Arsimi shqiptar
A thua ne prapambetjen e shqiptareve nga ana shkencore, ndikon arsimi i dobet ne Shqiperi Kosove etj? Mendoni se eshte mire qe biznesmenet shqiptare te investojne qe te hapen universitete private, (jo nga ata qe kane nje dhome e nje kuzhine dhe quhen universitete)? Une punoj te nje i tille Universiteti Kristal ne Tirane [URL="http://www.kristal.edu.al"]www.kristal.edu.al[/URL] dhe mund te them se ketu japin mesim kokat e shqiperise, (paguhen me paga ministrash) dhe jane kushtet me te mira qe kam pare ne nje shkolle shqiptare, por studentet lene shume per te deshiruar. Mbase s'jemi mesuar me idene qe te paguajme per dijen. Eshte per te ardhur vertete keq qe shqiptaret jane interesuar shume pak per dijen historikisht (keshtu e desh dhe fati) por do doja te citoj Faik Konicen qe thote : "Dije, dije, dije sa here e kam perseritur, vetem keshtu s'do jemi me zarat e grekerve". Jepni mendimin tuaj.
|