![]() |
EULEX--ii ii ngjjallllė 6 Piikat
EULEX--ii ii ngjjallllė 6 Piikat
Paraqet , Sabri Selmani Hashim Thaēi vazhdon ta quajė planin 6-Pikėsh tė OKB-sė si tė vdekur. Me kėtė Thaēi dėshiron t'i komunikojė dy gjėra: se ky plan, meqenėse nuk ėshtė pranuar nga institucionet e Kosovės, nuk ka gjasa zbatimi; dhe se duke marrė parasysh kėtė pamundėsi zbatimi, misionarėt e huaj dhe organizatat mbikombėtare me misione nė Kosovė e kanė hequr atė nga rendi i ditės. Tė dyja kėto janė aq tė pavėrteta sa vetėm njė politikan si Thaēi me CV tė theksuar mashtrimesh mund ta thotė pa u skuqur fare (edhe pse nervoza qė e pėrcjellė kėtė deklaratė tė Thaēit sa herė qė pėrballet me pyetjet e gazetarėve pėr planin 6-Pikėsh e indikojnė qartazi gėnjeshtrėn, duke e zėvendėsuar skuqjen.) OKB nuk ka hequr dorė fare nga plani 6-Pikėsh. Edhe raporti i Ban Ki-moonit e dėshmon qartazi kėtė. Tė gjitha takimet qė shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, i ka pasur me krerėt institucionalė nė Serbi dhe ato pak takime me krerėt e Kosovės, e kanė pasur kėtė temė qendrore. Serbia natyrisht se nuk do ta harrojė kėtė plan pėr shkak se ai ėshtė realisht plani i saj. Ky plan mėton t'ia fuqizojė tutje praninė Serbisė kėtu, prani kjo e toleruar tash e 9 vite nė Kosovė dhe e pėrforcuar dhe legalizuar me Planin e Ahtisaar-it. Ajo madje ka ndėrmarrė veprime konkrete pėr zbatimin e planit (pikat kufitare nė veri, gjykata nė veri, posta nė Graēanicė, hekurudha nė Zveēan, etj.) Nuk i bėhej vonė pėr kundėrshtimin e Thaēit dhe Co. sepse ky ishte kundėrshtim verbal nga komoditeti i zyreve nė Prishtinė, pėrderisa 6-Pikėshi zbatohej nė pjesė tė ndryshme tė Kosovės, pėrveē nė oborrin e ndėrtesės sė Qeverisė sė Kosovės. Po EULEX-i? Tash edhe EULEX-i. Qysh prej fillimit tė zbarkimit nė Kosovė (9 dhjetor 2008), EULEX-i ishte lejuar nga OKB-ja tė zbarkojė nė Kosovė sė bashku me premtimin pėr zbatim tė planit 6-Pikėsh. Dhe tash 4 muaj pas zbarkimit EULEX-i ka filluar ta pėrmbush kėtė premtim. Gjatė javės sė kaluar shefi i EULEX-it Yves de Kermabon vizitoi Beogradin. Aty ai u takua me tė Ministrin e Serbisė pėr Punė tė Brendshme (polici), atė tė drejtėsisė (gjykata), Ministren e Financave (dogana), si dhe me tė ashtuquajturin Ministėr pėr Kosovė (shef i strukturave paralele). Tė gjitha kėto janė pjesė e planit 6-Pikėsh si dhe strukturat paralele tė cilat do tė legalizohen dhe fuqizohen politikisht me zbatimin e kėtij plani. Kermabon me vete kishte marrė edhe ekspertėt e EULEX-it pėr polici, gjyqėsi dhe dogana. Kjo qartazi dėshmon se gradualisht EULEX-i ėshtė duke e marrė pėrsipėr zbatimin e kėtij plani, dhe duke i avansuar negociatat pėr planin e OKB-sė. Vizita e Kermabon nė Beograd nuk ėshtė problematike vetėm pėr shkak tė temave tė diskutuara atje, por edhe si vizitė nė vete. Qeveria e Kosovės kishte deklaruar se kjo vizitė nuk ka tė bėjė asgjė me institucionet e Kosovės dhe se vizita nė Beograd ėshtė e njėjtė me vizitėn qė Kermabon e ka bėrė nė Shkup dhe Podgoricė, si dhe me atė qė do ta bėjė nė Tiranė! Por vizita e javės sė kaluar e Kermabon-it ishte nė Beograd tė Serbisė. Qasja e Serbisė ndaj Kosovės ndryshon dukshėm nga ajo e Maqedonisė e Malit tė Zi. Prandaj si mund tė jenė kėto vizita tė karakterit dhe tė pasojave tė njėjta. Kermabon nė Beograd kishte shkuar ta bindė Serbinė se EULEX-i do tė jetė ai qė shkruan nė letėr. Ai e deklaroi edhe publikisht pėr t'i bindur politikanėt e Serbisė se EULEX-i ėshtė kėtu sipas rezolutės 1244. Ai atje dėgjoi kėrkesat e Beogradit qė nė pjesėn veriore tė Kosovės tė zbatohen ligjet e Serbisė, dhe Kermabon u tha atyre se tė gjitha kėto do tė shqyrtohen dhe secili opsion ėshtė i hapur. Kermabon e quajti vizitėn e tij "teknike", pėrderisa nė Beograd fliste pėr cilat ligje tė zbatohen nė Kosovė. Pėrveē qė e shndėrroi kėtė nė pyetje tė lejuar, Kermabon u zhyt thellė nė politikė. Vendosja e ligjeve pėrbrenda njė territori tė caktuar ėshtė vetė SOVRANITETI dhe ka tė bėjė vetėm me politikė. Vizita e Kermabon nė Beograd e dėshmon se, pėr sa kohė qė EULEX-i do tė jetė kėtu, Serbia do tė jetė faktor i pakapėrcyeshėm pėr Kosovėn. Kėshtu nė mėnyrė indirekte EULEX-i lidhet me Serbinė, edhe pėr shkak se po synon zbatimin e planit 6-Pikėsh, i cili ka ardhė nga zyrat institucionale tė Serbisė. Lėvizja Vetėvendosje Gjermani |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:14. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.