Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Astronomia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=180)
-   -   Zgjidhet misteri i krijimit te yjeve masive! (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=26366)

~AnnA~ 22-01-09 20:08

Zgjidhet misteri i krijimit te yjeve masive!
 
Astrofizika teorike merret prej vitesh me problemin e krijimit te yjeve masive, ata qe kane nje mase deri 120 here masen e Diellit, dhe ne vecanti me faktin se pse ky proces nuk sjell largimin e reve te gazit dhe pluhurit nga periferia e yllit.
Normalisht gjate formimit te nje ylli me rritjen e temperatures krijohet nje presion, nje trysni qe shkon nga qendra e yllit drejt periferise. Ky radiacion elektromagnetik ka nje efekt te paperfillshem per driten e zakonshme, por eshte shume i rendesishem ne brendesi te yjeve ne formim e siper per shkak te intensitetit te tij te larte. Eshte kjo arsyeja qe ka shpene studimet e meparshme te konkordojne ne faktin se me tu kaluar limiti i 20 masave Diellore gazi qe rrethon yllin ne formim duhej te “spastrohej” dhe te shtyhej drejt hapesires (njesoj si nje vala e nje shperthimi largon nga epiqendra objektet perreth), si rrjedhoje yje me nje mase me te madhe nuk duhej te formoheshin. Sic ndodh shpeshhere ne te gjitha fushat e shkences, edhe ne kete rast parashikimet binin ndesh me faktet e dhena nga teleskopet. Ne te vertete, ne univers ekzistojne yje qe e kalojne se tepermi limitin hipotetik te 20 masave Diellore.
Shpjegimi i ketij fenomeni vjen nga studimet me te fundit te bera duke kombinuar algoritmat e krijuar nga universiteti i Berkeley dhe nga [URL="https://www.llnl.gov/"][COLOR=#36769c]Lawrence Livermore National Laboratory[/COLOR][/URL], me fuqine [URL="http://www.sdsc.edu/"][COLOR=#36769c]Superkompiuterit te San Diegos[/COLOR][/URL]. Duke simuluar ne 3 dimenesione kolapsin e nje reje gazi nderyjore mbi nje yll ne formim e siper.
Simulimi tregoi se nderkohe qe gazi bie mbi berthamen e yllit i terhequr nga graviteti, ne periferine e tij krijohen paqendrueshmeri te cilat krijojne kanale ne rene e gazit qe e rrethon qe lejojne rrezatimin te arrije hapesiren nderyjore, nderkohe qe gazi vazhdon te bjere mbi berthame duke rritur akoma me tej masen e yllit.

Burimi: [URL="http://www.sciencemag.org/cgi/content/abstract/1165857"][COLOR=#36769c]ScienceMag[/COLOR][/URL]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:28.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.