![]() |
Hysamedin Feraj zbėrthen izmat e mendimit politik shqiptar
[LEFT][LEFT]T: Nga Hasan Prishtina deri tek Albin Kurti
Nt: Sė paku nė dhjetė shekujt e fundit, mendimi politik shqiptar, ka qenė i ndarė lidhur me njė pyetje themelore. Nė kuptimin e Shmitit a tė politikės si ndarje nė mik-armik, njė rrymė politike e ndarė nė shumė nėnrryma, ka njė traditė qė mendon se armiku kryesor i shqiptarėve janė pushtuesit e ndryshėm qė vijnė nga jashtė Ballkanit dhe njė mendim tjetėr po kaq i shtirė, qė flet se armiku kryesor i shqiptarėve janė popujt fqinjė, ka thėnė profesori i Filozofisė Politike, Hysamedin Feraj Uran Krasniqi Pėr profesorin e Filozofisė politike, Hysamedin Ferajn, shqiptarėt mund ta arrijnė qėllimin e tyre politik, vetėm nėse bėhen njerėz, siē ėshtė shprehur ai, hegelianė. Tė gatshėm tė vdesin pėr ēėshtjen shqiptare, ka precizuar ai, nė njė intervistė pėr gazetėn. Ai ka kėshilluar qė nėse vazhdojnė tė jenė tip darwinianė, i njeriut qė bėnė gjithēka pėr tė mbetur gjallė, do tė vazhdojmė tė mbetemi gjallė, siē kemi mbetur dymijė vjet nėn sundim. Shefi i Katedrės sė Shkencave Politike te Universiteti i Tiranės, duke shpėrfaqur nevojėn e ekzistimit tė njė shkolle shqiptare tė mendimit politik, e cila do tė karakterizohej nga fryma e Hasan Prishtinės, i ka notuar negativisht rrymat dhe nėnrrymat e tjera politike, tė ekzekutuara brenda hapėsirės shqiptare. Feraj ka treguar se si i sheh zogizmin, enverizmin, berishizmin, rugovizmin, thaēizmin... Koha Ditore: Kėytre ditėve nė promovimin e librit Njė shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare tė vjetit 1912, tė Hasan Prishtinės, thatė qė do tė duhej tė kishte njė shkollė tė mendimit politik me emrin e Hasan Prishtinės. Ēka e karakterizon mendimin politik tė Hasan Prishtinės? Feraj: Hasan Prishtina ėshtė pėrfaqėsues paradigmatik i njė rryme themelore tė menduarit politik shqiptar dhe nė kėtė kuptim ai ėshtė njė nga momentet qendėrore tė kėtij mendimi. Ai e ka tė mishėruar nė njė person mendimin dhe veprimin politik tė kėsaj rryme, duke qenė njėkohėsisht edhe mendimtar e edhe veprimtar politik. Nė kėtė kontekst Hasan Prishtina pėrbėn njė shkollė siē janė shkollat filozofike, shkollat e artit, shkollat e mendimit politik etj. Sė paku nė dhjetė shekujt e fundit, mendimi politik shqiptar, ka qenė i ndarė lidhur me njė pyetje themelore. Nė kuptimin e Shmitit a tė politikės si ndarje nė mik-armik, njė rrymė politike e ndarė nė shumė nėnrryma, ka njė traditė qė mendon se armiku kryesor i shqiptarėve janė pushtuesit e ndryshėm qė vijnė nga jashtė Ballkanit dhe njė mendim tjetėr po kaq i shtirė, qė flet se armiku kryesor i shqiptarėve janė popujt fqinjė. Hasan Prishtina i takon traditės qė mendonte, se sė paku nė kohėn e tij, kur ai veproi, rreziku kryesor ishte rėnia nėn pushtimin e fqinjėve. Koha Ditore: Nė kohėn e Hasan Prishtinės, kush ėshtė identifikuar me mendimin politik, qė rreziku nuk vjen nga fqinjėt? Feraj: Kjo rrymė politike pėrfaqėsohet veēanėrisht nė Kosovė nga njerėz me shumė ndikim nė politike, po qė nuk kishin gati asnjė lloj arsimi. Koha Ditore: Shembull? Feraj: Shembull Isa Boletini. Ai ėshtė njė nga pėrfaqėsuesit kryesorė tė kėtij mendimi qė ngul kėmbė se rreziku kryesor ėshtė Perandoria osmane dhe qė prandaj ēdo bashkėpunim me fqinjėt ėshtė i legjitimuar politikisht. Koha Ditore: Cili ka qenė roli i kėsaj rryme politike pėr zhvillimet e vitit 1912 kur ėshtė inauguruar coptimi i Shqipėrisė? Feraj: Kjo rrymė politike duke pėrfshirė Isa Boletinin, i ka kontribuuar coptimit tė trojeve shqiptare pas rėnies sė Perandorisė osmane. Koha Ditore: Nė rregull. Nė kontekstin e mendimit politik, do tė doja qė tė shėtisnim shpėrqėndrohemi nga Hasan Prishtina. Ēfarė kuptimi politik bartė mendimi qė e ka pėrfaqėsuar zogizmi? Feraj: Ahmet Zogu pėrfaqėson mendimin e rrymės qė fqinjėt nuk janė armiku ynė kryesor. Mandej ai herė mendonte qė Shqipėria duhet tė jetė Republikė e herė monarki. Zogu ėshtė njė figurė komplekse qė ka lėkundje shumė tė mėdha nė veprimtarinė e tij politike dhe shpeshherė kalon nga njė pozicion i kundtėr njė pozicion tjetėr tė kundėrt. Nėse ndalemi te mendimi i mirfilltė nacionalist shqiptar, qė parim themelor tė politikės sa tij ka bashkimin e kombėtar, Zogu ka qenė kundėrshtar i kėsaj ideje. Politika e tij ka qenė jonacionaliste dhe shpeshherė antinacionaliste. Koha Ditore: Po pėr nolizmin jetėshkurtėr ēka mund tė thuhet? Feraj: Zogu bashkė me Nolin kanė qenė aleatė pėrballė dhe kundėr Hasan Prishtinės. Mst: Enverizmi, largimi mė i madh nga nacionalizmi shqiptar Koha Ditore: Po enverizmi ēmendim politik ka pėrfaqėsuar? Feraj: Eneverizmi ėshtė njėra nga nėnrrymat qė mendon se duhet bashkėpunuar me jugosllavėt pėrballė pushtuesit tė pėrbashkėt, qė tani ishin fashizmi Italian dhe nazizmi gjerman. Njėlloj siē mendonte Isai, se e kemi pushtuesin e pėrbashkėt osman, dhe duhet tė bashkėpunojmė me jugosllavėt. Nė kėtė kuptim enverizmi rreshtohet nė lagjen qė mendon se fqinjtė janė aleatėt tanė, kurse armikun e kemi pėrjashta Ballkanit. Nėse krahasojmė enverizmin me nėnrrymat e tjera, atėherė ai na del qė ėshtė largimi mė i madh nga ideja e nacionalizmit shqiptar. Pasi qė sundoi mė shumė ai pati mundėsi ta dėmtojė mė shumė se sa zogizmi dhe nolizmi mendimin nacionalist shqiptar. Koha Ditore: Dihet qė i pari president i Shqipėrisė, pas rėnies sė komunizmit, ka qenė Sali Berisha, i cili edhe tani ėshtė kryeministėr i Shqipėrisė. Ēka e shquan mendimin e tij politik? Feraj: Mendimi politik i Berishės i pėrgjigjet kategorisė sė politikanėve pėr pushtet. Nuk mund tė konstatoj ndonjė parim tjetėr vendimtar pėr sjelljen e tij politike veē luftės pėr pushtet. Nėse i shoh politikat e tij praktike, deklaratat e tjera, qė janė tepėr-tepėr kontradiktore, dhe shpeshherė e kundėrthonė tėrėsisht, pohimin e pėrparshėm ose tė mėvonshėm, atėherė kėto mund tė unifikohen nė parimin e luftės pėr pushtet. Nuk ka logjikė tjetėr formale, qė do tė mė thoshte se ka njė koherencė, por tė gjitha kėto kalime nga njė pozicion nė njė pozicion krejt tė kundėrt, janė brenda parimit logjik tė ruajtjes sė pushtetit. Nė kėtė kuptim parimi i marrjes dhe i ruajtjes sė pushtetit, e paraqet logjikėn e lėkundjeve tė tij dhe kalimin nga njė pozicion nė njė tjetėr, sepse nė qoftė se njeriu do tė luftojė pėr pushtet, do tė thotė gjithēka dhe do tė bėjė gjithēka, qė do ti shėrbejė pushtetit, dhe nė kėtė kuptim janė brenda njė parimi logjik, pėrndryshe pastaj nuk do tė kishim asnjė parim logjik qė do tė mund tė na bashkojė thėniet, qėndrimet dhe sjelljet krejt tė kundėrta, sepse do tė mbeteshin pa pukptim. I vetmi parim qė mund ti japė kuptim berishizmit ėshtė ai i luftės pėr pushtet. Ta zėmė, mund tė marrim pohimin e Berishės: Kosova ta fitojė statusin qė e ka pasur nė vitin 74 dhe pohimin: Tė bombardohet Beogradi. Kėtėo dy qėndrime kaq ekstreme tė shprehura gjatė viteve tė nėntėdhjeta, pajtohen vetėm nė njė parim: kur i duhej pėr ta ruajtur pushtetin thoshte tė bombardohej Serbia dhe kur i duhej pėr tė ruajtur pushtetin thoshte tė qė Kosova ti kthehet statusit tė vitit 74. Koha Ditore: Po nanoizmi: Feraj: Nanoizmi e ka vijuar atė rrymėn tradicionale qė ka qenė shumė e largėt me parimin nacionalist shqiptar ose idenė e bashkimit. Partia Socialiste e ka ruajtur dhe e ka pėrfaqėsuar kėtė traditė: sa mė larg idesė sė bashkimit kombėtar shqiptar. Ata kanė qenė faktorė qė shpeshherė e kanė detyruar edhe Berishėn dhe tė tjerėt qė tė tėrhiqen nga ndonjė politikė mė e avancuar nacionaliste, sepse ata nuk kanė vepruar asnjėherė si njė mbėshtetje dhe shtytės pėr kėtė mendim, por pėrkundrazi sikur pengesė qė ky mendim tė mos mund tė shpaloset nė Shqipėri. Koha Ditore: Nga Shqipėria do tė doja tė kalonim nė Kosovė. Cili ėshtė mendimi juaj pėr rugovizmin? Feraj:Rugovizmi ka dy periudha: 90 deri 97, kur pot a pėrmbledh, unė do ta konsideroja si njė veprimtari tė suksesshme, nė vijėn e realizmit tė ēėshtjes shqiptare. Dhe pastaj pas vitit 97, pas shfaqjes sė idesė sė luftės dhe Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nuk konstatoj qoftė edhe njė sjellje, qė tė ketė qenė nė vijėn qė do ti kontribuonte zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės, si pjesė e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare. Konstatoj pastaj vetėm gabime tė rugovizmit, dhe jo diēka qė do tė ishin nė koherencė me periudhėn e parė. Nė kėtė kuptim ka dy periudha: njė qė ėshtė njė kontribut i jashtėzakonshė m dhe njė tjetėr qė pastaj nuk sjellė mė asnjė kontribut qoftė edhe pėr idenė e tij tė mėparshme. [/LEFT][/LEFT] |
Titulli: Hysamedin Feraj zbėrthen izmat e mendimit politik shqiptar
Koha
Ditore: Po LPK-istėt? Feraj:LPK-istė t kanė qenė njė rast tragjik do tė thosha, sepse derisa nė veprimtarinė dhe thelbin e tyre praktik, ishin nė linjėn e traditės nacionaliste shqiptare, tė gatshėm tė sakrifikojnė jetėt e veta, tė burgosen, tė torturohen etj., pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare, nė ideologjinė e me tė cilėn e legjitimonin kėtė, ishte krejt e kundėrta e kėsaj praktike. Kėshtu qė ata janė mė shumė njė rast tragjik pėr vetėn e vetė, d.m.th njė paqartėsi tėrėsore e ideologjisė sė cilės i pėrmbaheshin – enverizmit – e cila ėshtė e kundėrta e praktikės sė tyre, pėr tė cilėn ata sakrifikoheshin. Kėshtu qė ata janė gati-gati njė rast tragjik. Koha Ditore: Po mendimi politik i Adem Demaēit, si mund tė pėrkufizohet? Feraj: Edhe ai ka, po e them kushtimisht, e ka njė periudhė tė lavdisė sė tij, ku sakrifikon dhe bėnė gjithēka, pėr idenė e ēlirimit tė kėtij territor shqiptar nga sundimi serb, dhe pastaj e ka periudhėn e pas tė nėntėdhjetės, kur vazhdonte tė pėrsėriste ide, tanimė tė stėrvjetėruara tė socialdemokracisė sė fundit tė shekullit 19 dhe fillimit tė shekullit 20, pėr bashkim-vėllazė rimin e popujve, pėr federatė tė ballkanike, pėr Ballkani etj, qė ishin konsomuar shumė kohė mė pėrpara pėr gjithė mendimin tjetėr nė Ballkan. Demaēi mbetet njė nga mė tė vetmuarit nė pėrfaqėsimin e mendimit panballkanist, i cili tanimė ishte braktisur nga tė gjithė. Nė kėtė kuptim nga njė mendim panshqiptar, kaloi nė njė mendim tė panballkanizmit, mendim krejt i pajustifikueshė m, sepse tanimė ishte braktisur kudo. Edhe ai ėshtė qenie gat-gati tragjike, sepse jeton jashtė ēdo kohe, hapėsire, ka humbur ēdo lidhje me realitetet dhe zhvillimet praktike. Koha Ditore: Nga Demaēi tė kalojmė tek aktualiteti politik nė Kosovė. Ē’mendim politik shihni ju se pėrfaqėson thaēizmi? Feraj:Unė nuk mund tė them se partitė e sotme shqiptare kanė mendim politik. Pothuajse nuk kanė asnjė mendim politk. Kėta veprojnė mė shumė si ekzekutues tė mendimit politik qė u vjen i gatshėm nga qendrat e fuqishme tė marrjes sė vendimeve, sikur Bashkimi Evropian SHBA apo fuqitė e tjera, qoftė tė bashkuara apo veē e veē. Dhe nė kėtė kuptim unė nuk mund tė them se ata kanė mendim politik. Mė shumė ata kanė bėrė njė zgjedhje politike qė t’i binden kėtij mendimi, ta zbatojnė kėtė mendim, dhe si shpėrblim tė marrin tė drejtėn e qeverisjes. Ndoshta vetėm nė kėtė kuptim mund tė themi se ata pėrfaqėsojnė njė mendim, mendimin se ne duhet tė jemi tė dėgjueshėm ndaj ēdo vendimi ndėrkombėtar qė ne i mendojmė si aleatė tanė. I githė mendimi tyre politk reduktohet nė njė ide: t’i dėgjojmė aleatėt tanė. Mst: Kurti, pėrfaqėsuesi i vetėm i mendimit autentik dhe origjinal shqiptar Koha Ditore: E Albin Kurtin si do ta definonit? Feraj: Ai vazhdon ta pėrfaqėsojė pak a shumė atė mendim dhe atė traditė tė mendimit nacionalist shqiptar, qė disa ēėshtje tė shqiptarėve duhet t’i marrm vetė nė duar. Nė kėtė kuptim tė kemi sė paku njė politikė tonėn origjinale dhe autentike, pėr mirė a pėr keq, por qė buron nga vetė vyllneti ynė si popull dhe si njerėz. Kurti ėshtė mė afėr mendimit nacionalist shqiptar, qė pėr ēėshtjet shqiptare duhet tė realizojmė vullnetin tonė dhe tė pėrpiqemi qė rreth kėtij vullneti t’i klasifikojmė aleatėt dhe kundėrshtarėt dhe jo pėrkundrazi, duke ua pėrshtatur vullnetin tonė tė tjerėve. Tani pėr tani nė Kosovė, ai pėrfaqėson tė vetmin mendim autentik dhe origjinal shqiptar, qė s’ėshtė i plotėsisht i dėgjueshėm ndaj asnjė qendre qė vjen jashtė autenticitetit shqiptar. Koha Ditore: Po nėse tė u lusim, gjithnjė nė kontekstin e posedimit tė mendimit politik, tė bėni njė krahasim midis dy partive kryesore politike shqiptare nė Maqedoni, ēfarė do tė thoshit? Feraj:Fatkeqė sisht nuk mund ta bėjė njė dallim tė qartė midis tyre, sepse tė dyja partitė janė sjellur njėlloj kur kanė qenė nė pushtet dhe njėlloj kur nuk kanė qenė nė pushtet. Secila sillet njėlloj kur ėshtė nė pushtet ose nė opozitė. Nuk dallojnė ato parti. Koha Ditore: Pėr fund, ēfarė kultivimi tė mendimit politik, rekomandoni ju qė duhet tė ndiqet nga shqiptarėt? Feraj:Do tė duhej tė bėhej kthimi tek mendimi autentik shqiptar dhe i vullnetit politik shqiptar. Qė populli shqiptar tė jetė mė shumė njė popull i vullnetit se sa njė popull i tipit tė evolucionist darwinian. Shqiptarėt mund ta arrijnė qėllimin e vetė politik, vetėm nėse bėhen njerėz hegelianė: tė gatshėm tė vdesin pėr ēėshtjen shqiptare. Ndėrsa nėse vazhdojnė tė jenė tip darwinianė, i njeriut qė bėnė gjithēka pėr tė mbetur gjallė, do tė vazhdojmė tė mbetemi gjallė, siē kemi mbetur dymijė vjet nėn sundim. Shqiptarėt nuk duhet tė lejojnė qė tė mbesin vetėm objekt i historisė. Koha Ditore: Zotėri Feraj Faleminderit pėr intervistėn… Feraj: Faleminderit juve! |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:49. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.