Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Arena Ndėrkombėtare (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=158)
-   -   Skandali me tekstin e historisė: Greqia deri nė Vlorė (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=22610)

eurostar 03-09-07 15:22

Skandali me tekstin e historisė: Greqia deri nė Vlorė
 
[B]Skandali me tekstin e historisė: Greqia deri nė Vlorė[/B]


[URL="http://shekulli.com.al/news/194/ARTICLE/15177/2007-09-02.html"]http://shekulli.com.al/news/194/ARTICLE/15177/2007-09-02.html[/URL]

Teksti i Papajanit dhe Nishkut i miratuar nga MASH pėr "Historinė 6" , i vendos kufijtė e Greqisė sė Lashtė nė Gjirin e Vlorės. Neritan Ceka: Njė hartė e tillė nuk ėshtė korrekte dhe nuk pėrputhet me tė vėrtetėn shkencore Njė hartė qė u "jep tė drejtė" nacionalistėve grekė qė kėrkojnė ende Epirin e Veriut, ėshtė tashmė e publikuar nė mėnyrė tė ēuditshme nė tekstin shkollor shqiptar tė klasės sė 6. Nėse tė gjithė nė Shqipėri deri tani kemi mėsuar se kufijtė e Greqisė sė Lashtė shtriheshin deri nė gjirin e Ambrakisė, aty ku fillonte Epiri apo


[URL="http://shekulli.com.al/tpllib/img.php?im=cat_194/15177.jpg&w=300&h=176"]http://shekulli.com.al/tpllib/img.php?im=cat_194/15177.jpg&w=300&h=176[/URL]
[I][B]Harta e Greqise se lashte sipas Papajanit dhe Nishkut. Zona Me ngjyre jeshile qe tregon Greqine perfundon ne Vlore. Nje skandal i vertete nga MASH.[/B][/I]


kufijtė e fisitThesprotėt, njėri prej teksteve alternative tė historisė sė botės sė lashtė pėr klasėn e 6, ka marrė pėrsipėr tė na e mėsojė ndryshe. Nė tekstin e punuar nga Adrian Papajani dhe Agron Nishku, i dalė dje nė tezgat e shitjes dhe i miratuar nga Ministria e Arsimit, kufijtė e Greqisė sė Lashtė shtrihen deri nė Gjirin e Vlorėsdhe nė Lindje deri nė Prespė, duke fshirė nga harta Thesprotėt, Molosėt dhe Kaonėt. E njėjta hartė paraqitet krejt ndryshe nė dy librat e tjerė, pjesė e alternativės pėr tė zgjedhur dhe qė e vendosin kufijtė nė atė qė njihet si gjiri i Ambrakisė. Arkeologu dhe studiuesi i njohur Neritan Ceka, e cilėson kėtė hartė si "jokorrekte historikisht", ndėrsa theksoi se nuk mund tė komentonte arsyet e publikimit tė kėtij libri me kėtė version harte. "Harta e Greqisė sė Lashtė ashtu siē pranohet nga studiuesit, por edhe nga autorėt e lashtė nė veri pėrfundon nė Gjirin e Ambrakisė dhe pas kėsaj fillon Epiri",- sqaron Ceka. Ndėrkohė kundėrshti ka edhe vetė brenda tė njėjtit libėr, pasi nė hartėn qė paraqet Shtetin e Epirit nė faqen 80, kufiri i kėtij tė fundit dhe fiseve ilire qė e pėrbėjnė vendoset nė gjirin e Ambrakisė.

[B]Harta[/B]


Ajo ndodhet nė faqen 42 tė librit tė historisė se punuar nga Papajani dhe Nishku, por as nė tė as nė tekst nuk sqarohet gjeografikisht se ēfarė pėrfaqėson ajo, duke u mjaftuar me diciturėn "Greqia e Lashtė", e cila pėrfshin brenda vetes Maqedoninė e Lashtė dhe gjithashtu edhe Epirin dhe fiset e tij. Sigurisht kufijtė e lashtėsisė nuk kanė ndonjė rėndėsi tjetėr, pėrveē asaj tė studimit dhe tė historisė, por nėse brenda njė libri njė nxėnėsi i serviren dy harta tė ndryshme, se duhet mėsuar nga kėto tė dyja mbetet enigmė. Harta e faqes 42, nė kapitullin pėr Lindjen e Qytetėrimit Helen, i shtrin kufijtė e kėtij tė fundit deri nė liqenin e Prespės nė Lindje dhe nė gjirin e Vlorės nė Jug, duke pėrfshirė edhe krahina tė lashta qė deri tani janė mėsuar nė histori si tė ndryshme nga ky qytetėrim. Nuk dihet nėse vendosja e kėsaj harte e ndryshme nga hartat e tjera tė librit, ėshtė bėrė gabimisht apo ėshtė arsyetuar si e drejtė nga hartuesit e tekstit, me tė cilėt nuk mundėm tė kontaktojmė gjatė ditės sė djeshme. Nuk dihet as se si kjo hartė ka kaluar pa u vėnė re nė duart e Komisionit tė Ministrisė sė Arsimit tė ngritur enkas pėr shqyrtimin e teksteve, por tashmė ajo ndodhet nė tezga si njė nga librat alternativė tė historisė pėr klasat e 6-a.



[B]Problemet[/B]

"Ky ėshtė njė version jo korrekt dhe jo i vėrtetė shkencor",- thotė arkeologu dhe studiuesi Neritan Ceka, ndėrsa shpjegon se nuk mund tė komentojė arsyet e kėtij botimi.Sipas tij, ky mund tė jetė njė gabim, ose diēka nė "vazhdėn e atyre teorive provokative qė janė hedhur disa herė", por pėr kėtė duheshin pyetur autorėt ose Ministria e Arsimit.Qoftė ose jo gabim, harta tė lė pėrshtypjen e vendosjes nė tekstet shkollore tė kufijve tė atij qė grupet "nacionaliste" greke e quajnė "Vorio Epir" (Epiri i Veriut) dhe qė pėrfshin brenda tij njė pjesė tė mirė tė Jugut tė Shqipėrisė. Ceka thotė se kjo hartė nuk mund tė merret si shkencore. Sipas tij, qoftė pėr studiuesit e sotėm, qoftė pėr historianėt e lashtėsisė, Epiri nuk mund tė konsiderohet dhe pėrfshihet nė tė njėjtėn hartė me Greqinė e Lashtė. "Epiri nga tė gjithė studiuesit shėnohet veē nė hartė dhe historianėt e lashtė grekė i quajnė banorėt e tij barbarė (jo grekė), po ashtu veprohet edhe pėr Maqedoninė. Nga ana tjetėr, duhet pasur parasysh se nuk kemi pasur njė shtet grek, por disa qytete-shtete qė shėnohen si Greqi e Lashtė, pėr shkak tė ngjashmėrisė kulturore, mėnyrės sė organizimit tė jetės e tė tjera, por kufiri i tyre Verior nė hartė ėshtė Gjiri i Ambrakisė, pasi mė tej shėnohet Epiri",- sqaron Ceka, njė prej arkeologėve mė tė njohur shqiptarė dhe botues i disa librave sidomos nė mbrojtjen e vijueshmėrisė iliro-shqiptare. Ai sqaron se cilado qoftė arsyeja e pėrfshirjes sė saj nė tekstin shkollor, harta nė fjalė "Nuk pėrputhet me tė vėrtetėn historike".




[B]Tekstet[/B]

Dy versionet e tjera tė historisė
Nė tė dy librat e tjerė gjendet harta qė paraqet qytetėrimin grek dhe fushėn e ndikimit tė tij, por nė tė dy tekstet hartat pėrfundojnė nė Gjirin e Ambrakisė, duke shėnuar me ngjyrė tė veēantė dhe pėrmendur edhe tre ngulimet e hershme koloniale greke nė Iliri. Kėto tekste njėri punimi i Tomi Treskės dhe Menduh Dėrgutit dhe tjetri i Profesor Vilson Kurit veēojnė atė qė mund tė quhej si Greqi e Lashtė, qoftė nga Epiri qoftė nga Maqedoni dhe kufiri i saj i fundėm verior ėshtė Ambrakia. Tė tre librat janė tė ngjashėm nė pėrcaktimin e fiseve Ilire qė pėrbėnin Epirin dhe duket se nuk kanė mė tej diferenca tė tjera, veē mėnyrės sė formulimit tė tekstit apo rėndėsisė qė i kanė dhėnė njėrės apo tjetrės pjesė tė historisė sė lashtė deri nė Mesjetė.




[B]Libri[/B]



Serviren tre harta tė ndryshme
Libri nė fjalė i punuar nga Prof.As.Dr Adrian Papajani dhe Prof.As.Dr Agron Nishku, qė prej ditės sė djeshme, ndodhet nė libraritė si njė nga tekstet alternative qė mund tė zgjedhin shkollat 8-vjeēare pėr tė kryer mėsimin e historisė. Ai ėshtė pjesė e lėndės qė jepet nė klasėn e 6-shtė dhe ka 152 faqe. E vetmja paqartėsi e tekstit duket se ėshtė harta, e cila pėrsėritet ndryshe nė dy faqe tė tjera, njėra paraprirėse ku shėnohen territoret e fiseve Ilire, e cila e shėnon kėtė pjesė si Epir dhe tjetra pas hartės nė fjalė, ku shėnohen fiset ilire tė Epirit.

Luani_fr 03-09-07 15:56

[size=3][b]e Keqja E Shqiptarit Esht Vete Shqipetari???!!![/b][/size]

yllbardh 03-09-07 19:07

I'u pėrshėndesė me temėn dhe i bashkangjitem mendimit tė Luanit fr. sepse vetėm tek ne mundet njeriu tė gjejė trathėti gratis ku ne vetė i japim territoret tona pa asnjė pagesė!!! Ky libėr "alternativ" i historis edhe paraqet shkakun e domosdoshmėris sė nxjerrėjes sa mė tė shpejtė nė dritė tė historis sė reviduar nga historianėt e vėrtet e jo Asistentat(lexo:ndihmėsit) e profesorėve.

Preshevar 04-09-07 18:36

Sa mir ju kishin pėrgjigj do grekve ne Youtube :P : [url]http://www.youtube.com/watch?v=WIwaF8qxIqk&mode=related&search=[/url]

lyra2 04-09-07 19:58

Monday, 03 September 2007

Nė tekstet e deritanishme tė historisė, nxėnėsit nė Shqipėri kanė mėsuar se
kufijtė e Greqisė sė Lashtė shtriheshin deri nė gjirin e Ambrakisė, aty ku
fillonte Epiri apo kufijtė e Thesprotėve. Ndėrkohė, njėri prej teksteve
alternative tė historisė sė botės sė lashtė, pėr klasėn e 6-tė, me autorė:
Adrian Papajanin dhe Agron Nishkun, i dalė nė shitje qė nė fillim tė vitit
tė ri shkollor dhe i miratuar nga Ministria e Arsimit e Qeverisė sė
kryeministrit Berisha, prezanton tė dhėna se kufijtė e Greqisė sė Lashtė
qenkan shtrirė deri nė Gjirin e Vlorės, ndėrsa nė Lindje deri nė Prespė,
duke fshirė nga harta fiset ilire: Thesprotėt, Molosėt dhe Kaonėt. E njėjta
hartė paraqitet krejt ndryshe nė dy librat e tjerė, pjesė e alternativės pėr
tė zgjedhur dhe qė i vendosin kufijtė e Greqisė deri te gjiri i Ambrakisė.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:21.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.