![]() |
"Dinjiteti i Kuvendit tė Kosovės"
[b]Nė Kuvendin e Kosovės zhvillohet debati me akuza dhe kundėrakuza pėr qendrėn protokollare nė Gėrmi[/b]
Prishtinė, 14 shkurt - Kuvendi i Kosovės nė mbledhjen e sotme nė rend dite ka pasur vetėm njė pikė tė rendit - shqyrtimin e projektit pėr ndėrtimin e Qendrės Administrativo Protokollare nė Gėrmi tė Prishtinės, qė ėshtė vėnė me kėrkesė tė Partisė reformiste Ora. Deputeti i kėtij subjekti Gazmend Muhaxheri e cilėsoi si projekt privat tė kreut tė Kuvendit, Nexhat Daci. Sipas tij, nuk ekziston vendimi i Kryesisė sė Kuvendit pėr Qendrėn nė Gėrmi, ndonėse ndėrtimi i saj kushton 3 milionė euro, para kėto qė janė marrė nga buxheti i Kosovės. Gjithashtu Muhaxheri e akuzoi Dacin edhe pėr keqmenaxhime tė tjera financiare. Akuzave tė Muhaxherit i ėshtė pėrgjegjur sekretari t i Pėrgjithshėm i Kuvendit Isa Demaj, por gjatė diskutimit tė tij deputetėt e PDK sė braktisėn sallėn. Nė vazhdim debati mori edhe karakter fyes, ndėrsa diskutimet vazhduan me polemika e replika ndėrmjet deputetėve tė Ora-s qė akuzonte, dhe debutetėve tė LDK-sė qė u vunė nė mbrojtje tė Kryekuvendarit Daci. Shefi i Grupit parlamentar tė PDK-sė, [b]Jakup Krasniqi [/b]kėrkoi qė tė ndėrpriten akuzat dhe tė formohet njė komision parlamentar pėr hetim tė ēėshtjeve. Akuzat e grupit ORA drejtoheshin ndaj kryeparlamentarit Daci dhe sekretarit tė Kuvendit, Isuf Demaj se vendimi i tyre nė bashkėpunim pėr ndėrtimin e Qendrės Protokollare-Administrative nė Gėrmi ėshtė marrė pa lejen e Kryesisė sė Kuvendit. Sekretari i Kuvendit Isuf Demaj, i ėshtė kundėrpėrgjigjur akuzave me ofrimin e dėshmive tė Kuvendit, duke pėrjashtuar mundėsinė qė vendimmarrja pėr ndėrtimin e Qendrės Protokollare-Administrative dhe tė shpenzimeve buxhetore pėr vitin e kaluar, tė jetė bėrė 'krye nė veti'. Ndėrsa, nuk pėrjashtuar ndonjė lėshim tė mundshėm nė kompletimin e dokumenteve. "Vendimi parimor pėr rindėrtimin apo ndėrtimin e qendrės nė Gėrmi ėshtė marrė nė mbledhjen e Kryesisė mė 6 maj 2003. Aty ėshtė marrė vendimi pėr renovimin e sallės sė mbledhjes plenare, por qė atėherė ka qenė njė qeveri koalicioni tė gjerė", tha Demaj. Nė atė mbledhje ishte vendosur edhe pėr riparimin e disa objekteve tė tjera, si qendra nė Blinajė, tė cilėn aktualisht e shfrytėzojnė pjestarėt e TMK-sė. Qendra ndėrtohet pėr pritje tė personaliteteve qė vijnė nė Kosovė, pėr pritje nė takime. Deputeti i Ora-s, Gazmend Muhaxheri dhe njėherit anėtar i Kryesisė sė Kuvendit, akuzoi kryekuvendarin Daci edhe pėr "nepotizėm, bajraktarizėm, mashtrime" etj, qė sipas tij e varfėruar buxhetin e Kosovės me mbi tre milionė euro. Ai tha se z.Daci ka futur nė lojė edhe Kuvendin Komunal tė Prishtinės, qė lejen pėr ndėrtimin e qendres e ka dhėnė 6 muaj pas fillimit tė punimeve. [b]Fadil Geci, nga LDK-ja, i ėshtė kundėpėrgjigjur akuzave, tė cilat i quajti fushatė mediale dhe politike tė ORA-s, tė bėra sė bashku me kryetarin e saj Veton Surroi. "Ai ėshtė kolaboracionist i regjimit tė Millosheviqit" dhe "njė politikan egoist e mashtrues", tha Geci, duke ia drejtuar kėto akuza Surroit. Kundėr kėtyre akuzave reagoi Veton Surroi, duke i quajtur tė "panjerėzishme dhe jo reale". Ai bėri thirrje qė tė kursehet "dinjiteti i Kuvendit tė Kosovės". [/b] Nė mbrojtje tė akuzave tė bėra nė adresė tė kryekuvendarit kanė diskutuar edhe shumė deputetė tė tjerė tė LDK-sė, si Lulzim Zeneli, Ramadan Kelmendi etj. Jakup Krasniqi, shef i Grupit parlamentar tė PDK-sė duke kundėrshtuar kėtė debat akuzash tha se PDK-ja ka kėrkuar qė tė formohet njė komision parlamentar hetimor nė mėnyrė pėr tė ndėrprerė, sipas tyre, "nepotizmin, diferencimin politik etj". Depuetetja Gjylnaze Syla e AAK-sė, tha se nė Kuvend duhet tė bėhen ndryshime nė menaxhimin e financave, por edhe nė ēėshtje tė tjera ku mund tė ketė hapėsirė dyshimi pėr keēpėrdorime. seanca i vazhdoin punimet pasdite pas njė pushimi tė gjatė. |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:45. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.