Guri i madh |
16-11-08 04:17 |
Ernest Koliqi
[B]Ernest Koliqi[/B] [B]([URL="http://sq.wikipedia.org/wiki/1903"]1903[/URL] - [URL="http://sq.wikipedia.org/wiki/1975"]1975[/URL])[/B] ėshtė poet, prozator, dramatist, studjues letrar e pėrkthyes letrar. Kėtė veprimtari e krijimtari letrare e ushtroi gjatė gjithė jetės. Lindi nė [URL="http://sq.wikipedia.org/wiki/Shkodra"]Shkodėr[/URL], ku edhe i ndoqi mėsimet e para nė Kolegjin Ksaverian tė Jezuitėve. Studimet i kreu nė Breshia tė Italisė, pastaj nė Universitetin e Padovės, ku edhe u doktorua me temėn [I]Epika popullore shqiptare[/I]. Shkroi nėn pseudonimet Hilushi, Hilush Vilza, Borizani. Vdiq nė Romė mė [URL="http://sq.wikipedia.org/wiki/1975"]1975[/URL]. Ishte ministėr i arsimit nė kohėn e pushtimit italian gjatė [URL="http://sq.wikipedia.org/wiki/Lufta_e_Dyt%C3%AB_Bot%C3%ABrore"]Luftės sė Dytė Botėrore[/URL]. Ndėrsa po drejtonte arsimin shqiptar, ai dėrgoi nė Kosovė dyqind arsimtarė tė ngarkuar me libra shqip e me mision qė tė themelonin shkollat shqipe nė Kosovė. Vepra e tij letrare u ndalua edhe pse nuk pėrmbante asfarė shenje a parashenje politike. Ajo u ndalua, pėr shkak tė veprimit politik tė autorit. Koliqi ishte themelues e drejtues revistash, ku botohej e trajtohej letėrsia e kultura shqiptare si: [I]Ora e Maleve[/I], [I]Shkėndija[/I], [I]Shźjzat[/I], etj. Si letrar Ernest Koliqi shquhet si krijues nė prozė, madje sė bashku me [URL="http://sq.wikipedia.org/wiki/Mitrush_Kuteli"]Mitrush Kutelin[/URL] konsiderohet themelues i prozės moderne shqipe. Pėrktheu nė gjuhėn shqipe poetėt e mėdhenj italianė: Dante, Petrarka, Ariosto, Tasso, Parini, Monti, Foskolo e Manconi, qė i pėrmblodhi nė dy vėllime tė librit [I]Poetėt e Mėdhej tItalķs[/I] I dhe II. Pėrgatiti, pėrktheu nė italisht dhe botoi [I]Antologjinė e lirikės shqiptare[/I] nė vitin 1963. Me librat e tregimeve: [I]Hija e Maleve[/I] (1929), [I]Tregtar flamujsh[/I] (1935) dhe [I]Pasqyrat e Narēizit[/I] (1936), Koliqi sjell njė botė krejt unike shpirtėrore shqiptare, ndėrsa gjuha e tij dhe stili janė krejt tė veēantė. Vepra poetike me pretendime mė tė mėdha e Koliqit ėshtė [I]Gjurmat e Stinve[/I] (1933). Poezitė mė tė mira tė kėtij vėllimi janė ato tė shkruara nė formė tė tingėllimit ([URL="http://sq.wikipedia.org/wiki/Soneti"]sonetit[/URL]). Pasardhės tė Koliqit, sidomos nė insistimin e gjetjes sė veēantive vendore nė gjuhė e nė jetė, nė letėrsinė shqipe bashkėkohore para sė gjithash konsiderohet [URL="http://sq.wikipedia.org/wiki/Anton_Pashku"]Anton Pashku[/URL].
|