![]() |
Allahu i mjafton kujdo qe mbeshtete tek Aj
[COLOR=#000080][FONT=Verdana][SIZE=2]Nė suren et Talak, apo siē emėrtohet ndryshe edhe en Nisa es Sugra, kanė ardhur katėr ajete fisnike, tė cilat kanė bėrė ndėrlidhjen mes veprės dhe shpėrblimit dhe suksesin e kanė kushtėzuar me shkaqet.
Ajeti i parė ėshtė fjala e Allahut tė Lartėsuar: [B]"Atij qė i frikėsohet Allahut, Ai do t'i gjejė rrugėdalje (nga ēdo vėshtirėsi) dhe do t'i japė risk prej nga nuk e pret."[/B] (Talak, 2,3) Ajeti i dytė: [B]"Allahu i mjafton kujtdo qė mbėshtetet tek Ai."[/B] (Talak, 3) Ajeti i tretė: [B]"Atij qė i frikėsohet Allahut, Ai do t'ia lehtėsojė ēėshtjen."[/B] (Talak, 4) Ajeti i katėrt: [B]"Atij qė i frikėsohet Allahut, Ai do t'ia shlyejė veprat e kėqija dhe do t'ia rrisė shpėrblimin."[/B] (Talak, 5) Me kėto ajete do tė ndalemi nė disa ndalesa. Ndalesa e parė: Shpėrblimi nė tre prej ajeteve ėshtė kushtėzuar me frikėrespektin (takvanė) ndaj Allahut. Takva ėshtė tė punuarit e asaj qė ka urdhėruar Allahu i Lartėsuar dhe tė larguarit nga ajo qė ka ndaluar dhe ajo ėshtė ēėshtja kryesore. I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, i porosiste shokėt e tij me fjalėt: [I]"Ki frikė Allahun kudo qė tė jesh."[/I] Shėnon Ahmedi dhe Tirmidhiu dhe thotė se hadithi ėshtė hasen sahih. Ndalesa e dytė: Fjala e Allahut tė Lartėsuar: [B]"Allahu i mjafton kujtdo qė mbėshtetet tek Ai"[/B], ka ardhur si plotėsim i ēėshtjes sė takvasė. Nėse frika ndaj Allahut konsiderohet shkak i largimit tė vuajtjeve, atėherė pa dyshim se mbėshtetja e muslimanit te Zoti i tij, bindja se Allahu Fuqiplotė ėshtė Ai i Cili ia largon ēdo tė keqe dhe ēdo dėm, i jep rrugėdalje nga ajo gjendje nė tė cilėn ndodhet, ia lehtėson shkaqet e riskut prej nga nuk e kujton fare. Kėtė e vėrteton me fjalėt e Tij, ku thotė: [B]"Allahu e pėrmbush me siguri vendimin e Tij"[/B] (Talak, 3) d.m.th. mos e pėrjashtoni mundėsinė e pėrmbushjes sė asaj qė ju ka premtuar Allahu, ngase Ai kur premton diēka, atė e ka dėshiruar, ndėrsa kur do diēka, i lehtėson dhe i krijon shkaqet. Kemi shumė hadithe nė kėtė kontekst, prej tė cilėve ėshtė edhe ky tė cilin e transmeton Ebu Dherri, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, i cili thotė se ka thėnė i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė: [I]"Unė di njė ajet, po qė se njerėzit do tė punonin sipas tij, do t'u mjaftonte, pastaj e lexoi fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: "Atij qė i frikėsohet Allahut, Ai do t'i gjejė rrugėdalje (nga ēdo vėshtirėsi) dhe do t'i japė risk prej nga nuk e pret."[/I] Vazhdonte ta pėrsėriste kėtė ajet. Shėnon Ahmedi, Hakimi dhe tė tjerėt. Gjithashtu imam Ahmedi nė "Musnedin" e tij shėnon hadithin tė cilin e transmeton Thevbani, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: [I]"Robi privohet nga risku me mėkatin qė bėn, nuk e kthen mbrapsht kaderin (pėrcaktimin e Allahut) vetėm se duaja dhe nuk e shton jetėn diēka tjetėr pėrveēse bamirėsia."[/I] Ndalesa e tretė: Allahu i Lartėsuar u ka premtuar besimtarėve tė drejtė, atyre qė nuk i tejkalojnė kufijtė e Tij, se do t'u gjejė rrugėdalje nga vėshtirėsitė dhe nga problemet me tė cilat po ballafaqohen. Allahu Fuqiplotė gjendjen e tyre e ka ngjasuar me njė vend tė mbyllur, ndėrsa atė qė u ka dhėnė nga mirėsia dhe lehtėsimi i ēėshtjeve me rrugėdalje nga ai vend i mbyllur, nga i cili dalin dhe shpėtojnė. Ndalesa e katėrt: Nė fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: [B]"prej nga nuk e pret"[/B] ėshtė njė lloj nxitjeje nga ajo qė mund tė imagjinohet se rrugėt e riskut janė tė mbyllura. Risku ėshtė mirėsi nga Allahu. Allahu di mė sė miri se si t'i lehtėsojė atij shkaqet e paimagjinueshme dhe tė papritura. Fjala e Tij: [B]"prej nga nuk e pret"[/B] do tė thotė nga vendi prej tė cilit nuk e kujton fare se prej tij mund ti vijė risku, respektivisht nuk i shkon fare mendja se do tė furnizohet prej tij. Ndalesa e pestė: Ajetet e mėsipėrme tregojnė se robi i cili i respekton urdhrat e Allahut dhe u ruhet ndalesave tė Tij, Allahu do t'ia lehtėsojė atij vėshtirėsitė qė mund ti vijnė. Qėllimi i tėrė kėsaj ėshtė realizimi i premtimit pėr lehtėsim, pėr atė qė gjendet nė vėshtirėsi. Ndalesa e gjashtė: Nė fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: [B]"Atij qė i frikėsohet Allahut, Ai do t'ia shlyejė veprat e kėqija dhe do t'ia rrisė shpėrblimin."[/B] Ėshtė pėrsėritur inkurajimi pėr takvanė edhe njė herė tjetėr, pas sė cilės rezulton premtimi pėr diēka qė ėshtė akoma mė e madhe sesa risku, sesa largimi i vėshtirėsisė dhe lehtėsimi i saj e ajo ėshtė falja e mėkateve dhe rritja e shpėrblimit. Frika ndaj Allahut ka ndikim jashtėzakonisht tė madh nė jetėn e besimtarit. Ajo konsiderohet ēelės i ēdo mirėsie. Ajo ėshtė rruga drejt lumturisė sė robit nė kėtė botė dhe pėr nė botėn tjetėr. Pėr kėtė tė mjafton fjala e Allahut Fuqiplotė: [B]"Sikur banorėt e atyre qyteteve tė besonin dhe tė ruheshin prej gjynaheve, Ne do t'u dėrgonim bekime nga qielli dhe toka, por ata mohuan, prandaj i dėnuam pėr atė qė bėnė."[/B] (A'raf, 96) Ndėrsa prej lutjeve tė tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, ka qenė edhe kjo lutje: [I]"O Allahu im, unė kėrkoj prej Teje udhėzimin, devotshmėrinė, dėlirėsinė dhe kėnaqėsinė[/I][/SIZE][/FONT] [/COLOR] |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:28. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.