Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Feja e Shqiptarit (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=112)
-   -   Ekzistenca e Zotit (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=22341)

valiii 29-07-07 23:33

Ekzistenca e Zotit
 
[I][B][SIZE=2]A ekziston Zoti?[/SIZE][/B][/I]


Mendoni kėtė : Njė arkeolog gėrmon thellė nė rrėrėn e shkretėtirės dhe e gjenė njė copė tė njė vazoje tė argjilit. Pas hetimeve tė tij ky arkeolog mund tė na tregojė neve – prej kėsaj cope tė vjetėr – se shumė civilizime kanė ekzistuar mijėra vite mė parė qė e kanė prodhuar kėtė. Ai mund tė na tregojė neve pėr tipat e furrave, temperaturat dhe ngjyrat me tė cilat kanė punuar, materialet qė i kanė pėrdorur kėshtu kjo e pėrcakton nivelin e aftėsive artistike, teknologjike etj. E gjithė kjo prej njė cope tė vogėl e gjendur nė shkretėtirė.
• A e ka parė ky arkeolog ndonjėherė civilizimin qė e prodhoi kėtė vazo ?
• Si e din ai se dikur kishte ekzistuar (ky civilizim) ?
Ai e din kėtė sepse e sheh se kjo copė ėshtė prodhuar nga dikush i cili e dizajnoi atė, i dha formė, dhe kishte zgjuarsi pėr ta nxehur atė dhe pėr ta prodhuar vazon dhe jo vetėm atė, ai gjithashtu e kishte aftėsinė pėr ta ngjyrosur atė dhe pėr ta bėrė tė duket e bukur.

[I][SIZE=2][B]Njė dizajnit i nevojitet njė dizajner[/B][/SIZE] [/I]


Pėr arkeologun eksiztenca e copės sė vazos ėshtė provė bindėse e ekzistencės, inteligjencės dhe aftėsisė se njerėzve qė e kanė prodhuar atė.

Shikoni rreth juve, perendimin e diellit nė mbrėmjet verore, hėnėn dhe yjet nė njė natė pa re, ujin qė ju e pini, drunjėt se si ato rriten prej farave tė vogla. Mendoni pėr veten tuaj, sytė tuaj me tė cilėt shihni, veshėt me tė cilėt dėgjoni, gjuhėt me tė cilat shijoni dhe flisni, duart tuaja dhe kėmbėt tuaja, zemrėn dhe trurin tuaj.
Mendoni se si kėto gjėra janė aq komplekse nė vetėt e tyre dhe ende punojnė sė bashku nė njė harmoni aq tė pėrkryer.
Prej lėvizjes sė galaksive deri tek kompleksitetet e bashkėveprimit tė molekulave, prej dinamikės se eko-sistemeve deri tek komplikimet e DNA-s, tė gjitha tė qojnė tek fakti i qartė i eksiztencės tė njė menqurie, dije dhe fuqije tė madhe e cila e lejon universin tonė tė eksiztojė dhe tė funkcionojė.
Shumė njerėz natyralisht e njohin eksiztencėn e Zotit, dhe ne gjejmė referim tek Krijuesi nė tė gjitha kulturat dhe fetė. Madje edhe ateistėt, komunistėt dhe shkenctarėt (mosbesimtarė) nuk mund ta shmangin kėtė realitet, por e zėvendėsojnė termin “Krijues” me frazat si “Nėna natyrė” dhe “mėnyra mahnitėse se si nėna natyrė ka dizajnuar..”

Sa e ēuditshme nė dukje tė kėsaj, se sa shumė e hedhin poshtė besimin nė ekzistencėn e Krijuesit. Mbase kjo ėshtė mė shumė pėr shkak tė modės dhe dėshirės pėr tė justifikuar njė qėndrim materialist ndaj jetės mė tepėr se vrojtimet reale dhe tė kuptuarit e realitetit.

[B][SIZE=2][I]A mundet krijesa te jetė Krijues ?[/I][/SIZE][/B]

Diēka e ēuditshme (mbase ndonjė arsye tjetėr pėr prirjen pėr tė mohuar Krijuesin), janė ata tė cilėt pretendojnė se njeriut, ose njerėzit, tė cilėt kanė ecur nėpėr tokė, kanė thithur ajėr, qė kishin trupat dhe shpirtrat tė nėnshtruara ndaj Ligjeve tė Universit, janė Krijuesit.
Kjo ėshtė natyrisht njė kontradiktė totale nė fjalė. Diēka nuk mund tė jetė Krijues dhe krijesė nė tė njejtėn kohė, tė mbėshtetura nė ajėr, pijė dhe ushqim dhe tė jetė i pavarur, i pėrkoshėm dhe i pėrjetshėm.
Ne u krijuam nga njė pikė e lėngut, nė tė cilin ishte njė spermė mikroskopike, e cila e fekondoi njė vezė mikroskopike dhe ne u rritėm nė mitrėn e nėnave tona nė faza tė para-vendosura, ndaj tė cilave ne nuk kishim kontroll. Ne erdhėm nga mitrat e nėnave tona, duke urinuar dhe jashtėqitur duke pasur nevojė pėr vėmendje dhe kujdes tė vazhdueshėm. Pa ushqim ne do tė vdesim, pa ajėr do tė vdesim... dhe atėherė njė i tillė ėshtė Zot ?

[I][SIZE=2][B]Instikti natyral na tregon neve se ekziston njė Zot[/B][/SIZE].[/I]

Me tė vėrtetė ēdo person inteligjent do ta njihte saktėsisht se si jeta e varur, universi dhe ēdo gjė e ka Krijuesin e vet. Nevoja urgjente pėr ndihmen e Tij e bėn ata tė qartė nė kohėt e fatkeqėsive tė mėdha.
Pėrfytyroni vetėn tuaj nė aeroplan dhe ju e dini se do tė rrėzohet...
Ose nė njė anije nė det, e flakur lart e poshtė nga valėt e tmerrshme...
Kujt i drejtoheni pėr ndihmė atėherė ?
Ka pasur ndonjė situatė nė jetėn tuaj kur keni thirrur Krijuesin tuaj, duke harrur ēdo kend dhe ēdo gjė tjetėr, duke shpresuar, besuar, duke dėshiruar qė Qenja tė cilėn e njihni nė zemrėn dhe shpirtin tuaj e cila ka fuqi dhe kontrollon ēdo gjė do t’ju ndihmojė juve. I vetmi qė njihmi mund tju shpėtojė.

O krijesa tė Zotit, meditoni mbi kėto ajete:

“[B]Ėshtė fakt se nė krijimin e qiejve e tė tokės, nė ndėrrimin e natės e tė ditės, tė anijes qė lundron nė det qė u sjell dobi njerėzve, nė atė shi qė e lėshon All-llahu prej sė larti e me tė ngjall tokėn pas vdekjes sė saj dhe pėrhapė nė te nga ēdo lloj gjallese, nė qarkullimin e erėrave dhe reve tė nėnshtruara mes qiellit e tokės, (nė tė gjitha kėto), pėr njė popull qė ka mend ka argumente.[/B]” (Bekare: 164)

“[B]Ai e bėri diellin, e hėnėn dritė dhe asaj (hėnėn) ia caktoi fazat, qė ta dini numrin e viteve dhe llogarinė. All-llahu nuk krijoi kėtė pėr tjetėr, pos me qėllim tė caktuar. Ai ia sqaron argument njė populli qė kupton.[/B]” (Junus, 5)

“[B]I krijoi qiejt e tokėn me urtėsi precize. I lartė ėshtė Ai nga ēka ata (idhujtarėt) i shoqėrojnė. E krijoi njeriun nga njė pikėl (uji), kur qe, ai (njeriu) kundėrshtar i hapėt. Edhe kafshėt Ai krijoi dhe nė saje tė kėtyre ju mund tė mbroheni (nga tė ftohtit), keni edhe dobi tė tjera dhe prej tyre hani[/B].” (Nahl, 3-5)

“[B]Ai, qė ia shpall Furkanin (Kur’anin, dallues tė sė vėrtetės nga e pavėrteta) robit tė vet (Muhammedit) qė tė bėhet pejgamber i botes (kėshillues), ėshtė i madhėruar. Ai ėshtė qė vetėm Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokės, Ai nuk ka as fėmijė e as nuk ka shok nė sundimin e Tij. Ai krijoi ēdo gjė, duke e pėrsosur nė mėnyrė tė qartė e tė matur. Mirėpo, ata (idhujtarėt) nė vend tė Tij adhuruan zota tjerė, tė cilėt nuk krijuan asgjė, sepse ata edhe vetė janė tė krijuar. Ata nuk posedojnė pėr vetvete as dėm as dobi, ata nuk kanė nė dorė as vdekje as jetė, e as ringjallje[/B].” (Furkan 1-3)

“[B]A mos ata i krijuan qiejt e tokėn, Jo, por ata nuk janė tė bindur.[/B] “ (Tur, 36)

“[B]Ai (All-llahu) ua bėri tė mundshėm udhėtimin nė tokė e nė det, deri kur jeni nė anije qė lundrojnė me ta (me udhėtarėt) me anė tė njė ere tė lehtė dhe janė tė lumtur me tė (me erėn e lehtė), ia beh njė erė fortė dhe nga tė gjitha anėt rrethohen nga valėt dhe binden se janė shkatėrruar, e lusin All-llahun pa farė pėrzierje tė idhujve (duke thėnė): Nėse na shpėton nga kjo (katastrofė), ne do tė jemi gjithnjė falėnderues!” E kur Ai (All-llahu) i shpėtoi ata, ja, ata veprojnė mbrapshtė nė tokė, pa arsye. O ju njerėz! Kryeneēėsia ėshtė vetėm kundėr vetes suaj, ėshtė pėrjetim i jetės sė kėsajbote, pastaj kthimi juaj ėshtė te Ne, e Ne ju shpėrblejmė pėr veprimet tuaja[/B].” (Junus, 22-23)


[I]Burimi:[/I]

[I][COLOR=#000066]www.beconvinced.com[/COLOR][/I]

rilinda 30-07-07 11:02

Provat mbi ekzistencėn e Zotit
 
Tė gjitha pikėpamjet e ndryshme qė kanė tė bėjnė lidhur me ekzistencėn e Zotit, ndahen nė tre grupe tė mėdha siē janė pikėpamjet:
-[SIZE=2][I][U]teiste[/U][/I] [/SIZE](sipas sė cilės Zoti ekziston dhe ėshtė krijues i botės)
-[SIZE=2][I][U]ateiste[/U][/I] [/SIZE](sipas sė cilės, Zoti nuk ekziston) dhe
-[SIZE=2][I][U]a[/U][U]gnostike[/U][/I][/SIZE] (sipas sė cilės ne nuk e dijmė, se nuk mund ta dimė a ekziston Zoti apo jo).

Njė pikėpamje tė kėtillė agnostike e kishte mbėshteste edhe Protagora, i cili thoshte se nuk e di a ekziston apo nuk ekziston Zoti, nga shkaku se jeta jonė ėshtė shumė e shkurtėr pėr ta vėrtetuar kėtė ēėshtje kaq tė ndėrlikuar.
Edhe nė pikėpamjen teiste, e cila e pranon ekzistencėn e Zotit, nė brendėsinė e saj ekzistojnė disa dallime lidhur me ekzistencėn e Zotit, ku njėra nga dallimet e kėsaj pikėpamje konsideron se ēėshtja e ekzistencės sė Zotit ėshtė njė ēėshtje e zemrės, e ndjenjave, vullnetit dhe imagjinatės sė njeriut, i cili nuk mund ta shpjegojė dhe ta argumentojė me anė tė mendjes; dhe dallimi i dytė i kėsaj pikėpamje konsiston faktin se ekzistenca e Zotit mund tė provohet edhe nė mėnyrėn racionalo-logjike. Pikėpamjen e parė tė teizmit e mbėshtet edhe Paskali, i cili thotė se ēėshtja e fesė ėshtė njė ēėshtje e vullnetit tė individit, se si ai e ndien dhe e pėrjeton atė. Ndėrsa pikėpamjen e dytė tė teizmit e mbėshtetėn filozofėt e njohur tė mesjetės: Anselm Canterbury, Thoma Akuini, Rene Dekart, [SIZE=-1]Gottfried [/SIZE]Lajbnic etj.
Ekzistencėn e Zotit, mė sė miri e ka paraqitur Thoma Akuini nė veprėn e njohur "Suma e teologjisė", ku bėhet fjalė pėr pesė rrugėt kah Zoti, tė cilat rrugė japin prova dhe dėshmi tė mira pė ekzistencėn e Zotit.[LIST=1][*][SIZE=2]Rruga e parė, shpjegon se Zoti ekziston si lėvizės i parė i cili vė nė lėvizje ēdo gjė tjetėr, por vet nuk lėviz, ngase po tė lėvizte, atėherė do tė ekzistonte edhe njė lėvizės para tij... Kjo pikėpamje e Akuinit mbėshtetet nė pikėpamjen e Aristotelit mbi lėvizėsin e parė tė palėvizshėm.[/SIZE][*][SIZE=2]Rruga e dytė, shpjegon se Zoti ėshtė shkak i parė i ēdo gjėje qė shkakton, ndėrsa vet nuk shkaktohet nga askush, ngase ai ėshtė shkak vet.[/SIZE][*][SIZE=2]Rruga e tretė, shpjegon se Zoti ėshtė i domosdoshėm, ndėrsa tė gjitha gjėrat tjera qė ekzistojnė janė tė rastit.[/SIZE][*][SIZE=2]Rruga e katėrt, shpjegon se Zoti ėshtė njė pėrsosmėri absolute, gjithkund si nė natyrė e shoqėri qė ekzistojnė shkallėt e pėrsosmėrisė, por ekziston njė pėrsosmėri absolute mbi pėrsosmėritė tjera, e ky ėshtė Zoti.[/SIZE][*][SIZE=2]Rruga e pestė, shpjegon se Zoti ėshtė si qėllim i fundit i ēdo gjėje qė ekziston.[/SIZE][/LIST]

Prizrenali 30-07-07 11:29

Para shume viteve, gjate kohės se Tabi’ineve ( Gjenerate e muslimaneve pas sahabeve), Bagdadi ishte njė qytet I madh islam, ne fakt, ishte Kryeqendra e ummetit Islam dhe, pėr shkak se jetonin njė numėr I madh dijetaresh, ishte qendra e diturisė Islame. .

Njė dite mbreti i Romes e dėrgon njė emisar ne Bagdad pėr ti sfiduar Muslimanet me tre pyetje. Kur emisari arriti ne qytet, e informoi Kalifatin se kishte tre pyetje me te cilat do I sfidonte Muslimanet. .


Kalifja mblodhi te gjithe dijetaret e qytetit dhe e vendosi emisarin e romes te ngjitet ne njė podium te larte dhe tha. “Kam ardhur me tre pyetje. Nėse me pėrgjigjeni , atėherė do ju le njė pasuri te madhe qe e kam sjellur nga mbreti i Romes..

“Pyetjet janė :

"Cfare kishte para Allahut?" .

"Ne cilin drejtim ėshtė Allahu?" .

"Cfare bėn Allahu ne kėtė moment?" .

Shumica e asamblesė ishte ne qetesi. (A mund te ju pėrgjigjes ti kėtyre pyetjeve?) Ne mes te kėtyre dijetareve brilliant dhe studenteve qėndronte njė njeri me djalin e tij te vogėl. “ Oh babi im I dashur! Unė do I pėrgjigjem dhe do ja mbyll gojėn” tha djaloshi. .

Kėshtu qe djaloshi I pershperiti kalifes qe te marr leje te ju pėrgjigjet ne pyetje dhe u lejua..

Romaku ju adresua djaloshit Musliman dhe e pėrsėriti pyetjen e pare, “Cfare kishte para Allahut? “ Djaloshi pyeti. “ A di te numėrosh?”.

“Po,” tha njeriu.

“ Atėherė numėro prej dhjete e me poshtė!”, “ dhjete,nėnte,tete,,,,,” deri sa arriti ne “njė” dhe nuk numėroi me” Por cfare ndodhet para numrit ‘njė’ ?” pyeti djaloshi..

“ S'ka me asgjė para njėshit- kjo ėshtė ! kaq “ tha njeriu. “ Pra, nėse nuk qėndron artimetikisht asgjė para ‘njėshit’, atėherė si pritni qe te kėtė diē para ‘Njė” I gjithėdijshmi, I pėrhershmi, I pari, I fundit, shpikėsi, I padukshmi?”.

Tash njeriu nga Roma I befasuar nga pėrgjigja direkt nuk mund te debatonte me shume. Prandaj pyeti,” me thuaj , ne cilin drejtim ėshtė kthyer Allahu?”.

“Me sjell njė qiri dhe ndeze pastaj, “ tha djaloshi. “ dhe me thuaj ne cilin drejtim ėshtė drejtuar flaka.” “ Por, flaka ėshtė vetėm njė drite shpėrndahet ne katėr anėt, Veri,Jug,Lindje dhe Perėndim. Nuk ėshtė drejtuar vetėm ne njė ane , “ Tha njeriu me habi..

Djaloshi tha, “ Nėse njė flake fizikisht shpėrndahet ne katėr anėt ashtu qe nuk do te mund te me tregosh se ne cilėn ane ėshtė e drejtuar, atėherė cfare pritni nga Nur-us-Samauati uel-erd: Allahu Ndriēuesi I Qiejve dhe Tokės? Drite mbi Drite, Allahu ėshtė I drejtuar nga te gjitha anėt net e gjitha kohet.”.

Romaku ishte marrezuar dhe I shtangur qe kėtu ishte njė vocėrrak I cili I pėrgjigjej pyetjeve te tij ne atė mėnyrė sa qe nuk mund te argumentonte kundėr provave te tij.

Kėshtu qe , si I krisur dėshironte te provonte pyetjen finale. Por para se te bėnte , djaloshi tha, “Prit! Ju jeni ai qe bėni pyetje dhe unė jam Ai qe ju pėrgjigjem te gjithė pyetjeve tua . Do te jete e drejte sikur ju te zbritni poshtė ne vendin ku qėndroj unė kėshtu qe unė te jem aty ku jeni ju tash, kėshtu qe pėrgjigjet te ndihen mire ashtu si ishin ndier pyetjet e tua.

“ Kjo ju duk e arsyeshme romakut, kėshtu qe ai zbriti nga lart dhe djaloshi u ngjit ne podium. Njeriu pėrsėriti pyetjen e tij finale. “ Me thuaj, cfare bėn Allahu ne kėtė moment?” Djaloshi me krenari u pėrgjigj, “Ne kėtė moment, kur Allahu e pa ne kėtė podium te lart njė gėnjeshtar dhe pėrqeshės te Islamit. .

Ai e beri te zbres nga lart poshtė. Dhe atė qe beson ne njeshmerine e Allahut, Ai e ngriti lart dhe e vėrtetoi te Vėrtetėn. Ai nė ēdo moment ėshtė i angazhuar nė ēėshtje tė reja (falė mėkate, largon brengosje, jep jetė, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk tė tjera etj.). (Sura 55 ar-Rahman, Ajeti 29)." .



Romaku nuk pat cfare te thotė pėrveē te largohet dhe te kthehet ne vendin e tij, I mundur . Ne ndėrkohė ,ky vocėrrak u rrit dhe u be njeri nder dijetaret me te famshėm ne Islam.

Allahu, I lartemadheruari , e shpėrbleu me njė menēuri dhe dituri te dinit Islam . Emri I tij ishte Ebu Hanifja (rahmatullahu 'alejhi Allahu e mėshiroftė ) I njohur sot si njė dijetar I madh ne Islam.

me rrespekt prizrenalia!!.

uck_aksh 30-07-07 13:42

[B][I][SIZE=2]A ekziston Zoti?[/SIZE][/I][/B]
[B][I][SIZE=2][/SIZE][/I][/B]
[B][I][SIZE=2][/SIZE][/I][/B]
[B][I][FONT=Arial Black][SIZE=6][COLOR=red] JO.[/COLOR][/SIZE][/FONT][/I][/B]

veton kaba 31-07-07 01:58

Une nuk dua te hap konflikte dhe ofendime midis besimeve fetare dhe mes shoqerise ketu ne forum ,une besoj ne ZOT dhe Zoti eshte arkitekti me i mir.arsyja eshte se vet rregulli ne kete bote,dizajni i gjithckahit dh vete trupi tone eshte evidenca e ketij fakti se agziston ZOTI.dhe mendoj se ai na pret qe nje dite te na gjykoj dhe te na shperblej,Zoti eshte 1,

rilinda 10-08-07 12:23

Zoti e krijoj njeriun nga dheu dhe ia dha shpirtin si shkėndia e dritės sė vet.” Kėshtu thuhet nė librat e vjetra religjioze.

Figurativisht konstatimi i shprehur ėshtė plotėsisht me vend, sepse njeriu si krijesė fizike racionale ėshtė njė KOSMOS nė miniaturė dhe nė pėrrbėrjen e vet ka tėrė strukturėn substanciale tė botės materiale, prandaj, shpeshherė nė literaturėn ezoterike, ndryshe emėrtohet edhe si “MAKROKOSMOS”, ndėrsa pjesa tjetėr irracionale e trupit, ndryshe cilėsohet si shkėndi hyjnore, frymė potencial i pastėr, dritė... Nėse pra, e pranojmė se Zoti, kėsaj krijese tė pėrsosur, ia dha frymėn e vet, atėherė logjikisht AI ėshtė nė ne dhe askund tjetėr. Ėshtė pjesė e jona si tėrėsi, edhe pse ne jemi mėsuar ta kėrkojmė larg e mė larg, diku nė qiell ose kudo qoftė tjetėr. Nėse jemi shkėndija e dritės hyjnore, atėherė, patjetėr jemi edhe pjesė e pėrsosshmėrisė dhe inteligjencės sė paskajshme.
A nuk mjafton tė besojmė se jemi ata qė jemi? Se kemi lindur jorastėsisht nė kėtė botė dhe jemi pjesė e procesit tė transformimit tė pandėrprerė e cila quhet jetė?
Ne ende dyshojmė nė vete, a po?
Pse?
Jemi pjesė e Zotit?
POO! Dhe s’ka dyshim!
Po, le tė mė thotė dikush: e urren Zoti pjesėn e vet?
Kurrsesiii!
Si qenie e pėrsosur kemi privilegje tė mendojmė dhe tė zgjedhim realitetin tonė nė mes tė vuajtjes qė vetė e krijojmė, dhe lumturisė e cila ėshtė qėllimi themelor i jetės dhe ekzistencės si proces nė vazhdimėsi.
Ne zgjedhim vuajtjen. Pse?
Ta zėmė, nėse do tė kishim marr njė lajm tė gėzuar, gjėja e parė nė atė moment qė do t’i kishim thėnė vetes ėshtė: “Nuk mund tė besoj se ėshtė e vėrtetė!”
Pse nuk besojmė kur diēka ėshtė e mirė, duke dyshuar pėrherė nė lumturinė dhe kėnaqėsinė qė ajo na sjell, ndėrsa shumė lehtė i besojmė tė keqes dhe vuajtjes?
Ne zgjedhim vuajtjen, sepse aty ndjehemi mė tė sigurt. Duke vepruar kėshtu ne krijojmė realitetin tonė tė gabuar. Nė tė vėrtetė, ne kėrkojmė pėrherė lumturinė, sepse ajo ėshtė qėllimi i ekzistencės sonė, por kur ta arrijmė atė pėrjetim shpirtėror, dyshojmė nė tė.
Kėtu pra nuk kemi tė bėjmė me NE, gjegjėsisht UN-in tonė, por me EGO-nė, tė cilėn e kemi krijuar ne vetė dhe personifikohemi me tė.
Egoja nuk jemi ne – UN-i jonė, andaj, as nuk do tė duhet tė identifikohemi me tė.
UN-i jonė ėshtė potenciali i pastėr, ėshtė hyjnorja dhe shkėndija e Zotit nė ne. EGO-ja ėshtė burimi i eksperiencės, edukatės, moralit, nga e cila kemi krijuar ėmbėlsirėn tonė si shabllon pėr veten, ashtu qė, ēdo veprim, dėshirė dhe synim qė kemi, e vlerėsojmė kryekėput nė pėrshtatje me shijen e saj.
Un-i, pra, ėshtė potencial i pastėr dhe shkėndija e Zotit nė ne, ndėrsa EGO-ja ėshtė syri i shpirtit qė sheh botėn jashtė dhe separon tė gjitha ngacmimet qė depėrtojnė kah uni i pastėr. Pengesa, pra, ėshtė EGO-ja e cila filtron ēdo informatė.
Si e bėnė ajo kėtė punė dhe nga kush ushqehet pėr veprimet e veta?
Nga vetė mendimet tona qė i kemi pėr veten dhe rrethin ku jetojmė.
Nėse EGO-ja ushqehet dhe edukohet nga mendimet tona, atėherė s’ka dyshim se mund ta riedukojmė. Po e pėrsėris: ta r-i-e-d-u-k-o-j-m-ė, e kurrsesi ta pengojmė nė veprimet e veta, sepse edhe ajo ėshtė pjesė e qenies sonė si njė tėrėsi e pėrsosur.
Vetė besimi i thellė se jemi krijesė hyjnore dhe prezenca e pėrhershme e Zotit nė ne, ėshtė hapi i parė thelbėsor nė riedukimin e EGO-s dhe koncepteve tė gabuara mbi veten dhe realitetin qė e jetojmė.
Pėr tė besuar se jemi frymė e Zotit dhe shkėndija e kėsaj pavdekshmėrie qė quhet pėrhershmėri, ne duhet ta kemi tė qartė vetė konceptin e Zotit. E Zoti...Zoti ėshtė jashtė tė gjitha koncepteve. AI ėshtė eksperiencė. Ēdo gjė qė nuk hyn nė konceptin tuaj ėshtė ZOT. Nė momentin kur ju e formoni njė konceptim, intelekti i juaj thotė: “Po tani e di! E Zoti ėshtė pėrhershmja “Unė nuk di”. Ēfarėdo qė tė dini dhe nuk dini, ēfarėdo qė tė shijoni dhe nuk e shijoni, ju jeni ai pėrjetim nė at moment. Andaj, ju mund tė jeni ZOT. Ju mund ta shijoni dhe tė jetoni me ZOTIN, por, kurrė nuk do tė keni dijeninė pėr tė.
Ēdo religjion mėson se ēka ėshtė ZOTI dhe jep konceptin e pėrgjithėsuar pėr ZOTIN si gjithėpėrfshirės. Nėse AI ėshtė gjithėpėrfshirės, atėherė, nuk duhet tė ketė dyshim se ėshtė prezent edhe nė ne. AI ėshtė prezent nė tė gjitha kohėt.
Nėse AI ėshtė prezent nė tė gjitha kohėt, a ėshtė prezent tani nė kėtė ēast?
POOO!
Kjo ėshtė esenca. Tė jesh kėtu tani. Nė kėtė moment nė kontakt me thellėsinė e qenies tonė. Vetėm nė kėtė gjendje dhe tek atėherė jemi nė ZOTIN.
Por, praktikisht, mendja e jonė kurrė nuk ėshtė nė tė tashmen. Ajo gjithnjė hamendet ndėrmjet sė kaluarės dhe sė ardhmes. Pėrherė jemi tė padurueshėm, nga aspekti i sė ardhmes, ose brengosemi nė lidhje me tė kaluarėn. Gabimi i ynė mė i madh qėndron aty se, tė gjitha brengat tona kanė tė bėjnė me tė kaluarėn, e cila ka perėnduar dhe nuk ekziston mė, dhe i tėrė padurimi ėshtė pėr tė ardhmen, e cila ende nuk ka arritur.
Ta kesh mendjen nė tė tashmen ėshtė diēka me tė vėrtetė e thellė. Momenti i sė tashmes ėshtė:”tani, tani, tani...”. Andaj duhet ta kemi tė qartė: ZOTI ĖSHTĖ BASHKIMI I PREZENCĖS DHE TĖ TANISHMES. Sa herė qė ēdo qelizė apo atom i trupit dhe mendjes tonė zhytet nė prezencėn e sė tashmes, ju pėrjetoni diēka, ta quajmė si ekstazė, diēka qė ėshtė jashtė kėtij realiteti tė aktivitetit tonė tė zakonshėm.
Mu ai moment i sjelljes sė mendjes nė tė tashme, ėshtė ajo qė do ta cilėsojmė tė jemi me ZOTIN. Me pjesėn tonė tė vėrtetė.
Mjafton njė minutė, vetėm njė minutė nė ditė tė jesh me veten dhe asgjė tjetėr.
Tė jesh njė minutė nė ditė me veten, nė qetėsi pa mendime, ėshtė tė jesh njė minutė me ZOTIN.
Kjo ėshtė me tė vėrtetė madhėshtore...!

Zana_ch 10-08-07 17:36

A ka Zot ?

Shkruar nga Marilyn Adamson

A nuk do tė donit qė veē njėherė dikush t’ju tregonte me fakte pėr ekzistencėn e Zotit? Pa mundje krahu, pa thėnie si "Vetem duhet tė besosh." Ja, pra, njė pėrpjekje pėr t’ju ofruar haptazi disa nga arsyet qė sugjerojnė se Zoti ekziston.
Por, sė pari, duhet tė keni parasysh njė gjė. Nėse dikush mohon edhe mundėsinė e ekzistencės sė Zotit, atėherė ēdo lloj fakti mund tė humbasė me anė tė racionalizimit apo shpjegimeve. Ėshtė njėlloj sikur njė njeri tė mos ketė dėshirė tė besojė se njeriu ka ecur nė hėnė. Asnjė lloj informacioni nuk mund t’ia ndryshojė mendimin kėtij personi. Regjistrimet satelitore tė astronautėve duke ecur nė hėnė, intervistat me astronautėt, gurėt nga hėna… tė gjitha kėto fakte nuk do tė kishin vlerė, sepse ky person tashmė e ka ndarė mendjen se njeriu nuk mund tė shkoj dot nė hėnė.

Kur vjen puna tek mundėsia e ekzistencės sė Zotit, Bibla thotė se ka njerėz qė kanė parė fakte tė mjaftueshme, por ata e kanė shtypur tė vėrtetėn rreth Zotit.(1) Nga ana tjetėr, pėr ata qė duan ta njohin Zotit, nėse Ai ėshtė atje, Bibla thotė: "Do tė mė kėrkoni dhe do tė mė gjeni sepse do tė mė kėrkoni me gjithė zemėr. Unė do tė bėj qė ju tė mė gjeni."(2)
Para se tė shihni faktet qė kanė tė bėjnė me ekzistencėn e Zotit, pyete njė herė veten: "Nėse Zoti ekziston, a do tė kisha dėshirė qė unė ta njihja Atė?"

Zana_ch 10-08-07 17:38

Ja disa nga arsyet qė mbėshtesin ekzistencėn e Zotit…

1. Gjatė gjithė historisė, nė tė gjitha kulturat e botės, njerėzit kanė besuar se ka njė Zot.
A mund tė thotė dikush me njė farė vetė-besimi se tė gjithė kėta njerėz e kanė patur gabim? Miliarda njerėz, qė pėrfaqėsojnė rryma tė ndryshme sociologjike, intelektuale, emocionale, arsimore, etj., tė gjithė arritėn nė tė njėjtin pėrfundim se ekziston njė Krijues, njė Zot pėr t’u adhuruar.
"Kėrkimet antropoligjike sot kanė treguar se edhe tek njerėzit mė tė lashtė dhe mė primitivė ka patur njė besim universal tek Zoti. Edhe nė legjendat dhe historitė mė tė hershme tė popujve nė tė gjithė botėn, koncepti i parė ishte pėr njė Zot, qė ishte Krijuesi. Madje edhe nė shoqėritė qė tashmė besojnė nė mė shumė se njė perėndi duket se ka qenė njėherė nė ndėrgjegjen e tyre njė Zot i lartė i vetėm."(3)
2. Kompleksiteti i planetit tonė tregon pėr njė Krijues tė ndėrgjegjshėm, i cili jo vetėm qė krijoi universin tonė, por edhe e mban atė sot. Pėr tė treguar krijimin e Zotit mund tė jepen shembuj pa fund. Megjithatė, po ju japim disa prej tyre:
Toka… madhėsia e saj ėshtė e pėrkryer. Madhėsia e Tokės dhe forca e saj e rėndesės pėrmban njė shtresė tė hollė tė pėrbėrė mė sė shumti nga azoti dhe oksigjeni, qė shtrihet rreth vetem 80 km mbi sipėrfaqen e Tokės. Nėse Toka do tė ishte mė e vogėl, atmosfera do tė ishte e pamundur, ashtu si nė planetin Mėrkur. Nėse Toka do tė ishte mė e madhe, atmosfera e saj do tė pėrmbante hidrogjen tė lirė si Jupiteri..(4) Toka ėshtė i vetmi planet i paijisur me njė atmosferė tė pėrzierjes sė duhur tė gazrave pėr tė mbėshtetur jetėn e bimėve, kafshėve dhe njeriut.
Toka ndodhet nė largėsinė e duhur nga dielli. Kini parasysh luhatjet e temperaturės qė ndeshim, pak a shumė nga –10 deri nė 50°C. Nėse Toka do tė ishte shumė mė larg nga dielli, tė gjithė do tė ngrinim. Po ashtu, nėse do tė ishte mė afėr, do tė digjeshim tė gjithė. Madje edhe njė ndryshim fraksional i pozicionit tė Tokės drejt diellit do ta bėnte jetėn nė Tokė tė pamundur. Toka e ruan kėtė largėsi nga dielli, ndėrkohė qė ajo rrotullohet rreth tij me njė shpejtėsi prej afro 108 mijė km/orė. Ajo rrotullohet edhe nė boshtin e saj, duke lejuar qė e gjithė siperfaqja e saj tė ngrohet dhe freskohet ēdo ditė.
Edhe hėna ka madhėsinė e pėrkryer dhe largėsinė e duhur nga Toka pėr tėrheqjen e saj gravitacionale. Hėna krijon baticat dhe zbaticat e oqeanit, tė cilat kanė rėndėsinė e tyre, nė mėnyrė tė tillė qė ujėrat e oqeaneve tė mos rrinė kot dhe nė tė njėjtėn kohė i pengon oqeanėt tanė gjigandė tė mos vėrshojnė mbi kontinentet.(5)
- Uji… pa ngjyrė, pa erė, pa shije, dhe megjithatė asnjė gjallesė nuk mund tė mbijetojė dot pa tė. Bimėt, kafshėt dhe qėniet njerėzore pėrbėhen mė sė shumti nga uji (rreth 2/3 e trupit tė njeriut ėshtė ujė). Shihni pse karakteristikat e ujit janė unikalisht tė pėrshtatura pėr jetėn:
Uji ka njė pikė tė veēantė tė lartė avullimi dhe ngrirjeje. Uji na bėn tė mundur tė jetojmė nė njė ambient ku temperaturat ndryshojnė shpesh, ndėrkohė qė ai e mban trupin tonė nė njė temperaturė tė qėndrueshme prej 36°C.
Uji ėshtė njė tretės universal. Merrni njė gotė tė mbushur plot me ujė, i hidhni njė lugė sheqer, dhe shihni se nuk derdhet aspak ujė nga gota. Uji thjesht e tret sheqerin. Kjo karakteristikė e ujit nėnkupton se mijėra kimikate, minerale dhe lėndė ushqyese mund tė mbarten nė tė gjithė trupin tonė dhe nė enėt mė tė vogla tė gjakut.(6)
Uji ėshtė kimikisht inert. Pa ndikuar nė pėrbėrjen e substancave qė transporton, uji mundėson qė ushqimi, ilaēet dhe mineralet tė thithen dhe tė pėrdoren nga trupi i njeriut.
Uji ka njė presion tė veēantė sipėrfaqeje. Kjo ėshtė arsyeja qė uji mund tė shkojė sipėr nė drejtim tė kundėrt me gravitetin, duke ēuar ujė jetė-dhėnės dhe lėndė ushqyese edhe nė majėn e pemės mė tė lartė.
Uji ngrin nga lart dhe pluskon nė thellėsi, kėshtu qė peshqit tė kenė mundėsi tė jetojnė nė dimėr.
97% e ujit tė Tokės gjendet nė oqeane. Por nė Tokėn tonė gjendet njė sistem i krijuar me kujdes, qė heq kripėn nga uji dhe e shpėrndan atė ujė rreth e qark globit. Avullimi merr ujin e oqeanit, duke lėnė kripėn, dhe formon retė, tė cilat zhvendosen lehtėsisht nga era pėr tė shpėrndarė ujin mbi tokė pėr vegjetim, pėr kafshėt dhe njerėzit. Ėshtė njė sistem pastrimi dhe furnizimi qė mbėshtet jetėn nė kėtė planet, njė sistem i ujit tė ricikluar dhe ripėrdorur.(7)
- Truri i njeriut... pėrpunon njėkohėsisht njė sasi mahnitėse informacioni. Truri juaj merr tė gjitha ngjyrat dhe objektet qė shihni, temperaturėn rreth jush, presionin e kėmbėve tuaja mbi dysheme, tingujt rreth jush, thatėsinė e gojės tuaj, madje edhe tekstin e kėtij materiali nė dorėn tuaj. Truri juaj regjistron pėrgjigjet emocionale, mendimet dhe kujtimet. Nė tė njėjtėn kohė, truri juaj kujdeset pėr funksionėt bazė tė trupit tėnd si frymėmarrje, lėvizja e qepallėve dhe lėvizja e muskujve nė duart tuaja.
Truri i njeriut pėrpunon mė shumė se njė milionė mesazhe nė sekondė.( Truri juaj vlerėson rėndėsinė e kėtyre tė dhėnave, duke filtruar dhe larguar ato qė janė relativisht tė parėndėsishme. Ky funksion kontrolli ju lejon tė pėrqėndroheni dhe tė veproni me efektshmėri nė botėn tuaj. Pėr njė tru qė trajton mė shumė se njė milionė pjesėza informacioni ēdo sekondė, ndėrkohė qė vlerėson rėndėsinė e tyre dhe qė ju mundėson tė veproni me informacionin mė tė rėndėsishėm… a mund tė themi se thjesht rastėsi e solli njė organ kaq tė jashtėzakonshėm?
Kur NASA lėshon misionet e saj kozmike, presupozohet se nuk ishte majmuni ai qė i bėri planet, por disa mendje inteligjente dhe plot njohuri. Si shpjegohet ekzistenca e trurit njerėzor? Vetėm njė mendje mė inteligjente dhe me mė shumė njohuri sesa njerėzimi mund tė krijonte trurin njerėzor.
3. Thjesht “rastėsi” nuk ėshtė shpjegim i mjaftueshėm. Imagjinoni sikur shihni Malin Rushmore, nė tė cilin janė gdhendur portretet e Uashingtonit, Xherfersonit, Linkolnit dhe Ruzveltit. A do ta besonit ndonjėherė se ato u krijuan rastėsisht? Po tė kesh parasysh kohėn qė ka kaluar, erėrat, shirat, dhe rastin, ėshtė ende e vėrshtirė pėr tė besuar se diēka e tillė, e lidhur me historinė, tė jetė formuar rastėsisht nė shpat tė malit. Logjika na thotė se ato figura janė planifikuar dhe gdhendur me mjeshtėri nga njerėzit.
Ky artikull vetėm sa prek disa aspekte mahnitėse tė botės sonė: pozicionin e Tokės ndaj diellit, disa karakteristika tė ujit dhe njė organ nė trupin e njeriut. A mund tė krijohej ndonjėra prej tyre rastėsisht?
Astronimi i shquar Sėr Frederik Hojli tregoi se ėshtė matematikisht absurde qė amino acidet tė bashkohen rastėsishtė nė njė qelizė njerėzore. Ky astronom ilustroi dobėsinė e “rastėsisė” me analogjinė e qė vijon: “Sa janė shanset qė njė tornado tė fryjė nė njė oborr me mbeturina ku gjenden tė gjitha pjesėt e njė avioni Boing 747, t’i montojė ato aksidentalisht duke krijuar njė aeroplan dhe ta bėjė atė gati pėr fluturim? Mundėsitė janė aq tė vogla sa qė nuk mund tė merren parasysh edhe sikur tornadoja tė frujė nė aq shumė vende mbeturinash sa tė mbushte gjithė universin!”(9)
Kur njeriu merr parasysh tė gjitha kompleksitetet e jetės tonė dhe tė universit, ėshtė e arsyeshme qė njė Krijues inteligjent dhe i dashur na ka dhėnė gjitha qė na nevojitet nė jetė. Bibla e pėrshkruan Zotin si autorin dhe mbajtėsin e jetės.
4. Sensi i lindur i njerėzimit mbi tė keqen dhe tė mirėn nuk mund tė shpjegohet biologjikisht. Brenda nesh, tė ēfarėdo kulture, lindin ndjenjat universale tė sė mirės dhe tė keqes. Edhe njė hajdut shqetėsohet dhe nxehet kur dikush e vjedh. Kur dikush rrėmben njė fėmijė nga njė familje dhe e pėrdhunon atė, lind zemėrimi dhe njė urrejtje qė tė bėn ta vlerėsosh kėtė veprim si tė dėnueshėm, pavarėsisht nga kultura. Ku e gjetėm kėtė sens tė sė keqes? Si e shpjegojmė ligjin universal nė ndėrgjegjen e njerėzve se tė vrasėsh pėr qejf ėshtė e gabuar?
Dhe nė fusha tė tilla si kuraja, sakrifikimi i jetės pėr njė ēėshtje, dashuria, detyra dhe dhembshuria, nga erdhėn kėto? Nėse njerėzit janė thjesht produkt i evolucionit fizik, "mbijetesa e mė tė fortit" pėrse sakrifikojmė pėr njėri-tjetrin? Nga e morėm kėtė sens tė sė mirės dhe sė keqes? Ndėrgjegja jonė mund tė pėrshkruhet mė sė miri nga njė Krijues i dashur, qė mendon pėr vendimet dhe harmoninė e njerėzimit.
5. Zoti jo vetėm qė e ka shfaqur veten e Tij nė atė qė mund tė vėrehet nė natyrė dhe njė jetėn njerėzore, por ai e ka shfaqur veten e Tij mė saktėsisht nė Bibėl. Mendimet, personaliteti dhe qėndrimet e Zotit mund tė bėhen tė njohura vetėm nėse Zoti dėshiron t’i shfaqė ato. Gjithēka tjetėr do tė ishte spekullim i njeriut. Ne do tė ishim tė humbur nėse Zoti nuk do tė donte qė tė njihej. Por Zoti do qė ne ta njohim Atė dhe na ka treguar nė Bibėl gjithēka qė na duhet pėr tė ditur mbi karakterin e Tij dhe si tė lidhemi me tė. Kjo e bėn besueshmėrinė e Biblės njė ēėshtje tė rėndėsishme qė duhet marrė nė konsideratė.
Zbulimet arkeologjike vazhdojnė tė konfirmojnė dhe jo tė hedhin poshtė saktėsinė e Biblės. Pėr shembull, njė zbulim arkeologjik nė veri tė Izraelit nė gusht tė vitit 1993 konfirmoi ekzistencėn e Mbretit David, autorin shumė prej Psalmeve nė Bibėl.(10) Dorėshkrimet e Detit tė Vdekur dhe zbulime tė tjera arkeologjike vazhdojnė tė vėrtetojnė saktėsinė historike tė Biblės.
Bibla u shkrua pėr njė periudhė 1500 vjeēare nga 40 autorė tė ndryshėm, nė vende tė ndryshme dhe nė kontinente tė ndara. Ajo u shkruajt nė tre gjuhė tė ndryshme dhe mbulon ēėshtje me tematikė tė shumėllojshme nė kohė tė ndryshme tė historisė.(11) Megjithatė, nė mesazhin e saj ka njė qėndrueshmėri tė jashtėzakonshme. Nė tė gjithė Biblėn jepet shfaqet i njėjti mesazh:

Zana_ch 10-08-07 17:39

1. Zoti krijoi botėn ku jetojmė ne dhe na krijoi ne posaēėrisht pėr tė patur njė marrėdhėnie me Tė.
2. Ai na do shumė.
3. Ai ėshtė i shenjtė, prandaj nuk mund tė ketė marrėdhėnie me njerėz mėkatarė.
4. Zoti na dha njė rrugė pėr faljen e mėkateve tona.
5. Ai na kėrkon qė tė pranojmė faljen e Tij dhe tė kemi njė marrėdhėnie me Tė qė do tė zgjasė pėrjetėsisht.


-Sė bashku me kėtė shkrim qėndror, Bibla na zbulon posaēėrisht karakterin e Zotit. Psalmi 145 ėshtė njė pėrmbledhje tipike e personalitetit, mendimeve dhe ndjenjave tė Zotit ndaj nesh. Nėse doni ta njihni Zotin, ja ku e keni.
6. Ndryshe nga zbulimet e tjera tė Zotit, Jezu Krishti ėshtė pamja mė specifike dhe mė e pastėr e Zotit. Pėrse Jezusi? I hidhni njė vėshtrim besimeve fetare kryesore nė botė dhe do tė shihni se Buda, Muhamedi, Konfuci dhe Moisiu tė gjithė e identifikuan veten e tyre si mėsuesė apo profetė. Asnjė prej tyre nuk pretendoi se ishte i njėjtė me Zotin. Ēuditėrisht, Jezusi po. Kjo ėshtė ajo qė e ndan Jezusin veē nga tė gjithė tė tjerėt. Ai tha se Zoti ekziston dhe se ju po e shihni Atė. Edhe pse fliste pėr Atin e Tij nė qiell, nuk ishte nga pozicioni i ndarjes, por nga njė bashkim shumė i ngushtė, unik pėr gjithė njerėzimin. Jezusi tha se kushdo qė e kishte parė Atė, kishtė parė Atin, kushdo qė besonte tek Ai, besonte tek Ati.
Ai tha: "Unė jam drita e botės; kush mė ndjek nuk do tė ecė nė errėsirė, por do tė ketė dritėn e jetės."(12) Ai pohoi se kishte karakteristika qė i pėrkasin vetėm Zotit: mundėsia pėr tė falur njerėzit pėr mėkatet e tyre, t’i ēlirojė ata nga zakonet e mėkatit, t’u japė njerėzve njė jetė me bollėk dhe t’u japė atyre jetėn e pėrjetshme nė parajsė. Ndryshe nga mėsuesit e tjerė qė i fokusonin njerėzit nė fjalėt e tyre, Jezusi i drejtoi ata tek vetja e tij. Ai nuk tha: "Ndiqni fjalėt e mia dhe do tė gjeni tė vėrtetėn." Ai tha: “"Unė jam rruga, e vėrteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati pėrveēse nėpėrmjet meje." (13)
- Ēfarė provash dha Jezusi pėr tė vėrtetuar se ishte hyjnor? Ai bėri atė qė njerėzit nuk mund ta bėjnė dot. Ai shėroi njerėz ... tė verbėr, sakatė, shurdhė. Madje ringjalli edhe disa njerėz nga tė vderkurit. Ai kishte fuqi hynore … krijoi bukė prej asgjėje, mjaft pėr tė ushquar mijra njerėz. Ai kishte fuqi mbi natyrėn …eci mbi ujin e liqenit, komandoi njė stuhi tė furishme pėr tė pushuar pėr disa miq tė tij. Njerėzit e ndiqnin Jezusin ngado, sepse Ai vazhdimisht i pėrmbushte nevojat e tyre duke bėrė mrekullira. Ai tha se nėse nuk doni tė besoni ato qė ju them, tė paktėn besoni tek mua nė bazė tė mrekullive qė po shihni.(14)
- Ēfarė shfaqi Jezusi nė lidhje me personalitetin e Zotit? Po pėr mendimet, shpresat dhe ndjenjat e Zotit ndaj njerėzimit? Jezu Krishti tregoi se Zoti ėshtė i butė, i dashur, i ndėrgjegjshėm pėr tė metat dhe egoizmin tonė, dhe megjithatė Ai dėshiron njė marrėdhėnie me ne. Jezusi tregoi se edhe pse Zoti na sheh ne si mėkatarė, qė meritojmė ndėshkimin e Tij, mbretėronte dashuria e Tij pėr ne dhe Zoti erdhi me njė plan tjetėr. Zoti dha Birin e Tij pėr tė marrė ndėshkimin pėr mėkatet tona. Dhe Jezusi e pranoi me dėshirė kėtė plan.
Jezusi u torturua me njė kamzhik me 9 tė dala tė mprehta. Njė ‘kurorė’ me gjemba 5-centimetėrsh ia shtypėn nė kokė. Pastaj e kryqėzuan duke i gozhduar kėmbėt dhe duart nė kryqin e drunjtė. Po tė kemi parasysh mrekullitė e Tij tė tjera, nuk janė gozhdat qė e mbajtėn atė nė kryq; por dashuria e Tij pėr ne. Jezusi vdiq nė vendin tonė kėshtu qė ne tė mund tė faleshim. Nga tė gjitha fetė qė njihen nga njerėzimi, vetėm nėpėrmjet Jezusit do tė shihni se si Perėndia arrin tek njerėzimi duke dhėnė njė rrugė pėr tė ndėrtuar njė marrėdhėnie me Tė. Jezusi provoi se kishte njė zemėr hyjnore dashurie, duke plotėsuar nevojat tona, duke na tėrhequr tek Ai. Nė sajė tė vdekjes sė Jezusit ne mund tė falemi, tė pranuar plotėsisht nga Zoti dhe tė bekuar me dashurinė e Tij. Zoti thotė: "Tė kam dashur me njė dashuri tė pėrjetshme; prandaj po tė tėrheq me dashamirėsi."(15) Ky ėshtė Zoti nė veprim.
- Prova mė vendimtare se Jezusi ėshtė i barabartė me Zotin ishte mrekullia qė i ėshtė studiuar mė imtėsisht Jezusit – ringjallja e Tij nga vdekja. Jezusi tha se tre ditė pas varrimit tė Tij Ai do tė kthehej nė jetė. Nė ditėn e tretė pas kryqėzimit tė Tij, guri i rėndė prej gati dy tonėsh i vendosur para hyrjes sė varrit tė Tij u lėviz.(16) Rojet, ushtarė romakė tė stėrvitur mė sė miri, panė njė dritė verbuese dhe njė engjėll. Varri ishte nuk kishtė asgjė, pėrveē copės me tė cilėn ishte mbėshtjellur mė parė trupi i Jezusit. Pėr vite me radhė janė bėrė analiza ligjore, historike dhe logjike pėr ringjalljen e Jezusit dhe pėrfundimi mė i arsyeshėm akoma ėshtė se Jezusi u ringjall prej sė vdekurit.
Nėse doni tė dini pėr ekzistencėn e Zotit, hulumtoni mbi Jezu Krishtin. Bibla thotė: "Perėndia e deshi aq botėn sa dha Birin e Tij tė vetėmlindurin, qė, kushdo qė beson nė tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme."(17)
A doni tė nisni njė marrėdhėnie me Zotin dhe tė dini se Ai ju ka pranuar juve?
Ky ėshtė njė vendimi qė ju pėrket vetėm ju, dhe askush nuk ju detyron nė kėtė vendim. Por nėse doni qė Zoti t’ju falė mėkatet dhe ju tė krijoni njė marrėdhėnie me Tė, qė tani mund t’i kėrkoni Zotit t’ju falė dhe tė vijė nė jetėn tuaj. Jezusi tha: "Ja, unė qėndroj te dera dhe trokas; nėse dikush dėgjon zėrin tim dhe tė hapė derėn, unė do tė hyj tek ai." (18) Nėse keni dėshirė ta bėni kėtė, por nuk dini se si t’i drejtoheni Perėndisė, ndofta kjo mund t’ju ndihmojė:
"Jezus, faleminderit qė vdiqe pėr mėkatet e mia. Ti e njeh jetėn time dhe e di se kam nevojė pėr falje. Tė kėrkoj tė mė falėsh qė tani dhe tė hysh nė jetėn time. Faleminderit qė Ti dėshiron njė marrėdhėnie me mua. Amen." Zoti e sheh marrėdhėnien tuaj me Tė si tė pėrhershme. Duke iu referuar tė gjithė atyre qė besojnė nė Tė, Jezusi tha: "Delet e mia dėgjojnė zėrin tim, unė i njoh dhe ato mė ndjekin; dhe unė u jap atyre jetėn e pėrjetshme dhe nuk do tė humbasin kurrė, e askush nuk do t’i rrėmbejė nga dora ime."

shkri,i vazhdon ....

Preshevar 10-08-07 23:50

[quote=Zana_ch]Jezusi i drejtoi ata tek vetja e tij. Ai nuk tha: "Ndiqni fjalėt e mia dhe do tė gjeni tė vėrtetėn." Ai tha: “"Unė jam rruga, e vėrteta dhe jeta;[B] askush nuk vjen tek Ati [U]pėrveēse[/U] nėpėrmjet meje.[/B]" (13)
[/quote]


Pershendetje Zana,..

E kam nje pytje lidhur me qeto citate nga bibla qė kurr si kam kuptuar edhe pse nuk kam dyshim nė Zotin Njė...

Profetėt para Isės a.s. apo Jezus Krishtit, a i treguan te tjerve qė duhet tė ndjekin rrugėn e Jezus krishtit per te arritur tek "Ati" siq e quan ti.. edhe pse at her nuk egzistonte Jezusi...

N'qoft se po .. tregona me tepėr qė t'mėsojm diqka rreth katolicmizmit.

Po, n'qoft se jo,.. dua ta di, se ata njerėz qė nuk patėn fatin ta ndjekin rrugėn e J-K. a e kan takuar tė "Atin" ? ( [I]normalisht sipas logjikės, jo! edhe pse kishin profet[/I] [I]qė besonin ne te njejtin Zot me tė Jezusit[/I], po tregona ti mė mir )

Malsori-Makaveli 12-08-07 04:43

Preshevar hala nuk njeva as nuk ka pa kush Njeri se asht Dek e u n`gjall me Kallxu se e ka Pa Jezusin apo Muhametin.A ki ndi ti??

Apo a ka shku ne gjenam a gjenet?? te na Katolikt asht Ferri e Jeta e pa sosur (Parajsa)

A ke ndi per at Krytarin e nje Shteti sdi tash se maj mend.

Ju ka maru Qilsa te Arit Ushtarve,dhe jau ka dhan ju ka than.Nese e jepni jeten per Fen Islame per Allahun qe Qelsin dhe hyni ne Parajs.Ata trumat me Mija kan besu dhe kallu e pjeku e myt.Adhu a ka mujt me qel Deren??Qelsi ka mbet ne Gjep.


Ma mir me kqyr se qysh me m`bro atdheun se Shkau po rrin te Dera,Qi edhe sod po ju Vjen Era e mjedis Kosove sguxon me kalu naper Graēanic e anej e knej se qka kan ba Jesuzi e Muhameti.Sbulo naj Ligj apo ndoj Fakulltet per ket Shtet ishalla te Kosoves.


Ata kan dek e Shku por na jem Gjall,na duhet me kqyr per Para.Ardhmerin e jo Shekujt e kalume se hala te Jesuzi e Muhameti kem met me mend.tuj ta Feja.


Fol me Lisa.hahahahahahahah

Malsori-Makaveli 12-08-07 04:50

Deken ska kush ta ban te pa mundshme,si Katolik si Musliman tan po Desin.


E kan rrit ni Femi pa Fe,si kan tregu asgja per Fen e as Shkoll,veq se qka Mendon dhe si zhvillohet.Kur asht rrit e kan marr e hyp ne ni Koder.Dhe e ka pa at Bukuri,Liqej,Bjeshk,Kodra e Lugina,Male e Livadhe e plot Gjana e Shtaz.

Dhe ka Than;

Kush asht kaj se e ka Kriju ket gja kaq te bukur e kaq te Fuqishme.

Don me than aj ka Besu ne Diqka mat madh se Njerin,e ka pa se asht Dikush maj madh se Njeri. (ZOTI)

Ket e kam Lexu ne ni Revist Shkectore.


Pra ska msu as per Islamin,Katolokizem,Juda,Ortodoks e as [B]per Buda.[/B]

Preshevar 12-08-07 09:50

Selam Malsor,

[quote=Malsori-Makaveli]Preshevar hala nuk njeva as nuk ka pa kush Njeri se asht Dek e u n`gjall me Kallxu se e ka Pa Jezusin apo Muhametin.A ki ndi ti??

Apo a ka shku ne gjenam a gjenet?? te na Katolikt asht Ferri e Jeta e pa sosur (Parajsa)[/quote]
Ky ėshtė Besimi Malsor! Tė besoshė Nė Njė Zot, nė tė gjithė Profetet a.s., nė Parajs e ne ferr apo xhehnem ! Ne Ditėn e gjykimit,.. me njė fjal per ti rrembullaksuar te gjitha, tė besosh ne fjalėt e Zotit qe tu jan shpall ne librin e tij famėlart.

[quote=Malsori-Makaveli] A ke ndi per at Krytarin e nje Shteti sdi tash se maj mend.

Ju ka maru Qilsa te Arit Ushtarve,dhe jau ka dhan ju ka than.Nese e jepni jeten per Fen Islame per Allahun qe Qelsin dhe hyni ne Parajs.Ata trumat me Mija kan besu dhe kallu e pjeku e myt.Adhu a ka mujt me qel Deren??Qelsi ka mbet ne Gjep.[/quote]

Jo nuk pasna nie per ket rast,.. po edhe n'koft e vėrtet ([I]gjė qe nuk ma mer mendja[/I]) kjo ka qen vetėm "Simbolike" e asgjė mė tepėr.


[quote=Malsori-Makaveli] Ma mir me kqyr se qysh me m`bro atdheun se Shkau po rrin te Dera,Qi edhe sod po ju Vjen Era e mjedis Kosove sguxon me kalu naper Graēanic e anej e knej se qka kan ba Jesuzi e Muhameti.Sbulo naj Ligj apo ndoj Fakulltet per ket Shtet ishalla te Kosoves.


Ata kan dek e Shku por na jem Gjall,na duhet me kqyr per Para.Ardhmerin e jo Shekujt e kalume se hala te Jesuzi e Muhameti kem met me mend.tuj ta Feja.


Fol me Lisa.hahahahahahahah[/quote]

Sigurisht qė eshte mir ti dalish krah atdheut, edhe pėr kėt na meson feja !
Si krishterizmi si Islami, s'besoj qė na urdhėrojn me vra njerzi si ata tė graēanicės vetėm pse jan serbė !? Po mendon qė sun i farojm ata per 2 orė a ?.. pluhun i kishim bo, po nuk ėshtė mir ! Se edhe ata jan Krijesa tė Zotit, dhe nje dit kan mu gjykue per krimėt barbare qe i kan kry, badijava le t'ikin ne serbi apo ne fund tė botės, dita i vjen !
Me zbulu ndonje fakultet ?... po edhe per ket na meson feja o Malsor Aga... na enkurajon qė te mesojm ! Profeti ynė a.s. ka then, n'qoft se shkoni edhe n'Kinė vetėm per Dijoni, tė dini se jeni nė rrugė tė Zotit. Edhe mos t'harrojm se kur ju shpall kur'ani Muhamedit a.s. filloj me "Lexo" !

Ata kan shkue, atje ku do t'shkojmi edhe na, e pa mar parasysh fejėn tonė. Sepse atje eshte edhe ardhmėrija jonė. Ardhmėrija e tė GJITHVE !

Malsori-Makaveli 12-08-07 15:50

[B]Qka asht SELAM????



Jo jo Feja sma msoj kombin as Trimnin e Vendit tim.

Feja me msoj Rrugen e Zotit besimi te nje Jete ne Paqen e Zotit,


Un e lesh me kaq se spo kam Nerva me lexu e as me shkru ma shum per kto gjana se KOT.Kot me dit ma shum e Kot me shkru per kto gjana.[/B]

Preshevar 12-08-07 15:56

[quote=Malsori-Makaveli][B][COLOR=Red]Jo jo Feja sma msoj kombin as Trimnin e Vendit tim.
[/COLOR]
Feja me msoj Rrugen e Zotit besimi te nje Jete ne Paqen e Zotit,


Un e lesh me kaq se spo kam Nerva me lexu e as me shkru ma shum per kto gjana se KOT.Kot me dit ma shum e Kot me shkru per kto gjana.[/B][/quote]

Ah... ! :rolleyes: Nuk e pasmi tė njejtėn fe pra... por, tė njejtin Zot inshAllah ! :smile:

[B][QUOTE[/B]=Malsori-Makaveli[B]]Qka asht SELAM????[/QUOTE]

"Paqe,, [/B]! Qė feja pėrsėri na urdhėron ta shpėrndajm an e mban botės.

Me t'mira Malsor,


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:07.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.