![]() |
Lagush Pogradeci
[COLOR=#008080][B][U]Lasgush Poradeci[/U] lindi mė 27 dhjetor 1899 nė Pogradec. Nė moshėn 10-vjeēare vazhdoi studimet nė Manastir dhe mė vonė nė Athinė, ku mbaroi liceun.
Ne vitin 1921 ai shkoi nė Rumani, pėr tė ndjekur studimet e larta. Duke qenė pa bursė dhe pa asnjė ndihmė, ai u detyrua tė punonte dhe njėkohėsisht tė studionte. Nė Bukuresht ai u lidh me lėvizjen atdhetare tė kolonisė shqiptare, u miqėsua me Asdrenin e atdhetarė tė tjerė shqiptarė dhe u zgjodh edhe sekretar i pėrgjithshėm i Kolonisė. Nė verėn e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursė dhe kėshtu arriti t'i pėrfundojė studimet e larta nė Grac (Austri) nė Fakultetin e Filologjisė Romano-Gjermane. Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen ne periudhėn e shpėrthimit tė kryengritjeve tė mėdha pėr liri. Nė veprėn e kėtij romantiku tė fundit tė letėrsisė sonė jetoi shqetėsimi atdhetar i mbrojtjes sė kombit dhe tė traditės sė Rilindjes, ashtu sikurse edhe dėshira pėr triumfin e pikėpamjeve demokratike, shqetėsimi pėr njė emancipim tė pėrgjithshėm kulturor e shpirtėror tė shoqėrisė shqiptare. Ai ėshtė nga lirikėt tanė mė tė mėdhenj, i cili u shqua pėr ndjeshmerine dhe ėmbėlsinė poetike me tė cilėn i kėndoi Shqipėrisė dhe dashurisė. Mė 12 nėntor tė vitit 1987, Lasgush Poradeci, vdiq, duke lėnė pas njė krijimtari tė bukur, e cila kishte fituar zemran e lexuesit dhe kishte tėrhequr vėmendjen e disa studiuesve tė shquar tė kulturė sonė. [/B][/COLOR][B][COLOR=navy]Veprat : "Vallja e yjeve" - 1933, "Ylli i zemrės" - 1937 Poemat "Eskursioni teologjik i Sokratit", "Mbi ta", "Kamadeva", baladat pėr Muharrem e Reshit Ēollakun. Gjithashtu, pėrktheu disa nga kryeveprat e letėrsisė botėrore si "Eugjen Onjegin" tė Pushkinit, lirikat e Lermontovit, tė Bllokut, Poemat e Hajnes, tė Majakovskit e Miēkieviēit, lirikat e Gėtes dhe Hajnes, poezi tė Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesė, Bajronit; Shellit, Bėrnsit, tė Emineskut etj[/B][/COLOR] |
Titulli: Lagush Pogradeci
Sipas deshires se tij, ai u varros ne qytetin e Pogradecit me 14 nentor te vitit 1987.
Udhetonte serish drejt qytetit te vogel qe e deshi aq shume. Kete here per te mbetur perjete atje. E kishte shprehur vete deshiren qe trupi i tij te prehej perkrah njeriut qe i ndenji afer per vite te tera. Ishte vjeshta e vone e vitit 1987. Fjala e "ikjes" fizike te poetit te madh kishte fluturuar shpejt. Miqte e pakte te tij u pikelluan, te tjere thane: e prisnim. Ndersa makina mbante mbi "shpine" vetem trupin e pajete te nje njeriu, shpirti i te cilit fluturonte ende mbi liqenin pa kufi. Ishte nje rruge e veshtire qe poeti e kishte pershkruar kush e di sa here me idene fikse te nje legjende dashurie dhe feminore per qytetin e tij te lindjes. Ishte pikerisht ai qe nuk e lane te kendonte kenget e djalerise, te cilat i tregonte vetem mes veshtrimit te zgjuar te syve. I madhi i letrave shqipe qe i mori emrin nje qyteti, ndersa qyteti i mori famen e madhe te tij, po kthehej serish ne vendlindje, atje ku kish shkruar vargjet e para. Qyteti i vogel me liqenin e kalter do te mbante keshtu perjete emrin dhe trupin e nje njeriu te madh. Lasgush Poradeci e kish shprehur me kohe deshiren per t'u kthyer serish ne Pogradec. Ua kish thene vajzave te tij, te vetmeve mike. Dhe ne vjeshten e vone te 15 viteve me pare u kthye pergjithnje. Per te gjetur prehje perkrah shoqes se tij te jetes, se ciles i thuri aq shume vargje. Do te mbetej perhere aty per te shijuar deboren e pare, lulen e pare, lajmetare te pranveres, qetesine qe mundi te gjente vetem atje. Vargjet e tij jane nje skene hyjnore pa dekor, ndersa filozofia e tij e jetes dhe e vdekjes i klasifikon ende te bertiturat qe bene qe ai te mos flase ne kategorine e heshtjes. "Ato perbejne nje substance qe quhet heshtje", vazhdon te thote nga ajo kodra qe i qendron mbi shpine liqenit te futur ne nje varr modest, i harruar nga bryma e te ftohtes dhe nga plasaritja e te nxehtit. Pena e madhe shqiptare nuk heshti kurre, edhe pse shume e deshironin nje gje te tille. Vargjet e tij kendoheshin ngado nga zerat e qytetit te tij, dhe paditur gdhendeshin cdo dite e me shume ne permendoren e madhe te letersise. E, megjithate, te shumte ishin ata qe deshironin harrimin per te. I dhane te perkthente me faqe, ia sterholluan vendimin duhet te marre apo nuk duhet marre leje kriuese, duhet te kete apo nuk duhet te kete pension, dhe pastaj i gjeten pune ne perkthimin e me te medhenjve te koherave per te prekur shpejt kufirin e ekzistences, por jo mes njerezve te familjes se tij. Vetem nje titull honorifik i dhane, kur ai mbushi 100 vjet nga dita e lindjes se tij, i vetmi titull ne jeten e tij, e ulur vetem ne fronin e poezise, e cila krijonte dhe do te krijoje lexuesin me sekretin e mosdhenies se ideve te zakonshme. Ai trianguli poet, poezi, lexues, tek ai eshte nje. Per t'i dhene poezise se tij, gezimin e kuptimit dhe te jetegjatesise ndaj shekujve indiferente. Ai ka ikur fizikisht 20 vjet me pare, ndersa ende shume te tjere rrotullohen rreth emrit te tij nen shiun e fjaleve dhe mjegullen e dendur te veprave te tyre. Iku dhe la pas nje liqen te kalter, vargjet per te cilin diti t'i thurte vetem ai. Iku duke mbetur pergjithnje aty, mes dallgeve te kaltera, per te fluturuar se bashku me eren e liqenit nepermjet poezive qe shkroi vete ai. |
Titulli: Lagush Pogradeci
Malli
Syri-i bukur qė t'u mvrenjt - Syri yt qė mė lėndon Do mė lerė-a von a shpejt, Do mė lerė-a shpejt a von. Sapo shpirti m'u delir - Shpirti im i nxirė krejt - Do mė lerė me pahir Syri-i bukur qė t'u mvrenjt. E do mbetem pėrnjėmend Varfanjak si mbret pa fron: Mbretėresha qė mė ēmend Do me lerė-a shpejt a von. Do me lerė-a von a shpejt, Do me lerė-a shpejt a von, Syri i bukur qė t'u mvrenjt - Syri yt qė mė lėndon. Do mė lerė...A! po si - Qoftė-aherė-ose tani - Do tė qaj aq dashuri Qė tė humb me mall te ti? Syt' e Lumtur Ishe vogeloshe...isha mituri... Kur mė dole mbudhe, ti moj lumja ti! Vinte perėndimi me tė vagėlluar Pa m'i shtire tinės ata syt' e shkruar. Ata syt' e shkruar, sytė moj tė fjetur, Shtatė vjet me-radhė t'i kam pėrshėndetur. Kur mė pe sė pari, more-e m'u largove, Kur mė pe sė dyti, more-e m'u afrove, Kur mė pe sė treti, more-e mė pushtove, Tė putha nė gushė, ti m'u turpėrove, Papo ule kryet e shkove vajtove. Pėrse tė Dua Se tė desha vetė, Dhe t'u nqasa vetė, Dhe tė putha vetė- Prandaj. Dhe tė humba largė, Dhe tė ndoqa largė, Dhe tė gjeta largė- Prandaj. Se tė desha prapė, Dhe t'u nqasa prapė, Dhe tė putha prapė- Prandaj. Dhe tė humba vashė, Dhe tė ndoqa vashė, Dhe s'tė gjeta vashė- Prandaj. Se tė gjeta grua, Dhe tė desha grua, Dhe tė putha grua- Prandaj. Dhe s'mė flet pėrhera, Dhe s'mė nqas pėrhera, Dhe mė plas pėrhera- Prandaj. O, prandaj tė dua, Prandaj vashė-e grua, Fshehtėsi pėr mua- Prandaj. Vdekja e Noisit Me zjarr ju flas... me zjarr Nė gjirin tim kam hapur varr... Qė t'i jap shpresė- edhe t'ja marr... Un' ik liqerit zemėrak Fatlum dh' i pastėr si zėmbak, Po zemra ime kullon gjak: Se vijnė- urtuar zogjtė-e mi, Dh'u jap ushqim me dashuri- Njė dashuri pėr llaftari: Pa nis ah! Gjirin ta godas... Dh'e hap ah! gjirin pėr njė ēas... Dh'i nginj ah! zogjtė- e vdes me gas!... Ahere - helmohet e buēet Pas mallit tim liqer-i shkret, E rrit tallazin posi det. Ay e tund , ay e shkund, Ay e hap sa me tė mund, Gjer mun nė gjit,gjer mu nė fund. E shpirtin dyke ma pėrcjellė Mė thotė ah! shih sesa 'sht'i fellė... Ky gjir'i em qė tė pat pjellė... Me zjarr ju flas... Me zjarr... Gjarpėrushja Haj tė mirremi pėr dore, Nep-ma zemrėn qė ma more, Gjarpėrushe pikėlore M'u vrapo q'andej matanė, mė qėndro nė zemėr pranė, M'i vėshtro sa lot mė lanė. Tė fjalonemi ngadalė, tė pushtonemi pa fjalė, Plot me afsh e duf tė valė. Me atė vetull-vetulluar, Me atė shtatin-gjarpėruar, Me ato kraha-fluturuar Vetullo,moj vetullushe! Gjarpėro,moj gjarpėrushe! Fluturo,moj fluturushe! Ku vemi Shpesh Nė zemėr t'ėnde vetėm unė, Nė zemėr t'ime vetėm ti, dhe jashtė bota fjalėtare, Dhe jashtė syri plot zili. Dh'ashtu filluam pėrngahera Njė vetėsi plot ėmbėlsi, Tė mos na shohė syr'i botės, Mos na zemrosh, moj njerėzi. Dhe ikm' e ikmė gjith-mė largė, Dyke kėrkuar pak liri, Qė me t'u ndezur flak'e ditės, Gjer mė tė mugėtit tė zi; Gjer nė mesnatė-e pasmesnate, Oh! E pangopur e arrati! Un' hijerėnd' e mvrerėsuar, Ti buzėndritur nė stoli. Nėr ato male shtat-mėdhaja, Nėr ata pyje me fshehtėsi, N'ato mburima lozonjare, N'ata shkėmbenj plot llaftari; Ku fryn njė erė pastėrtije, E vetėtin njė bukuri, E ritet malli posi deti, E ndizet zemėra nė gji; Ku nuku duket asnjeri, Ku vemi shpesh veē un'e ti Ku djeg si zjarr, moj dashuri! Ku ndrin si yll, moj perėndi! Dremit Liqeri Mi zall te pyllit vjeshtarak, Dremit liqeri pa kufi, Ay ndaj fundesh u perflak Posi me zjarr e me flori. Posi me flake-u ndes e kroj, E vetetiti plot magji, e yll’i dites perendoj ne qetesi dhe dashuri. Tashi po shuhet nene mal Qytet’ i ngrysur ne te zi. Po ndizen tjte dal-nga-dal Plot bukuri! Plot fshehtesi! Ne kete cas perendimor, ndaj po me dehen syte-e mi, kuptoj si shpirtin vjershetor m’a frymezon nje mall i ri Ti moj shoqe Kur per herezen e pare Vete filli ti me poqe, zura mall qe s’kish te ngjare, ti moj shoqe. Zure-e syte me dy duar E se qeshuri m’u fike, dhe me mbete-e turperuar ti moj mike. Oh, q’ahere dit’-per-dita Gjiri jone-u shkri ne dashke, e n’agim sa celej dita ishim bashke. Si me dhemb o! Grim’ e dehur, casi-i lum qe zbrita katin!... sepse gjeta pa pandehur vete fatin. Ti me ngjiteshe perpjete Me nxitim si nusk’-e-lales, e te mori turpi shkrete, turpi ndales... E sakaq deshir’ e sulur Gushe-e faqe t’i perflaku- Une mbeta krye-ulur, varfanjaku! E m’u duk si pate shkitur Dh’u shastise neper shkalle, te te puth me zjarr te mitur mun ne balle. Me zu nje mall Me zu nje mall dhe sot, e s’mund t’a shuaj. Ri vasha large-o Zot, qe keq po vuaj. Kalojme kot me kot Muaj me muaj S’vjen vasha sot as mot, Pa heq e vuaj. Nuk vjen, e me s’di dot C’t’i them t’i shkruaj! Ah! Mendja po me lot Qe s’plas e vuaj! Ne vendin t’im o Zot, jam vete-i huaj. M’a sill ti vashen sot, Qe kaq po vuaj. Kur m’u rite vogeloshe Kur m’u rite vogeloshe, Vogelo si flutura Mes-holle-keputura. Te pashe me sbukuroshe, bukuro si flutura, mes-holle-keputura. Vajte m’u fsheve ne qoshe, Fshehuro si flutura mes-holle-keputura Nga shoqet me turperoshe, Shoqezo si flutura, mes-holle-keputura Ah,zemra c’te perveloshe, Zemero si flutura, mes-holle-keputura |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:20. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.