![]() |
Bashkėpjesėmarrja
Paraqet, [B]Sabri Selmani[/B]
Javėn qė po e lėmė pas politika zyrtare dha dy deklarata pėr strukturat paralele tė Serbisė. Njėrėn e dha Hashim Thaēi nė takim me shefin e tij, Pėrfaqėsuesin e Bashkimit Evropian pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Havier Solana-n. Tjetrėn e bėri punėtori i zellshėm i Pėrfaqėsuesit Civil Ndėrkombėtar, Pieter Feith, pra e kam fjalėn pėr Ministrin e Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Sadri Feratin. I pyetur nga gazetarėt lidhur me strukturat paralele tė Serbisė, Hashim Thaēi tha se strukturat paralele tė Serbisė nuk do tė tolerohen dhe se gjithsecili do tė pėrballet me ligjin. Kurse nė njė vizitė nė komunėn e Vitisė, Sadri Ferati deklaroi qė strukturat paralele tė Serbisė do tė shuhen nėpėrmjet decentralizimit. Ajo qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė fakti qė edhe pas kėtyre dy deklaratave realiteti i strukturave paralele tė Serbisė nė Kosovės mbetet po ai i njėjti qė prej vitit 1999. Dhe kjo e ka njė pėrgjigje tė thjeshtė: ato nuk luftohen dhe nuk mund tė shuhen nėpėrmjet deklaratave dhe premtimeve boshe. Janė po ata tė njėjtin njerėz qė kanė punuar nė strukturat paralele ata qė punojnė edhe sot. Janė po ata 117 udhėheqės, tė cilėt Lėvizja jonė i ka identifikuar, por ndaj tė cilėve EULEX-i, UNMIK-u dhe qeveria nuk ka vepruar. Aq mė pak strukturat paralele do tė mund tė shpėrbėhen nėpėrmjet decentralizimit, siē pretendon Sadri Ferati. T'i shuash strukturat paralele nėpėrmjet decentralizimit, do tė thotė tė mundohesh ta shuash zjarrin me benzinė. Serbia nuk i ka shuar strukturat e saj paralele edhe atėherė kur ėshtė pėrballur me njėfarė force relative, e lėre mė kur kėtyre strukturave u jep edhe mė shumė pushtet e kompetenca nė polici, gjyqėsi, dogana, trashėgimi kulturore, transport e telekomunikation, arsim paralel, shėndetėsi paralele etj. Serbia nuk i ka krijuar strukturat e saj paralele pėr t'i shuar me qejf, pėr mėshirė, apo pėr shkak tė deklaratave tė Thaēit e Feratit. Nėpėrmjet kėsaj strategjie tė legjitimimit tė strukturave paralele, vazhdimisht duke e pasur ligjin nė maje tė gjuhės, por konkretisht duke bėrė sehir, kėta njerėzit e politikės po na tregojnė qė do ta pranonin ēfarėdo Kushtetute qė do t'u ofrohej. Mjafton qė ta ruajnė pushtetin e tyre personal, i cili, qe besa, nuk ėshtė 'sakrificė e pėrgjegjėsi', siē na thonė, por 'pėrfitim dhe keqpėrdorim'. Por mė e tmerrshmja pjesė e kėtij realiteti ngulfatės, nuk ėshtė thjesht tolerimi i strukturave paralele. Bashkėpjesėmarrja kriminale ėshtė shumė mė e thellė seē mund tė mendohet dhe, madje, e institucionalizuar. Kemi tė bėjmė me njė pjesė tė konsiderueshme tė serbėve qė punojnė si pjesė e kėtyre strukturave, kurse paguhen nga Buxheti i Konsoliduar i Republikės sė Kosovės. Lėvizja VETĖVENDOSJE! pas njė hulumtimi, ka arritur t'i mbledh emrat e atyre punėtorėve tė strukturave paralele tė cilėt paguhen nga qeveria dhe me paratė tona. Ēka do tė thotė kjo? Nė ēdo vend demokratik, pushteti politik ėshtė arbitėr i mirėpėrdorimit tė parasė publike pėr interesin e pėrbashkėt. Paratė e secilit pėrdoren pėr interesin e tė gjithėve. Nė Kosovė ėshtė saktėsisht e kundėrta: paratė e tė gjithėve po keqpėrdoren kundėr interesit tė Kosovės. Sepse qeveria po i financon strukturat paralele, tė cilat punojnė kundėr pavarėsisė dhe integritetit territorial tė Kosovės. (Nė faqen tjetėr mund ti gjeni emrat e zyrtarėve tė strukturave paralele tė Serbisė tė cilėt marrin paga nga buxheti i Kosovės) [B]Lėvizja Vetėvendosje [/B] kiel-Gjermani |
Titulli: Bashkėpjesėmarrja
No coment per artikullin ne fjale ....... ndersa juve zoteri ,AbdylHabib te pershendes dhe te uroj pune te mbare dhe cdo te mire ne jete .Me nderime .......Uragani_99
|
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:12. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.