![]() |
Kronologji e ngjarjeve që nga 360 vjet para Krishtit e deri me sot!
[I][B]K [/B][/I]R O N O L O G J I A
[SIZE=2][COLOR=red]Nga legjendat: [/COLOR][/SIZE] Pellazget themelojne Dodonen. Kelket themelojne Ulqinin. Pirro Neoptolemi, i biri i Akilit, bahet mbret i Epirit dhe themelues i dinastise se Parideve. Heleni, i biri i Priamit, themelon Butrintin. Kliniku, i biri i Hyllit, mbret iliresh, u con 72 anije grekeve per rrethimin e Trojes. Enea zbret nder brigje t'Epirit, ne Butrint. Selet ruejne orakullin e Dodones. Tre vllazen ngrehin keshtjellen Rozafat ne Shkoder. [SIZE=2][COLOR=red]Nga historia:[/COLOR][/SIZE] 635 para Krishtit - Gorgi, i biri i Çipselit, me korcirasit themelon Arten. 627 para Krishtit - Korcirasit themelojne Durresin; ma vone Korinthasit themelojne Himaren, Pojanin e Qerfozin. - Dionizi i Sirakuzes themelon Lezhen 600-550 para Krishtit - Segovezi, prijesi i Galeve, pushton Epirin. 435 para Krishtit - Durresi dhe Arta, se bashku me korintas e taulante luftojne kunder korcirasve. - Galet pershkojne dhe grabisin Ilirine. - Leke Mollosi sundon n'Epir. 350 para Krishtit - Disa fise ilire mesyjne Filipin e Maqedonise, i cili i then. 356 para Krishtit - Agroni shtron Epirin dhe merr Qerfozin. 356 para Krishtit - Linde Leka i Madh. 356 para Krishtit - Bardhyli, mbret i ilireve mesyne Maqedonine. 355 para Krishtit - Lufta me "Lidhje". 336 para Krishtit - Leka i Madh hype ne fron. 334 para Krishtit - Te bijte e Bardhylit, Kliti e Glauku cohen kundra Lekes se Madh. 326 para Krishtit - Vdes Leke Mollosi. 326 para Krishtit - Vdes Leka i Madh. 305 para Krishtit - Pirroja ne lufte t'Ipsit kunder Dhimiter Poliorcetit. 287 para Krishtit - Pirroja mund romaket e Kartagjenasit pushtojne "Magna Greacia", Lybien. Pirroja themelon Berenicen (Prevezen). 280 para Krishtit - Pirroja mund romaket ne Herakle. 279 para Krishtit - Pirroja ne krye te ushtrise greko-siciliane kunder Kartagjenasve e Mamertineve. 275 para Krishtit - Lufta ne Benevent. 272 para Krishtit - Vdekja e Pirros n´Argos. Vijne mbas tij Leka, Pirroja II e Ptolemeu. 250 para Krishtit - Iliret fitojne pavaresine nen Glaukun, mbas tij vjen i biri Pleurati. - Agroni pushton Epirin, Qerfozin e lufton kunder "Lidhjes etolike". - Shkodra kryeqytet i Ilirise. 232 para Krishtit - Teuta sundon Ilirine ne emen te Pineut 230 para Krishtit - Teuta shtron ishujt e Dalmacise e te Liburnies. Teuta pushton Durresin dhe Qerfozin. Teuta pret krenarisht te derguemit romake, C. Junius dhe L. Coruncanius; ky i fundit vritet ne kthim. 229 para Krishtit - Iliret luftojne kunder romakeve qe duen me i pushtue. 228 para Krishtit - Roma i shpall lufte Teutes. 221 para Krishtit - Vdes Teuta; Dhimitri pushton krejt Ilirine e romaket vejne Pineun. 220 para Krishtit - Iliret shklasin perseri Maqedonine. 219 para krishtit - Etolianet mesyjne Epirin e rrethojne tempullin e Dodones. 216 para Krishtit - Dhimitri pushton Vlonen e tjera qytete te Ilirise. 205 para Krishtit - Paqja e Durresit. 200 para Krishtit - Fillojne luftat kunder Ilirise. 198 para Krishtit - Genci hype ne sundim. 168 para Krishtit - Genci ndryhet ne Shkoder dhe dorezohet ne Medeon (Medun). Iliria dhe Epiri province romake. 167 para Krishtit - Vdes Genci n´Iguvium (Spolet) Itali. 153 para Krishtit - Kryengritja e madhe ilire nen kryesine e trimit Bato qe zgjati 6 vjet. 83 para Krishtit - Vlona qender shkencash; ketu kryen mesimet Oktaviani. 48 para Krishtit - Mark Antoni zbarkon ne Nymphaeu (Shen Gjin) del ne Lezhe ne ndihme te Pompeut. II. 48 para Krishtit - Mark Antoni pushton Lezhen. 31 para Krishtit - Oktaviani themeloi Nikopolin (Prevezen). - Lindja e Jezu Krishtit. 59 mbas Krishtit - Sh'Pali pershkon Ilirine dhe Epirin me Maqedoni dhe Sh. Ndreu nga Akaja kalon n'Iliri. 98 mbas Krishtit - Vdiq i martirizuem Sh´Asti, ipeshkev i Durresit. 178 -193 mbas Krishtit - Shen Eleuteri epirotas, Pape shqiptar. 267 mbas Krishtit - Gotet shklasin Ilirine. Shek. III mbas Krishtit - Martirizimi i Shen Izaurit dhe i Inocentit athinas ne Pojan se bashku me Bardhin e Porozvinin e Herminin pojanas. 287 mbas Krishtit - Vizigotet pershkojne Ilirine. 282 mbas Krishtit - Probi, peranduer romak dhe fis iliras, nenshtron Gotet n'Iliri. 283-296 mbas Krishtit - Karli Pape, nga Salona e Ilirise. 3.II.316 mbas Krishtit - Martirizimi i Shen Vlashit ne Sebaste t'Arbenit. III.320 mbas Krishtit - Martirizimi i 40 martireve ne Sebaste t´Arbenit. 368 mbas Krishtit - Sundon Valentiniani, i fisit Iliras. Valentiniani dekreton ligjin qe populli i vogel i krahines iliriane te kete nga nje "defensor plebis" (Mbrojtes). 370 mbas Krishtit Krishtenimi i perhapun gjithkund neper Shqipni dhe i organizuem plotesisht. 374 mb. Kr. Kuadet e Sarmatet shklasin Shqipnine. 376 mb. Kr. Gotet me leje te Arkadit bijne ne Epir. 387 mb. Kr. Shkodra Seli Arqipeshkvnore. 395 mb. Kr. Iliria bahet krahine romake e thirret Praevalitane. 395 mb. Kr. Shqiperia nen mbreten romake te Bizantit, sundon Honori. 396 mb. Kr. Durresi metropol i Ilirise. Shek.IV-Shen Donati ipeshkev i Evorese n'Epir (kohen e Theodozit te Madh). Shen Prokuli e Shen Martiri (kohen Licinit) ne Ulpianen e Dardanise-Iliri. 402-417- Rufi, ipeshkev i Salonikut, sundon dioqezet e Ilirise dhe t'Epirit. 30.IX. 420-Vdekja e Shen Jeronimit, iliras nga Stridonja |
431- Imzot Senecioni, Arqipeshkev i Shkodres merr pjese ne Koncilin e Efezit.
481- Ostrogotet rrethojne Durresin. Nje pjese Shqipnie nen Teodorikun. 493- Justiniani, sundon per do kohe ne Ballkan. Ne Epir ngrehe keshtjellen dhe nderton nje akuedukt. Shek.V- Shen Niceta, ipeshkev ne Remeziane (kohen e Shen Paulinit nga Nola. 553 - Justiniani, me fis iliras, debon Ostrogotet nga Iliria. 600 - 650 - Serbet, mandej Kroatet dynden ne Shqipni. 601 - Shkodra seli ipeshkvnore. 640 - 642 - Gjoni IV pape iliras nga Dalmacia. 687 - Kononi pape nga Thrakja. 920 - Simeoni car i Bullgareve shtrine sundimin deri ne Butrint, Himare e Vlone. 990 - Samueli i Bullgarise pushton Durresin. Shek.XI - Normanet, te prime nga Robert Guiskardi e i biri i tij Boemundi, pushtojne Shqipnine. 1019 - Bizantinet i therrasin shqiptaret albanoi, fis te cilin e permend Ptolemeu me 150 mbas Krishtit. 1050 -1080 - Shqipnia e Veriut nen Serbine. 1081 - Durresi, Vlona, Janina dhe Shkupi ne dore te Normaneve. 1085 - Venecianet mundin Normanet afer Butrintit ku vdiq Guiskardi. Bizantinet prape pushtojne Shqipnine, por Durresin dhe pak qytete. 1094 - Emni Albanoi permendet nder kombe perendimore. 1110 - Thema Dyrrachion province ne vedi me kryeqytet. 1180 - Mbreti serb Stefan Nemanji, pushton Durresin. 1185 - Guljemi II norman, merr Durresin, Shkodren, serbet zaptojne Shqipnine. 1202 - Mehill Ejlluer Komneni pushton Epirin. 1210 - Venediku pushton Durresin e brigjet e Detit Adriatik. 1215 - Theodor Ejllori qet venedikasit jashte Shqipnie. 1218 - Abati Pjeter Dokne asiston ne themelimin e Kishes se Shirqit. 1218 - 1241- Jovan Ahseni II Car i Bullgareve pushton Shqipnine e Eperme. 1240 - Themelimi i Kuvendit Franceskan te Lezhes. 1245 - Mbahet Koncili i Lionit. 1259 - Mehill Ejllori i jep se bijes, Helene, si paje Vlonen, Janinen, Beratin, Durresin dhe Qerfozin. 1271 - Mehilli II dhespot n'Epir. 1272 - Karl Andoni merr Durresin dhe Beratin. 1272 - Themelohet Kisha e Shen Rrokut. 1274 - Durresi rrenohet prej termetit. 1330 - Stefan Uroshi II pushton Shqipnine e mesme dhe Epirin. Vdiq n´Uri i Lumi Francesk. 1288 - Franceskanet ngrehin se parit Kuvendin e tyne ne Shkoder. 1290 Helena e Rashes nderton kishen e Shirqit 9.IV.1302 - Me urdhen te Senatit te Venedikut lirohet Ambasadori i Turqise i arrestuem ne Lezhe nga proveditori i atij qyteti. 1304 - Filipi, princ i Tarantit merr Durresin. 1312-1318-Shqiptaret lidhen me Filipin e Tarantit kundra Uroshit II e e ngushtojne ne Shkup me i dhane liri. 1319 - Shqiptaret e veriut hidhen kunder Milutinit dhe me arme ne dore nxjerrin disa te drejta te mohueme deri atehere. 1336 - Kryengritje kunder Car Dushanit. 22.I.1346 - Kunorezimi i Car Dushanit. 1346 - Nder dokumentat e Klementit VI permendet Katedralja e Shkodres. 1358 - Pjeter Loshe Mazrreku dhespot i Nartes. 1358 - Nise sundimi i deres se Balshajve. 1361 - Vdes Balsha I 1361 - 1401 - Te bijte e Balshes I pushtojne Republiken e Tivarit dhe vejne seline ne Shkoder. 1363 - Karl Topia pushton Durresin dhe mbyte Niceforin. 1370 - Balshajt pushtojne Kaninen dhe Vlonen. 1372 - Balshajt u marrin serbeve Pejen, Prizrenin, Ohrin dhe Kosturin. 1375 - Gjin Bue Shpata pushton Morene e bahet sundues i saj. 1383 - Balshajt pushtojne Durresin. 1385 - Otomanet qesin Balshajt jashta Durresit ku hyn Karl Topia. Vdes Balsha II i mbytun. 1389 - Gjergji II Balsha ike ne Ulqin e Tivar. 1392 - Turqit duken per here te pare ne afersinat e Shkodres. Venedikasit marrin Durresin prej Gjergj Topise. 1393 - Nikete Toia ne Kruje. 1393 - Dukagjinasit permenden si dere sunduese. 1394 - Ndertohen te parat saranxha ne keshtjellen Rozafat. II.1395 - Gjergj Strazimir Balsha i shfaqe dishirin Venedikut me i leshue Shkodren. IV. 1396 - Gjergji II Balsha then Radiq Cernojeviqin e Malit te Zi. Gjergji II Balsha ia shet Shkodren e Drishtin Venedikut. Venediku pushton Shkodren. 21.VI.1399- Meremetime ne keshtjelle te Lezhes. Vdes Gjin Bue Shpata. Vjen mbas tij Maurik Bue Shpata, dhespot ne Narte. Venediku merr Vlonen, Butrintin dhe Pargen. 1401 - Venediku merr masa mbrojtese ne keshtjelle te Shkodres. |
2.II.1403 - Gryka e Bunes forcohet nga Venediku. Maurik Bue Shpata qet greket jashte Janine.
6.V.1403 - Nga sundimtari venedikas merren masa mbrojtese per Shkodren. 1408 - Helena Balsha dhe Strazimir Balsha zgjedhin kontin Topia si arbiter per cashtjet e linduna ne mes tyne dhe Venedikut. 1409 - Shkodra cohet me arme kundra Venedikut. Venediku con ushtri per mbrojtje te Shkodres dhe t'Ulqinit nga kercnimi i turqve. 1412 - Lindja e Gjergj Kastriotit ne Kruje. 1422 - Mbahet Koncili i Kostances. 1418 - Karl Toci mbyte Maurik Bue Shpaten e bashkon dhespotatin e Janines e t'Artes. 1419 - Gjon Kastrioti, princi i Krujes mundet prej Evrenoz Pashes te cilit i jep peng kater bijte. 31.I.1430 - Humanisti shkodran Gjon Gazulli merr doktoraten n'Universitetin e Padoves. Venediku con fuqi te reja per mbrojtjen e Shkodres e t'Ulqinit nga turqit. 1431 - Janina bie ne duer te turqve. 1434 - Shqipnia Veriore cohet ne lufte kunder Turqise. 1443 - Skanderbegu largon Turqit nga Sfetigradi 1.III.1444 - Lidhja e Lezhes ku marrin pjese edhe Dukagjinet, Shpatet, Dushmanet, Altisferet e Dejes, Arianitet, etj. 12.VII.1445- Skanderbeu i shpalle lufte Sulltan Muratit II. 1447-Skanderbeu, mbas luftes me Venedikun, xen rob ne Mirdite Mustafe Pashen. 22.VI.1449 - Skanderbeu ban paqe me Venedikun. Skanderbeu then Muratin II. Zjarr i madh n'Shkoder qe mberrin deri ne dyert e keshtjelles. II.1452 - Pal Dukagjini shperblehet prej Venedikut me merita patriotike. 1453 - Skanderbeu then Hamza Kastriotin e Mois Golemin. 4.I.1454-Sundimtaret venedikas mblidhen ne Durres per te bisedue mbi masat mbrojtese dhe fortifikuese kunder Turqise dhe shtrohet se si me i ndihmue Skanderbeut. 6.II.1453-Rektori i pergjithshem venedikas urdhenohet me bashkue forcat me Skanderbeun kunder turqve. 1459- Skanderbeu shkon ne ndihme te Ferdinandit t'Aragones ne Bari. 1460-1461-Skanderbeu kthehet me vrull nga Italia dhe mund kater ushtri turke njena mbas tjetres. 1461-Bahen fortifikime ne keshtjellen e Shkodres. 1462-Formula e Pagezimit. VIII.1463 - Skanderbeu then ushtrite turke afer Ohrit. 1464-Afer Gurit te Bardhe Jakup Pashe Arnautin Skanderbeu e then dhe e mbyte. 1466 - Skanderbeu then ushtrine turke i prime prej Ballaban Bader Pashes qe mbet vdekun n'at lufte. 1467-Skanderbeu then sulltan Mehmetin dhe e ngushton me dale prej Shqipnie i koritun. Mblidhet Kuvendi II i Lezhes. I.1468-Vdes ne Lezhe Gjergj Kastrioti, Skanderbeu. Imzot Pal Ejllori, Arqipeshkev i Durresit merr sundimin e Shqipnise. 17.V. 1474 - Qarkimi i pare i Shkodres nga turqit, sundimtar Anton Loredani. 20.6.1478-Turqit pushtojne Krujen dhe mbysin Kontarinin dhe Leke Dukagjinin. Mbas nje lufte te rrepte Lezha bie ne dore te turqve. 1479 - Shkodra ne dore te turqve te cilet bajne lidhje me Venedikun. 1480 - Pushtimi i plote i Shqipnise nga turqit.Sulltan Mehmeti del n' Otranto. 1481 - Gjon Kastrioti II pushton shume vende te Shqipenise me ndihmen e himarioteve. 1481 - 1492 - Mergimi i shqiptareve ne Sicili (Itali). 1488 - Gjon Kastrioti mundohet me i debue turqit nga Shqipnia. 1493 - Themelimi i ma se pares shtypshkronje n'Obot afer Rijeke, ma e para ne Ballkan. 1499 - Fr. Bernardini, frat shkodran, i shkruen Senatit te Venedikut tue e lute te formonte nje ushtri e tue bashkue me forcat shqiptare nen urdhenat e Skanderbeut te ri, te birit te Gjergjit dhe me pjesemarrjen e Dukagjinasve, t´u forcojshin ne Lezhe e prej andej me mesye Shkodren dhe Krujen. 1501 mb. Kr.- Durresi ne dore te turqve. 1503 - Kane fillue luftat e papreme te shqiptareve kunder turqve. 1504 - Gjergji Negro, ambasador i Venedikut ne Stambolle, cakton kufijte e Shqipnise se Veriut dhe ato t'Ishullit te Lezhes. 1505 - Ishulli i Lezhes bie ne duer te Turqve. 1545-47 - Mblidhet Koncili i Trentit. 1555(5.I.) - Del ne drite "Meshari" i Gjon Buzukut. 1566 - Linde Dom Pjeter Budi nga Guri i Bardhe. 1571 - Turqit marrin Ulqinin e Tivarin. 1572 - Shqiptaret cohen kunder Turqise. Ibrahim Pasha i Pejes cohet kunder Turqise. 1577-Kryengritje e madhe dhe lufta kunder Turqise ne Shkoder te Lama e Spahijve. Vendosja si sundimtar vendas e Begollejve te Pejes. 1583 - Franceskanet kane pese kuvende; ne Rubik, Lezhe, Sebaste, Kep te Rodonit dhe ne Memel (Hajmel apo Menele). 1592 - Kryengritje e pergjithshme ne Shqipeni. 23.7.1602 - Mbledhje e madhe ne Sh'Llezhder te Mirdites ku marrin pjese 2656 krene dhe kerkojne lidhje me Venedikun kunder Turqise dhe mbrenda tri diteve mblidhen 100.000 luftetare, por Venediku nuk bezane. 1606 - Linde ne Sape Frang Bardhi, shkrimtar dhe autor i nje fjalori ne gjuhen shqipe. 1607 - Nje tjeter kryengritje popullore kunder Turqise. 1614 - Hoti, Kuci e Shkreli lidhin besen kunder Turqise dhe rrokin armet per liri. 1621 - Imzot Pjeter Budi organizon nje kryengritje kunder Turqise ku marrin pjese 300.000 vete. 1623 - 38-Fiset e Kelmendit cohen kunder Turqise dhe thejne Sulejman Pashen. Me tê bashkohet edhe Kuci. 1624 - Martirizimi i Dom Mark Kishaj, famullitar i Shkodres. 1630 - Linde Imzot Pjeter Bogdani, ne Gur te Hasit te Thate te Dukagjinit. 1626 - Imzot Frang Bardhi ne Venedik i pergjigjet Imzot Gjon Tomak Maranoviqit, tue mbrojte shqiptarizmin e Skanderbeut. 1638 - Hoti cohet ne lufte kunder Turqise. 1644 - Franceskanet misionare P. Pali nga Mantova dhe P. Salvatori nga Affida, qene mbyte e hjedhe ne Cem. Ai vend sot quhet Pellgu i Fratit. Mbyte me thika. 1648 - P. Ferdinandi nga Albisola e P.Jaku nga Sarnane, misionare franceskane, ngulun mbi huj per fe ne Pazar te Shkodres nga Turqit. P. Ferdinandi ndei gjalle tri dite tue predikue. 1645 - Kelmendasit qesin jashte Turqit. 1674 - Dom Nikolle Vladanji thote meshen e pare ne Kishen e Pdhanes. Me 1693 bahet ipeshkev i Lezhes. 1687 - Kelmendi e Kuci dhe Himarjotet cohen kunder Turqise. 1696 - Mbare krahina e Hotit lufton kunder Venedikut per ceshtjen e Ulqinit. 1698 - P. Filip Shkodra cele shkolle nefamiljen Kamsi, ne Shkoder. 1699 - Kelmendi ne lufte kunder Turqise, bashkohet me tê Ulqini e Tivari. 1700 - Imzot Anton Zezaj (Negri), ipeshkevi i Shkodres, vjerre ne konop per fe ne pazar - Teqe. 1700 - Klementi XI Albani Pape shqiptar i lindun n'Urbino. 1703 - Koncili i Pare Shqiptar ne Merqi i kryesuem nga Imzot Zmajeviqi, arqipeshkev i Tivarit. |
1718 - P. Antoni nga Sora, franceskan, vare ne konop per fe, afer Shkodre.
1739 - Malesoret e Mbishkodres vrasin Mahmut Pashe Begollin prej Peje. 1740 - Zi e madhe buke ne te gjithe Shqipenine. Don Karlo i Napolit dergon grune. Çmimi: Nje kale arrine 16.000 aspra, ceniku i orizit 40 oka e djathe 40 aspra dhe oka e mishit 20 aspra. 1743 - Dom Gjon Nikolle Kazazi boton librin e tij. 1745 - Permenden nga rregjistri i Imzot. Pal Kamsit keta lagje dhe rrethe te Shkodres, Tophana, Remaji, Kazena, Sh'Lavrendi, Qafa, Kishaj, Zarufa, Shiroka dhe Kepi i Madh. 1747 - Kryengritje e madhe kunder Turqise. 1755 - Çaushollajt qiten jashte Shkodre. 1764 - Themelohet ne Shkoder shoqnia e Shen Andout. 1769 - Mehmet Pashe Plaku i Deres Bushatlijve emnohet sundimtar i Shkodres. 1775 - Per tre muej rresht shi i madh e dame te panumer sidomos ne Pult, Shosh, Nikaj- Mertur, Selce, Drisht. Shkodra u mbyt n'uje. Dom Jak Tanushi Zorba, nderton Kishen e Shkrelit. Mehmet Pasha me te birin e me 15.000 ushtare niset me zhbi Kucin. 1778 - Mustafe Pasha shkon ne More e vdes. 1779 - Prej 6 Kallnorit deri me 29 prill asnje pike shi dhe u bâ korrje e ganishme. 1784 - Pazari i Shkodres mbushet me drithe dhe cmimi qe ishte prej 3000-2400 aspra huni, ra ne 1500-1200 dhe ky bollek vazhdoi deri me 1789. 1786 - Kara Mahmuti then ushtrine turke qe kishte ardhe me rrethue Shkodren. 1787 - Kara Mahmuti pajtohet me Mirdite. 1787 - Imzot Gjergj Radovani shuguron ipeshkev Imzot Frano Borcin, prift shkodran, ne kishen e Shen Merise Magdalene. 1787 - Ne qafe Dardhe xehet ne befasi dhe i pritet kryet Kara Zeqir Pashes, Vezir i Rumelise prej anmiqve te tij. 1887 - Mahmut Pasha me sulm del e zbret nga keshtjella ku ishte ngujue, then ushtrine qarkuese, vret Mehmet Pashe Çaushollin dhe ndjek ushtrine boshnjake deri ne Kotorr. 1787 - Mehmet Pashes i pritet kryet. IV. 1788 - Vritet Tahir Age Juka dhe i biri i kapidan Pashe Shpuzes, anmiq te Mahmut Pashes. 1788 - Mberrijne ne Shkoder tre delegate te Zefit II t'Austrise dhe ndryhen ne keshtjelle per bisedime me Mahmut Pashen. 1788 - Te percjellun prej besnikeve te Mahmut Pashes,tre delegatet austriake nisen kah Kraja, por afer Muriqit, vriten ne befasi, u priten krenet dhe i vorrosin ne Mjet, ne nje grope nder suka te Liqenit; Mahmut Pasha i con ne Stambolle krenat e tyne. 1789 - Kremtime te medha ne Shkoder, per gezim qe Sulltani kishte fale Shkodren. Keshtjella u ndez flake nga krismat e topave, qe shprazeshin me galdim. 1789 - Mahmut Pasha niset me shtype levizjen e Bosnjes; popullit te krishtene i vehen taksa te randa; pasanikeve 150 grosh, te mesemve 70-80 grosh, te vorfenve 30 grosh, ndersa klerit katolik, nder te cilet priftenve te Tophanes, ipeshkvijve te Lezhes, famullitareve te Lezhes, Merqise, Manatise, Bulgrit nga 100 grosh. Zadrimes i muer dy heresh pagesat e taksavet.Per t'u shtie tmerrin atyne qe s'kishin ndigjue me shkue ne lufte, si edhe atyne qe dezertojshin, me 7 shtator i qe pre kryet nje katolikut nga Shpori dhe me 9 te atij mueji nje myslimanit nga Myselimi. 1789 - Bollek i madh ne Shkoder. 6 pare oka e miellit te grunit, 2 pare ajo e misrit. Lagjja Bahcellek thirret Babaik. 1789 - Mahmut Pasha shkon me te nipin ne Bosnje, Novi Pazar e Vidin. 1791 - Mahmut Pasha i pret kryet Kole Mirditorit. 1792 - Mahmut Pasha shkon ne Prizrend e Prishtine. 1796 - Kara Mahmutit i pritet kryet ne lufte. 1796 - Mahmut Pasha shkon ne Piper ku mbet i vrame. 1796 - Vdes ne Piper te Kucit bashke me Mahmut Pashen, nipi i tij. 1798 - Mehmet Pashe Bushati shkon ne Vidin. Ne Shkoder bie murtaja. 1801 - Dom Simon Kamsi i mbiquejtun Signoreja kah fundi i dhetorit mbledhe ne Shkoder nje sasi te madhe te hollash per te pague haracin e madh qe sundimtari u kishte vu fshatareve laramane te Jubanit, Ganjolles, Gajtanit, Gurit te Zi e Rrencit. 1803 - Bie murtaja ne Shkrel. 1804 - Brahim Pasha shkon ne Anadoll me luftue per Sulltanin. 1809 - Vdes Brahim Pashe Bushati. 1814 - Shkreli cohet kunder Mustafe Pashe Bushatit. 1815 - Sulejman Hoti mundohet me mbyte Mustafe Pashen, por vret kushrinin e tij, Tahir Pashen. 1817 - Murtaje e madhe ne Shkoder e Shkrel; viktime e sherbimit fetar e shoqnor, vdes Dom Jak Tanush Zorba ne Shkrel. 1819 - Ali Pashe Tepelena, si shtron krejt Epirin, merr Pargen. 1820 - Mustafe Pashe Bushati, i emnuem vezir, shkon me luftue ne More. 1821 - Dy ushtri turke mesyjne Shqipnine. 1821 - Nen kryesine e Mark Bocarit, shqiptaret luftojne per lirine e Greqise. 1822 - Hurshit Pasha i Morese xen e mbyte trathtish Ali Pashen e Janines. 1823 - Prenge Bibe Doda shtron Dibren, Llezhi i Zi, princ ne Mirdite. 1829 - Mustafe Pasha shkon ne Vidin ne lufte. 1830- Linde P.Leonard de Martino, italo-shqiptar, franceskan i cili qe misionar ne Zadrime. Me 1881 botoi vepren "Arpa" e nje italo- shqiptari; mesoi edhe ne shkollen franceskane ne Shkoder. 1831 - Mustafe Pasha i shpalle lufte Turqise, i del para ushtrise turke ne Perlep me 20.000 vete. 1831 - Mustafe Pasha dorezohet dhe cohet ne mergim ne Stambolle. 1835 - Kryengritje e madhe ne Shqipeni. 1834 - Kryengritje fshatare kunder Turqise kryesue nga Dasho Shkreli, Osman Pasha ndryhet ne keshtjelle dhe i shtrenguem jep disa lehtesina. 1827 - Linde Pashko Vasa, shkrimtar i Rilindjes. 1837 - Termet i forte ne Shkoder. 1839 - Malazezet mesyjne Hotin dhe Kelmendin, Gruden. 1840 - Mblidhet Kongresi i Londres. Mehmet Ali Pasha, shqiptar. 1848 - Kryengritje e madhe kunder Tanzimatit. 1849 - Kryengritje fshatare kunder Turqise. 1852 - Tjeter kryengritje malsore kunder Turqise. 1854 - Kryengritje e armatosun ne Shkoder. Mirditasit dallohen ne luften turko-ruse ne Krime. 1855 - Termet i forte ne Shkoder. 1856 - Kremtime te medha ne Shkoder per nenshkrimin e paqes. Per nje ore rreth u zbrazen top e pushke nga keshtjella e kodrat e Tepes. 1856 - Hamz Age Kazazi u prine disa fanatikeve me shkue e me rrethue Seminarin Papnuer te Jezuitevet. 1856-Arrijne ne Shkoder pese delegatet e qeverise austriake dhe u ndryen ne keshtjelle ku biseduen me sundimtarin per ceshtjen e damtimit te Kolegjes dhe me 16 dolen nga Shkodra pa u marre vesh se cka u vendos. 1856-Vjen ne Shkoder i derguemi fuqiplote i Stambolles dhe pati bashkefjalime me Konsullin e Austrise, Ipeshkevin e Pashen. Mustafe Pashe Menehmeni dergon ne mergim Hamz Age Kazazin me disa paresi Shkodre. Mali i Zi pushton Kucin. Krijohet ne Shkoder Komisioni Xhibalit ne krye te te cilit vihet Haxhi Age Lohja. 1857 - Qeverija turke zbret nga Keshtjella e zen vend ne shtepi te Dervish Beg Koplikut. 1858 - Hidhet guri i pare i themelit te Katedrales se Shkodres. 1858 - Kushe Micja cele shkollen per vajza shkodrane. 1859 - Linde ne Shkoder poeti i Rilindjes Filip Shiroka. 1859 - Themelimi i Seminarit Papnuer te Shkodres me nxanesat: Prenge Doci, Ndue Bytyci. 1860 - Linde ne Shkoder artisti piktor Kole Arsen Idromeno.Vdiq me 12. XII. 1919. VIII.1861- Franceskanet ngrehin Kuvendin e tyre ne Shkoder. 1862 - Lidhja shqiptaro-greke per kryengritjen ne Janine e Durres. Lufta e Konices me humbje te Turqise. Oficeret e keshtjelles lejohen me ndeje lirisht ne qytet, me urdhen te Ferik Mustafe Pashes. Shugurimi i Imzot Dario Bucciareli ne Katedralen e Shkodres nga Imzot Karl Pooten. Dalin ne drite botimet e Dom Ejell Radojes. 1864 - Linde ne Shkoder arsimtari e shkrimtari Mati Logoreci. 2.1866 - Linde ne Shkoder poeti e shkrimtari Dom Ndre Mjedja. 5.1866 - Vdes ne Kallmet shkrimtari Dom Pjeter Zarishi. 12.1866 - Krijohet i Treti Urdhen ne Shkoder. II.1867 - Shkodra bahet Seli Arqipeshkvnore. 1870 - Dom Pashko Junki boton librat e tij. 1871 - Zef Jubani Ndokillia boton disa rapsodi shqiptare. 1.XI. 1871 Koncili II Shqiptar, kryesuem nga Imzot Karlo Pooten, Metropolit i Tivarit dhe Arqipeshkev i Shkodres. 10.1874 - Çelet shkolla e Shirokes nga Dom Zef Ashta. 1869 -1870 - Mbas shinave dhe vershimeve te shumta Drini kthen ne shtratin e vjeter kah Shkodra. 12.1874 - Shkrepe moti n´oren 5.15 ne depon e municionit te keshtjelles qe merr flake dhe mbesin te vdekun 97 vete. 24.6.1875 - Linde Imzot Benardin Shllaku. 7.1875 - Themelohet Kuvendi i Franceskaneve ne Gjuhadol. X.1875 - Themelohet Kongregacioni i Zojes Nunciate ne Shkoder. X.1877 - Jezuitet celin Kolegjen Saveriane ne Shkoder. 2.1878 - Malet e Veriut protestojne kunder qeverise se Athines per ceshtjen e Epirit. |
4.1878 - Themelohet "Lidhja e Prizrendit".
1878 - Fuqite e armatosuna te "Lidhjes" mesyejne Malin e Zi qe don me pushtue Plave e Guci. 1878 - Lidhja e Prizrenit proteston me memorandum kunder vendimeve te Kongresit te Berlinit. Shkodra proteston prane Kongresit te Berlinit per shkeputjen e Podgorices, Tivarit, Plaves dhe Gucise. 18.6.1878 - Mirdita, Malsia e Lezhes dhe Lura i luten Kongresit te Berlinit me i dhane autonomine. 13.7.1878 - Traktati i Berlinit i leshon Malit te Zi, Ulqinin e Tivarin, Plave, Guci e Triepsh dhe Greqise nje pjese te Epirit. 11.1878 - Nga frika qeveria turke rrethon Shkodren me 20.000 ushtare. 2.1879 - Linde ne Shkoder patrioti dhe shkrimtari Luigj Gurakuqi. 1879 - Ushtrite malazeze thehen keqas nga vullnetaret shqiptare qe mbrojne Plave e Guci. 1880 - Plave e Guci i hiqen Malit te Zi. 1880 - Malit te Zi i leshohen vendet qe nga Tivari deri ne Breg te Bunes. Vdes ne Venedik Imzot Ejell Radoja, shkrimtar e famullitar i Shkodres. Tina e Nikes cele shkollen e punes se dores per vajza. Botohet libri i Dom Ndre Logorecit "Doktrina e Krishtene". Ulqini bie ne dore te Malit te Zi. Arta i leshohet Greqise. Ate Jak Jungu boton "Kulshedren e Shpirtit" dhe disa poezi te Dom Ndre Mjedes: "Shahiri elierz". Ma vone ne vitin 1895 boton edhe fjalorin "Shqip-Italisht". Dom Pashko Babi (Sheqeri) boton ne Shkoder "Vakinat e te shkruemit shejte". Lidhja Hot-Grude-Shkrel-Kastrat me shty kufinin e Shqipnise. 1879 - Krijohet Kuvendi i Murgeshave Stigmatine ne Shkoder. Themelimi i shkolles Stigmatine per vajza. 1882 - Çelet Kolegja Serafike Franceskane ne Shkoder. 1885 - Linde ne Shkoder shkrimtari Hile Mosi. 1887 - Shugurohet ne Kishe te "Zojes se Shkodres" Imzot Ndre Logoreci, ipeshkev e mandej me 24.8. 1887 Arqipeshkev i Shkupit. Themelohet Kongregacioni i Zojes se Lurdit per gra. 1887 - Krijohet Kuvendi i Franceskaneve te Arra e madhe (Shkoder). 1888 - Krijohet Misioni Shetites ne Shkoder. 1899 Imzot Prenge Doci, Abat i Mirdites themelon ne Shkoder Shoqnine Letrare "Bashkimi". 1889 - Themelohet Kompania e "Zojes Rruzare" te Arra e Madhe. 1889 - Krijohet shoqnia bamirese "Rrethi i Shen Jozefit" ne Kolegjen Saveriane. 1889 - Vdiq Imzot Pashko Junki, famullitar i Shkodres e shkrimtar. 1889 - Çelet spitali i Motrave te Meshires ne Shkoder. 6.1895-Koncili III Shqiptar nen kryesine e Imzot Pashko Guerinit, Arqipeshkev Metropolit i Shkodres. 28.6.1897 - Murgeshat Stigmatine celin kopshtin per femije te vogjel me dreke, falas. 1899 - Vdes Ate Jak Jungu, shkrimtar, themelues i Kongregacionit te "Zojes Nunciate", te Kongregacionit te "Zojes se Lurdit" dhe te Uratores se "Zemres se Krishtit." 1902 - Shkolla franceskane jep mesimet ne gjuhen shqipe. 1903 - Me alfabet te Shoqnise "Agimi" shtypen tekstet e shkollave fillore. 1903 Shtjefen Maci mesues ne Dajc te Bregut te Bunes. 1904 - Lush Kola nga Barbullushi meson ne fshatin e tij. Pse perhape idena nacionale, pushohet nga puna. 1904 - Hile Agustini cele shkollen ne Bushat. 13.6.1904 - Imzot Jak Serreqi krijon qelen e re famullitare ne Serreq. 6.I.1905 - Termet i madh ne Shkoder, ne oren 5,30 te mengjesit. Dame te medha ne Shkoder. 8.12.1905 - Bekimi i Kishes Franceskane te Gjuhadolit. 1907 - Themelohet azili i jetimeve nga motrat Saleziane ne Shkoder; ma vone dhe i pleqve te vorfen. 1908 - Vellaznit e shkollave Schulbrüder hapin internatin per femijet e vorfen ne Shkoder. 31.8.1908 - Shpallja e Konstitucionit nga Sulltan Hamiti. Kremtime te medha ne Shkoder. 1908 - Shkodra merr pjese ne Kongresin e Monastirit ku dergohen: Fishta, Gurakuqi, Dom Ndre Mjedja, Mati Logoreci, Hile Mosi. - Krijohet klubi "Gjuha Shqipe" ne Shkoder. 1909 - Zef Ndoc Ndreka, fshatar nga Spaci i Mirdites meson aty. 1909 - Del ne Shkoder gazeta "Koha" e "Bashkimi". Kerkohet nga Shkodra njohja zyrtare e kombit, e arsimit te detyrueshem, sherbimi ushtarak ne vend, e nje sundimtar i pergjithshem shqiptar... 24.7.1910 - Xhavid Pasha me 20 taborre (batalione) vjen me shtrue Shkodren. 1910 - Lufte ne Kacanik ndermjet shqiptareve dhe turqve. Kryengritje e Malsise se Madhe. 26.7.1910 - Shefqet Turgut Pasha vjen ne Shkoder me shtrue Malsine. Luftime te pergjakshme ne Qafe t'Agrit e ne Qafe Shtame te Shales ndermjet dukagjinasve dhe ushtrise turke. 1911 - Plase kryengritja e Malsise se Madhe, ne Kastrat. 6.4.1911 - Dede Gjo' Luli ngule ne Bratile ne maje te Deciqit flamurin kombetar dhe Malsia e Madhe lufton per pavaresi e liri. 18.5.1911 - Kryengritesit shqiptare i pergjigjen Shefqet Turgut Pashes se nuk perulen e se do te luftojne tue derdhe gjakun deri ne fitimin e plote te lirise. 5.7.1911 - Kryengritje e pergjithshme kunder Turqise per liri. X.1912 - Plase lufta Ballkanike. Ne Shkoder shprazen tre topat e fundit turq per shpallje lufte. X. 1912 - Niset rrethimi i Shkodres nga malazezet. 28.11.1912 - Shkodra merr pjese me Luigj Gurakuqin ne Shpalljen e Pavaresise shqiptare ne Vlone, ne Qeverine e perkohshme nen kryesine e Ismail Qemalit. 30.1.1913 - Esad Pashe Toptani shtien e vret trathtisht Hasan Riza Pashen, dalezotes i Shkodres, i cili donte me ngrite flamurin kombetar shqiptar ne keshtjelle e ne kumbonare te Katedrales se Shkodres. 2 3. 4.1913 - Esad Pasha ia shet Shkodren malazezve per dy milion florinta, te cilet futen ne qytet ne tri drejtime: nga Taraboshi, nga Fusha e Shtojit e nga Bardhanjoret. |
14.4.1913 - Malazezet djegin Pazarin e Shkodres, mbasi e grabiten, dhe dalin ketej tue i a leshue vendin ne dore t'ushtrise nderkombetare (austriake, italiane, franceze, angleze, gjermane).
13.6.1913-Naltohet ne keshtjelle te Shkodres Flamuri Kombetar Shqiptar atdhetari Karlo Suma mban fjalimin. 7.1913 - Esad Pasha shpallet sundues i Shqipnise se Mesme. 12.3.1914 - Princ Vilhelm von Wied, vjen ne Shqipni si princ i shqiptareve dhe zbret ne Durres. 14.5.1914 - Pader Marian Prela themelon shoqnine "Te Bijat e Zojes". 15.6.1914 - Ushtria kombetare me malsoret e Mbishkodres luftojne ne rrethina te Durresit kunder trathtareve, ku vdes koloneli holandez Thomson. 4.7. 1914 - Plase Lufta I Botnore. 5.9. 1914 - Princ Wiedi len Shqipnine. X. 1914 - Esad Pasha futet ne Durres. 1914 - Vdes Ate Dede Pasi, themelues i "Misionit Shtetites shqiptar". 1915 - Ne Shkoder ngrehet nje qeveri e perkohshme, por âsht ma teper anarki. Zhvillohen luftime midis lagjeve ndermjet nacionalistave dhe perkrahesve te Esad Pashe Toptanit. 4.1915 - Kryengritje kunder Esadit ne Durres, i cili ike andej. 5.6. 1915 - Krajl Nikolla Petroviq I, krajl i Malit te Zi, se bashku me ushtrine e tij pershkohet neper Shkoder e del n´Itali. 2.1915 - Vdes ne Shkoder Pader Anton Xanoni, shkrimtar i lindun ne Durres me 1863. 6.1915 - Ushtrite serbe te thyeme pershkohen neper Shkoder. 6.1916 - Rusia proteston kunder veprimeve te paligjshme te malazezeve neper Shqipni. Imzot Bernardin Shllaku, ipeshkev i Pultit, shpeton Dukagjinin nga rrethimi kercenues i ushtrive serbo-malazeze ne ikje e siper. 1916 - Pararoja e ushtrise austriake futet ne Shkoder. 23.1.1916 - Ushtrite austro-hungareze, si pushtojne Shqipenine e Veriut, Serbine e Malin e Zi, dalin ne Durres. 3.1916 - Vizite zyrtare ne Shkoder nga ana e Arqidukes Karl Salvator i Habsburgve. 1917 - Krijohet ne Shkoder "Komisija Letrare". 30.X. 1918 - Ushtrite austro-hungareze lane Shkodren e Shqipenine. 11.1918 - Hyjne ne Shkoder ushtrite aleate. 11.1918 - Hoti e Gruda, me nje Memorandum dergue ne Washington, Londer, Paris e Rome, lypin lirine. 1919 - Themelohet Shoqnia "Bogdani". 1920 - Kongresi i Lushnjes ku Shkodra dergon perfaqesuesi e vet. 2.1920 - Dalja e ushtrise franceze nga Shkodra. Shkodra bashkohet me qeverine qendrore kombetare. Lufta e Koplikut. 3.1920 - Hapet i pari Parlament Shqiptar. 4.1920 - Avni Rustemi vret ne Paris Esad Toptanin. 1920 - Themelohet Orfanotrofi i "Zemres se Krishtit" nga Ate G. Della Pietra. 8.1920 - Lufta e Vlones. 12.1920 - Legata shqiptare ne Konferencen e Paqes ne Versailles, ne te cilen ban pjese Imzot Luigj Bumci e Luigj Gurakuqi, Fishta mbrojne te drejtat e kombit shqiptar. Lidhja e Kombeve pranon Shqipnine si anetare te saj. 1921 - Kryengritja e Mirdites. 5.1921 - Plase kryengritja e Matit. 1.1922 - Arriti ne Shkoder i pari delegat apostolik ne Shqipni Imzot Ernest Cozzi. 21.1.1924 - Hapet Asambleja Konstituente ne Tirane. - Revolucioni borgjez kryesue nga Fan Stilian Noli. 12.1924 - Kthimi i Ahmet Zogut ne Shqipni. Ne Shkoder krijohet gjyqi ushtarako-politik. Fillojne burgimet, internimet kunder nacionalistave. 2.2.1925 - Vritet ne Bari, Itali, patrioti Luigj Gurakuqi. 11.1926 - Kryengritja e Shales kunder rregjimit te Zogut. Gjyqi denon me varje disa pjestare te kryengritjes. 8,1937 - Vdes ne Shkoder poeti lirik Dom Ndre Mjedja. 1929-Vritet ne Zymb, Pader Shtjefen Gjecovi arkeolog dhe perpilues i "Kanunit te Leke Dukagjinit". 4.1939 - Luftime te rrepta te Ura e Drinit kunder ushtrive fashiste qe vijne me pushtue Shkodren. 1939 - Vdes Imzot Pjeter Gjura, Arqipeshkev i Durresit. 30.7.1952 - Aprovohet Statuti i Kishes Katolike Shqiptare, nen kryesine e Imzot Bernardin Shllaku. 11.1956 - Vdes Imzot Bernardin Shllaku, ipeshkev i Pultit. |
[COLOR=red]Burimet historike [/COLOR]
[COLOR=red] [/COLOR]C. Becker; "L´Albanie e les albanais" fq. 14 M. Sufflay: "Serbet e Shqiptaret", fq. 58, 59, 38. N. Thalloczy: "Acta e diplomata", I nr. 648. Cordignano - Valentini : " Saggio di un regesto storico" fq. 4. Tajani: "Le istorie albanesi", II, fq. 50, 51, III, fq. 26. A. Gegaj: " L´Albania et l´Invasion turque au XV-e siecle fq.30,33, 48. Pagine della Dante ; XLIV, 1937, fq. 38, 39, 40. Kersopoulos: Chronologie, etj. 40, 42, 43. A. Ghika: fq. 42, 60, 61. Hecquard: "Haute Albanie", fq. 145. F. Bianconi: "Carte...",etj. fq. 18. P. Chiara: "L'Epire", fq. 129, 132. Q. Spellanzon "Vinti", fq. 254. Mocenigo : "Albania", fq. 52, 53. E. Durham : "Twenty ye ars", fq. 206, 216, 221. A. A. Rappaport : " Au pays des martyres",fq. 97. J. Godard: "L'Albanie", fq. 116. L. Viezzoli: "Shqipnija", fq. 158, 159, 165. Revista "L.E.K.A.", " Te drejtat e Shqypnise etnike, I". Marin Sirdani: "Shqipnija..." etj. Justin Rrota: "Leteratyra shqipe", fq. 156. "Histori e Shqipnise", Ministria e Arsimit, 1954-1955. Jorga: "Breve histoire", fq. 1 Römische, etj. Vell. III, nr. 6 "Kalendari" i V.P. 1914-1927. G.Berri: "L'assedio di Scutari". D.K. Kalendari 1933, fq. 120-137. Gj. Radovani: Doreshkrime. Gj: Sheldija: "Shkodra", Pj. I.II.III. M. Sammutius - Annalis. Gelchich: "Zedda", fq. 38, fq. 4. Jorga : "Re de l'Orient", IV, fq. 235-236. P.G. Golubovich: Bib. Bio. Bibliog. VI.V. fq. 339. Orb. Seraphicus: Tom. II. fq. 697,4. Gonzaga: "De orign. Seraphicae...", etj. 1587, fq. 47-548. Thalloczy etj. Illyrich.Albanische. Forschungen. VI.V. 207, A.D.V. I nr22 |
Te gjitha kohët janë në GMT +1. Ora tani është 05:47. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.