![]() |
Thaēi: Moratoriumi hap shtegun pėr integrimin e Kosovės nė mekanizmat ndėrkombėtar
[SIZE=2][FONT=Arial] [/FONT][FONT=Times New Roman]Debati politik i kohėve tė fundit nė Kosovė ka nė qendėr tė tij njė lėvizje tė papritur nga njė burim i paparashikuar: Hashim Thaēi, ish udhėheqės i UCK-sė, tani kryetar i Partisė Demokratike tė Kosovės, ka bėrė thirrje pėr njė moratorium tė diskutimeve mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Nė emisionin Ditari tė datės 18 prill, Zėri i Amerikės zhvilloi kėtė intervistė me zotin Thaēi[/FONT][FONT=Arial] [/FONT][/SIZE]Zoti Thaēi, para se tė fillojmė me pyetjet lidhur me propozimin tuaj, a mund tju pyes se si keni reaguar ndaj vendimit tė zotit Shtainer, qė e shpall Armatėn Kombėtare Shqiptare si grup terrorist?
[B]Hashim Thaēi:[/B] Qėndrimet e tė gjitha partive dhe tė institucioneve tė Kosovės tanimė janė tė njohura botėrisht. Pėr ne, janė tė papranueshme dhe tė dėnueshme tė gjitha aktet e dhunės qė ndodhin nė Kosovė. Zoti Thaēi, propozimi juaj pėr njė moratorium ėshtė pritur me reagime nga mė tė ndryshmet. Disa, kryesisht nga rradhėt e komunitetit ndėrkombėtar, e shohin kėtė si njė ide tė re dhe tė guximshme. Ndėrsa tė tjerė, sidomos nė Kosovė, e shohin atė si njė hap prapa qė mund tė minojė pozitat e shqiptarėve. A ėshtė interpretuar drejtė propozimi i juaj dhe a mund tė na shpjegoni shkurtimisht se ēfarė keni dashur tė thoni pėrmes kėtij propozimi? [B]Hashim Thaēi:[/B] Fillimisht, ideja pėr afatizimin e zgjidhjes sė ēėshtjes sė statusit politik tė Kosovės, ėshtė bazuar nė realitetin ekzistues nė Kosovė. Ėshtė ide origjinale e imja, pėr arsye se instuitucionet e Kosovės, sot janė para tre dilemave, mendoj, mjaft tė rėndėsishme. E para ėshtė qė ne tė prodhojmė dokumente valide institucionale lidhur me pavarėsinė e Kosovės, dhe kėto dokumente tua dėrgojmė pėr njohje faktorėve pėrcaktues ndėrkombėtar, si Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Apo tė shpallim moratorium, po qe se vlerėsojmė se nuk janė krijuar kushtet pėr opsionin e parė pėr njohjen e pavarėsisė. Kjo, sepse institucionet e Kosovės, Parlamenti dhe Qeveria, megjithėse kėrkohet njohja formale e pavarėsisė, ende nuk u kanė dorėzuar asnjė dokument as Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, as OKB-sė dhe Bashkimin Evropian pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Prandaj, njė gjė tė tillė institucionet e Kosovės do tė duhej ta bėnin. E treta ėshtė qė tė mos e tolerojmė, fatkeqėsisht siē po e bėjmė sot, zhvillimin e proceseve integruese nė Unionin Serbi-Mali i Zi, ose dezintegrimin territorial dhe institucional tė Kosovės. Tė gjithė e dinė se si Unioni Serbi-Mali i Zi ėshtė pranuar nė Kėshillin e Evropės, ku Kosova pėr fat tė keq figuron si pjesė de jure e Serbisė. Prandaj, ideja ime ėshtė qė tė vazhdojmė me angazhimet tona mė konkrete, dhe moratoriumi instalon mekanizmin e afatit me garancione ndėrkombėtare pėr njohjen e sė drejtės sė popullit tė Kosovės pėr vetvendosje, e cila tash pėr tash nuk ekziston nė asnjė dokument ndėrkombėtar. Pastaj, krijon parakushte pėr njė angazhim mė tė fuqishėm tė tė gjithė faktorėve tė brendshėm dhe tė jashtėm nė ndėrtimin e standardeve si parakush pėr pėrcaktimin e statusit tė Kosovės. Ky projekt nuk nėnkupton sfidim tė standardeve politike, ekonomike dhe legjislative perėndimore. Pėrkundrazi fuēizon institucionet e Kosovės nė realizimin e kėtyre standardeve me statusin, dhe anasjelltas, sepse ne me standarde do tė merremi edhe tash pėrpara statusit, edhe gjatė zgjidhjes sė statusit por edhe pas zgjidhjes sė statusit politik. Gjithashtu, moratoriumi hap shtegun pėr integrimin e Kosovės nė institucionet veriatlantike dhe nė mekanizmat e tjerė ndėrkombėtar, si Bankėn Botėrore, Fondin Monetar Ndėrkombėtar, Organizatėn Botėrore e Tregtisė, e tė tjera. Gjithashtu, ne tė gjithė duhet ta kuptojmė qė bota e njeh pavarėsinė jo vetėm pėr shqiptarėt por pėr tė gjithė qytetarėt qė jetojnė nė Kosovė, dhe kur tė gjithė ti gėzojnė tė drejtat e tyre tė barabarta. Prandaj, parandalon konfrontimin institucional shqiptar me atė minoritar serb. Nė shoqėri dhe institucionet vendore, krijohen parakushte tė domosdoshme pėr zgjidhje e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Gjithashtu ai parandalon pėrpjekjet e faktorėve tė tjerė qė janė kundėr integrimit tė institucioneve tė Kosovės nė mekanizmat ndėrkombėtar. Kėshtu qė, aktualisht siē ėshtė duke u zhvilluar procesi, ku mungojnė afatet kohore pėr zgjidhjen e statusit final, duam ne apo jo, ēėshtja e Kosovės, po tajvanizohet, po qiprizohet, po merr trajta tė ēėshtjeve tė tjera tė pazgjidhshme. Prandaj propozimi, projekti im, qė sot ėshtė bėrė edhe projekt i Partisė Demokratike tė Kosovės, nuk e bllokon zgjidhjen e ēėshtjes sė statusit por e afatizon atė me garanci ndėrkombėtare, brenda kėtij mandati qeverisės tė koalicionit Partia Demokratike e Kosovės, Lidhja Demokratike e Kosovės, Aleancė pėr Ardhmėrinė e Kosovės duke i integruar edhe minoritarėt. Zoti Thaēi a keni ndonjė ide se a mund tė jetė ky propozim i pranueshėm pėr Beogradin dhe fuqitė kryesore qė merren me ēėshtjen e Kosovės? [B]Hashim Thaēi:[/B] Mua, mė vjen mirė qė pas periudhės katėrvjeēare tė tranzicionit, nė kėtė projekt kemi mbėshtetjen e plotė tė mekanizmave ndėrkombėtar, tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, tė cilat kanė shprehur mirėkuptim, mbėshtetjen e plotė tė OKB-sė, mbėshtetjen e plotė tė Bashkimit Evropian, qė u konfirmua nga pjesmarrja nė takim me mua e vet ambasadorėve tė vendeve anėtare, gjithashtu edhe mbėshtetjen e plotė nga OSBE-ja qė gjithashtu sot ėshtė konfirmuar. Prandaj, mendoj se duhet ta shfrytėzojmė kėtė mirėkuptim tė komunitetit ndėrkombėtar pėr afatizimin e zgjidhjes sė ēėshtjes sė statusit. Mirėpo, pėr ēėshtjen e Kosovės, vendosin kosovarėt dhe ndėrkombėtarėt dhe jo Beogradi. |
Titulli: Thaēi: Moratoriumi hap shtegun pėr integrimin e Kosovės nė mekanizmat ndėrkombėtar
Zoti Thaēi, edhe nėse arrini tė siguroni mbėshtetje ndėrkombėtare, nėse nuk arrini qė tė siguroni edhe mbėshtetjen e forcave tė tjera politike shqiptare, nuk ka tė ngjarė qė ky propozim i juaj tė pranohet. Me sa e kuptoj unė, gjithmonė ka ekzistuar njė marrėveshje e pashkruar midis forcave kryesore politike se pėr ēėshtjet thelbėsore siē ėshtė ajo e statusit pėrfundimtar, kėto forca duhet tė bashkėrendojnė qėndrime e tyre. Kritikėt ju akuzojnė se nuk jeni kėshilluar me partitė e tjera kryesore politike pėrfshirė Lidhjen Demokratike tė Kosovės dhe Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės, para se tė shpallni publikisht propozimin tuaj. Madje, disa thonė se ju po pėrpiqeni qė tė fitoni kapital politik me njė propozim tė tillė. Si ju pėrgjigjeni ju kėtyre akuzave dhe kritikave?
[B]Hashim Thaēi:[/B] Fillimisht dua tė sqarojė se ky projekt nuk ėshtė hedhur nė opinion, nė institucionet e Kosovės dhe ato tė faktorit ndėrkombėtar pėr elektorat, por ėshtė hedhur pėr tė mirė tė vendit. Ėshtė hedhur pėr tė thyer kėtė statu-kuo tė mėrzitshme dhe tė lodhshme pėr shoqėrinė dhe institucione e Kosovės. Ne duhet tė ndėrtojmė njė Kosovė qė njerėzit e kanė lakmi tė jetojnė nė tė e jo ta braktisin atė. Ne e dijmė se ēfarė varfėrie dhe ēfarė krize ekonomike kemi tani. Kemi Kosovėn nė terr. Kemi njė numėr tė madh tė njerėzve qė janė tė papunė. Ne e dimė se ēfarė kompetenca kanė institucionet e Kosovės, ku sot UNMIK-u nuk lejon qė qeveria e Kosovės ti shfrytėzojė as ato tė drejta tė garantuara me Kornizėn Kushtetuese. Prandaj, ato tė drejta, ato kompeteca duhet tė barten menjėherė, jo tė diskutohen. Pastaj edhe tė drejtat e rezervuara pėr zotin Steiner nuk duhet tė jenė tema tabu pėr kosovarėt. Ne duhet tė kemi qasje tė drejtėpėrdrejtė nė politikė tė jashtme, nė siguri, nė buxhet, nė organet e drejtėsisė. Prandaj, ne duhet ta dinamizojmė procesin. Ne duhet ta afatizojmė procesin e zgjidhjes sė statusit politik. Prandaj, kėto priorite, kėto angazhime, nuk janė vetėm tė kryetarit tė Partisė Demokratike tė Kosovės, vetėm tė PDK-sė. Sot ka pėrfunduar cikli i parė i takimeve dhe bisedimeve me komunitetin ndėrkombėtar prej tė cilėve kemi marrė mbėshtetje tė plotė. Javėn e ardhshme do tė filloi cikli i dytė i konsultimeve me partitė politike, me institucionet e Kosovės, me pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile, me personalitetet publike, sepse jam i bindur qė tė gjithė janė tė pakėnaqur me situatėn aktuale qė kemi. Tė gjithė janė pėr ndryshime dhe besoj se kėsaj qasje pėr ndryshime, pėr lėvizje mė tė shpejtė pėr afatizimin e zgjidhjes sė ēėshtjes sė statusit politik, pėr afatizimin e implementimit tė prioriteteve ti bashkangjiten edhe Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, dhe rivalėt politik tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Mirėpo, edhe bartėsitė e institucioneve tė Kosovės, duhet tė reflektojnė pėrgjegjėsi institucionale, tė dalin nga kornizat partiake dhe tė sillen nė pėrputhshmėri me interesa e vendit dhe tė qytetarėve. Kjo ide, nuk ėshtė hedhur kundėr askujt, por ėshtė hedhur pėr tė mirė tė vendit, tė popullit, dhe jam i sigurtė se tė gjithė do ta kuptojnė drejtė dhe do tė kemi konkluzione tė pėrbashkėta, konkluzione tė cilat do tė institucionalizohen dhe do ti prezentohen botės, Shteteve tė Bashkuara, OKB-sė, dhe Bashkimit Evropian si projekte tė institucioneve tė Kosovės. Thjeshtė, bota ka nevojė tė ketė dokumente zyrtare pėr ēėshtjen e Kosovės nga institucionet e Kosovės. |
Titulli: Thaēi: Moratoriumi hap shtegun pėr integrimin e Kosovės nė mekanizmat ndėrkombėtar
Atehere ka qene ftyra e 7te e Tacit... Tash ka mrri ne ftyren e 25te...
|
Titulli: Thaēi: Moratoriumi hap shtegun pėr integrimin e Kosovės nė mekanizmat ndėrkombėtar
Semundja e pa sherueshme esht edhe KANCERI
Kancerin ne trupin e njeriut e sjell inati dhe nervoza Merrne veten me te mir mos u beni nervoz se fitoni si shperblim Kancerin se politika vje e shkon |
Titulli: Thaēi: Moratoriumi hap shtegun pėr integrimin e Kosovės nė mekanizmat ndėrko
Hej,...
Qysh ju keni pik ju thaqit,... kurr pavarsin s'ka me na prue ! Po ma mir lene rahat e mos e xėrr'xatni se eshte si grejz :tongue: |
Titulli: Thaēi: Moratoriumi hap shtegun pėr integrimin e Kosovės nė mekanizmat ndėrko
[quote=Preshevar]Hej,...
Qysh ju keni pik ju thaqit,... kurr pavarsin s'ka me na prue ! Po ma mir lene rahat e mos e xėrr'xatni se eshte si grejz :tongue:[/quote] po mendon se pamvarsin ėsht duke e bajt nė gjep si nji qese karramela e na qe po e kundershtojna nuk na jap as nji cop pamvarsi |
Titulli: Thaēi: Moratoriumi hap shtegun pėr integrimin e Kosovės nė mekanizmat ndėrkombėtar
Pershendetje:
Guri madhe, ti gjithmon ke qen i vonshem dhe akoma je i tille, sepse per kete propozim te thaqit ne kete forum eshte diskutuar para 5 apo 6 viteve, por ti memorien e ke te dobet dhe ke harruar..... shfletoje forumin dhe e gjen diskutimin per kete moratorium.... |
Titulli: Thaēi: Moratoriumi hap shtegun pėr integrimin e Kosovės nė mekanizmat ndėrkombėtar
[quote=fadil]Pershendetje:
Guri madhe, ti gjithmon ke qen i vonshem dhe akoma je i tille, sepse per kete propozim te thaqit ne kete forum eshte diskutuar para 5 apo 6 viteve, por ti memorien e ke te dobet dhe ke harruar..... shfletoje forumin dhe e gjen diskutimin per kete moratorium....[/quote] po une e kam cek 5 apo 6 her po gjithmon i ke ik kti diskutimi nuk ke pas guxim me diskutue per realitetin tani e sjella per me ju perkujtue intervistat e vjetra bile jam nė kerkim edhe tė komunikatave qe ka lshue nga tirana nė kohen e luftes |
Titulli: Thaēi: Moratoriumi hap shtegun pėr integrimin e Kosovės nė mekanizmat ndėrkombėtar
[quote=uck_aksh]Semundja e pa sherueshme esht edhe KANCERI
Kancerin ne trupin e njeriut e sjell inati dhe nervoza Merrne veten me te mir mos u beni nervoz se fitoni si shperblim Kancerin se politika vje e shkon[/quote] tash e mora vesh qe edhe me mjeksi po merrshe vesh... Mos i qo met te kanceri o njeri, ruje veten... |
Titulli: Thaēi: Moratoriumi hap shtegun pėr integrimin e Kosovės nė mekanizmat ndėrkombėtar
[quote=Arb]tash e mora vesh qe edhe me mjeksi po merrshe vesh... Mos i qo met te kanceri o njeri, ruje veten...[/quote]
unė Kancerin moti e kam pushkatu tash po hecim perpara me me Hashim trimin Ne nuk vdesim nga Kanceri ata qe vdesin nga kanceri vetem kan nis mu lajmru nja nga nja |
Titulli: Thaēi: Moratoriumi hap shtegun pėr integrimin e Kosovės nė mekanizmat ndėrkombėtar
[quote=uck_aksh]unė Kancerin moti e kam pushkatu tash po hecim perpara me me Hashim trimin Ne nuk vdesim nga Kanceri ata qe vdesin nga kanceri vetem kan nis mu lajmru nja nga nja[/quote]
Eh tybe njeh Taci veten. As veten nuk e njeh mo. Tu nrru ftyrat per cdo dite, as veten nuk e njeh mo. Nime, a po din gjo kush ku i meti Shypnia etnike Tacit, e Kupes? Prej 97-tes e knej e kane ul cmimin shume bre. |
Titulli: Thaēi: Moratoriumi hap shtegun pėr integrimin e Kosovės nė mekanizmat ndėrkombėtar
[quote=uck_aksh]unė Kancerin moti e kam pushkatu tash po hecim perpara me me Hashim trimin Ne nuk vdesim nga Kanceri ata qe vdesin nga kanceri vetem kan nis mu lajmru nja nga nja[/quote]
Ju ka ra shum me ndejt ner hije,krejt t'smut e t'prisht jeni hahaha :D me ju kqyr zemren krejt jeni afer infraktit :D |
Titulli: Thaēi: Moratoriumi hap shtegun pėr integrimin e Kosovės nė mekanizmat ndėrkombėtar
[quote=Arb]Eh tybe njeh Taci veten. As veten nuk e njeh mo. Tu nrru ftyrat per cdo dite, as veten nuk e njeh mo.
Nime, a po din gjo kush ku i meti Shypnia etnike Tacit, e Kupes? Prej 97-tes e knej e kane ul cmimin shume bre.[/quote] po esht ka i nderton qe dikush i ka humb prej dhjetorit te 89 pi qet ne ren o Arb kadal kadal |
Titulli: Thaēi: Moratoriumi hap shtegun pėr integrimin e Kosovės nė mekanizmat ndėrko
[quote=Arb]
Nime, a po din gjo kush ku i meti Shypnia etnike Tacit, e Kupes? Prej 97-tes e knej e kane ul cmimin shume bre.[/quote] A jaran, ka ra qmimi n'treg. Tash pazar nė ēdo qoshe, qebesa edhe konkurrenca u shtye, mallra me shumic, blerėsit e hutun! |
Titulli: Thaēi: Moratoriumi hap shtegun pėr integrimin e Kosovės nė mekanizmat ndėrkombėtar
[quote=MemphiSx]Ju ka ra shum me ndejt ner hije,krejt t'smut e t'prisht jeni hahaha :D me ju kqyr zemren krejt jeni afer infraktit :D[/quote]
deri me sod nuk na ka vdek asnja neve prej Kanceri apo Infrakti |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:16. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.