![]() |
Shtjefen Gjeqovi
[IMG]http://www.shqip.dk/themes/DeepBlue/images/pixel.gif[/IMG] SHTJEFEN GJEQOVI
Atė Shtjefen Konstandin Gjeēovi (1874-1929) Ndėr figurat mė tė rėndėsishme dhe mė tė qėndru-eshme tė Rilindjes Kombėtare, ėshtė edhe Atė Shtjefėn Gjeēovi, apo siē e quanin nė fėmijėri Hili (Mihilli) i Vogėl. U lind mė 12 korrik 1874 nė Janjevė tė Kosovės. Mėsimet e para i mori nė vendlindje, i vazhdoi nė Kuvendin franēeskan tė Troshanit (Shqipėri), nė Dėrventė (afėr Banja LLukės) dhe nė Fojnicė e Kresheve tė Bosnes e Hercegovinės. U shugurua prift nė Zllakuqan (afėr Klinės), mė 25 korrik 1896. Shėrbeu nė Zllakuqan, Pejė, Gllogjan tė Pejės, nė Gjakovė e Zym tė Hasit tė Thatė tė Kosovės, si dhe nė Theth, Gomsiēe, Rubik, tė Kurbinit, Vlorė, Prekal tė Shalės e vende tė tjera tė Shqipėrisė si edhe nė Zarė tė Kroacisė e Livno tė Hercegovinės. U vra nga okupatori serb nė Zym tė Hasit tė Thatė, mė 14 tetor 1929. Atė Shtjefėn Gjeēovi u lind dhe u rrit nė shtratin e Rilindjes Kombėtare. Ishte personalitet i rrallė i fesė dhe i kombit. I nderuar nga mbarė kombi shqiptar ishte pishtar i devotshėm i shqiptarizmės, atdhedashurisė dhe i arsimit e kulturės shqiptare. Atė Shtjefėn Gjeēovi bėri gjurmė tė pashlyeshme nė fushėn e teologjisė sė krishter (Katolike), nė fushėn e arsimit, tė arkeologjisė, historisė, etnografisė, mbledhjes, sistemimit e kodifikimit tė tė drejtave zakonore shqiptare, mbledhjes sė folklorit, nė fushėn e krijimtarisė sė prozės e poezisė, si edhe tė pėrkthimeve. Gjeēovi ishte njė figurė poliedrike qė do tė thotė se vepra dhe kontributi i tij pėrbėjnė tiparet dalluese tė atdhetarizmit e iluminizmit shqiptar. Ai hapi 11 shkolla shqipe dhe punoi nė detyrėn e mėsuesit tė shqipes nė mė shumė se 20 tė tjera (Shkolla). Themeloi koleksionin e parė arkeologjik nė trojet shqiptare. Pėr kontributin dhėnė afirmimit tė vlerave kombėtare fitoi admirim nė nivelin kombėtar dhe nga qarqet shkencore evropiane, pėr ēka edhe iu dha titulla e doktorit nderi nė Universitetin e Lajpcigut tė Gjermanisė. Ndėr veprat mė tė rėndėsishme tė Atė Shjefen Gjeēovit qė kanė lėnė gjurmė nė letėrsinė shqipe dhe pėrgjithsisht nė kulturėn tonė janė: "Dashnia e atdheut" (1901), "Jeta e shėn Luēisė" (1904), "Agimi i Gjydetnisė" (1910), "Nji argtim arkeologjik" (1902), "Sebaste s'Armeni apo nė Arbėri" (1921), "Trashėgime thrrake?iliriane" (1924), "Trashėgime pellazge nė traditėn shqiptare" (1914), si dhe veprat qė u botuan mė vonė si "Kanuni i Lekė Dukagjinit" (1933), "Shėrbyesi i botės ose Jeta e Jezu Krishtit" (1997), apo veprat qė ndodhėn nė dorėshkrim, si "Trashėgime ilire nė traditėn shqiptare", "Pėrrallat popullore" (1903), "Doke e zakone vdekjeje" (1907), "Mėnyra e jetės nė Malci" (1908), "Doke e zakone dasmash" (1910-1911) si dhe pėrkthimet e botuara "Atil Reguli" (1912), "Vajza e Orleansit" (1916), "Mark Kuli Kryeqitas" e shumė e shumė tė tjera. Atė Shtjefen Gjeēovi krijoi mbi 10 mijė faqe materiale e krijime tė tjera tė fushave tė ndryshme. Nė shenjė tė pėrkujtimit tė Atė Shtjefėn Gjeēovit, tash e 29 vjet me radhė nė Zym tė Hasit tė Thatė mbahet manifestimi tradicional kulturo-letraro-shkencor "Takimet e Gjeēovit", pastaj emrin e tij e mbajnė shumė shkolla fillore e tė mesme nė Kosovė, si dhe klubi letrar nė Zym e shumė grupe letrare nėpėr shkolla fillore e tė mesme tė Kosovės, si arkeologėt e grupit tė Historisė nė Universitetin e Prishtinės. Do t'pėrmendur se redaksia e botimeve tė "Rilindjes" nė vitin 1987 e ka botuar kompletin e veprave tė tij (ato vepra qė ia lejonte koha), si dhe janė botuar vepra tė ndryshme qė i kushtohen atij (Shtjefėn Gjeēovit). |
Titulli: Shtjefen Gjeqovi
[IMG]http://a1.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/284715_172470566156245_100001799075412_352308_3167985_n.jpg[/IMG]
[I](At Shtjefėn Gjeēovit) Ti lartėsi e shkėlqyer e fisnikerisht i pėrulur, ardhur nga rrashtė e lashtė e tokės arbėrore qė veē lisa rritė e gra tė bukura si hana, filiz i ri bulėzove u rrite e u burrėrove, shpirt e zemėr gatove nė xhirmėn e lashtė tė Dardanisė. Botėn nė sy more me flakėn e shpresės nė zemėr, nektar dijesh mblodhe ngado qė shkove, si bleta lule mė lule shtegtove kurrė pa u ndalė, ndriēim kėsaj toke i solle e zemėr tė zjarrtė, vegim agimesh tė bardha mbi Alpet e larta tė Arbėrisė. Agimi i Gjytetnisė po vinte e ti mbi atin e bardhė po vije bashkė me tė, o lajmėtar i agut tė ditės sė re, fisnikri e lashtė spartane po ngjiste shkallėt e shekujve e po vinte nė djepin e ri me Hyllin e Dritės sė pashuar e tė bekuar nė Atmen e bukur tė Shqipėrisė. Sytė e tu tė mendjes tė mprehtė si tė shkabės kurrė nuk pushuan, gjurmuan e kėrkuan kurrė pa u ndalė mbi copa relikesh e legjendash e mitesh, kanune malesh e dromca fisnikėrie, kode tė shenjta tė trungut tė lashtė tė bardha si bora tė Ilirisė. Aty ne Hasin e thatė, pranė Prizrenit te lashtė Pritė tė zunė e tė vranė kalorėsit e territ e vrerit Se drita e jote e shkėlqyer sytė ua verbonte, E shkėlqimi i syve tė tu shpirtin ua mallkonte, O kalorės i dritės sė shenjtė, bime e fryt bashkė i Shqiptarisė...[/I] |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:09. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.