![]() |
Nga mileti te kombi
[B]Veqilharxhi dhe
lindja e kombit Enis Sulstarova[/B] (Sociolog nga Tirana) …sa vjet i madhi Zot tė mė falnjė i kam pėr tė tėrthertur duke punuar pėr vendin tem e tuajnė, edhe pėr kėtė gjuhėnė tėnė. Naum Veqilharxhi [B]Nga mileti te kombi[/B] Naum Veqilharxhi me pėrpjekjen e tij pėr shkrimin e gjuhės shqipe, dhe me idetė e tij pėr "zgjimin" e kombit, ėshtė nga tė parėt nacionalistė shqiptarė. Veprimtaria e tij duhet parė nė kuadrin mė tė gjerė tė njė lėvizjeje kulturore panevropiane, qė zgjati nga shek. XVIII deri nė shek. XX, e qė nė disa raste vazhdon edhe sot, me anė tė sė cilės u "zbuluan" paraardhėsit e kombeve, u krijuan gjuhėt letrare kombėtare dhe u hartuan historitė dhe mitet e kombeve tė veēantė. Krijimi i kombit prej intelektualėve nuk duhet kuptuar si njė stisje me elementė artificialė, sepse intelektualėt u bazuan nė traditėn e pėrcjellė gojarisht tė popujve, nė kujtimet pėr kohėt dhe heronjtė popullorė tė shkuar. Ajo qė bėnin intelektualėt ishte organizimi i tė shkuarės dhe i trashėgimisė kulturore tė popujve nė trajta domethėnėse pėr mobilizimit politik pėr themelimin e shteteve kombėtarė. Shkrimi i gjuhėve deri atėherė vetėm tė folura dhe arsimimi masiv i popullsisė shiheshin prej tyre si mjetet mė tė rėndėsishme pėr tė ngulitur dhe pėrhapur pėrfytyrimin kombėtar. Nė Evropėn Qendrore e Lindore, veprimtaria e intelektualėve mori pėrmasa mė tė gjera dhe mė domethėnėse se sa nė Evropėn Perėndimore. Nė kėtė tė fundit, shtresa e intelektualėve pėrbėnte vetėm njėrin prej grupeve shoqėrore nė konkurrencė me njėri-tjetrin pėr ndikim politik dhe veprimtaritė e tyre nė rrafshin kulturor ndėrlidheshin ose binin ndesh me ato tė klasave tė sipėrmarrėsve, aristokratėve, klerikėve, burokracisė shtetėrore apo klasave punėtore. Ndryshe ishin kushtet nė Evropėn Qendrore e Lindore tė sunduar prej perandorive, ku intelektualėt kishin monopolin e kodifikimit tė gjuhėve kombėtare, tė mbledhjes sė trashėgimisė popullore dhe tė krijimit e shpėrndarjes sė pėrfytyrimeve kombėtare. Sidomos kjo vlente pėr trevat ballkanike qė gjendeshin nėn sundimin osman. Nė kėtė pėrpjekje, intelektualėve ballkanas iu desh tė pėrballeshin me institucionet fetare dhe pėrfytyrimet e pėrhapura prej tyre. Nė Rumeli elementi fetar mbizotėrues pėr nga numri ishin ortodoksėt, tė pėrfaqėsuar nga Patrikana e Stambollit, e cila paraqitej si trashėgimtare e Perandorisė Bizantine. Ajo kishte pėrqendruar nė duart e klerit tė saj jo vetėm funksionet shpirtėrore, por edhe ato civile tė tė gjithė ortodoksėve tė perandorisė, duke formuar nė kėtė mėnyrė njė shtet brenda shtetit osman. Prandaj, ishte e natyrshme qė pėrpjekjet pėr "rilindjen" e kombeve dhe lėvrimin e gjuhėve kombėtare nga ana e intelektualėve nacionalistė ballkanikė tė binin ndesh si me interesat e perandorisė, po ashtu edhe me ato tė Patrikanės. Nė fakt, lėvizje kulturore tė bazuara nė gjuhėt amtare kishin ndodhur edhe mė parė mes ortodoksėve tė Rumelisė, por ato niseshin nga tė tjera synime. Kėshtu, botimet e fjalorėve disagjuhėsh nė Voskopojė gjatė shek. XVIII, si p.sh. botimi i fjalorit greqisht- vllahisht-shqip nga Teodor Kavalioti apo ai greqisht- bullgarisht-vllahishtshqip nga Danieli i Voskopojės, nuk kishin pėr synin "rizgjimin" e kombeve, por afrimin edhe mė shumė tė ortodoksėve tė Ballkanit me kishėn, aq mė shumė qė mėsimi i gjuhės greke mund t'u shėrbente laikėve dhe klerikėve ortodoksė pėr tė ngjitur shkallėt shoqėrore brenda sistemit tė miletit ortodoks. Shėn Kozmai u predikonte shqiptarėve ortodoksė se "kisha jonė flet greqisht dhe raca jonė ėshtė greke. Nėse nuk mėsoni greqisht nuk mund tė kuptoni se ēfarė thotė kisha jonė. Mė mirė tė keni njė shkollė greke nė vendin tuaj se sa tė keni burime dhe lumenj". Patrikana nė fillim ishte kundėr lėvizjeve nacionaliste tė grigjės sė saj nė Ballkan dhe gjatė Revolucionit Grek, Patrikana mbrojti interesat perandorake qė ishin edhe interesat e saj, gjė qė ēoi nė formimin e Kishės Autoqefale tė Greqisė mė 1833. Por me kohė, interesat e Kishės sė Greqisė dhe ato tė Patrikanės sė Stambollit filluan tė njėsoheshin, sidomos gjatė kundėrshtimit ndaj kishave tė tjera kombėtare qė po lindeshin ndėr ortodoksėt e Ballkanit, aq sa nė fund Patrikana u vu tėrėsisht nėn orientimet e shtetit grek. Nė kėtė mjedis e zhvilloi veprimtarinė e tij Veqilharxhi, pothuaj i vetėm dhe pa pėrkrahės, prandaj edhe ndihmesa e tij nė krijimin e kombit shqiptar duhet tė vlerėsohet si njė pėrpjekje titanike intelektuale dhe e vullnetit. Kombi dhe gjuha Naum Veqilharxhi ėshtė konsideruar si pararendėsi dhe ideologu i parė i Rilindjes Kombėtare Shqiptare, sepse vepra e tij pėrbėn njė nga pėrpjekjet e para pėr njė alfabet origjinal tė shqipes (1844 dhe 1845), si edhe pėrmban nė trajtė embrionale idetė qė do tė zhvilloheshin mė vonė gjatė periudhės sė Rilindjes. Gjithashtu ai ėshtė edhe dėshmori i parė i lėvizjes kombėtare shqiptare, sepse besohet gjerėsisht se ai u helmua nga agjentė tė Patrikanės rreth vitit 1846. Nga punimet e tij, tekstet qė na kanė mbėrritur neve sot janė Evėtari (Abetarja), e botuar nė vitin 1844 dhe ribotuar nė vitin 1845, kėsaj radhe shoqėruar me njė parathėnie tė titulluar E parathėnme mbi djelmt e rij shqiptarė, njė letėr nė greqisht drejtuar tė nipit, Jani Calit, dhe njė letėr qarkore po greqisht drejtuar ortodoksėve shqiptarė (mė poshtė gjatė citimeve do t'i referohemi kėtyre teksteve duke u shkurtuar titujt, pėrkatėsisht: Evėtari, Parathėnie, Jani Calit dhe Enciklika). Leximi i kėtyre teksteve na paraqet njė mendimtar tė formuar tashmė dhe me synim tė qartė pėr misionin qė i ka vėnė vetes: zgjimin dhe ndriēimin e kombit tė tij. Pėrgatiti, [B]Sabri Selman[/B]i (Vijon) |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:29. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.