![]() |
pernime cilit popull i takon pandeli majka shoqi ilir metes ?
lexoni per seri qetu se pernime kish qka me lexue
Disa te dhena shume interesante dhe shokuese lidhur me njerin nga lideret socialiste PANDELI MAJKO, shkrimi ne vazhdim, Sekretet e karrierės sė Pandeli Majkos, cilit popull i takon? Nga Kastriot Myftaraj Nė verėn e vitit 1991, nė Ambasadėn e Bullgarisė nė Tiranė u paraqit njė grup shtetasish shqiptarė me nacionalitet tė supozuar bullgar, kryesisht me origjinė nga Gollobėrda, Gora dhe Prespa, tė cilėt qenė nismėtarė pėr krijimin e shoqatės "Ivan Vazov", e cila do tė bashkonte bullgarofonėt e Shqipėrisė.Nė kėtė grup qe dhe njė djalė i ri, qė binte nė sy pėr dy veti qė do tė mbeteshin mė tė spikaturat pėr tė edhe nė tė ardhmen, se flokėt kishin filluar t' i thinjeshin shumė shpejt dhe se vazhdimisht qeshte. Kur i erdhi rradha qė tė prezantohej, njeriu qė kryesonte grupin, Namik Dokle (i cili meqė ra fjala mė pas nuk pati mė dėshirė qė t' i kujtohet kjo aventurė bullgare sepse familjarėt e vet u bėnė nismėtarė tė orientimit tė Gorės nga Serbia), me sensin e vet tė njohur tė humorit, e prezantoi djaloshin si: inxhinier Pandeli Majko, bullgar i padyshimtė dhe i pastėr, jo vetėm nga emri, por edhe nga shpirti. Pandeli Majko reagoi duke bėrė tė vetmen gjė qė ai realisht di tė bėjė, ai qeshi. Diplomati bullgar qė i priste dhe tė cilit i bėri pėrshtypje mbiemri i tė riut, pyeti pėr origjinėn e tij. Djaloshi Pandeli Majko tha se origjina e familjes sė vet qe nga Prilepi i Maqedonisė ku pati lindur babai i vet, Sotir Majko. Nė kohėn e Jugosllavisė monarkiste familja e gjyshit tė Pandeli Majkos emigroi nė Shqipėri pėr shkak se pėrndiqej nga autoritetet jugosllave pėr pjesmarrje nė lėvizjen nacionale bullgare tė shtetasve jugosllavė me kombėsi bullgare. Familja Majko pas disa peripecish u vendos nė Gjirokastėr, gjė pėr tė cilėn Pandeliu sot pėlqen ta quajė veten gjirokastrit, por pa mundur dot tė identifikohet me njė nga fiset e vjetra tė njė qyteti shumė tradicionalist si Gjirokastra, ku familjet autoktone tė tregojnė edhe sot se ku e kanė pasur shtėpinė tė parėt e tyre nė shekullin XIX. Pandeliu gjithashtu i tha diplomatit bullgar se babait tė vet, Sotirit, i cili qe njė aviator ushtarak, shteti shqiptar i Enver Hoxhės pėr shkak tė origjinės bullgare dhe ndjenjave tė zjarrta probullgare, pas prishjes tė Shqipėrisė me bllokun lindor, i pati hequr tė drejtėn e fluturimit, pasi dyshonin se do tė ikte me gjithė avion nė atdhe, nė Bullgari, ēka pėrbėnte njė provė tė persekutimit tė minoritetit bullgar nė Shqipėri. Kuptohet se nė njė familje tė tillė Pandeliu qe edukuar me njė pėrkushtim tė zjarrtė ndaj nėnės Bullgari. Tė gjitha kėto Pandeliu i tha natyrisht duke qeshur. Ja pra sesi u gjend Pandeli Majko nė kėtė aventurė bullgare. Nė verėn e vitit 1991 Pandeli Majko qe njė student i inxhinierisė mekanike qė priste tė diplomohej nė njė degė qė nė Shqipėrinė nuk e kohės, kur industria e kohės sė komunizmit pati pėsuar kolaps tė plotė, nuk hapte asnjė perspektivė pėr t' u punėsuar. Ēfarė do tė bėnte djaloshi 24 vjeēar Pandeli Majko me diplomėn e inxhinierit mekanik, diplomė kjo qė nė Shqipėrinė e vitit 1991 vlente praktikisht aq sa njėzet centimetra lėkurė viēi me tė cilėn qe veshur, aq mė tepėr qė Majko dhe notat i kishte tė ulta? Sigurisht asgjė. Djaloshi Pandeli Majko qe nė kėrkim tė njė alternative. Atėhere qe koha kur nė Shqipėri inicohej krijimi i gjithfarė shoqatave dhe organizatave tė etnive dhe kėshtu Pandeliu njė ditė dėgjoi pėr nismėn pėr krijimin e shoqatės sė shtetasve shqiptarė me origjinė bullgare. Atėhere thuhej se kjo shoqatė do tė kishte mbėshtetje tė madhe financiare nga shteti bullgar dhe diaspora bullgare nė Perėndim, ēka pėr Pandin do tė thoshte njė alternativė pėr tė nxjerrė bukėn e gojės pa shumė mund. Kėshtu qė Pandi, tė cilit iu kujtua historia familjare bullgare, e kapėrceu "Rubikonin" dhe iu pėrkushtua ēėshtjes nacionale bullgare, duke zgjedhur tė qe njė "minoritar" bullgar nė Shqipėri. Por Pandeliu nuk i eci dhe aq nė kėtė aventurė pasi grupi nismėtar i shoqatės "Ivan Vazov" u bė shpejt njė fole intrigash, ku njė zog ende pa pupla nuk akomodohej dot. Por, Namik Dokle, nismėtari i krijimit tė shoqatės "Ivan Vazov" qe ai qė do t' i hapte Pandit perspektivėn e vėrtetė, duke e lanēuar djaloshin Pandeli Majko nė politikė. |
Nė fund tė vitit 1991, kryetari i Partisė Socialiste, Fatos Nano, qe duke kėrkuar tė rinj tė pėrshtatshėm pėr tė krijuar forumin rinor tė PS, qė do tė bėhej i njohur si Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar. Nė konceptin e Nanos, fjala "i pėrshtatshėm" nė kėtė rast do tė thoshte qė duheshin gjetur njerėz tė tillė qė, nė perspektivė, mos t' ia rrezikonin Nanos postin e kryetarit tė partisė, as edhe pas njė kohe shumė tė gjatė. Nano synonte qė ta pėrdorte forumin rinor tė PS si njė ēelės pėr tė hapur portat e qendrave tė rėndėsishme ndėrkombėtare qė mbeteshin tė mbyllura pėr PS-n, duke fillar qė nga Internacionalja Socialiste. Por kjo qe njė thikė me dy presa, pasi nė rast se kjo strategji funksiononte, atėhere njerėzit qė do tė qenė nė krye tė FRESSH dhe veēanėrisht kryetari i saj, do tė fitonin njė autoritet tė madh, veēanėrisht jashtė vendit, ēka do ta bėnte atė rivalin e rrezikshėm tė Nanos dhe kandidatin pėr ta zėvendėsuar Nanon nė postin e kryetarit tė PS, si finalizim i natyrshėm i procesit tė reformimit tė kėsaj partie. Nė kėtė pikė Nano pati frikė se mos pėsonte fatin e Ramiz Alisė, duke u zėvendėsuar pas njė kohe tė shkurtėr nga tė rinj qė nuk bartnin ngarkesat qė bartte Nano nga e kaluara komuniste. Prandaj Nano do tė zgjidhte njerėz intelektualisht tė mangėt dhe me pengesa nga mė tė ndryshmet pėr t' i zėnė vendin. Derisa Enver Hoxha emėronte nė lidershipin e regjimit komunist mjelse, saldatorė, marangozė, teneqexhinj, pra njerėz tė pashkolluar, Nano nė njė sens tė sigurt i pėrkeqėsoi gjėrat pasi emėroi nė lidershipin e FRESSH njerėz me diploma fiktive, nė sensin qė duke qenė studentė shumė tė dobėt, nuk i zotėronin fare dijet qė pėrfaqėsonte diploma qė mbanin. Kėta njerėz praktikisht qenė mė inferiorė se tė emėruarit e Enver Hoxhės, pasi derisa kėta tė fundit sė paku dinin tė bėnin diēka, tė mjelnin lopė, tė saldonin etj., tė emėruarit e Nanos nuk dinin tė bėnin asgjė. Kėshtu qė ata qenė mė tė kėqinj se liderėt e pashkolluar enveristė, pasi mė i keq se lideri i pashkolluar punėtor, mund tė jetė veē njė i diplomuar fiktiv, qė nuk di tė bėjė asgjė. Pandeli Majko qe pėrfaqėsuesi mė domethėnės i kėsaj kategorie njerėzish. Duke i njohur kriteret e Nanos, Dokle, i cili qe njė nga liderėt e PS-s me prejardhje nga kasta e aparatēikėve tė PPSH dhe qė ndante tė njėjtin preokupim me Nanon, ia propozoi si me shaka Pandeli Majkon, i cili mund tė vihej pa frikė kryetar i FRESSH, pasi pėr arsye intelektuale dhe etnike nuk do tė qe kurrė i rrezikshėm nė kėtė post. Nano e mori shumė seriozisht shakanė e Dokles dhe emri i Pandeli Majkos u fut nė listėn e atyre qė themeluan FRESSH nė janar 1992. Nė shtator 1998, pas dorėheqjes sė Nanos, njė gazetare e Tv KLAN i mori Majkos njė intervistė duke i kėrkuar tė komentonte zėrat se emri i tij do tė diskutohej si kandidat pėr kryeministėr nė mbledhjen e KPD. Dialogu i Majkos me gazetaren tashmė ka hyrė nė librin e anekdotave tė politikė shqiptare. Gazetarja: Zoti Majko, emri juaj ėshtė pėrfolur si kandidat pėr kryeministėr. Majko: (qesh) Ē' janė kėto budallallėqe! Thoni diēka mė serioze ju lutem! Gazetarja: A do ta pranonit postin e kryeministrit nėse do t' u propozohej? Majko: (qesh) Unė nuk jam nga ata qė ua fusin thikėn pas shpine shokėve. Pandeli Majko duket se ka pasur njė moment sinqeriteti me gjasė patologjik, kur e ka quajtur si budallallėk dhe gjė joserioze veten e vet nė postin e kryeministrit. Nėse Majkon do ta kishte pyetur njė gazetare e televizionit nė vitin 1991 kur qe njė i diplomuar i papunė, se si e komentonte faktin qė emri i tij po pėrfolej pėr t' u bėrė njė nga liderėt e PS, si dhe deputet, Majko me siguri do tė qe pėrgjigjur: "Ē' janė kėto budallallėqe! Thoni diēka mė serioze ju lutem!" Mbi hyrjen e Majkos nė politikė, ėshtė krijuar njė legjendė, sikur Majko u parapėlqye pėr shkak se ai pati qenė njė "student i dhjetorit", gjė pėr tė cilėn Berisha nė vitin 1992, kur qe President i Republikės i dha Pandeli Majkos dhe disa eurosocialistėve tė tjerė, medaljen me emrin pompoz "Pishtar i demokracisė". E vėrteta ėshtė se Pandel Majko qe student nė dhjetor 1990, por jo student i dhjetorit 1990, nė kuptimin qė i jepet kėsaj fjale si pjestar i lėvizjes studentore. Dhėnia nga Berisha e titullit "Pishtar i demokracisė" Majkos dhe disa eurosocialistėve tė tjerė, nė dhjetor 1992, qe nė fakt njė diversion i Berishės nė PS, duke qenė se me kėta "pishtarė" Berisha donte t' i vinte flakėn piramidės nanoiste tė PS-s. Si pjestar i grupit nismėtar tė FRESSH Pandeli Majko u bė deputet i PS-s nga lista shumėemėrore nė zgjedhjet e 22 marsit 1992. PS nė kėto zgjedhje pėsoi njė humbje katastrofike, por pėr Pandin kėto zgjedhje qenė njė fitore e madhe pasi ai u bė deputet pa i mbushur ende 25 vjeē dhe kėshtu nė prill 1992 Pandi firmosi pėr herė tė parė nė njė bordero pėr tė marrė rrogėn, por jo nė profesionin e vet tė inxhinierit, tė cilin nuk e kishte ushtruar pėr asnjė ditė, por firmosi pėr tė marrė rrogėn e parė si deputet, e cila qe dhe rroga e parė qė po merrte nė jetėn e vet. Por kėto janė ēuditė e tranzicionit shqiptar. Nė maj 1992, nė Kongresin I tė FRESSH Pandi u zgjodh kryetar i Forumit Eurosocialist, ose mė saktė u emėrua nga Nano si kryetari i FRESSH. Nano e zgjodhi Majkon para anėtarėve tė tjerė tė FRESSH dhe nė rradhė tė parė para Ilir Metės, i cili qe mė i spikaturi nė lidershipin eurosocialist, pėr shkak se Majkon e gjykoi si njeriun mė tė paaftė pėr t' ia rrezikuar postin, si nga pikėpamja intelektuale, ashtu dhe nga origjina etnike. Nė atė kohė PS ishte duke u afruar shumė veēanėrisht me Greqinė dhe posaēėrisht me PASOK, qė kishte marrė pėrsipėr tė bėnte kumbarin e PS-s nė sallonet e sė majtės europiane. Athina dhe posaēėrisht PASOK do tė kishin njė peshė tė madhe nė zhvillimet nė PS. Nano kishte dyshim se mos Greqia dhe posaēėrisht PASOK mbėshtesnin nė njė moment tė dhėnė njė person tjetėr nė rradhėt e lidershipit tė PS-s, qė nuk kishte ngarkesa nga e kaluara komuniste dhe qė do t' ua lehtėsonte punėn pėr ta lanēuar PS-n nė rrafsh ndėrkombėtar. Kryetari i FRESSH qe kandidati mė i pėrshtatshėm pėr kėtė rol. Por, Majko, i cili qe kryetar i FRESSH nuk mund tė bėhej kurrė beniamin i Greqisė dhe i PASOK pėr shkak tė origjinės sė vet bullgare. Greqia ende dhe sot tmerrohet nga fantazma e bullgarėve tė Egjeut dhe tė Maqedonisė greke nė pėrgjithėsi, tė cilėt ėshtė munduar me ēdo mėnyrė t' i asimilojė pasi ata u pėrfshinė nė territorin grek pas vitit 1913. Nė kishte gjė qė nuk do ta bėnin kurrė Greqia dhe PASOK, kjo ishte qė tė kishin si beniamin e tyre nė Partinė Socialiste Shqiptare, qė ato e shikonin si forcėn politike mbi tė cilėn duhet tė shkonte mbėshtetja greke nė Shqipėri, njė bullgar. Prej kėtej dėshtimi i tė gjitha pėrpjekjeve tė Majkos gjatė kėtyre 13 viteve pėr t' u bėrė beniamini i Athinės nė Shqipėri, tė cilat pėrpjekje kanė marrė deri edhe pėrmasa groteske, siē do ta tregoj mė tutje. Nė 1992, Majkos i dukej sikur po jetonte njė pėrrallė. Atėhere kur qe njė i papunė i dėshpėruar, ai u bė befas njė deputet dhe njė nga liderėt kryesorė tė PS-s, si kryetar i forumit rinor tė kėsaj partie. Tė gjitha kėto ai ia dedikonte Nanos, prandaj qe me vetėdije dhe njė skllav-po tė pėrdor njė shprehje qė Majko e pėrdori ditėt e fundit pėr kundėrshtarėt e Nanos nė PS- i bindur i faraonit tė partisė, Fatos Nanos. Namik Dokle kishte tė drejtė tė thoshte se njė shaka e tij prodhoi njė politikan. Majko e priti me shumė entusiazėm dekorimin nga Berisha me medaljen "Pishtar i demokracisė" nė dhjetor 1992, madje doli para kamerave tė televizionit shtetėror, ku me buzėqeshjen mė tė ėmbėl tė cilėn qe parė t' ia rezervonte Nanos, e quajti dekorimin e vet "njė gjest shumė i bukur i Presidentit", ēka bėri pėrshtypje sepse nė atė kohė marrėdhėniet e opozitės sė majtė me pozitėn dhe veēanėrisht me Berishėn qenė acaruar pas disa incidenteve nė Poliēan dhe Ēorovodė, pėr ēka disa eurosocialistė tė tjerė e pranuan dekoratėn duke e shprehur mirėnjohjen nė terma shumė mė tė kursyera. Me sa duket Majko u kėnaq pasi mori diēka qė i takonte ndonjė eurosocialisti tė thjeshtė, por qė i shkoi Majkos pėr shkak tė postit qė mbante. Ishte e qartė se Berisha po tentonte qė ta rriste staturėn politike tė Majkos pėr ta lanēuar si rival tė Nanos. Gazeta e PS, "Zėri i Popullit" ia ftohu pak trurin e ndezur Pandit duke mos e botuar prononcimin qė dha ky me rastin e dekoratės qė i akordoi Berisha. Me burgimin e Fatos Nanos, nė PS u krijua njė vakuum nė lidership, tė cilin Nano u mundua qė ta mbushte duke e rritur nė katėr numrin e nėnkryetarėve tė partisė. Por, megjithatė pėr shkak se ende PS vuante izolimin ndėrkombėtar, kryetari i FRESSH qe interlokutor mė i pranueshėm dhe mė aksesibėl nė rrafsh ndėrkombėtar se tė gjithė nėnkryetarėt tė marrė sė bashku, pa pėrmendur sekretarin e pėrgjithshėm, Gramoz Ruēi. Nė kohėn qė Nano qe nė burg, nė PS filluan tė krijohen klane dhe tė dalin njerėz qė donin deri edhe t' i zinin Nanos vendin e kryetarit tė partisė. Majko i shikonte tė gjitha kėto dhe madje kėta njerėz i shkelnin syrin duke dashur ta tėrhiqnin nė anėn e tyre. Kjo situatė bėri qė nė trurin e Majkos tė lindte idea qė lind nė trurin e skllavit kur padroni mungon nė shtėpi, pra idea se skllavi ėshtė padron. Nė trurin e Majkos lindi idea e habitshme se ai qe politikani mė i rėndėsishėm nė PS, me tė gjitha gjasat pėr t' u bėrė lider i partisė, ide kjo po aq reale dhe mundshme pėr t' u materializuar, sa edhe idea e Majkos pėr ndėrtimin e tunelit tė Otrantos. Nano, qė i ndiqte nga larg zhvillimet nė PS, u preokupua shumė...
Nga te gjithe ato egersira ne udheheqesine socialiste-korrupcioniste, Pandeli Majko dukej me i miri, por ja qe edhe ky na doli bullgar, edhe nje arsye me shume qe tregon se partia socjaliste eshte me te vertete nje parti antishqiptare. Marre nga [url]http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&task=view&id=10523&Itemid=0&lang=[/url] |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:54. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.