrlotur pres agun e ditės. Me zemėr tė thyer mbėrri muzgun e mbrėmjes. Pres Por kot ti je larg diku prapa maleve tė larta afėr luginave tė etura jashtė zemrės sė vyshkur. Pres... Nė shkretėtirė por kot ajo nuk gjelbėron. Pres... Nė oazėn e gjelbėr ajo mbeti pa lule Pres... Me zemėr tė ndezur por nuk erdhe. Kur do tė vijė ? Mos vallė pretė tė gjelbėrohet shkretia apo tė lulėzoj oaza e gjelbėruar. A do tė shuhet zemra apo dėshira e ndezur apo do tė pret kalljen e zjarrit diku maje bjeshke. |
Unė dhe ti
Unė dhe ti njė dashuri unė dhe ti njė rini unė shpresė ėndrrimtare ti lule pranvere dy tė dashuruar nė bardhėsi unė dhe ti |
Tretja
Kur zemra ngadalėson tė rrahurit njeriu smendon pėr jetėn e ėmbėl pėr botėn pa mbarim. Kur mendja tretet nė mesin e yjeve hapėsira ėshtė e ngushtė pėr tė gjitha dėshirat. Koha ska kufi nė mes dritės dhe errėsirės yjet prapė fillojnė rrugėn e rėndomtė jeta tretet. Koha ėshtė kufiri i ndarjes sė tė mirės nga e keqja qė nuk shihet dhe nuk ėshtė amshim. |
Pėr njė buzėqeshje
Me dėshirėn e zemrave tona shtruam rrugėn e fatit, nėpėr tė cilėn kalojmė tė lumtur tani. Me gjakun e tyre njomen zemrat e djegura nga dashuria pėr njė buzėqeshje ku zhduken ėndrrat rinore. Nėpėr dejtė e gjakut qė vlojnė nė zemrat tona qarkullon njė fije e lumtur qė ngjallė shpresėn pėr lumturi tė tretur nė mesin e ditėve tė kaluara. Me eshtrat e trupit do tė caktojmė fatin pėr tė cilin besojmė nė zemėr do tė mbjellėt urrejtja ndaj hyjneshave qė na tradhtuan fatin e jetės |
Kujtimi
Ditė vjeshte 18 dhjetori zemrėn ma puthi njė flakė zjarri mė puthe ti apo kujtimi nė atė ditė vjeshte 18 dhjetori |
Nė mesnatė
Nė mesnatė kur bota fle e nė qiell vallėzojnė yjet unė smund tė qetsohem zemra smė le Nė tokė ėshtė qetėsi nė dhomė njė heshtje e rėndė. Nė mesnatė kur lehin qentė prishet qetėsia... atėherė ngjallet tmerri dhe humb lumturia. U shkėput njė yll dhe ra nė tokė e tronditi qetėsin e treti lumturin nė mesin e natės |
Pika e ujit nė mesin e shkretirės
Kur ulesh mbi karrige qė nuk din tė flasė mendon ardhmėrinė. Kur kundėrmon erėn e gjelbėrimit tė kujtohet ardhmėria. Nė karrigen qė sflet ke dėshirėn e pashuar tė zemrės. Nė gjelbėrim njollėn e pashlyer tė rinis dhe barrėn e kaluar mbi supe. Sikur karrigia tė dinte do tė kėndonte vet pėr dashurin tonė, Pėr ngrohtėsinė pėr dėshirėn e patretur. Sikur hėna tė jetė pa zjarr nuk do tė ekzistonte shkretia Sikur uji tė jetė i pastėr nuk do tė ketė nevojė pėr lot dashurie. Lotėt tė pakėt janė qė tė zhdukin zakonet, qė tė njomin shkretirat e djegura nga zemrat e shkrumbuara. |
[COLOR=black][FONT=Verdana]Dy shkėndija [/FONT][/COLOR][COLOR=black][FONT=Verdana]
Dy shkėndija dolėn nga oxhaku i zi filluan tė qarkullojnė tė lira nė ajr u hapėn e u zgjeruan dhe u fundosėn nė gjithsi Dy shkėndija dolėn nė mesnatė shndritėn natyrėn e lirė u ndan dhe lėshuan vetėm njė ofshamė Tė mjerė ata qė jetojnė nė vetmi[/FONT][/COLOR] |
[COLOR=black][FONT=Verdana]Dy lule [/FONT][/COLOR][COLOR=black][FONT=Verdana]
Dy lule u qelėn nė njė pranverė Dy ishin tė njėjta Dy patėn njė erė Dy u rritėn pėrnjėherė Por tė dyja u vyshkėn nė njė verė....[/FONT][/COLOR] |
[COLOR=black][FONT=Verdana]Dy yje [/FONT][/COLOR][COLOR=black][FONT=Verdana]
Nė mesin e natės u fikėn dy yje U ndan dy zemra tė njoma rinore Njėra shkoj nė perėndim E tjetra nė lindje Njėrėn e goditi tėrmeti E tjetrėn e kapėrdin tė tjerėt Dhe ja fikėn jetėn U ndan nė pa mbarim U tretėn nė pa kthim.[/FONT][/COLOR] |
[COLOR=black][FONT=Verdana]Njė pikė ujė [/FONT][/COLOR][COLOR=black][FONT=Verdana]
O shok,o njerėz ! njė pikė ujė mė jepni tė freskoj zemrėn e shkrumbuar Njė pikė ujė tė lajė plagėt e vjetruara qė mė hapi dashuria. Ju lutem njė pikė ujė ! nė kėtė natė tė shuaj etjen time e buzėt e ndezura flakė. Njė pikė ujė qė tė mė ēelen sytė tė shoh mėngjesin duke shndrit.[/FONT][/COLOR] |
Te lumt Paradox ..... :smile:
I lexoj me endje poezit e tua , vetem vazhdo , sukses ....! |
[quote=Luana]Te lumt Paradox ..... :smile:
I lexoj me endje poezit e tua , vetem vazhdo , sukses ....![/quote] Falemnderit per komplimentin Luana. Komplimentet tuaja jan njeherit edhe nje inspirim per mua qe me shtyn apo obligon qe te vazhdoj edhe me tutje. Ju falemnderit. |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:04. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.