![]() |
Sami Frashėri ideolog i madh shqiptarė
[INDENT][CENTER]Sami Frashėri ėshtė ideologu mė i shquar i lėvizjes sonė kombėtare. Si udhėheqės ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet njė nga personalitetet mė tė rėndėsishėm tė Rilindjes.
Vėllai mė i vogėl i Abdylit e i Naimit, ai lindi nė Frashėr mė 1850, ku mori edhe mėsimet e para. Mė 1871 mbaroi gjimnazin "Zosimea" nė Janinė, mėsoi gjuhė tė vjetra e tė reja dhe u pajis me njė kulturė tė gjerė. Mė 1872 shkoi nė Stamboll pėr punė dhe atje u lidh menjėherė me patriotė shqiptarė, me Pashko Vasėn, Jani Vreton, Ismail Qemalin, Kristoforidhin, Hoxha Tasinin etj. Samiu u dallua shumė shpejt midis tyre dhe, me formimin e shoqėrisė sė Stambollit, u zgjodh kryetar i saj, ndonėse ishte nga mė tė rinjtė. Gjer nė fund tė jetės ai mbeti udhėheqėsi kryesor i kėsaj shoqėrie. Samiu ishte njeri me horizont tė gjerė dhe dha ndihmesė tė shquar pėr kulturėn turke. Drejtoi disa gazeta turqisht, ku mbrojti edhe tė drejtat e kombit shqiptar. Botoi nė turqisht edhe njė varg veprash letrare e shkencore. Ndėr kėto janė disa vepra themelore, si: i pari fjalor i plotė etimologjik i turqishtes, si dhe e para enciklopedi turke e historisė dhe e gjeografisė nė gjashtė vėllime. Ai shkroi nė turqisht dramėn Besa me subjekt shqiptar, bėri pėrkthime nga letėrsia botėrore etj. Veprat e Samiut nė turqisht pėrshkrohen nga ide iluministe dhe godasin obskurantizmin fetar tė Perandorisė Osmane. Me to ai i sillte ndihmesė tė vlefshme mendimit pėrparimtar. Duke goditur bazat e pushtetit feudal tė sulltanėve ai i ndihmonte njėkohėsisht edhe popullit tė vet nė luftėn pėr liri, edhe popullit turk nė luftėn pėr pėrparim. Krijimtaria e Samiut nė gjuhėn shqipe ėshtė e lidhur tėrėsisht me idealet e lėvizjes kombėtare pėr ēlirim, me nevojat e shkollės e tė kulturės kombėtare. Pa dyshim ai ėshtė njė nga themeluesit e saj. Pėr shkollat e para shqipe Samiu botoi kėto vepra: "Abetare e gjuhės shqipe(1886), "Shkronjėtore e gjuhės shqipe(gramatikė e shqipes,1886) dhe "Shkronja(gjeografia, 1888). Hartoi edhe njė fjalor tė gjuhės shqipe, qė nuk i dihet fati.[/CENTER] [/INDENT][IMG]http://www.letersia.fajtori.com/Letersi/E_Rilindjes/Sami_Frasheri/samiu.jpg[/IMG] [COLOR=#606060][B]1850 - 1904[/B][/COLOR] [CENTER][SIZE=2][COLOR=#e3e3f0][B]Jeta dhe Vepra[/B][/COLOR][/SIZE] [B][FONT=Verdana, Arial, Helvetica, sans-serif][SIZE=1][COLOR=#0000ff][URL="http://www.letersia.fajtori.com/Letersi/E_Rilindjes/Sami_Frasheri/index.php"]Hyrje[/URL][/COLOR][/SIZE][/FONT][/B] [SIZE=2][COLOR=#e3e3f0][B]Analiza[/B][/COLOR][/SIZE] [B][FONT=Verdana, Arial, Helvetica, sans-serif][SIZE=1][COLOR=#0000ff][URL="http://www.letersia.fajtori.com/Letersi/E_Rilindjes/Sami_Frasheri/shqiperia_cka_qene_ceshte_e_cdo_te_behet.php"]Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet[/URL][/COLOR][/SIZE][/FONT][/B][/CENTER] [COLOR=#0000ff][/COLOR] [CENTER][SIZE=2][COLOR=#0000ff][/COLOR][/SIZE][/CENTER] |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:06. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.