![]() |
Perkthimet e mija nga poet te Slovenis
DANE ZAJC - DHJETORI
Si do te denesesh lote te medhenj te njelmet, kur do te shkosh rrese se bores vetem. Lart mbi ty do te fluturojne zogj. Zogj te zez dhjetori. Do te vdesin nga vaji yt. (Ai do te jete larg para teje. Do te jete vetem gjurme e thelle e shputave te lena, i hapeve te qete ne bore.) Ti do te denesesj gjithe rrugen e gjate, dersa te mos perlotesh syt e medhenj e te bute ne bore. tevona do te perendosh ne boren e thelle. Era do te fishkelloje me gjuh luspore lulevjollcat ne gjoksin tend te zbuluar. Pastaj do te ndalet rruga jote. Ai do te jete larg teje malesh, ne skajin tjeter te botes kur do te lemoje flokun tend kadife te kuqrremte vdekja qelqore e dhjetorit. Kufome ne bore. E ngrire dhe e shkelur kufome. Brinjet i dalin nga gjoksi. Brinje te kuqrremte. Bora i bie ne sy. E ashper dhe e bardhe. |
DANE ZAJC - LUMI
Vrap, lum i turbullt. Lume i ngrire i heshtjes. Yjet notojne neper ty si lule kuqrreme te ftohta. te mbyturin mbulon me lym e pas nje viti i del nga goja e syte bari. O te fundosesh, te mbytesh. Dhe kur bie ne vorbull te heshtjes njeriu, nuk trandesh. Nuk valavitesh. Hesht me heshtjen, te akullt si t'ishte shtrati yt plot neperka. Vrap me yjet, qe i zhyt ne ballte, me klithma qe u ze frymen me rere, vrap, lum i pandjenje. O te fundosesh, kur qasti i ndryshk fjalen: Pakuptim. E te jesh lule kuqrreme e ngrire ne moqalin e harruar. |
DANE ZAJC - DHEU TO TE ME PUTH
E nuk do jesh e zonja te ndihmosh duart e mija, qe do te thermohen. E s'do jesh e zonja te fshish dheun qe do te fleje ne buze te mija. Syte e mi do te jene plot rere e uje. Syte e mi s'do te shohin hiq kurre. E gishtat tu te puthur s'do te shkojne flokeve te mi, te ftohte e te lagur. Dhe s'do vish dhe me trupin tend s'do te ngrohesh trupin tim. Trupi im do te jete aq i ftohte, aq i akullt, aq i bratisur. Vetem dheu do te puth trupin tim. me duar te panumerta do te me marre ngryke me goje te panumerta do te me perbije. E pastaj s'ke si i flet plisit te dheut: Kjo eshte zemra e tij qe me deshti. |
DANE ZAJC - KENGA MBI RININE
Vdekja eshte e njohura ime e vjeter. Une jam druri, qe s'do t'i dalin gjethe kurre. Kahere fle vjeshta ne deget e mija. Ne shpirt bart lemshin e fijeve te gjakosura ne hurin e lisit ne shpirt bart varre te shpeluara edhe rashten, shtruar ne dheun e rimte. Shtrire: Shih, isha. (Tragjedi e nenqeshje, ngaqe veshet e saj dhe syte jane zene me melle.) Mbi te sillet e dhembshmja, e zgjatura keng. Dhe psheretima. Dhe i errti qiell vjeshtak. Dhe lulja le te kundermoje atje, ku s'ka arome. Ku asgje s'ka. kafka me shprehje te paqarta. Vdekja eshte e njohura ime e vjeter. Une jam dru, xhovoshur ne varre. Ne shpirt bart lakun e endrrave te mija. |
EDVARD KOCBEK - kUMBONA E ALARMIT
Qetesija zuri te oshetije me ndryshe se deri tash. Dikur vinte nga jashta, atehere e ndegjoja me endje, tash nisi te qfaqet ne mua, te shkaperdershed tmerresisht rrotull neper ju a te munduarin, keshtu nis qmenduria. Kumbona e alarmit bie panderprere dhe nuk di te pushoje ne boten time. Keshtu fillon terri i perjetshem, se njehere si teper kam luajtur me kumbonat... Tash me shpie oqeanit te pafund, nuk ajgetoj dot askund bregun as qetesine. eshte i kote edhe notimi ne shpine. Dikush eshte sundimtar i mire mbi lirine. |
VENO TAUFER - ASHT I TE VDEKURIT
Tym kerkon shtepi vesoj xhama rimash brenda me sheh asht i te vdekurit. Guri pyet per te vetin amen, flaka pyet per te sajen amen. Rera pyet per te sajet shekuj, era pyet per te saj shekuj. Zeri pyet per te veten kohe, pluhuri pyet per te veten kohe. Gjaku pyet per te vetin qast, qasti pyet per te vetin gjak. Shekulli pyet per te veten ere, shekulli pyet per te veten rere. Ameni pyet per te veten flake, ameni pyet per te veten rrase. Ashtin e te vdekurit brenda e shoh me sy, veson xhamat shtyj me dore te djathte i fshin rimat. |
DANE ZAJC - MBJELLJE SHTERPE
Do ta njihja kafken e tij nga dhembet e bukur te bardhe, the nena. Dhembe te bukut te bardhe, qe kafshojne dhe, sy te bukur qeshtenje, plot dhe, kocka te rijn te forte, qe qene dikur duar, duar qe s'kishin shtrenguar vajze, kocka rinoshe te forta perqafuan token. Plot dhembe te rijn bilur ka te mbjellur ne toke. Qdo pranvere do te lulezoje toka. Toka e ashper e forte, qe na perbin me qellenjka zymtake. Me rende te mbjellesh syte e tu te bukur qeshtenje, qe s'kane pare grua zhveshur, te paputhur nga buze qe pershperisin: Jam jotja (asgje ende s'kane pare ata sy), pamend eshte te mbjellesh syte tu te bukur qeshtenje ne te mbjellat shterpe te tokes pashpirt. Ty te kujtova vella. Dhembet tu te bardhe i mendoi nena jote. Dhembet tu te bardhe, rinosh, qene mbjellje shterpe. |
[B]FRANJO FRANČIČ - SY FėMIJE[/B]
Sy fėmijėsh tha tankisti nuk shoh qiell parulla qiel katror shtatėmbėdhjetė vjet shtatė vjet burg tė mos rritesh tė mplakesh pėr dy fjalė kosova republikė dy vite apo dhjetė pėr sy fėmije tė Zotit plak qė qeveris qė urdhėron qė kėrcnon qė kamxhikos qė qirret e nuk sheh nuk sheh sy fėmijėsh. |
Franjo FranČiČ
[B]I VETMI ZOT[/B]
Do tė mbysim zot nė ty thanė ata. Sa zota janė? Vėrtetė vetėm njė- ai juaji. [B]REPRIZė[/B] Vjerrshat i mėsonin pėrmendėsh atėherė. Njė udhheqės Njė zot Prap do tė mėsojmė vjersha pėrmendėsh. [B]Nė PRITJE Tė AKSIONIT[/B] Ndodhi nė Maribor. Me mikun Shqipetar ndezėm muhabetin. Sa u kall qfarė tė ndrroj babė mė tha dhe pau nė largėsi. Droja e guximi. Shtėpia. E unė pa fjalė. Aksioni. |
[B]HYRJE NE DRAMEN E PASHKRUAR[/B]
Do tė doja tė pshurrja zonjėn qė merret me kanarinat. Do tė doja t'i vidhja fqiut karrigėn se s'me pėlqen baroku Do tė deshiroja gurėt tė hudhin njerėz Do tė doja tė takoj njė burrė tė tėrbuar qė kafshon qenin Do tė doja kali tė kalėrojė sipėr meje Do tė doja macet t'i pėrlajnė gjithė vendimet e deratizimit Do tė doja t'ia ktheja kurorėn qė i vodha Preshernit Protestoj pse bojė e penės thahet saora Protestoj pse pushteti nuk ka ndaluar tė lehet nė shesh tė qytetit Protestoj pse nė gazetė s'janė tė gjithat lajmet pėr vrasjet Protestoj pse protistutat tė mos janė tė mbrojtura Protestoj pse shtrembėrohen gozhdat aq shpejt Protestoj pse qeveritarėt s'kanė urdheruar qė bretkocat tė kenė katėr kėmbė Protestoj pse portokajt tė kenė gjithė atė levozhgė Kėrkoj heqjen e menjėhershme tė vrasėsisė Kėrkoj vazhdimin e shtatėzanisė pėr dymbėdhjetė muaj Kėrkoj qė peshqit menjėherė tė shtohen nė lublanicė Ju lus Shuani dritėn Thėrras nė grevė urie tė gjithė ata qė janė kundėr keqėsimit tė motit Thėrras nė grevė urie tė gjithė ata qė qentė u ndiqen Thėrras nė grevė urie tė gjithė ata qė u prish era flokėt Thėrras nė grevė urie tė gjithė ata qė sorrollaten udhėve bojė ulliri Thėrras nė grevė urie tė gjithė ata qė bari u rritet ngadalė Therras nė grevė urie. [I]VOJIN KOVAČ[/I] |
[B][I]JURE DETELA[/I]
[SIZE=3]TETOVė 88[/SIZE][/B] Rausche, fluss, das thal entlang, ohne rast und ruh.. Goethe, an den Mond O Zot, q'dritė jeshile! Asnjė kec tė egėr ndonjėherė s'e kam marrv nė duar pėr ta shpėnė nga fėrfllaza e borės nė tė pyllit shtrojerė. I donte vallė Gėtja trupat pa jetė pėr tė kohės s'ardshme, pėr mua tė tashme, tė gjallė nė kohėn e tij? Ndjej njėfar mugėtire, si tė njė barake me plaqka tė mykura, me arka dhe almise tė ndryshkura, dhe gjithashtu si tė njė katakombi apo kabineti tė zoologjiė. Gurė dhe shkėmbinj: njė moskokėqarje pa fund, madhėshtore. Diqka si tempull i rrėnuar: ekstazė dhe pėrkujtim. Lėkurė kafshe e mbushur: Sa e huaj tmerrėsisht ėshtė qfarėdo ngrohtėsie nė ardhmėrinė e asaj kufomėze, tė ngrirė e tė lėnė! Me plėndėsit tė kalbur nė hendek nėn dhe, shkėlqyer nga dritė e hėnės shllapuritet njė embrion i mbytur njerėzor. Rridh Vardar pandėrprerė, rridh teposhtė nėpėr luginė! |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:43. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.