![]() |
Epi i Gilgameshit .
Epi i Gilgameshit eshte vepra me e vjeter letrare e shkruar dhe e zbuluar deri me sot.Kjo veper e letersise se Mesopotamis eshte rreth 4000 vjet e lashte.Epi konsiderohet 900 vjet ma e vjeter se "Iliada" e Homerit.
I shkruar me kunja ( shkrim kuneiformė) ne pllaka deltine,epi qendroi rreth 2500 vjet i mbuluar nen dhe .Ai eshte i perbere prej 12 pllakash (kengesh), ne te cilat rrefehet per ngadhnjimet e mbretit te Urukit,Gilgameshit,dhe per mikun e tij Enkidujin. Kur u zbulua biblioteka e Asurbanipalit ,me 1850 ,ne te u gjeten edhe vepra letrare te jashtzakonshme .Ne kete bibliotek u zbuluan edhe pjese te Epit te Gilgameshit . [B]Epi i Gilgameshit [/B] (Nga kenga e dhjete) 25 Ne hyrje t'kopshtit Sabituja e hap derėn edhe keshtu i thote Gilgameshit: "Pse kaq te zbehura i ke ti faqet e t'rrudhur ballin ne zymti te madhe? Pse pikėllimi shpirtin ta ka mbytur 30 e dyfish shtatin ty ta paska bere? N'zemer t'plagosur qfar dhimbje ke? Porsi shtegtar i rrugeve t'largeta dukesh. Stuhia e dielli shume te paskan pjekur, vapa e mesdites fytyren ta ka regjur. 35 Kudo neper stepe kaq fort pse shpejton? Dhe Gilgameshi i thote Sabituse: "Faqet e zbehura si te mos i kem e t'rrudhur ballin ne zymti te madhe ? Kaq i helmuar n'shpirt si te mos jem 40 si edhe shtatin te bere dyfish ? Ne zemren time dhembja si t'mos ndryhet? Si te mos perngjaj n'shtegtar rrugesh t'pafund? Stuhia e dielli si te mos me pjekin? Si t'mos me regje fytyren vapa e mesdites? 45 Si te mos ngarend neper stepen e pafund ? Vellaun tim ,qe ishte partner i stepes, me t'cilin s'bashku rreziqet i mboshtem e me ndihmoi ne Ceder te arrijme, ta zeme e mbysim demin e hyjnueshem 50 e s'bashku t'ngadhnjejme mbi Humbaben, qe i patrembur rrinte n'mal te Cedrit, n'prit luanet grykave tu'i mbytė; me t'cilin ndava t'mirėn e te keqen, mik Enkidujin ,qe pamase e desha- 55 ate e gjeti fati i njeriut! Gjashte dite e nete e qava Enkidujin e zemra nuk me beri n'dhe ta shti. Kaq shume prita e shpresa fort me mbajti se do te ngjallej nga thirrjet e mia. 60 Shtat dite e net si krimb i shkelur ndenji. Fort e kerkova jeten ,por s'e gjeta. Prandaj neper stepė posht e lart une turrem sikur te isha bishe e eger mali - fati i mikut rende me peshon. 65 Si mund ta hesht une gjithe kete peshe e t'mos e shpreh, ksodore te mos shqirrem? Miku ,te cilin une shume e desha, mik Enkiduji n'pluhur u shnderrua, sikurse baltė toke ai u bė! Ideja qe pershkon kete ep eshte ; lufta e njeriut kunder se keqes.Te keqijat per njerzit jane te shumta ,por e keqja me e madhe eshte vdekja, se ciles nuk i shpeton dot asnje njeri. Ne kete pjes u fol per vdekjen e Enkidujit dhe vajtimin e Gilgameshit. Fjalor: [B]Gilgameshi-[/B]personazhi kryesor ,mbreti i Urukut. [B]Humbaba-[/B]roje e malit te Cedrit ,qenie me fuqi te jashtezakonshme.U kanoset dhe u shkakton te keqija njerzve,si dhe eshte armik i Gilgameshit . [B]Enkiduji-[/B]emri i mikut te mbretit te Urukit ,Gilgameshit, me fuqi te jashtezakonshme. Se bashku mbysin rojen e Humbabes ,pastaj vete Humbaben, mėzatin (demin) e derguar nga qielli. [B]Cedri-[/B]mali hyjnor. [B]Sabituja-[/B]hyjneshe deti ,rojė ne hyrje te kopshtit hyjnor ,i cili ishte ne afersi te ujit te vdekjes. Ps : Ishte krejt rastesisht qe ky text me ra ne dore ,nese edhe ju gjeni ndonje kenge te Epi-t do te ishte mire te sillnit shkrimet ketu ,sepse e di qe ka te interesuar . |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:51. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.