![]() |
Poezi nga poeti im i preferuar, Jacque Prevert
Kenge ne gjak
Ka njolla te medha gjaku ne bote ku shkon gjith ky gjak i perhapur? a eshte toka qe e pi dhe dehet dehje e çuditshme atehere kaq e matur... kaq monotone... Jo toka nuk dehet Toka nuk rrotullohet gabim ajo shtyn rregullisht veturen e saj te vogel kater stinet e saj shiun... boren... bresherin... kohen e bukur... ajo nuk eshte asnjehere e dehur mezi i lejon vetes here pas here nje vullkan te vogel fatkeq. Ajo rrotullohet toka rrotullohet me pemet e saj... me kopshtet e saj... shtepite e saj... ajo rrotullohet me njollat e medha te gjakut dhe te gjitha gjallesat rrotullohen me te dhe gjakosen... Ajo ajo s'do t'ia dije toka Ajo rrotullohet dhe te gjitha gjallesat fillojne te ulerijne ajo s'do t'ia dije ajo rrotullohet nuk ndalon se rrotulluari dhe gjaku nuk ndalon se rrjedhuri... Ku shkon gjithe ky gjak i shperndare gjaku i vrasjeve... gjaku i luftrave... gjaku i mjerimit... dhe gjaku i njerezve te torturuar ne burgje... gjaku i femijeve te torturuar qetesisht prej babait dhe mamase se tyre... Dhe gjaku i njerezve qe gjakosen nga koka neper biruca... dhe gjaku i puntorit kur puntori rreshket dhe bie nga çatia Dhe gjaku qe vjen e qe vershon me vale te medha me te porsalindurin... me femine tjeter... E ema qe bertet... femija qan... gjaku rrjedh... toka rrotullohet toka nuk ndalon rrotullimin gjaku nuk ndalon rrjedhjen Ku shkon gjithe ky gjak i shperndare gjaku i te rrahurve... i te poshteruarve... i te vetvrareve... i te pushkatuarve... i te denuarve... dhe gjaku i atyre qe vdesin keshtu... aksidentalisht Ne rruge kalon nje i gjalle me gjithe gjakun e vet brenda papritur ja tek eshte i vdekur dhe gjithe gjaku i tij eshte jashte dhe te gjallet e tjere bejne te zhduket gjaku ata e marrin trupin por eshte ngulmues gjaku dhe atje ku ishte i vdekuri shume me vone krejt i zi pak gjak qendron akoma gjak i mpiksur ndryshk i jetes ndryshk i trupave gjak i mpiksur si qumeshti si qumeshti kur rrotullohet kur rrotullohet si toka si toka qe rrotullohet me qumeshtin e saj... me lopet e saj... me te gjallet e saj... me te vdekurit e saj... toka qe rrotullohet me pemet e saj... te gjallet e saj... shtepite e saj... Toka qe rrotullohet me martesat... varrimet... guackat... regjimentet... toka qe rrotullohet e rrotullohet me perrejnte e saj te medhenj prej gjaku. Deshperimi eshte ulur mbi nje stol Ne nje park mbi nje stol Eshte nje burre qe therret kur kalojme Ai ka syze nje kostum te vjeter gri Ai pi nje cigare te vogel ai eshte i ulur Dhe therret kur kalojme Ose thjesht ju ben nje shenje Nuk duhet ta shikojme Nuk duhet ta degjojme Duhet te kalojme Te bejme sikur nuk e shohim Sikur te mos e degjonim Duhet te kalojme te shpejtojme hapin Nese e shikoni Nese e degjoni Ai ju ben shenje dhe asgje asnjeri Nuk mund t'ju pengoje te shkoni te uleni prane tij Atehere ai ju shikon dhe qesh Dhe ju vuani tmerresisht Dhe burri vazhdon te qeshe Dhe ju qeshni me te njejten qeshje Egzaktesisht Me shume qeshni me shume vuani Tmerresisht Me shume vuani me shume qeshni Pandreqshmerisht Dhe ju rrini atje I ulur i ngrire Duke qeshur mbi stol Femijet luajne fare prane jush Kalimtare kalojne Qetesisht Zogj fluturojne Duke lene nje peme Per nje tjeter Dhe ju rrini atje Mbi stol Dhe ju e dini e dini Qe kurre me nuk do te luani Si keta femije Ju e dini qe kurre me nuk do te kaloni Qetesisht Si keta kalimtare Qe kurre me nuk do te fluturoni Duke lene nje peme per nje tjeter Si keta zogj Tek luleshitesja Nje burre hyn tek nje luleshitese dhe zgjedh lule luleshitesja mbeshtjell lulet burri ve doren ne xhep per te kerkuar parane parane per te paguar lulet por ai ve ne te njejten kohe menjehere doren mbi zemren e tij dhe bie Ne te njejten kohe qe ai bie paraja rrokulliset ne toke dhe po ashtu lulet bien ne te njejten kohe me burrin ne te njejten kohe me parane dhe luleshitesja mbetet me parane qe rrokulliset me lulet qe demtohen me burrin qe vdes sigurisht e gjithe kjo eshte shume e trishtueshme dhe duhet qe ajo te beje diçka luleshitesja por ajo nuk di si t'ja beje ajo nuk di nga cila ane t'ja filloje Ka kaq shume gjera per te bere me kete burre qe vdes keto lule qe demtohen dhe kjo para kjo para qe rrokulliset qe nuk ndalon se rrokullisuri. Familjare Mamaja ben triko Biri ben lufte Ajo e merr kete krejt natyrale mamaja Po babai çfare ben babai? Ai ben biznes Gruaja e tij ben triko Biri i tij luften Vete biznes Ai e merr kete krejt natyrale babai dhe biri dhe biri Cfare gjen biri? Ai nuk gjen absolutisht asgje biri Biri mamaja e tij ben triko babai i tij biznes ai luften Kur te kete mbaruar luften Ai do te beje biznes me babain e tij Lufta vazhdon mamaja vazhdon ajo thur triko Babai vazhdon ai ben biznes Biri eshte vrare ai nuk vazhdon me Babai dhe mamaja shkojne ne varreze Ata e marrin kete krejt natyrale babai dhe mamaja Jeta vazhdon jeta me trikon luften biznesin Biznesi lufta trikoja lufta Biznes biznes biznes Jete dhe varreze Mengjesi Ai e hodhi kafen Ne filxhan Ai hodhi qumeshtin Ne filxhanin e kafes Ai hodhi sheqerin Ne kafen me qumesht Me lugen e vogel E perziu E piu kafen me qumesht Dhe e la filxhanin Pa me folur Ai e ndezi Nje cigare Beri rrathe Me tymin Hodhi hirin Ne tavell Pa me folur Pa me shikuar U ngrit Ai vuri Pallton e tij te shiut Sepse binte shi Dhe u nis Nen shi Pa nje fjale Pa me shikuar Dhe une mora Koken time ne dore Dhe qava Gaforrja Ai thote jo me koke por ai thote po me zemer ai thote po atyre qe do ai i thote jo profesorit ai eshte ne kembe e pyesin dhe te gjitha problemet i jane drejtuar papritmas e qeshura e marre e ze dhe ai i fshin te gjitha shifrat dhe fjalet datat dhe emrat frazat dhe kurthet dhe me gjithe kercenimet e mesuesit nen uuu-te e femijeve shembullore me shkumesa te te gjitha ngjyrave mbi derrasen e zeze te fatkeqsise ai vizaton fytyren e lumturise. Fjalimi mbi paqen Nga fundi i nje diskutimi shume te rendesishem burri i madh i Shtetit duke u penguar mbi nje fraze te bukur boshe bie brenda dhe i hutuar me gojen e madhe te hapur duke ju marre fryma tregon dhembet dhe karia e dhembeve te arsyetimeve te tij paqesore e acaron kaq nervin e luftes çeshtja delikate e parase. Profesori Nxenesi Hamlet! Nxenesi Hamlet (duke kercyer prej vendit) He... Cfare... Me falni... Cfare po ndodh... Cfare ka... C'eshte?... Profesori (i pakenaqur) Nuk mund te pergjigjeni <<ketu>> si gjithe te tjeret? E pamundur,ju jeni akoma neper re. Nxenesi Hamlet Te jesh apo te mos jesh neper re! Profesori Mjafton.Pa shume naze.Dhe me zgjedhoni foljen jam,si gjithe te tjeret,kjo eshte e gjitha qe ju kerkoj Nxenesi Hamlet To be... Profesori Ne shqip,ju lutem,si gjithe te tjeret. Nxenesi Hamlet Mire,zoteri.(Ai zgjedhon) Une jam apo nuk jam Ti je apo nuk je Ai eshte apo nuk eshte Ne jemi apo nuk jemi... Profesori (teper i pakenaqur) Po jeni ju qe nuk jeni,miku im i shkrete! Nxenesi Hamlet Eshte e sakte,zoti profesor Une jam <<ku>> nuk jam dhe,thelle thelle,he,po ta mendosh, Te jesh <<ku>> mos te jesh Kjo eshte mbase gjithashtu çeshtja. |
Te gjitha kohët janë në GMT +1. Ora tani është 06:29. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.