![]() |
Italia hap 80 mijė vende pune sezonale. Kushtet e aplikimit
[B][CENTER]Pėrfitojnė dhe shqiptarėt. Kuotat e pranimit, sipas rajoneve[/CENTER][/B]
Qeveria italiane i ka hapur dritėn jeshile punėsimit sezonal tė rregullt tė shtetasve nga vende jo anėtare tė Bashkimit Evropian. Tė drejtėn pėr tė aplikuar pėr njė kontratė pune nė shtetin fqinj, nė mėnyrė legale, e gėzojnė edhe tė gjithė shqiptarėt e interesuar. Specialisti i Drejtorisė sė Emigracionit, nė Ministrinė e Punės, Durim Hatibi, informon se ėshtė hapur rruga pėr punėsimin e 80 mijė shtetasve nga shtete jo anėtare tė BE-sė, pas miratimit tė kėrkesave tė paraqitura nga punėdhėnėsit italianė. Por kėtė vit, ndryshe nga mė parė, aplikimi pėr punėsim sezonal nė shtetin fqinj do tė jetė krejtėsisht individual. Nuk do tė jetė mė Ministria shqiptare e Punės ajo qė do tė negociojė me palėn italiane pėr tė garantuar kėtė punėsim sezonal tė shqiptarėve nė pėrputhje me kuota fikse. 80 mijė vendet e punės tė miratuara pėrmes dekret-flukseve nga qeveria italiane kėtė vit nuk janė tė kufizuara nė numėr pėr secilin shtet. Gjithsecili qytetar nga vendet e rajonit tonė dhe mė gjerė mund tė konkurrojė pėr njė kontratė pune, krejt individualisht dhe tė pėrzgjidhet nga punėmarrėsit italianė. Afatet Nė Gazetėn Zyrtare italiane tė 10 prillit 2009 u botua i plotė Dekret-Fluksi pėr punėtorė stinorė, shtetas nga vende jo anėtare tė BE-sė. Shifra 80 mijė pėrfaqėson kuotėn maksimale tė lejuar pėr tė gjithė kėta shtetas. Duke nisur nga 11 prilli, punėdhėnėsit qė dėshirojnė dhe kanė nevojė pėr kėtė kategori punėtorėsh mund tė hartojnė kėrkesat me emėr, qė mund tė dėrgohen, duke filluar nga ora 8:00 e 15 prillit 2009″, saktėson specialisti i Emigracionit, Durim Hatibi. Duke iu referuar dokumentit tė miratuar dhe qė aktualisht ka marrė formė zyrtare tė zbatueshme, Hatibi sqaron mė tej se sistemi i kuotave pėrcakton numrin maksimal tė hyrjeve tė lejuara pėr kėtė vit nė Itali. Kjo nuk do tė thotė qė njė shteti jo anėtar tė BE-sė, apo institucioni tė tij, i vijnė kėrkesa pa emėr, duke i lėnė hapėsirė atij qė tė pėrzgjedhė punėmarrėsit. Pra, secili nga tė interesuarit duhet tė sigurojė individualisht kontrata pune nga njė punėdhėnės italian. Si tė gjitha kėrkesat e deritanishme, edhe kėrkesat pėr punėtorė stinorė kanė nė themel kėrkesėn e njė punėdhėnėsi, qė e zgjedh me emėr shtetasin e huaj, duke e njohur personalisht, apo me rekomandime tė tė njohurve, tė afėrmve, etj. Siē del edhe nga pėrmbajtja e dekretit, kuotat pėr punėsim stinor nuk ndahen nė bazė shtetėsie. Sidoqoftė, ky lloj punėsimi, pavarėsisht se nė bazė ka kėrkesėn e punėdhėnėsit, nuk do tė mundėsohej pėr shtetasit shqiptarė nėse Republika e Shqipėrisė nuk do tė kishte nėnshkruar Marrėveshje Bashkėpunimi me Republikėn Italiane nė fushėn e migrimit, nė dhjetor 2008. Sipas Hatibit, e gjithė kjo paketė informative bėn pjesė nė fushatėn informative tė ndėrmarrė nga Ministria e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta, duke qenė nė rolin kryesor nė ofrimin e informacionit tė saktė, tė shpejtė dhe nė shėrbim tė shtetasve. Ai shton se ka pasur shumė kėrkesa tė shtetasve shqiptarė, qė rėndom pyesin: edhe pse njohim punėdhėnės qė janė tė gatshėm tė na sigurojnė njė kontratė pune, sipas procedurave tė vendosura nga shteti italian, nuk dimė si dhe kur tė fillojmė procedurat dhe si tė veprojnė. Nė kėtė kėndvėshtrim e menduam tė dobishme tė pasqyrojmė edhe ndarjen sipas rajoneve dhe provincave, tė bėrė nga Ministria e Punės, Shėndetit dhe Politikave Sociale tė Italisė, pohon specialisti Hatibi. Aplikimi Ky nis me procesin e regjistrimit. Punėdhėnėsi duhet tė lidhet me sitin e Ministrisė sė Brendshme italiane: [url]www.interno.it[/url], tė hyjė nė zonėn/fushėn e posaēme pėr flukset stinore 2009 dhe tė regjistrohet, duke futur emėr, mbiemėr, datėlindjen, njė adresė tė postės elektronike dhe njė fjalėkalim hyrjeje. Kėshtu, do tė marrė njė e-mail, me udhėzimet pėr tė konfirmuar regjistrimin dhe pėr tė aktivizuar tė drejtėn e tij tė pėrdorimit. Mė tej kalohet nė krijimin e moduleve. Duke futur adresėn e-mail dhe fjalėkalimin, punėdhėnėsi i regjistruar mund tė hyjė nė zonėn/fushėn e dedikuar nė [url]www.interno.it[/url] dhe tė krijojė modulet pėr kėrkesėn e tij pėr punėsim. Pėr ēdo modul duhen futur tė dhėnat vetjake dhe tė atij punėtori stinor, tė cilin ai dėshiron ta thėrrasė nė Itali. Plotėsimi i mirėfilltė i moduleve do tė bėhet nė njė moment tė dytė. Hapi i tretė lidhet me domosdoshmėrinė e shkarkimit dhe tė instalimit nė kompjuterin personal tė softuerit tė Sportelit Unik pėr Imigrimin (SUI). Nė atė faqe gjenden lidhjet pėr tė shkarkuar versionet e SUI-t pėr Windows, Linux dhe Os, si dhe manualet e udhėzimeve. Pas aktivizimit tė softuerit SUI, sigurohet qė kompjuteri personal tė jetė i lidhur me internetin dhe klikohet nė importa i moduli elettronici nel programma. Kėtu duhen futur sėrish e-mail dhe fjalėkalimi; pas kėsaj modulet e aktivizuara mė parė tek [url]www.interno.it[/url], do tė kalojnė te kompjuteri personal. Hartimi i kėrkesave Nė kėtė fazė nuk ėshtė e domosdoshme tė jesh i lidhur me internetin. Nga faqja kryesore e SUI-t, klikohet te visualizza domande da compilare dhe vazhdohet duke plotėsuar tė gjitha fushat e kėrkesės (tipi i kontratės qė dėshiron tė zbatosh, si punėdhėnės, ku mendon tė strehosh kėtė punėtor, karakteristikat e ndėrmarrjes tėnde etj.); kėto ruhen nė pritje tė dėrgimit tė kėrkesės. Gjatė hapit tė fundit tė aplikimit, punėdhėnėsi lidhet me internet dhe aktivizon nė kompjuterin personal softuerin SUI. Ai klikon tek visualizza domande da inviare, pra dėrgon kėrkesėn pėr punėsimin e punėtorėve stinorė. Ky veprim do tė jetė i mundur, vetėm nga ora 8:00 e ditės sė mėrkurė, mė 15 prill 2009. Dekreti Neni 1 i kėtij dekreti saktėson se nė rrugė tė programimit kalimtar tė kuotave maksimale tė hyrjeve tė punėtorėve, shtetas nga shtete jo anėtare tė BE-sė pėr vitin 2009, pranohen nė Itali pėr motive tė punės stinore, si punėmarrės, shtetasit e huaj, nga shtete jo anėtare tė BE-sė, qė qėndrojnė jashtė Italisė, kjo brenda njė kuote 80 mijė, kuotė qė do tė shpėrndahet, mes rajoneve dhe provincave autonome, nėn kujdesin e Ministrisė sė Punės, Shėndetit dhe Politikave Sociale. Mes punėtorėve stinorė nga Shqipėria pritet tė pėrfitojnė edhe nga vende tė tjera tė rajonit tonė si Serbia, Mali i Zi, Bosnjė-Hercegovina, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisė. Qėllimi i miratimit tė kėtij dekreti nga qeveria italiane lidhet me mundėsimin e punėtorėve tė domosdoshėm pėr kėrkesa specifike tė sektorit turistik dhe pėr vjeljen e produkteve bujqėsore. A.Rr. Flukset stinorė. Kuotat pėr ēdo provincė italiane Nė zbatim tė detyrimit ligjor, Ministria e Punės ka shpėrndarė tashmė 80 mijė kuotat pėr punėtorė stinorė, tė programuar pėr vitin 2009. Mė poshtė janė tė gjitha kėto kuota: Rajoni Liguria Provincat Xhenova 100 Imperia 250 La Specia 50 Savona 400 Totali 800 Rajoni Piemonte Provincat Alesandria 450 Asti 450 Biela 20 Kuneo 2000 Novara 50 Torino 800 Verbania C.O. 15 Verēeli 15 Totali 3800 Rajoni Val dAosta Provincat Aosta 50 Rajoni Lombardia Provincat Bergamo 90 Breshia 550 Komo 20 Kremona 100 Leko 20 Lodi 100 Mantova 2600 Milano 200 Pavia 200 Sondrio 100 Vareze 20 Totali 4000 Provinca Autonome Trento Trento 3000 Provinca Autonome Bolcano Bolcano 1000 Rajoni Veneto Provincat Beluno 150 Padova 450 Rovigo 600 Trevizo 160 Venecia 1000 Verona 5500 Viēenza 90 Totali 8000 Rajoni Friuli Venecia Xhiulia Provincat Goricia 50 Pordenone 150 Trieste 50 Udine 450 Totali 700 Rajoni Emilia Romanja Provincat Bolonja 400 Ferrara 400 ForlƬ - Ēezena 2000 Modena 600 Parma 200 Piaēenca 300 Ravena 2500 Rexhio Emilia 100 Rimini 1500 Totali 8.000 Rajoni Toskana Provincat Areco 250 Firence 180 Groseto 2500 Livorno 115 Luka 110 Masa Carrara 60 Piza 90 Pistoia 80 Prato 5 Siena 510 Totali 3900 Rajoni Marke Provincat Ankona 550 Askoli Piēeno 450 Maēerata 400 Pezaro-Urbino 450 Totali 1850 Rajoni Umbria Provincat Peruxhia 270 Terni 80 Totali 350 Rajoni Lacio Frozinone 100 Latina 6530 Rieti 90 Roma 1000 Viterbo 180 Totali 7900 Rajoni Abruco Provincat Kieti 400 LAkuila** 3500 Peskara 300 Teramo 300 Totali 4500 ** Kuota, pėrkohėsisht tė ruajtura, pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Imigrimit. Rajoni Molize Provincat Kampobaso 440 Izernia 60 Totali 500 Rajoni Kampania Provincat Avelino 80 Benevento 750 Kazerta 2500 Napoli 1250 Salerno 2520 Totali 7100 Rajoni Pulja Provincat Bari 700 Brindizi 250 Foxhia 4500 Leēe 700 Taranto 350 Totali 6500 Rajoni Bazilikata Provincat Matera 300 Potenca 950 Totali 1250 Rajoni Kalabria Provincat Katanxaro 400 Kozenca 1450 Krotone 2900 Rexhio Kalabria 600 Vibo Valentia 50 Totali 5400 Rajoni Siēilia Provincat Agrixhento 50 Kaltaniseta 140 Katania 300 Ena 150 Mesina 180 Palermo 180 Raguza 3100 Sirakuza 1500 Trapani 100 Totali 5700 Rajoni Sardenja Provincat Kaljiari 130 Nuoro 500 Oristano 20 Sasari 50 Totali 700 |
Titulli: Italia hap 80 mijė vende pune sezonale. Kushtet e aplikimit
testtt
|
Titulli: Italia hap 80 mijė vende pune sezonale. Kushtet e aplikimit
ne finland deshtoj punsimi sezonal i shqiptarve upsa gabim se thaqi ka than harrone termin shqiptar po KOSOVAR ,do me than i kosovarve
ne itali nuk ma merr mendja se munden kosovart me ardh ne itali me punue LEGALISHT ilegaliteti gjithmon ka funksionue edhe kurr nuk ndalet |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:41. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.