Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Politika (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=108)
-   -   Pėrgjegjėsia Historike, Pavarėsia dhe rruga e mundimshme (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=19877)

Drinni 24-07-06 19:44

Pėrgjegjėsia Historike, Pavarėsia dhe rruga e mundimshme
 
Sot me 24 Korrik, mediat Kombėtare dhe ato Ndėrkombėtare, kishin tė gjitha syt hapur takimit tė Vjenės.
Gazeta Shekulli sot ne faqen e saj online jep njė koment nga Gazmend Syla
Ajo qė pritet nga palėt ėshtė bėrja e qartė e qendrimeve; pavarsi e kerkuar nga kosovarėt, dhe nga serbet mė tepėr se autonomi e mė pak se pavarėsi. Kjo ka pėr qellim qė tė mbajė edhe mė Kosovėn si njė pjes tė serbisė.
Mediat Gjermane flasin pėr njė takim tė pa kompromis.
Gjersa pala Shqiptare ngulė kėmbėt dhe zotohet pėr pėrmbushjen e "standardeve"dhe respektimin e plotė tė drejtave tė pakicave, ajo serbe me nacionalistin koshtunica si premier, thot se nuk do tė lejoje kurrė q ė nė "15%e territorit tė sajė, tė krijohet shtet mbi shtet".

Presidenti i Kosovės Sejdiu nė fjalimin e tijė

Fotografit e tė zhdukurve nga lufta ende qėndrojnė varur nė rrethojen e ndertesave qeveritare nė Prishtinė.
Familjet tona mbajnė zi pėr ēdo ditė, mirpo pėrkunder gjithė kėsaj dhimbjėje ne e dimė se ėshtė e kaluara, ndėrsa ne duhet tė shikojmė nga e ardhmja.
Ne nuk mund tė harrojmė tė kaluarėn: Por jemi percaktuar qe tė shkojm kah e ardhmja...
Mė shumė nė [URL="http://www.kosovapress.com/ks/index.php?cid=1,8,4183"]http://www.kosovapress.com/ks/index.php?cid=1,8,4183[/URL]

Kryetari i Partis Demokratike dhe anėtari i ekipit negociator
Hashmim Thaqi ndėr tė tjera tha:

Kosova do tė jetė shtet qe bashkpunon me tė gjithė fqinjėt me respektim tė sovranitetit dhe integritetit territorial tė njėri-tjetrit, anėtar i Kombeve tė bashkuara, anėtar i ardhshem i bashkimit Evropian, anėtar i ardhshėm i Nato-s.
Vazhdon:[URL="http://www.kosovapress.com/ks/index.php?.cid=1,8,4183"]http://www.kosovapress.com/ks/index.php?.cid=1,8,4183[/URL]

Nö takim marrin pjes edhe 10 kosovarė tė tjerė qe kan bartur barrėn e nėntė roundave tė bisedimeve teknike me serbin gjatė pes muajve tė fundit, si dhe Kryeministri Ēeku dhe zėvendėsi i tijė Lutfi Haziri.
Nė takimin e "elefantėve" sikur po quhen nė disa media ėshtė padyshim i pranishem edhe Veton Surroi ku do tė flasė pėr pakicat Kosovare.

Arb 24-07-06 23:12

[B][SIZE=3]FJALA E PRESIDENTIT TĖ KOSOVĖS FATMIR SEJDIU NĖ TAKIMIN E VJENĖS, 24 KORRIK 2006[/SIZE][/B]

I nderuari President Ahtisari, Tė nderuar pėrfaqėsues tė Grupit tė Kontaktit, Tė nderuar pėrfaqėsues tė bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė, Zonja dhe zotėrinj, Mė lejoni qė nė emėr tė popullit tė Kosovės, tė institucioneve demokratike dhe tė Ekipit tė Unitetit, t'ju shpreh mirėnjohjen time pėr punėn e madhe qė keni bėrė nė Kosovė gjatė gjithė kėtyre viteve e sidomos gjatė vitit tė fundit, qė pėr ne shėnon rrumbullakėsimin e procesit pėr pavarėsimin e Kosovės.

Njė mirėnjohje tė veēantė dua t'i shpreh Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, Grupit tė Kontaktit, dhe Juve, President Ahtisari dhe ekipit tuaj, pėr angazhimin e fuqishėm pėr tė pėrmbyllur kėtė proces qė ėshtė nė interes tė veēantė tė popullit tė Kosovės, tė shumicės dhe tė pakicave, si dhe nė interes tė pėrgjithshėm tė paqes dhe tė stabilitetit nė Kosovė dhe nė rajon.

I nderuari President Ahtisari, E kemi theksuar dhe e themi prapė se pėr popullin tonė nuk ka proces mė tė rėndėsishėm se procesi qė ka pėr qėllim pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės.

Pėrkushtimi ynė i pėrhershėm ka qenė dhe mbetet qė ky proces tė jetė i hapur, transparent dhe paqėsor. Siē e dini, ne jemi duke punuar ngushtė me Ju dhe ekipin Tuaj pėr ta realizuar kėtė qėllim.

Gjatė gjithė raundeve tė bisedimeve tė deritashme nė Vjenė kemi ofruar dokumente tė hollėsishme pėr pozicionin e Kosovės rreth njė varg ēėshtjesh teknike: reformimin e pushtetit lokal apo decentralizimin, trashėgiminė kulturore e religjioze, ēėshtjet ekonomike, etj.

Ekipet qė kanė pėrfaqėsuar Kosovėn nė raundet e deritashme tė bisedimeve kanė qenė tė mandatuara plotėsisht nga Ekipi i Unitetit (Delegacioni i Kosovės pėr status) qė tė hulumtojnė dhe gjejnė zgjidhjet mė tė mira pėr kėto ēėshtje dhe, si tė tilla, kanė shprehur plotėsisht qėndrimet e Ekipit tė Unitetit.

E theksojmė fuqishėm se ne jemi tė vendosur tė gjejmė zgjidhjet mė tė mira pėr secilėn ēėshtje qė lidhet me pakon pėrcjellėse tė pavarėsimit tė vendit tonė. Por, unė dua tė theksoj para jush se ne nė Kosovė dhe nė rajon presim qė procesi tė pėrfundojė para fundit tė kėtij viti me pavarėsimin e vendit tonė.

Kosova, pas luftės, ka kaluar nėpėr shtatė vite tė paqartėsisė sė statusit. Kjo paqartėsi ka penguar zhvillimin ekonomik dhe ka ushqyer tensionet politike. Zvarritja e mėtejme e rrumbullaksimit tė statusit tė Kosovės nuk ėshtė nė interes tė askujt nė Kosovė, tė askujt nė rajon, dhe besojmė fuqimisht se kjo paqartėsi dhe zvarritje ėshtė poashtu nė dėm tė paqes dhe tė stabilitetit tė pėrgjithshėm nė Evropėn Juglindore.

Prandaj, procesi qė tashmė njihet si proces i Vjenės duhet t'i kontribuojė pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės shpejt dhe pėrfundimisht. Ėshtė vullnet i pathyeshėm i shumicės dėrmuese tė popullit tė Kosovės qė Kosova tė bėhet shtet i pavarur dhe sovran. Ky ėshtė vullneti i shumicės sė popullit tė Kosovės qe njė kohė tė gjatė; madje shumė kohė para represionit dhe gjenocidit tė viteve tė Millosheviqit.

Krahas pėrkujtimit tė vazhdueshėm, kėto ditė na janė pėrkujtuar sėrish krimet e regjimit serb gjatė viteve 90, me fillimin e gjykimit nė Tribunalin Penal Ndėrkombėtar pėr ish-Jugosllavi nė Hagė tė gjashtė ministrave dhe gjeneralėve tė Millosheviqit, duke pėrfshirė ish-Presidentin e Serbisė, pėr krime qė pėrfshijnė deportimin e dhunshėm tė mbi 800,000 shqiptarėve tė Kosovės - tė gati gjysmės sė popullsisė sė vendit tonė -- dhe tė masakrės sė mbi 100 burrave dhe djemve gjatė njė nate nė njė fshat nė Kosovės Jugore, nė Krushė tė Vogėl.

Kėto janė vetėm disa nga krimet e tmerrshme tė kryera me paramendim ndaj njė populli tė tėrė me dekada nga regjimet serbe. Njė jetė e tėrė njeriu nuk mjafton tė shėrohen plagėt qė njė popull i tėrė ka marrė nga krime tė tilla, lėre mė pak vite.

Fotografitė e tė zhdukurve nga lufta ende qėndrojnė varur nė rrethojėn e ndėrtesave qeveritare nė Prishtinė. Familjet tona mbajnė zi pėr ēdo ditė, mirėpo pėrkundėr gjithė kėsaj dhimbjeje, ne e dimė se kjo ėshtė e kaluara, ndėrsa ne duhet tė shikojme kah e ardhmja. Nuk mund ta harrojmė tė kaluarėn, por jemi tė pėrcaktuar qė tė shkojmė kah e ardhmja.

Pėrkundėr kėsaj historie, dėshira mbizotėruese e popullit tė Kosovės ėshtė tė ndėrtohet njė shoqėri multietnike me tė drejta tė barabarta pėr tė gjitha komunitetet. Kjo ambicje formėson qėndrimet tona nė procesin pėr pėrcaktim tė statusit final dhe nė punėn e institucioneve tė pushtetit nė Kosovė.

Dėshira pėr tė zhvilluar institucionet tona demokratike, pėr tė hartuar ligje dhe pėr tė vendosur norma qė ndėrtojnė, mbrojnė dhe mbajnė njė shoqėri multientike ėshtė nė qendėr tė punės sė institucioneve tė Kosovės pėr tė bėrė pėrparime nė ato qė quhen Standarde pėr Kosovėn.

Institucionet dhe populli i Kosovės janė fuqimisht tė pėrcaktuar qė nė Kosovė tė instalohet shteti i sė drejtės me njė korpus ligjor tė avancuar pėr mbrojtjen e pakicave dhe pėrfaqėsimin e tyre nė institucionet e Kosovės.

Pokėshtu, qeverisja efektive, njė ekonomi e qėndrueshme tregu dhe funksionale janė qėllime dhe prioritete tė Qeverisė dhe tė institucioneve tė Kosovės sot dhe nesėr. I nderuari President Ahtisari, Tė gjitha qėndrimet e paraqitura deri tash mbėshteten nė kėmbėnguljen tonė pėr tė ndėrtuar njė Kosovė tė pavarur, sovrane dhe demokratike pėr tė gjithė qytetarėt e saj.

Kjo kėmbėngulje buron nga vullneti i pėrgjithshėm politik i popullit tė Kosovės, nga e drejta e tij e natyrshme pėr vetėvendosje. Ky vullnet ėshtė verifikuar sa e sa herė pėrmes instrumenteve demokratike siē ėshtė Referendumi i vitit 1991, zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale tė viteve 1992 dhe 1998, Lufta Ēlirimtare pėr liri dhe pavarėsi, por edhe e gjithė praktika demokratike e ndėrtimit tė institucioneve tė Kosovės tė dala nga vota e lirė e qytetarėve pas luftės dhe tė vlerėsuara nė shkallėn mė tė lartė nga faktori ndėrkombėtar.

Prandaj, pavarėsia ėshtė alfa dhe omega, fillimi dhe mbarimi i qėndrimit tonė. Nė njė shoqėri multientike, qeveria duhet t'i pėrfaqėsojė drejt e ndershmėrisht tė gjitha komunitetet. Nė Kuvend dhe nė Qeverinė e Kosovės janė rezervuar ulėse pėr komunitetet joshqiptare tė Kosovės. Pakicat e tjera, me pėrjashtim tė serbėve kanė zėnė vendet e tyre nė Kuvend dhe nė Qeveri.

E themi me keqardhje tė thellė se njė pjesė e pėrfaqėsuesve serbė ende nuk i kanė zėnė vendet e veta dhe refuzojnė tė marrin pjesė nė detyrėn tonė tė pėrbashkėt tė qeverisjes. E di nga bisedat qė kam me kėta pėrfaqėsues se kjo shpeshėherė nuk ėshtė zgjedhja e tyre, por rezultat i presioneve nga Beogradi, i cili dėshiron ta delegjitimojė Qeverinė e Kosovės. Siē bėri Pėrfaqėsuesi Special i OKB-sė nė raportin e tij tė fundit para Kėshillit tė Sigurimit, i bėj thirrje Beogradit t'i japė fund kėtij bojkoti dhe tu mundėsojė serbėve tė Kosovės tė zėnė vendet qė u takojnė nė Qeverinė tonė.

Ata janė tė mirėseardhur aty dhe do tė jenė tė mirėseardhur gjithherė. Dhe ndonėse mungesa e tyre aktualisht pengon punėn tonė pėr tė ndėrtuar institucione tė pėrbashkėta, ajo nuk e ndal kėtė punė.

Arb 24-07-06 23:12

Kemi pėrgatitur plane gjithėpėrfshirėse dhe tė hollėsishme pėr komuna tė reja dhe qeverisje lokale nė Kosovė. Siē ka vendosur tashmė Grupi i Kontaktit, nuk mund tė krijohen entitete tė ndara etnike nė Kosovė. Ne jemi tė pėrkushtuar qė tė zhvillojmė njė proces pėrmbajtėsor tė reformimit tė pushtetit lokal, por nė tė njėjtėn kohė jemi tė vendosur qė tė ruajmė karakterin unitar tė Kosovės dhe integritein territorial tė saj; e gjithė kjo nė pajtim tė plotė dhe nė frymėn e parimeve udhėheqėse tė pėrcaktuara nga Grupi i Kontaktit.



Kosova, sikur edhe tani, do tė ketė njė qeveri pėr tė gjithė qytetarėt e saj, ndėrkohė qė vendimmarrja pėr shumė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me komunat do tė bartet nė nivelin lokal pėrmes kėsaj reforme tė kujdesshme qė po bėjmė.



I kemi diskutuar kėto plane nė hollėsi me UNOSEK-un dhe Serbinė dhe kėto biseda po vazhdojnė. Mbesim me shpresė se do tė japin rezultatet e tyre. Ka njė pėrparim nė bisedat pėr mėnyrėn se si mund ta mbrojmė mė sė miri trashėgiminė kulturore tė komuniteteve tė Kosovės duke pėrfshirė kishat, manastiret dhe vendet e tjera me rėndėsi religjioze dhe kulturore.



Nga ana e Kosovės, pėrkushtimi ynė ėshtė i qartė si kristali: ne do ta mbrojmė dhe ruajmė gjithė trashėgiminė kulturore tė Kosovės, duke i kushtuar pokėshtu vėmendje tė veēantė trashėgimisė sė komuniteteve joshqiptare, d.m.th. minoritare, tė Kosovės.



Kjo ėshtė trashėgimi e pėrbashkėt e gjithė popullit tė Kosovės, dhe prandaj ėshtė detyra jonė ndaj gjithė qytetarėve tanė ta mbrojmė dhe ruajmė kėtė trashėgimi. Nė veēanti do tė ruhen tė drejtat e kishės ortodokse serbe, tė pėrfaqėsuesve dhe pjesėtarėve tė saj, ndėrsa manastiret dhe kishat do tė mbrohen nė pėrputhje me normat relevante ndėrkombėtare, duke pėrfshirė Deklaratėn Universale dhe shumė instrumenta tė tjerė tė OKB-sė dhe Kėshillit tė Evropės.



Sa u pėrket ēėshtjeve ekonomike, Kosova ka prezentuar njė qėndrim tė qartė, i cili konsiston nė gatishmėrinė tonė pėr tė marrė tė gjitha obligimet e arsyeshme qė dalin pėr tė nė njė proces normal suksesioni, si dhe pėr mbrojtje tė plotė tė tė drejtave pronėsore tė tė gjithė qytetarėve tanė.



Zonja dhe zotėrinj, Janė dy realitete tė pakontestueshme tė Kosovės sė sotme qė duhet tė njihen. Sė pari, qė nga tmerri dhe vuajtjet e mėdha qė ka pėrjetuar populli i Kosovės sidomos qė nga viti 1989 dhe pėrfundimisht mė 1999, Kosova ėshtė qeverisur ndaras nga Serbia.



Ora e historisė nuk mund tė kthehet mbrapa. Realiteti i dytė - po aq i pakontestueshėm - ėshtė dėshira e qartė dhe mbizotėruese e shumicės dėrmuese tė popullit tė Kosovės qė Kosova mė nė fund tė njihet si shtet i pavarur dhe sovran. Ky vullnet nuk mund tė injorohet apo tė zhbėhet me biseda.



Ka vetėm njė rrugė drejt stabilitetit qė e synojmė tė gjithė: njė vendim tė qartė dhe tė vendosur pėr ta bėrė Kosovėn mė nė fund shtet tė pavarur. Dua t'ju siguroj edhe njėherė se shteti i Kosovės do tė ofrojė gamėn mė tė gjerė tė mundshme tė mbrojtjes, si kushtetuese ashtu edhe praktike, pėr tė siguruar sundim tė ligjit dhe mbrojtje tė tė drejtave tė tė gjitha komuniteteve pakicė: serbėve, turqve, romėve, ashkalive, boshnjakėve.



Kosova do tė jetė njė shtet nė paqe me veten dhe me fqinjėt e parė dhe me rajonin nė pėrgjithėsi. Ne nuk kemi pretendime apo lakmi pėr territore tė tė tjerėve, por as nuk do tė tolerojmė pretendimet ndaj territorit tonė.



Ne pranojmė plotėsisht kushtet qė ka vėnė Grupi i Kontaktit pėr procesin pėr statusin pėrfundimtar, se mu ashtu sikurse nuk mund tė ketė ndarje tė Kosovės, nuk mund tė ketė ndryshim nė kufijtė dhe territorin ekzistues.



Nė tė vėrtetė, sapo tė njihemi shtet i pavarur, duam qė tė mbėrrijmė marrėveshje tė shpejta pėr t'i hapur kufijtė tanė - dhe tregtinė tonė - me fqinjėt tanė, duke pėrfshirė nė kėtė kuadėr edhe me Serbinė.



Ne duam tė bashkėpunojmė plotėsisht dhe hapur nė tė gjitha fushat me fqinjėt tanė dhe me rajonin, dukė pėrfshirė edhe pėrmes mekanizmave ekzistues tė Paktit tė Stabilitetit dhe procesit tė bashkėpunimit tė Evropės Juglindore.



Bashkėpunimi i plotė rajonal bėhet i mundshėm vetėm kur tė jetė zgjidhur ēėshtja e Kosovės, ēėshtja e vetme ende e pazgjidhur nė Evropėn Juglindore. Pa marrė parasysh divergjencat qė kemi sot, ėshtė e qartė se populli i Evropės Juglindore - le ta pėrdorim kėtė emėr pėr tė ardhmen e jo 'Ballkani', qė ka gjithė ato konotacione negative nga e kaluara - ka njė aspiratė tė pėrbashkėt pėr tė ardhmen.



I pyetni tė rinjėt e Beogradit, tė Shkupit, tė Prishtinės apo tė Podgoricės dhe Tiranės, dhe ju, besoj, do tė dėgjoni tė njėjtėn pėrgjigje: Evropė. Popujt tanė duan tė udhėtojnė lirshėm, tė punojnė me zotėsitė e tyre mė tė mira, dhe tė gėzojnė liritė dhe mundėsitė qė i gėzojnė ata qė tashmė janė pjesė e Unionit Evropian.



Ne mėtojmė tė jemi pjesė e vlerave demokratike dhe normave ligjore qė mishėron Unioni Evropian, dhe jemi tė pėrkushtuar qė tė bėjmė punė praktike pėr t'i inkorporuar ato nė ligjet dhe institucionet tona.



Ne e dimė se ky ėshtė njė udhėtim i gjatė dhe i vėshtirė qė kėrkon punė tė madhe, por ne jemi tė pėrkushtuar tė shkojmė kėsaj rruge: sepse nuk ka tjetėr. Kėtė ambicje duhet ta kenė tė gjithė fqinjėt tanė.



U them tė gjithė fqinjėve, pra edhe Serbisė: le tė shkojmė pėrpara rrugės sė integrimeve euro-atlantike. Ky ėshtė shansi pėr tė ardhmen e Kosovės dhe tė rajonit tonė pėrgjithėsisht. Ky shans mund tė realizohet vetėm me shtetin e pavarur tė Kosovės.



Z. President, Zonja dhe zotėrinj, Duke ēmuar lartė pėrkushtimin dhe punėn tuaj pėr tė vendosur paqen dhe stabilitetin e pėrhershėm nė Kosovė, ju sigurojmė se pavarėsimi i Kosovės dhe bėrja e saj shtet modern e demokratik do tė thotė nė tė njėjtėn kohė paqe dhe stabilitet afatgjatė nė tė gjithė rajonin.



Bashkėpunimi mė fqinjėt e parė dhe vendet e rajonit janė prioritete tė institucioneve dhe popullit tė Kosovės. Bashkėpunimi nė shkallė rajoni nė fusha tė ndryshme tė interesit tė pėrbashkėt nė Kosovė shihet si pjesė e njė procesi tė gjithanshėm tė integrimit tė vendit tonė nė strukturat e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, qė janė ndėr objektivat kryesorė tė Kosovės.



Ju bėj me dije se kushtetuta e shtetit tė Kosovės, parimet e sė cilės janė hartuar, do tė reflektojė pėrvojat mė pozitive dhe vlerat universale tė aplikuara nė demokracitė perėndimore. Kosova edhe pas pavarėsimit tė plotė tė saj mirėpret njė prani tė lehtė civile ndėrkombėtare.



Pėr mė tepėr institucionet tona janė duke punuar nė konceptimin e kėsaj pranie e cila nė Kosovė shihet si njė ndihmesė e rėndėsishme nė kuadėr tė pėrgatitjes sė vendit tonė pėr integrim nė BE. Poashtu, ne mirėpresim vazhdimin e pranisė sė NATO-s nė Kosovė dhe deklarojmė pėrkushtimin tonė tė fuqishėm pėr njė bashkėpunim tė ngushtė me strukturat e tjera evropiane e botėrore nė sektorin e sigurisė.



I nderuari President Ahtisari, Tė nderuar zonja dhe zotėrinj, Populli dhe institucionet e Kosovės janė tė palėkundur nė vizionin pėr njė Kosovė evropiane nė miqėsi tė pėrhershme me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.



Nė Kosovė historia jonė ėshtė e dhimbshme, e pėrgjakshme. Ne nuk mund ta harrojmė kėtė histori, por poashtu jemi tė vendosur qė tė mos mposhtemi prej saj. Vizioni ynė pėr njė shtet tė pavarur dhe shoqėri multientike, ėshtė vizion i pėrbashkėt i institucioneve demokratike tė Kosovės dhe i popullit tonė. Ju falemnderit!

QIK-u

Arb 24-07-06 23:14

[B][SIZE=3]Nė Vjenė kanė filluar bisedimet pėr statusin e Kosovės nė nivelin mė tė lartė[/SIZE][/B]

Vjenė, 24 korrik - Nė pallatin e Vjenės "Austria e Poshtme", sot paradite filluan bisedimet pėr statusin e Kosovės ndėrmjet delegacionit tė Kosovės dhe atij tė Serbisė nė nivelin mė tė lartė. Pas fjalės pėrshėndetėse tė kancelarit austriak Volfgang Shysel dhe ekspozesė sė tė dėrguarit tė posaēėm tė Kombeve tė Bashkuara Marti Ahstisari, pėrfaqėsuesit e Prishtinės dhe tė Beogradit do tė kenė nga 45 minuta pėr tė paraqitur pikėpamjet e tyre pėr statusin e Kosovės.

Delegacionin e Kosovės e kryeson presidenti Fatmir Sejdiu, kurse nė tė gjenden edhe kryeministri Agim Ēeku kryeparlamentari Kolė Berisha, lideri i PDK-sė Hashim Thaēi dhe ai i ORA-s Veton Surroi.

Ndėrkaq atė tė Serbisė e pėrbėjnė Presidenti Boris Tadiq, kryeministri Vojisllav Koshtunica, ministri i Jashtėm serb Vuk Drashkoviq dhe kėshilltarėt e tyre politikė.

Takimi zhvillohet me dyer tė mbyllura. Ėshtė paraparė njė drekė e pėrbashkėt, ndėrkaq nė fund tė takimit rreth orės 17.OO, konferenca tė veēanta me gazetarė do tė mbajė sė pari Ahtisari e pastaj delegacioni i Prishtinės dhe ai Beogradit.

Drinni 25-07-06 18:55

Pėrfundoi pa ndonjė marrveshje takimi Vjenes, Pala Kosovare e kėnaqur me prezantimin
 
Delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi kishin qasje tė ndryshme nė sallen e pallatit tė Austris sė ulet tė Vjenės. Ata u pritėn nga kryenegociatori Marti Ahtisaari dhe nikoqiri i preocesit tė negociatave, kancelari austriak Wolfgang Schuessel. Ata u pershendeten me organizatoret e takimit por jo edhe nė mes vete. [U]lajm nga 24 orė[/U]
[B]Dhe mirė bėne!*(koment nga unė).[/B]
Pala kosovare me tė arritur nė Prishtinė komentoi takimin e vjenės si tė sukseshėm!
Vlenė tė theksohet se takimi i sotėm nuk ishte edhe takimi i fundit i njė niveli tė tillė, takime tė tilla do tė ketė edhe mė pas, megjithatė nuk do tė ketė edhe takime tė nivelit tė kėtillė. Edhe nderkombėtaret jan tė vetėdijshėm se kėto nuk do tė sjellin rezultate konkrete e me gjasė as marrvėshje tė negociuar midis palėve.

Ambasadori Uisner frenk, njėherit emisar pėr qeshtjen e statusit tė kosoves, tha qe palėt patjetėr duhet tė ofrojn njė zgjidhje tė pėlqyeshme, i tė njėjtit mendim ishte edhe ndihmės emisari Rohan.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:15.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.