Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Ekonomi & Biznes (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=148)
-   -   Terminologjia e ekonomisė nė gjuhėn shqipe (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=25835)

Dilaver 26-10-08 09:48

Terminologjia e ekonomisė nė gjuhėn shqipe
 
[B][I][FONT=Book Antiqua][SIZE=5]Terminologjia e ekonomisė nė gjuhėn shqipe[/SIZE][/FONT][/I][/B]

[B][FONT=Book Antiqua][SIZE=3]S’ka zhvillim tė qėndrueshėm pa standardizimin e terminologjisė sė ekonomisė nė gjuhėn shqipe (I)[/SIZE][/FONT][/B]

[I][FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Isa Mulaj[/SIZE][/FONT][/I]

[SIZE=3][U][FONT=Book Antiqua]Nėse dikush, qoftė shqiptar apo i huaj, mendon se me zėvendėsimin e tėrėsishėm tė terminologjisė sė ekonomisė nė gjuhėn shqipe me njė gjuhė tjetėr arrihet ndonjė pėrparim, atėherė kėtė duhet ta bėjmė sot.[/FONT][/U][FONT=Book Antiqua] Janė [U]dy probleme serioze qė na pengojnė[/U] ta bėjmė njė gjė tė tillė. Sė pari, ėshtė [U]vėshtirė tė argumentohet[/U] pse dhe si do tė bėhej ky zėvendėsim ose kalim. Sė dyti, [U]ithtarėt e zėvendėsimit nuk janė tė gatshėm tė punojnė [/U]nė kėtė drejtim; ata mė tepėr preferojnė njė gjendje tė ērregulluar as andej e as kėndej ose mish-mash. [/FONT][/SIZE]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Pėrkundėr se gjuha shqipe ka qenė dhe ėshtė nėn ndikimin e shprehjeve tė gjuhėve tjera, ajo megjithatė ka arritur ta ruaj mėvetėsinė nė diciplinat shkencore, duke pėrfshirė ekonominė. Terminologjia e ekonomisė nė gjuhėn shqipe ėshtė e zhvilluar nė masė tė konsiderueshme, mirėpo, hulumtimet shkencore dhe akademike gjatė kohės janė shumė tė kufizuara, duke lėnė kėshtu njė zbrazėti nė pėrdorimin e saj mė tė gjėrė dhe njėsuar nė segmente pėrkatėse. [U]Ndikimi mė i madh nė kėtė terminologji si nė shumicėn e gjuhėve tė botės padyshim ka ardhur[/U] [U]nga gjuha angleze[/U] qė pėrkon me zhvillimin e kapitalizmit, ekonomisė si shkencė e veēantė shoqėrore, [U]zbulimet e reja shkencore, (neo)kolonializmit[/U]. Sė fundi, [U]globalizimi ekonomik sjellė fjalė tė reja, pėrkthimi i dobėt i tė cilave shpesh nuk ndryshon nga fjalėt burimore[/U]. Pavarėsisht pranisė sė termave dhe fjalėve tė mėhershme me origjinė nga gjuhėt tjera, duket se mbajtja e tyre nė pėrdorim ėshtė mė e lėvėrdishme se kalimi nga huazimet e njė gjuhe me ndikim nė tjetrėn sipas „nevojės” ose „trendit” nga rrymat joprofesioniste qė nuk ka sjellur ndonjė pėrmirėsim por me tepėr e ka vėshtirėsuar kuptimin e gjėrė tė terminologjisė nga shumica e atyre qė gjuhė amėtare e kanė shqipen. [/SIZE][/FONT]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Me pėrjashtim tė disa fjalorėve, qofshin ata shqip-shqip apo nga gjuhėt tjera nė shqip rreth terminologjisė sė ekonomisė dhe disiplinave tė saj, ėshtė vėshtirė tė gjindet ndonjė studim ose botim i mirėfilltė qė e shtjellon problematikėn dhe gjendjen e saj. Aq mė tepėr ėshtė shtuar lėnia e saj pasdore me fillimin e ndryshimeve tė mėdha politike dhe ekonomike nė hapėsirat shqiptare gjatė viteve ’90-ta e deri mė sot, ose siē njihet ndryshe, kalimi (transicioni) nga sistemi politik monist dhe ekonomia socialiste, nė sistemin politik pluralist dhe tė ekonomisė sė tregut. Njė ndėr faktorėt kyē qė ka ndikuar nė mosinteresimin nė rritje pėr t’iu qasur shtjellimit tė kėsaj problematike ėshtė pushtimi shumėdimensional gjatė kohės sė transicionit me fenomene ekonomike dhe globalizimi.[/SIZE][/FONT]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Studimet pėr shtetet tjera tė transicionit siē ėshtė ai i autorėve Yeon Kim dhe Pirttilä (2006) konstatojnė se [U]reformat ekonomike kanė gjasa tė zbatohen mė me sukses dhe tė jepin rezultate mė tė mira, nėse gėzojnė mbėshtetjen e shtresės sė gjėrė tė popullsisė.[/U] Shumica e ekonomistėve janė tė pajtimit se suksesi i politikave dhe reformave ekonomike tė bazuara nė Konsensusin e Uashingtonit varet shumė nga rrethanat dhe kushtet specifike tė vendeve nė tė cilat zbatohet (Hausmann, Rodrik dhe Velasco, 2005). Meqenėse nė [U]Kosovė dhe Shqipėri[/U] zbatohen reformat qė janė pjesė e pakos sė Konsensusit tė Uashingtonit, atėherė ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė tė merren parasysh nė formė pyetjeje konstatimet e dy studimeve tė pėrmendura: e para, [U]sa gėzojnė politikat dhe reformat ekonomike mbėshtetjen e shumicės sė popullsisė[/U]; dhe e dyta, [U]sa merren pėr bazė kushtet specifike tė Kosovės qė reformat tė kenė sukses? [/U][/SIZE][/FONT]

Dilaver 26-10-08 09:54

Titulli: Terminologjia e ekonomisė nė gjuhėn shqipe
 
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Gjithnjė e mė tepėr jemi dėshmitarė tė premtimeve qė bėhen nga institucionet dhe Qeveria nepėrmjet strategjive, planeve dhe politikave ekonomike ambicioze qė kanė mbetur pa u zbatuar si duhet, e nė tė shumtėn e rasteve kanė pėrfunduar nė sirtarė vetėm si dokumente prej letre. Nuk ėshtė rastėsi pse publiku shpesh herė nga pakėnaqėsitė i ka quajtur ato „fjalė”, „premtime tė zmadhuara”, „gėnjeshtra”, „mashtrime”, etj. Problemi kėtu ėshtė se hartimi i reformave dhe i strategjive pėr zhvillim ekonomik bėhet me tepėr pėr t’u arsyetuar se kinse po bėjmė diēka, duke i anashkaluar „kushtet specifike” prej nga rrjedh problemi i mungesės sė pėrkrahjes nga „shtresat e gjėra tė popullsisė”. Me kushte specifike nė mes tjerash nėnkuptohet [U]gjuha dhe terminologjia me tė cilėn ekspertėt dhe ekonomistėt shkruajnė strategji, bėjnė plane[/U], pėrgatisin raporte dhe komunikojnė me publikun. [U]Ajo terminologji ėshtė duke u degjenruar me tė madhe[/U], ndoshta me qėllim qė tė mos kuptohet nga shumica. [U]Fatkeqėsisht, degjenerimin mė tė madh e bėjnė disa akademikė edhe eskpertė mė tė njohur tė Kosovės, duke menduar se me kėtė ndėrtojnė kredibilitet nė mesin e njerėzve qė nuk e njohin anglishten.[/U] [B]Me barbarizmat e pazyrtarizuar qė i pėrdorin qėllimshėm, akademikėt mundohen tė kamuflohen si njerėz tė menēur qė dikush tė mendoj se fjalori i tyre qenka aq i pėrparuar sa qė ėshtė vėshtirė tė kuptohet[/B]. Ata qė e dijnė anglishten i kuptojnė shumė mirė dhe me tė drejtė i quajnė kėta akademikė dhe profesorė me shprehjen komike si „gjenetikisht tė modifikuar”. [/SIZE][/FONT]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Tėrbimin e fjalorit tė disa akademikėve dhe profesorėve me barbarizma e hasim kudo nepėr mas mediat e Kosovės. Kėshtu pėr shembull, [U]akademik Nexhat Daci[/U] pa kurrfarė nevoje e pėrdor fjalėn [U]suportim[/U] nė vend tė disa fjalėve mė tė mira dhe mė tė kuptueshme siē janė [U]pėrkrahje, mbėshtetje, ndihmė[/U], etj. Fjalėn suportim nuk e pėrmban as fjalori i fjalėve tė huaja nė gjuhėn shqipe. E njėjta gjė vlen edhe pėr profesorin Riza Smaka kur qėllimshėm e pėrdor fjalėn [U]establishim[/U] pėr tė cilėn ka disa fjalė mė tė mira nė shqip si p.sh. [U]krijim, themelim, sėndėrtim,[/U] etj, etj. Profesori tjetėr universitar, [U]Hajredin Kuēi[/U], duket se e ka bėrė „[U]me tybe[/U]” qė nė prononcimet zyrtare pėr media tė mos e pėrdor fjalėn [U]pėrvojė[/U] por [U]eksperiencė.[/U] Ka edhe tėrbime tjera me barbarizma qė nuk ia vlen tė shqyrtohen. Ndoshta numri mė i madh i tyre ėshtė nė lėminė e ekonomisė. Tabela nė vijim paraqet vetėm njė mostėr tė fjalėve qė pa kurrfarė nevoje futen nė dokumente, strategji, plane, raporte dhe tekste universitare pėr ekonomi. [/SIZE][/FONT]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Tabela 1: Fjalėt mė tė pėrdorura nė shqip qė janė huazuar nga anglishtja dhe/ose gjuhė tjera[/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][IMG]http://i35.tinypic.com/250ur1h.jpg[/IMG][/SIZE][/FONT]



[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Nė shumicėn e punimeve qė pėrgatiten nga autorėt e Shqipėrisė, do ta vėreni se sektori i institucionit nė tė cilin autori ėshtė i punėsuar ose i shoqėruar shėnohet, si [U]departamenti[/U] i ekonomiksit. Deri dje departamentit i kemi thėnė [U]katedėr[/U]. Mandej, nėse sot ekonomikės po i themi ekonomiks, atėherė pėrse statistikės nuk i themi statistiks?[/SIZE][/FONT]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Nxėnėsit janė mėsuar shumė mirė pėr vite tė tėra dhe e kanė kuptuar fjalėn [U]lakore[/U]. Kur ata bėhėn studentė, nė librat mė tė rėndėsishme tė fakultetit ekonomik siē janė mikro dhe makroekonomia qė janė pėrkthyer nė Shqipėri (botime tė njohura ndėrkombėtare), do ta vėrejnė fjalėn [U]kurbė[/U]. Studenti fillimisht hutohet duke menduar se ēka qenka kjo [U]kurba[/U] derisa tė lexoj lėndėn dhe tė kuptoj sė bėhet fjalė pėr [U]lakoren[/U]. [/SIZE][/FONT]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Ekspertėt dhe profesorėt e ekonomisė nė Shqipėri dhe Kosovė shkojnė aq larg sa qė shprehjet qė kuptohen shumė lehtė edhe nga fėmijėt i zėvėndėsojnė me anglizma. Pse nė vend tė [U]parasė sė gatshme[/U] ėshtė futur [U]keshi[/U], askush nuk ėshtė nė gjendje ta arsyetoj. Autorėt nga Shqipėria janė mė „origjinal” kur nė punimet e tyre nė gjuhėn shqipe e shkruajnė [U]cash-[/U]i. Nė kontabilitet, keshit deri dje i kemi thėnė [U]arka[/U]. [/SIZE][/FONT]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Njė [U]barbarizėm tjetėr[/U] qė [U]ėshtė duke bėrė kėrdi nė terminologjinė e ekonomisė[/U] nė gjuhėn shqipe ėshtė shprehja [U]aset/e[/U]. Ekonomistėt normal e kanė tė vėshtirė ta kuptojnė kėtė shprehje angleze nėse pėrdoret si e vetmuar. Njė kuptim pėr assets ėshtė pasuria e ndėrmarrjes. Mirėpo, kur e njėjta shprehje pėrdoret nė afarizmin bankar dhe kontabilitet si [U]assets and liabilities[/U], atėherė e ka kuptimin [U]kėrkesat dhe obligime[/U]t ose [U]aktiva dhe pasiva[/U]. Nuk ka kurrfarė arsye qė [U]fixed assets[/U] ta pėrkthejmė si asetet fikse kur nė shqip ekziston prej kohėsh shprehja [U]mjete themelore, mjete bazė, mjete krysore. [/U][/SIZE][/FONT]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Edhe pėr barbarizmat tjerė ekzistojnė shprehjet pėrkatėse tė standardizuara nė shqip, mirėpo, [U]papėrgjegjėsia e akademikėve, profesorėve dhe studiuesve duan qė me njė udhė t’i kryejnė dy, tri apo mė shumė punė – zhdukjen e disa shprehjeve nė shqip me nga njė fjalė tė huaj[/U]. Qėllimi pėrfundimtar ėshtė tė krijohet njė ērregullim pėr shoqėrinė ku, terminologjia e pėrdorur nuk kuptohet nga shumica, dokumentet e strategjive dhe reformave pėr zhvillim ekonomik bėhen mė pak tė realizueshme nė terren si pasojė e vėshtirėsisė sė komunkimit ndėrmjet hartuesve tė dokumenteve tė shkruara dhe subjekteve qė i kushtohen ato dokumente. Subjektet ose shumica shpesh herė pėrdorin njė terminologji tė shkurtė dhe tė thjeshtė pėr hartuesit dhe bartėsit e atyre strategjive duke i cilėsuar ata si „mashtrues”, „rrenca”, „hajna”, etj. Kėto shprehje i kuptojmė tė gjithė, i madh dhe i vogėl, pėr shkak se nuk janė zėvėndėsuar me barbarizma. Tani radhėn e kanė akademikėt dhe profesorėt e ekonomisė t’i heqin nga veprat e tyre gjithė atė „thesar” tė panevojshėm. [/SIZE][/FONT]

Dilaver 26-10-08 09:57

Titulli: Terminologjia e ekonomisė nė gjuhėn shqipe
 
[B][FONT=Book Antiqua][SIZE=3](II)[/SIZE][/FONT][/B]

[I][FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Isa Mulaj[/SIZE][/FONT][/I]

[B][FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Degjenerimi i terminologjisė sė ekonomisė nė gjuhėn shqipe[/SIZE][/FONT][/B]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Socializmi i centralizuar nė Shqipėri ka ndikuar nė njė lloj pastėrtie tė terminologjisė ekonomike nė gjuhėn shqipe si rezultat i izolimit. Po kėshtu kishte ndikuar edhe socializmi vetqeverisės nė Kosovė pas decentralizimit tė sistemit politik dhe ekonomik. Titoja ka qenė njė diktator karrierist tė cilin nuk e ka brengosur statusi i shqiptarėve nė ish-Jugosllavi. Ai bile ka realizuar projekte tė shpėrnguljes sė shqiptarėve nga Kosova nė marrėveshje me qeverinė Turke. Mirėpo, ai gjithmonė ua ka pasur frikėn serbėve nga grusht-shteti, prandaj avancimi i statusit tė Kosovės sė bashku me gjuhėn kishte pikėrisht pėr qėllim mbrojtjen e karrierės sė tij politike, e kjo do tė thotė ngritje dhe fuēizim i kombeve tjera si kundėrpeshė ndaj hegjemonisė serbe pėr nėnshtrimin e ish-Jugosllavisė.[/SIZE][/FONT]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Ka pasur bashkėpunim ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės gjatė asaj kohe nė lėminė e gjuhėsisė por shumė pak nė teminologjinė e ekonomisė. [U]Tė metat e socializmit centralist dhe vetėqeverisės nė terminologjinė e ekonomisė nė gjuhėn shqipe ishin: i) aftėsia e kufizuar pėr t’i pėrcjellur, futur dhe standardizuar termat e ri qė kanė dalur nga trendet e ekonomisė botėrore [/U](Shqipėria); dhe ii) nė Kosovė dhe viset tjera tė ish-Jugosllavisė tė banuara me shqiptarė, e meta ishte si nė rastin e Shqipėrisė, plus, ndikimet e gjuhės Serbo-Kroate si gjuha kryesore e ish-Jugosllavisė. [/SIZE][/FONT]

[B][FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Terminologjia e ekonomisė gjatė tranzicionit[/SIZE][/FONT][/B]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Tė metat gjatė socializmit nė pranimin e termave tė domosdoshėm bashkėkohorė si rezultat i zhvillimit dhe pėrparimit tė shkencės ekonomike nė nivel botėror, u eliminuan me „pushtimin” e shpejtė dhe tė gjithanshėm pas hapjes shumė tė madhe dhe tė menjėhershme tė Shqipėrisė dhe Kosovės ndaj botės. [U]Kėsaj i kontribuoj mė sė shumti numri i madh i studiuesve shqiptarė tė ekonomisė nepėr botė dhe ardhja e shumė organizatave tė huaja, ku mbizotėroj ndikimi i gjuhės angleze.[/U] Megjithatė, kėtu doli njė problem i madh i hyrjes masive dhe tė pakontrolluar tė barbarizmave nė gjuhėn shqipe. Nė mesin e faktorėve kryesor qė ky fenomen ende tė jetė problem, janė: i) pėrkthimet bukvale dhe tė pastandardizuara, e nė tė shumtėn e rasteve tė dobėta, nga joprofesionistėt; ii) rritja e gatishmėrisė nga studiuesit shqiptarė pėr tė studiuar dhe shkruar punime rreth ekonomisė nė gjuhėt e huaja (sidomos angleze); iii) pėrparėsia nė punėsim dhe paga mė tė larta pėr ata qė flasin dhe shkruajnė anglisht – shpesh herė kusht i domosdoshėm; iv) roli i mediave dhe kanaleve informale tė komunikimit dhe studimit, etj.[/SIZE][/FONT]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Gjendja e tanishme e terminologjisė sė ekonomisė nė kontekst tė asaj tė mėparshme, nė njėrėn anė ka sjellur disa pėrparėsi dhe pėrfitime, ndėrsa nė anėn tjetėr edhe disa tė dobėsi dhe humbje. Padyshim se mundėsia mė e madhe e thithjes sė termave tė ri bashkėkohorė tė domosdoshėm janė pėrfitime. [U]Hyrja masive e termave tė huaj pėrmes pėrkthimeve tė pa sqaruara dhe shqipėruara si duhet ose problemi i standardizimit, ėshtė dobėsi dhe humbje.[/U] Po qė se kėto dy aspekte merren si tėrėsi, atėherė mund tė konstatohet se gjendja e tanishme e terminologjisė sė ekonomisė nė gjuhėn shqipe krahasuar me atė tė mėparshme ėshtė mė e mirė nė sasi por mė e keqe nė cilėsi. Si e tillė, terminologjia e sotme bėhet mė e pakapshme pėr shumicėn e njerėzve, me ēka hasen vėshtirėsi nė realizimin e projekteve sipas planeve dhe zbatimin e reformave.[/SIZE][/FONT]

Dilaver 26-10-08 10:05

Titulli: Terminologjia e ekonomisė nė gjuhėn shqipe
 
[B][FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Problemet e terminologjisė sė tanishme[/SIZE][/FONT][/B]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Mungesa e studimeve, simpoziumeve shekncore, konferencave, punimeve dhe interesimit pėr kėrkime mund tė konsiderohen si problemi mė madhor pse sot kemi njė terminologji tė ngatėrruar dhe tė pastandardizuar nė shkencėn e ekonomisė nė gjuhėn shqipe. Duke mos pasur mekanizma tė duhur tė kontrollit, nuk ėshtė ēudi pse kemi njė cilėsi jo tė duhur nė arsimin e lartė tė shoqėruar me korrupsion, plagjiaturė (kopjim), paga tė vogla pėr mėsimdhėnėsit dhe rrjedhimisht pėrkushtim mė tė vogėl nė punėn shkencore. I tėrė ky zingjir ka ndikuar nė degėzimin e problemeve tjera siē janė, anashkalimi i qėllimshėm i termave tė standardizuar nė shqip, rėnia e interesimit pėr lexim shkencor (me pėrjashtim tė studentėve, pedagogėve dhe studiuesve), dhe ndėrlidhja e dobėt e gjuhėsisė me ekonominė dhe rrjedhat e saj. Rezultati i kėsaj ėshtė duke u shfaqur nė mungesėn e aftėsive tė duhura dhe tė integruara pėr realizimin e projekteve dhe qeverisjen mė efikase ekonomike. [U]Ekonomistėt qė nuk e njohin gjuhėn angleze apo kanė vetėm njohuri elementare pėr tė, nė shikim tė parė hamenden se ēfarė kuptimi mund tė kenė fjalėt e shėnuara nė kolonėn e parė tė tabelės sė mėposhtme tė cilat janė duke bėrė „bum” si nė gjuhėn e folur[/U], ashtu edhe nė tė shkruar shqipe. Kėtyre ekonomistėve do t’iu duhet tė shėrbehen me fjalorėt anglisht-shqip pėr ta gjetur domėthėnien e barbarizmave qė botimi mė i ri dhe mė voluminoz i fjalorit tė fjalėve tė huaja nė gjuhėn shqipe nuk i njeh si barbarizma. [/SIZE][/FONT]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Tabela 2: Fjalėt e huazuara qė nuk figurojnė nė fjalorėt e gjuhės shqipe si barbarizma[/SIZE][/FONT]


[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][IMG]http://i37.tinypic.com/9sx7ab.jpg[/IMG][/SIZE][/FONT]


[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Dikush do tė se edhe fjala [U]„personel[/U]” dhe „[U]kuadėr”[/U] janė me bazė nga ndonjė gjuhė e huaj dhe kanė tė drejtė. Nė tė njėjtėn kohė, ata nuk kanė tė drejtė nėse mendojnė se [U]nė gjuhėn shqipe vazhdimisht duhet tė futen fjalė tė reja[/U], bile me shqiptim krejtėsisht tė njėjtė si nė gjuhėn e huaj qė i bėnė ato tė pakuptimta, dhe tė anashkalohen ato me tė cilat janė mėsuar pėr njė kohė shumė tė gjatė. E kemi provuar kėtė strategji tė „pėrshtatjes” edhe ndaj barbarizmave serb edhe nė tė kaluarėn e afėrt me fjalėt „zadruga”, „prekolica”, „zupqanik” dhe erdhėm nė pėrfundim se nuk paskan qenė zgjidhje, pa marrė parasysh se disa shqipfolės mendonin se ish-Jugosllvia do tė ishte e amshueshme, prandaj bėnin „punėn e tyre” me barbarizma nė funksion tė mbrotjes sė asaj krijese artificiale. Shtrohet pyetja se a kemi mėsuar diēka nga ajo pėrvojė. Pėrgjigjja ėshtė Jo. [U]Aq shumė janė duke eksploduar barbarizmat e panevojshėm sa qė ato i hasim edhe nė titujt e librave rreth ekonomisė nė gjuhėn shqipe. Shih tabelėn qė vijon.[/U] [/SIZE][/FONT]

[FONT=Book Antiqua][FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Tabela 3: Titujt e disa e librave tė botuara [/SIZE][/FONT]

[/FONT][IMG]http://i34.tinypic.com/6fo4nt.jpg[/IMG]

Dilaver 26-10-08 10:07

Titulli: Terminologjia e ekonomisė nė gjuhėn shqipe
 
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Ēudit fakti se si shumė autorė komunist qė i ka krijuar socializmi vetqeverisės dhe ndoshta i ka detyruar tė shkruajnė shqip sa mė mirė qė ėshtė e mundur pėr shkak tė hegjemonisė serbe qė Titoja dhe kombet tė ish-Jugosllavisė ia kishte frikėn, tani kanė shpėrthyer me barbarizma tė gjuhės angleze. Nuk ka kurrfarė dyshimi se Titoja i ka detyruar kėta ksenomanė tė bėhen shqiptar me „qykė t’zorit”, deshėn e s’deshėn. Por tash nuk ka fuqi qė i ndalė nga dėshira dhe praktika pėr t’u bėrė ēdokushi i huaj qė iu vie nė mendje. [/SIZE][/FONT]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Nga vėshtrimi sipėrfaqėsor i kėtyre autorėve dhe atyre qė kanė studiuar ekonominė nė gjuhėn angleze, mund tė konstatohet se autorėt me njohuri mė tė kufizuara tė gjuhės angleze kanė gjasa mė tė mėdha qė nė veprat e tyre tė pėrdorin mė shumė barbarizma. Ndonėse kjo hipotezė duhet tė vėrtetohet me vėshtrime dhe hulumtime shtesė, nga Konferenca e Takimit tė Tretė tė Institutit Alb-Shkenca. Nė hapjen e Konferencės tri ditore, u theksua dhe stėrtheksua rėndėsia e njė projekti pėr „[U]brain gain[/U]”, nismė kjo e Ministrisė sė Arsimit tė Shqipėrisė dhe Programit tė Kombeve tė Bashkuara pėr Zhvillim (UNDP). Gjatė pauzės, nė bashkėbisedime me pjesėmarrėsit e Konferencės komentohej me tepėr arsyeja e pėrdorimit tė termit „brain gain” e mė pak rėndėsia e tij si projekt i Qeverisė sė Shqipėrisė dhe UNDP-sė. Nė mbrėmje, pas ditės sė parė tė Konferencės, njė bashkėbanues nė Konviktin te Prokuroria po mė tregonte pėrshtypjet e tij nga sesioni e shkencave tė natyrės. Atij i kishte bėrė pėrshtypje se si moderatori i sesionit qė jeton dhe studion nė SHBA, pėrdorte gjuhė pak mė origjinale shqipe se pjesėmarrėsit qė vinin nga trojet shqiptare. Unė po i pėrgjigjem duke i treguar se situatė e ngjashme ishte edhe nė sesionin e shkencave ekonomike ku isha prezent. Edhepse njėri moderator jeton nė SHBA dhe ėshtė i mvarur pėr ēdo ditė nga gjuha angleze, nė fjalimin, pyetjet dhe komentet e tij nuk vėrejta anglizma tė qėllishmshėm sikur nga ata qė bėnin prezentimin e punimeve, e tė cilėt ishin nga fakulteti ekonomik i Universitetit tė Tiranės ose ndonjė universitet tjetėr publik i Shqipėrisė. E njėjta mund tė thuhet edhe pėr moderatoren qė nė studimet e saj ishte e mvarur mė shumė nga gjuha gjermane dhe tjera se sa gjuha shqipe. [/SIZE][/FONT]

[SIZE=3][U][FONT=Book Antiqua]Fenomeni i pėrdorimit tė barbarizmave tė qėllimshėm nga pedagogėt dhe asistentėt krahas anashkalimit tė termave mė tė njohur dhe mė tė pranueshėm kur flitet dhe shkruhet shqip, ndoshta bėhet nga shkaku pėr tė lėnė pėrshtypje tek lexuesit dhe studentėt e tyre se autorėt janė shumė nė trende bashkėkohore[/FONT][/U][FONT=Book Antiqua]. Nė fakt nuk ėshtė ashtu. Librat dhe punimet janė mė tė mira nėse shkruhen me njė gjuhė tė thjeshtė dhe tė kapshme pėr shumicėn e lexuesve. E si tė ndodhė kjo me librat e autorėve tė cekur nė Tabelėn 3 nė tė cilat ka vjedhje (nė gjuhėn popullore thuhet hajni) masive nga librat tjerė nė anglisht, serbo-kroatisht dhe shqip. Kjo ėshtė dokumentuar me fakte tė forta edhe nė shtypin ditor tė Kosovės, por autorėt e akuzuar i kishin futur veshėt nė lesh, kishin mbyllur sytė dhe gojėn, me fjalė tjera heshtėn duke na treguar se atyre si hajdutė dhe kriminelė akadamik nuk u han palla fare. Kjo ndodh edhe kur titujt e librave tė tyre pėr nga natyra e barbarizmave janė kėrdi. [/FONT][/SIZE]

Dilaver 26-10-08 10:08

Titulli: Terminologjia e ekonomisė nė gjuhėn shqipe
 
[B][FONT=Book Antiqua][SIZE=3](III)[/SIZE][/FONT][/B]

[I][FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Isa Mulaj[/SIZE][/FONT][/I]

[B][FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Detyrat, rekomandimet dhe rezultatet e pritura [/SIZE][/FONT][/B]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Nė bazė tė problemeve qė u hasen nga analiza e dy pjesėve nė kėtė artikulli ku u shtjellua gjendja e terminologjisė sė ekonomisė nė gjuhėn shqipe, dalin disa detyra dhe rekomandime. [U]Detyra e parė dhe mė e rėndėsishmja ėshtė qė tė bėhet zhvendosja e trajtimit nga fjalorėt dhe pėrkufizimet e fjalėve nė njė sistem tė hulumtimit nga shumė kėndvėshtrime si problem strukturor.[/U] Kjo detyrė pastaj do tė degėzohej nė analiza veē e veē pėr segmente tė terminologjisė sė ekonomisė, si pėr shembull, punimet pėr termat qė nė gjuhėn letrare ende nuk figurojnė si barbarizma por thjeshtė dikujt iu ka tekur t’i fus ato duke menduar se janė tė domosdoshėm dhe tė tjerėt (lexuesit, recenzentėt, kritikėt) nuk kanė bėrė vėrejtje. Analizat mė tutje do tė duhej tė nxisnin komente, mendime dhe diskutime nė mas media – elektronike dhe tė shkruara – dhe tė kthehen nė sintezė tė rekomandimeve pėr standardizimin e terminologjisė. Nė mesin e rekomandimeve qė bazohen nė kėtė artikull dhe do tė ishin nė funksion tė standardizimit pėrfshihen:[/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]-[U]ruajtja[/U] e termave me domethenie tė qartė nė shqip karshi atyre tė gjuhėve tė huaja qė nė shikim tė parė janė tė pakapshėm pėr shumicėn;[/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]-mbajtja e vazhdimėsisė dhe periodicitetit tė rregullt tė botimeve;[/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]-[U]pėrgatitja[/U] dhe botimi i fjalorėve sipas problemeve tė identifikuara, duke pėrfshirė edhe njė pėr termat e pėrgjithshėm qė pėrdoren nė shumė gjuhė tjera e qė pėrdoren edhe nė shqip;[/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]-[U]pėrkrahja[/U] e studimeve dhe kėrkimeve nė lėminė e terminologjisė sė ekonomisė nė gjuhėn shqipe;[/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]-[U]standardizimi[/U] i termave dhe pėrcaktimi i kritereve pėr botimet qė tė konsiderohen tė pranueshme pėr nga terminologjia;[/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]-[U]nxitja[/U] dhe pėrkrahja e bashkėpunimit ndėrmjet ekonomistėve, albanologėve dhe linguistėve rreth terminologjisė nė fjalė.[/SIZE][/FONT]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Kėto janė vetėm rekomandime nė vija tė trasha qė pak a shumė dihet se kujt i adresohen. Adresa mė e saktė e subjekteve pėr kėto dhe rekomandime tjera do tė paraqitet nė verzionin pėrfundimtar tė punimit. Pėr momentin, supozimi pėr rezultatet e pritura nga detyrat e identifikuara dhe zbatimi i rekomandimeve pėrkatėse do tė ishin: [/SIZE][/FONT]
[U][FONT=Book Antiqua][SIZE=3]ndalja e “bredhjes” nepėr termat e gjuhėve tė huaja sipas “nevojės” historike dhe eliminimi i shumė paqartėsive;[/SIZE][/FONT][/U]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]terminologji mė e standardizuar dhe mė e kapshme pėr shumicėn;[/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]botime mė standarde, mė profesionale dhe mė tė kuptueshme;[/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]lehtėsi mė e madhe pėr zbatimin e strategjive dhe reformave ekonomike;[/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]nxitje e diskutimeve dhe interesimit tė mė shumė njerėzve pėr t’iu qasur problemeve ekonomike dhe alternatve mė tė shumta pėr zgjidhje e tyre;[/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]komunikim mė efikas dhe si rrjedhojė produktivitet mė i lartė nė punė dhe gjasa mė tė mėdha pėr sukses; [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]mbajtje nė kontinuitet (vazhdimėsi) dhe krijimi i lehtėsive pėr studimin dhe pėrparimin e shkencės sė ekonomisė tek shqiptarėt;[/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]ndėrlidhje mė e mirė ndėrmjet planeve nė letėr dhe rezultateve nė terren.[/SIZE][/FONT]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Nė fund vie problemi i drejtshkrimit tė gjuhės nė temat dhe veprat nga ekonomia. Ky nuk ka qenė nė mesin e qėllimeve kryesore tė kėtij artikulli meqenėse mė tepėr ėshtė kompetencė e gjuhėtarėve, e mė pak e ekonomistėve. [/SIZE][/FONT]


[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]FUND[/SIZE][/FONT]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Ky shkrim ėshtė i bazuar nė punimin Terminologjia e ekonomisė nė gjuhėn shqipe: Gjendja, problemet, detyrat, tė prezentuar nė Takimin e Tretė Vjetor tė Institutit Alb-Shkenca tė mbajtur nė Tiranė prej 1-3 shtator 2008. [/SIZE][/FONT]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:53.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.