![]() |
Zberthimi i enigmes politike te Edi Rames ,sic pasqyrohet tek Veton Surroi
[B]Zbėrthimi i enigmės politike tė Edi Ramės, siē pasqyrohet[/B]
[B]tek Veton Surroi [/B] [URL="http://www.sot.com.al/index.php?option=content&task=view&id=66548&lang="][COLOR=#003399]http://www.sot. com.al/index. php?option= content&task= view&id=66548& lang=[/COLOR][/URL] Friday, 07 March 2008 Nga Kastriot Myftaraj - Edi Rama dhe Veton Surroi janė dy njerėz qė ngjajnė shumė me njėri tjetrin, se tė dy kanė bėrė karrierė nė fillim nė atė qė quhet «shoqėri civile» dhe mė pas nė politikė, nėn kujdesin e Sorosit.Derisa Edi Rama ka qenė beniamini i Sorosit nė Shqipėri, qė kur filloi tė veprojė Fondacioni «Soros», Veton Surroi ka qenė beniamini i Soros nė Kosovė, qė nė fund tė viteve tetėdhjetė, kuptohet pėr faktin se, nė Jugosllavi, Soros filloi tė veprojė mė herėt se nė Shqipėri, pėr shkak se Jugosllavia ishte njė vend i hapur. Ditėn e mėrkurė Veton Surroi ishte i ftuar nė emisionin Top show nė Top Channel, ku ai tha se me Edi Ramėn e lidh njė miqėsi e vjetėr- siē u shpreh Surroi, pėr shkak tė rrethanave qė i kanė bashkuar qė herėt. Surroi nuk e tha, por fjala ėshtė pėr lidhjen e tyre tė pėrbashkėt me Soros. Nga kjo gjė kuptojmė se Surroi dhe Rama janė lanēuar dhe sponsorizuar nga e njėjta qendėr, pėr tė formėsuar opinionin shqiptar nė Prishtinė dhe Tiranė, dhe mė pas pėr tė zbatuar skema tė caktuara nė politikė. Edi Rama dhe Veton Surroi ngjajnė pėr atė se ata kanė hyrė nė politikė qė herėt, pastaj janė tėrhequr nga politika, pėr t u rikthyer mė pas pėrsėri nė politikė. Veton Surroi u bė nė 1989 kryetari pėr Kosovėn i UEJD, qė u krijua fillimisht si organizatė dhe mė pas u shndėrrua nė njė parti (Savez Reformskih Snaga) tė kryesuar nga kryeministri federal jugosllav, Ante Markoviē, parti qė donte tė merrte pjesė nė zgjedhjet pėr parlamentet e republikave dhe krahinave jugosllave, pėr tė siguruar njė shumicė pro ruajtjes sė federatės. Mė pas Surroi krijoi atė u quajt Partia Parlamentare e Kosovės, tė cilėn e dorėzoi, pėr tė dalė vetė si intelektual i pavarur i shoqėrisė civile, nė orbitėn e Soros dhe i financuar nga ky i fundit. Edhe Edi Rama nė 1991, tentoi tė krijojė Partinė Kristiano-Islamike, pėr tė cilėn nėnshkroi listėn e komisionit nismėtar, pastaj u tėrhoq nė «shoqėrinė civile», nė orbitėn e Soros, duke gėzuar financimet e kėtij tė fundit. Si Edi Ramėn, ashtu dhe Veton Surroin i katapultuan nė politikė nėn influencėn e Soros. Edi Ramėn, mė herėt, nė 1998, ndėrsa Veton Suroin mė vonė, pėr shkak tė situatės nė Kosovė, ku ende nuk kishte pėrfunduar lufta. Fatos Nanon e detyroi Soros me influencėn e tij nė qendrat e politikbėrjes nė Washington, dhe nė sajė tė kompromiseve tė tij (Sorosit) me lobin greko-amerikan, qė ta ftojė Edi Ramėn nga Parisi nė Tiranė, pėr t i dhėnė njė portofol ministror, qė skenaristėt e karrierės sė Edi Ramės, e shikonin si pikėnisje pėr ta ēuar nė postin e kryetarit tė PS, nėpėrmjet Bashkisė sė Tiranės. I njėjti skenar ishte pėrgatitur dhe pėr Veton Surroin. Veton Surroi duhej tė bėhej Kryetar i Komunės (Bashkisė) sė Prishtinės, nė zgjedhjet e vitit 2000, si intelektual i pavarur, i mbėshtetur si nga LDK, ashtu dhe nga PDK, ēka duhej tė tregonte unitetin e politikės shqiptare nė Kosovė pėr njė ēėshtje tė caktuar tė politikės vendore, dhe nė kėtė post duhej tė fitonte kapital politik sipas modelit tė Edi Ramės. Pastaj mė vonė Surroi do tė bėhej kryetari i njėrės prej dy partive tė mėdha, LDK, ose PDK, i ftuar prej tyre. Ky skenar nuk u zbatua pėr shkak tė kompleksitetit tė disa rrethana tė caktuara tė politikės nė Kosovė, pėr faktin se nė Washington janė shumė mė tė ndjeshėm pėr lojėrat e Soros nė Kosovė, se nė Republikėn e Shqipėrisė, ēka ėshtė e kuptueshme. Por fakti qė Veton Surroi ėshtė tėrhequr nga politika pas disfatės qė pati ORA nė zgjedhjet e vitit tė kaluar, siē bėri nė 1994, tregon se skenari i mėparshėm mbetet nė fuqi, nė pritje pėr t u realizuar nė rrethana mė tė pėrshtatshme, me mbėshtetjen e Soros. Derisa karriera e Edi Ramės, zbulon se ēfarė ishte pėrgatitur dhe nuk u realizua dot pėr Veton Surroin nė Kosovė, karriera e Veton Surroit na ndihmon qė tė zbulojmė natyrėn e atyre forcave ndėrkombėtare qė qėndrojnė pas karrierės sė Edi Ramės. Nė emisionin Top Show, gazetari nga Kosova, Skėnder Blakaj, i bėri njė padi tė vėrtetė politike Veton Surroit, sė cilės ky i fundit iu pėrgjigj me rrena tė trasha, duke dashur tė mbrojė vetveten. Nė lidhje me angazhimin e tij nė lėvizjen jugosllaviste tė Ante Markoviēit, nė vitet 1989-1990, Veton Surroi u pėrgjegj se kėtė gjė e kishte bėrė me miratimin e Ibrahim Rugovės. Veton Surroi nuk e ka thėnė kėtė gjė kur Rugova ishte gjallė, dhe ėshtė njė gjė cinike qė po e thotė tash qė Rugova ka vdekur. Sa pėr atė qė tha Surroi se lėvizja e Ante Markoviē solli pluralizmin nė Jugosllavi, kjo ėshtė njė rrenė e trashė, se tė gjithė ata qė i njohin kėto punė e dijnė mirė se lėvizja e Markoviēit synonte qė pluralizmit politik qė po krijohej nė Jugosllavi, t i jepte njė dimension tė fortė federal, veē atij republikan dhe krahinor, nė mėnyrė qė tė ruhej Jugosllavia. Fakti qė Veton Surroi u angazhua nė lėvizjen e Markoviē, duke pasur Surroi dhe mbėshtetjen e Soros, tregon se ata ishin nė anėn e atyre qarqeve perėndimore qė ishin pėr ruajtjen e Jugosllavisė. Siē ka rezultuar mė vonė kėto qarqe, duke pėrfshirė dhe qarqe nė Washington, ishin proserbe. Me kėtė nuk dua tė them se Veton Surroi ishte agjent serb, por se ai ishte nė anėn e qarqeve proserbe perėndimore, dhe se ai kėtė ai duhet ta kuptonte me shkollimin dhe inteligjencėn qė kishte, po aq sa ē duhet tė kuptojnė ata qė drejtojnė Kosovėn sot analogjinė e mbrapshtė tė flamurit tė saj me atė tė Qipros, siē tha Surroi nė Top Show. Nė vazhdim tė padisė sė tij politike pėr Surroin, Skėnder Blakaj, i tha se mė pas (nė vitet 1992-1994) Surroi kishte kėrkuar qė shqiptarėt e Kosovės tė merrnin pjesė nė zgjedhjet pėr parlamentin e Serbisė. Kėsaj Surroi iu pėrgjigj se atėherė ai kishte besuar se do tė ishte nė tė mirė tė Kosovės qė tė merrte pjesė nė kėto zgjedhje dhe tė nxirrte njė numėr deputetėsh, me tė cilėt do tė mbėshteteshin forcat reformatore nė Serbi. Surroi nuk harroi tė shtojė se kėtė gjė ia kishin sugjeruar dhe ndėrkombėtarėt, por pa e saktėsuar se kush ishin ata. I ēuditshėm ky Surroi. Vetvetes ia njeh si argument apologjik sugjerimin e ndėrkombėtarėve, ndėrsa politikanėt e sotėm tė Kosovės i qorton pėr kėtė gjė?! Por Surroi nuk e saktėsoi se cilėt ndėrkombėtarė ia sugjeruan idenė e pjesėmarrjes sė shqiptarėve tė Kosovės nė zgjedhjet parlamentare nė Serbi, dhe kėtė gjė ai nuk mund ta bėnte se sot ėshtė e qartė se kėta njerėz kanė qenė proserbė. Se nuk duhej tė ishe njė njohės i madh i politikės atėherė pėr ta kuptuar se, nėse shqiptarėt e Kosovės do tė merrnin pjesė nė zgjedhjet pėr parlamentin serb, nė njė kohė qė Serbia kishte suprimuar autonominė e Kosovės, dhe e kishte vendosur nė Kosovė njė regjim okupacioni ushtarak, duke i dėbuar shqiptarėt nga administrata, deri edhe shkollat dhe spitalet, kjo do tė thoshte tė bėje apologjinė e Serbisė nė Kosovė. Ėshtė shumė interesante dhe domethėnėse se nė atė kohė, nė Tiranė, gazeta «Koha Jone», qė atėherė mbėshtetej fort nga Soros, dhe ku shkruante shpesh Edi Rama, e qortonte Rugovėn, si shkaktar pėr mospjesėmarrjen e shqiptarėve tė Kosovės nė zgjedhjet nė Serbi. Surroi, i cili edhe nė intervistėn e fundit nė Top Channel deklaroi se nė zgjedhjet e fundit nė Kosovė ka pasur edhe manipulime, qė u bėnė shkak qė ORA dhe ai vetė tė mbeten jashtė parlamentit, nuk shpjegoi megjithatė se ē besim do tė kishin shqiptarėt se do t u numėrohej drejt vota edhe sikur tė merrnin pjesė nė zgjedhjet nė Serbi, kur nė Kosovė ishte vendosur regjimi ushtarak serb. Nėse shqiptarėt do tė merrnin pjesė nė zgjedhjet nė Serbi, dhe do tė fillonin mė pas tė ankoheshin se zgjedhjet ishin tė manipuluara, atėherė ata do tė bėheshin joseriozė edhe nė pretendimet e tjera tė tyre, pėr shtypjen serbe ndaj tyre, se ai qė pretendon qė gjendet nėn dhunėn e njė okupacioni ushtarak, nuk merr pjesė nė zgjedhjet e organizuara nga okupatori! Dhe ē ėshtė mė kryesorja, pjesėmarrja e shqiptarėve tė Kosovės nė zgjedhjet e Serbisė, do tė thoshte qė ata ta njihnin Kosovėn si pjesė tė Serbisė. Surroi sigurisht i ka kuptuar tė gjitha kėto gjėra, por i ka bėrė se nė kėtė mėnyrė ai ka siguruar atė pasurinė prej 40 milion eurosh qė deklaroi nė zgjedhjet e vitit 2004 nė Kosovė, ku doli si politikani mė i pasur, 40 herė mė i pasur se Rugova qė deklaroi njė pasuri prej 403 mijė eurosh dhe 50 herė mė i pasur se Thaēi qė deklaroi njė pasuri prej 372 mijė eurosh. Surroi e bėri kėtė pasuri si botues, me financimet e Soros dhe si aktivist i «shoqėrisė civile», ēka vėrteton se ajo ėshtė njė industri e dyshimtė. Surroi e deklaroi kėtė pasuri tė madhe me megalomani, pėr t u thėnė zgjedhėsve se ai nuk ka nevojė tė vjedhė si politikanėt e tjerė. Por ai e kishte vėnė pasurinė, qartėsisht, duke shitur Kosovėn. |
Titulli: Zberthimi i enigmes politike te Edi Rames ,sic pasqyrohet tek Veton Surroi
vazhdimi...
Nė rastin e Surroit zbulohet mė qartė proserbizmi dhe antishqiptarizmi i Soros, nė lidhje me Kosovėn, ēka na ndihmon tė zbėrthejmė edhe disa gjeste tė sorosianit tjetėr tė Tiranės, Edi Ramės. Kėshtu zbėrthehet enigma e ftesės qė Edi Rama i bėri nė vitin 2006 kėngėtarit serb Goran Bregoviē, mikut tė Arkanit dhe tė Radko Mlladiēit, tė cilit Edi Rama i dorėzoi ēelėsin simbolik tė Tiranės. Goran Bregoviēi ishte shumė aktiv nė tubimet e protestės nė Beograd, pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, nė shkurt tė kėtij viti. Gjithashtu, lidhja e Soros me qarqet perėndimore mė proserbe dhe antishqiptare, e zbuluar indirekt nga veprimet e Surroit, zbėrthen dhe se nga nxitet Edi Rama pėr ta hedhur PS nė njė agresion kundėr Rrugės Rrėshen-Kalimash (segmenti mė delikat i rrugės Durrės-Kukės, ose mė saktė Tiranė-Prishtinė ) dhe kundėr kompanisė amerikane «Bechtel», qė po e ndėrton atė. Tuneli i Kalimashit ėshtė beteja kundėr gjeografisė qė ndan territoret shqiptare, betejė po aq e rėndėsishme sa fushata ajrore e NATO kundėr Serbisė. Kjo fushatė e Edi Ramės mund tė krahasohet me atė tė Veton Surrojit nė vitet 1992-1994, qė shqiptarėt e Kosovės tė merrnin pjesė nė zgjedhjet parlamentare tė Serbisė. Vazhdimit tė padisė sė Skėnder Blakajt pėr akuzat e rėnda qė Surroji u bėri shqiptarėve tė Kosovės pėr keqtrajtimin e serbėve, fill pas ēlirimit tė Kosovės, Surroji iu pėrgjigj se ai e bėri kėtė se ishte i shqetėsuar se po prishej imazhi i shqiptarėve tė Kosovės, dhe se pėr kėtė gjė kishte dhe sinjale nga ndėrkombėtarėt. Por Surroi nė gusht 1999, vetėm dy muaj pas ēlirimit tė Kosovės, botoi nė gazetėn e vet «Koha ditore», tė financuar nga Soros, artikullin «Fashizmi kosovar- turpi i shqiptarėve», ku bėnte analogji mes dhunės, sipas tij fashiste, qė shqiptarėt po bėnin nė atė kohė ndaj serbėve, dhe tė ashtuquajturit «fashizmit kosovar» tė kohės sė Luftės sė Dytė Botėrore, qė kishte ushtruar dhunė ndaj serbėve nė atė kohė. Si mund tė flitej pėr fashizėm kosovar, dy muaj pas ēlirimit tė Kosovės, madje tė paplotė, kur shqiptarėt e Kosovės kishin qenė viktima tė njė gjenocidi tė paparė nė Europė qė nga Lufta e Dytė Botėrore. Dhe aq mė tepėr ishte absurde dhe qėllimkeqe qė tė evokohej i ashtuquajturi fashizėm kosovar i kohės sė Luftės sė Dytė Botėrore, kur edhe nė atė kohė gjėrat nuk kanė qenė bardhė e zi, por tė komplikuara. Se nė Kosovė, okupimi fashist autentik italo-gjerman, zėvendėsoi okupimin e njė tjetėr lloj fashizmi faktik, atij serb, qė pėr shqiptarėt kishte qenė ai ēka kishte qenė fashizmi (nazizmi) pėr ēifutėt, pra njė regjim gjenocidi. Ky fakt nuk mund tė mohohet. Ēfarėdo qė tė kenė bėrė shqiptarėt e Kosovės gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ndaj serbėve, ajo nuk ėshtė asgjė nė krahasim me atė qė kishin bėrė serbėt ndaj tyre. Surroji kėtė e dinte mirė, por megjithatė ai shkroi ato qė shkroi se paguhej nga ndėrkombėtarėt miq tė serbėve. Alarmi i Surrojit pėr fashizmin kosovar bėhej edhe mė absurd dhe kompromentues, po tė mendosh se Surroji nė vitet 1992-1994 kur serbėt keqtrajtonin dhe vrisnin shqiptarė nė Kosovė, nė vend qė tė fliste pėr fashizėm serb, bėnte thirrje qė shqiptarėt tė merrnin pjesė nė zgjedhjet e Serbisė. Alarmi i Surrojit pėr ekzistencėn e tė ashtuquajturit fashizėm kosovar tek shqiptarėt e Kosovės, u pėrcoll nė moment nga mediat e mėdha ndėrkombėtare, nėn kujdesin e qendrave antishqiptare proserbe, dhe Surrojit iu krijua aureola e njė «Mateoti» tė Kosovės, qė kishte denoncuar me guxim fashizmin nė vendin e vet, dhe qė ishte nė rrezik pėr kėtė gjė. Do tė ishte mjaft interesante dhe instruktive sikur tė bėhej njė paralelizėm midis Surrojit dhe homologėve tė tij izraelitė, intelektualėt- ithtarė tė Shoqėrisė sė Hapur nė Tel Aviv. Izraeli, shteti i krijuar pas holokaustit, ėshtė sjellė me palestinezėt qė ka brenda territorit tė tij shumė herė mė keq se ē'po sillen shqiptarėt e Kosovės me serbėt e atjeshėm. E megjithatė, kurrkush nga homologėt e Surrojit nė Tel-Aviv ithtarė tė Shoqėrisė sė Hapur nuk ka dalė deri mė sot tė thotė se "fashizmi izraelit ėshtė turpi i hebrenjve". Pse nuk ka ndodhur kjo gjė ? E mira do tė ishte qė kėtė pyetje Surroj dhe miku i tij Edi Rama, t'ia bėnin mikut dhe mecenatit tė tyre tė madh Xhorxh Soros, i cili si hebre qė ėshtė duhet tė dijė sigurisht diēka mė tepėr mbi kėtė argument. Akoma mė mirė do tė ishte sikur Surroj t'i kėrkonte Sorosit qė nė kuadrin e promovimit tė Shoqėrisė sė Hapur t'i dėrgojė me njė mision nė Tel Aviv, ku ata tė orvaten t'i bindin intelektualėt izraelitė qė tė zbulojnė dhe tė dėnojnė fashizmin izraelit. Por vėshtirė se do tė kishin sukses nė kėtė mision tė tyrin. Madje, edhe nėse do t'ia arrinin qė tė bėnin qoftė edhe njė antifashist kominternist tė vetėm nė Izrael, kėtė tė fundit e priste nė vendin e tij njė eksperiencė edhe mė e keqe se ajo e Surrojit nė kohėn e luftės nė Kosovė, kur "fshihej" bodrumeve tė Prishtinės. Homologu izraelit do ta kishte kėtė fat, sepse duke hedhur teza si ato qė Surroj, lėshon me aq lehtėsi nė Prishtinė, ai kishte firmuar "linēimin" e tij tė sigurtė nga opinioni hebre. Mbetja e Veton Surroit jashtė parlamentit tė Kosovės, u paraqit nė emision si katastrofė e vėrtetė pėr politikėn nė Kosovė, aq sa u arrit deri atje sa korrespondentja nė Prishtinė, Alma Lama, ta pyeste shefin e UNMIK Ryker, se si e konsideronte mbetjen jashtė parlamentit tė Kosovės tė njė politikani si Veton Surroji. A thua se Ryker po qortohej qė nuk kishte vepruar nė atė mėnyrė qė Surroi tė hynte nė parlament. Rykerit iu nxor me pėrdhunė njė kompliment pėr Surrojin. Surroji e dėgjoi me qetėsi kėtė farsė, ēka ishte shumė ironike se Surroji i qortonte politikanėt e sotėm tė Kosovės pėr atė se nuk po avanconin nė implementimin e pavarėsisė, duke u treguar shumė tė nėnshtruar para ndėrkombėtarėve, kur sipas logjikės sė Surrojit Ryker nuk duhet tė ishte fare nė Kosovė pėr ta komplimentuar Surrojin, tash qė u shpall pavarėsia, se njė vend nuk mund tė jetė dhe i pavarur dhe nėn administrimin e OKB?! Nė panelin e analistėve qė bashkėbisedonin me Veton Surrojin ishte dhe Eduard Zaloshnja, njeriu i lobit greko-amerikan, i cili i bėri elozhe tė mėdha Surrojit, ashtu siē i ka bėrė edhe Edi Ramės (Zaloshnja ėshtė munduar ta shfajėsojė Ramėn edhe pėr ato qė ka shkruar dikur kur e quante Konferencėn e Pezės farsė tė komunistėve qė kishin pėrgatitur luftėn civile), edhe pse Zaloshnja e mban veten pėr tė djathtė antiberishian. Avokatia e Eduard Zaloshnjės ėshtė kompromentuese pėr Surrojin se zbulon ky i fundit ėshtė i pėlqyeshėm dhe pėr grekėt, aleatėt e serbėve. Nė mars 1999, nė kohėn e gjenocidit serb nė Kosovė, nė Tiranė miqtė sorosianė tė Veton Surrojit me Edi Ramėn nė krye dhanė alarmin pėr fatin e Veton Surrojit, sikur nuk dihej fati tij, dhe se kishte tė ngjarė qė ai tė ishte rrėmbyer nga serbėt. Por Veton Surroji, qė ishte nė Prishtinė kur filloi fushata ajrore e NATO, shpėtoi shėndoshė e mirė, dhe doli nė Tiranė tek miqtė e vet sorosianė, ndėrsa serbėt rrėmbyen vetėm ata qė sulmonte mė shumė Surroji nė gazetėn e vet, Ibrahim Rugovėn dhe Fehmi Aganin. Kot bėri Edi Rama sikur u shqetėsua pėr Surrojin, se serbėt nuk do t i bėnin kurrė keq njeriut qė u kėrkoi shqiptarėve tė merrnin pjesė nė zgjedhjet e Serbisė, dhe qė pas disa muajsh do tė jepte alarmin pėr «fashizmin kosovar»-turp tė shqiptarėve, qė dhunonte serbėt. Edi Rama kėtė gjė e dinte shumė mirė. |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:32. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.