Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Politika (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=108)
-   -   Misteri i citatit tė Thaēit nė Akademinė e Shkencave (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=29094)

GjIlAnAsI_cSi 21-01-10 13:19

Misteri i citatit tė Thaēit nė Akademinė e Shkencave
 
[IMG]http://www.koha.net/repository/images/21thaci04.jpg[/IMG]


Prishtinė, 21 janar – Nė njė pllakė tė artė, emri i kryeministrit Hashim Thaēi ėshtė gravuar nė hyrje tė ndėrtesės sė re tė Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės. Brenda njė fushe, sipėr emrit, ndodhet edhe njė vlerėsim i tij pėr rolin qė kanė institucionet, sikur qė ėshtė Akademia, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Tempujt e dijes dhe tė shkencės janė rreze drite pėr kombin dhe njerėzimin”, ėshtė fjalia e gravuar, pranė portės kryesore nė ndėrtesėn e re tė Akademisė.
[B]Kėsisoj, rasti bėhet unik nė vende ku ėshtė i vendosur regjimi demokratik. [/B]Thėniet e politikanėve nuk shihen nė mure institucionesh, praktikė kjo qė ishte nė modė gjatė regjimit diktatorial. Madje, vlerėsimi pėr shkencėn i prijėsit tė vendit, pos nė ndėrtesa tė institucioneve, shihej edhe nė faqe tė para tė secilit libėr shkencor.
[B]Pllaka qė mban firmėn e kryeministrit Thaēi ndodhet aty dhe kurrkush nuk di urdhėrdhėnėsin pėr vendosjen e saj. Fillimisht ishte thėnė se kėtė e kanė kėrkuar akademikėt, mirėpo kjo ėshtė hedhur poshtė nga kryetari i tyre.
“Aty (nė pllakėn ngjyrė ari v.j.) kryeministri ka dhėnė njė mendim. Kryeministri e ka parė tė arsyeshme ta bėjė dhe nuk mund tė japė tash ndonjė vlerėsim”, i ka thėnė “Kohės Ditore” kreu i Akademisė, Besim Bokshi. “S’na ka pyetur njeri pėr tė.[/B] Atė ditė kur ėshtė prerė shiriti e kemi parė pėr herė tė parė”.
E ka quajtur “interesante” pllakėn dhe pėrmbajtjen e saj, edhe pėr faktin se nuk ka parė diēka tė ngjashme nė ndonjėrėn prej akademive, tė cilat deri tash Bokshi i ka vizituar.
Tė tilla nuk mund tė shihen as nė vendet fqinje qė vetėm prej dy dekadash kanė dalė nga komunizmi.
Por, a ka qenė kryeministri Thaēi ai qė ka urdhėruar vėnien e pllakės?
Zėdhėnėsi i Qeverisė, Memli Krasniqi, ka thėnė tė mos ketė rrjedhur nga Zyra e kryeministrit iniciativa apo vendimi pėr vendosjen e saj.
“Nuk ka qenė iniciativė e Zyrės sė kryeministrit dhe ne nuk dimė kush dhe si e ka vėnė”, ka thėnė zėdhėnėsi Krasniqi. “Ne vetėm e kemi parė tė vendosur aty”.
Nė kompaninė qė ka bėrė ndėrtimin e godinės sė Akademisė kanė treguar se janė urdhėruar nga Ministria e Administratės Publike ta vėnė pllakėn.
“Ministra e Administratės Publike na e ka sjellė pllakėn dhe ne vetėm e kemi vendosur. Ata kanė qenė autoriteti kontraktues pėr ne dhe ne ėshtė dashur tė veprojmė ashtu siē ata kanė thėnė”, ka treguar Bajram Gashani, drejtor i pėrgjithshėm nė “Al-Trade Construcion”. “Kėqyra nė Ministri se cili person, por nuk na treguan. Jo ai, jo ai tjetri dhe nuk mundėm tė kuptojmė se kush”.
Edhe gazeta ka provuar tė mėsojė se kush ka qenė vendimmarrėsi, por kjo nuk ėshtė bėrė e ditur nė Ministrinė e Administratės Publike, e cila ka financuar e mbikėqyrur punimet e ndėrtesės sė Akademisė.
Pllaka edhe mund tė hiqet, pasi akademikėt tė hyjnė nė ndėrtesėn e re, tashmė tė pėruruar. Kryetari i Akademisė, Besim Bokshi, nuk ka pėrjashtuar kėtė mundėsi.

ardijan shahini 21-01-10 13:31

Titulli: Misteri i citatit tė Thaēit nė Akademinė e Shkencave
 
Hahahhahahhhahahhamuhahahahamuhahhahamuhahah Hashimi Po Do Me Kopju Xhaxhin Enver Bravo Hashim

Etnical 21-01-10 13:32

Titulli: Misteri i citatit tė Thaēit nė Akademinė e Shkencave
 
Thėnja e tij pom pelqen shum,amo vendi ku esht vendos ajo ėsht gabim.

I_Dehuri 21-01-10 14:33

Titulli: Misteri i citatit tė Thaēit nė Akademinė e Shkencave
 
[quote=ardijan shahini]Hahahhahahhhahahhamuhahahahamuhahhahamuhahah Hashimi Po Do Me Kopju Xhaxhin Enver Bravo Hashim[/quote]


jo jo ti shoqo gabim e ki pasha neren se ky far hasha nuk kas shkoll e vallahi dikush ja ka shkru se ai nuk din ma shum se qa i thojn turrecat e vet mozomakeq tash na u ba profesor aiiiiiiiiiiiiii si qiky kali jem me u ba doktorr vallahi po , mus kesh enverin nuk e kemi dit cfar bagle u kon po kti po i vjen era aiiiiiiiiiiiii bre aiiiiiiiii

mjer kosova qa e ka gjet prej budallve tuj e udheheq

I_Dehuri 21-01-10 14:37

Titulli: Misteri i citatit tė Thaēit nė Akademinė e Shkencave
 
[quote=Etnical]Thėnja e tij pom pelqen shum,amo vendi ku esht vendos ajo ėsht gabim.[/quote]


Thanja nuk osht e tina o njeri jo, e ka kopju dikush e kerrk emnin e tina perfuni se as atina as do jaranve te shkolles se tina nuk po ju dhimke kurr kryt a bali tha vallahi nuk ju dhem se nuk kan gja mrena msa pocerrka ha po le tipi le ti bon veti qef

shfletuesi_ 21-01-10 14:43

Titulli: Misteri i citatit tė Thaēit nė Akademinė e Shkencave
 
Kurgja t'keqe spaska ketu kerkan se paska SHA :) :biggrin: A po ju vije inati juve qe se keni aty emrin tuaj a hahahahahahahah :) rrofsh o hashim me batuta :tongue:

roadrunner 21-01-10 15:17

Titulli: Misteri i citatit tė Thaēit nė Akademinė e Shkencave
 
hahaha Joke of the Day


Thaqi edhe sens per humor na paska hahahaha

sherri 21-01-10 15:24

Titulli: Misteri i citatit tė Thaēit nė Akademinė e Shkencave
 
Te gjithe diktator't kane nje ngjajshmeri,qofshin te vegjel apo te mdhej.....i kane deshire ti lene bustet e tyre,fjalet e tyre,gjurmet c'do kund.....edhe ky mini-diktatori jone,paska be te njejten veper,,

Nje thenje jo e keqe per institucionin?,por qe i duhet,te ceket kinse autori i saje! aq me pake Hashimi qe nuk dine ti lidhe dy fjali..........ket e dine edhe Uashingtoni edhe Bruxeli :D.....

ma kujtoj thenjen e fameshme,qe na ishte expozu per sa vite ne qender te kryqytetit: PREJ FJALVE NE VEPRA

OD RIJECI NA DELA

TITO

tushi 21-01-10 21:14

Titulli: Misteri i citatit tė Thaēit nė Akademinė e Shkencave
 
Hashimi asht kah i ban konkurrenc ati preidentit "historik".
Ky po don pernime me mbet kryeminister "historik.

Oqeani 21-01-10 22:01

Titulli: Misteri i citatit tė Thaēit nė Akademinė e Shkencave
 
Kur e paska themeluar more !!!

filxhani 22-01-10 10:05

Titulli: Misteri i citatit tė Thaēit nė Akademinė e Shkencave
 
Citat i hamamit tė Hyrės,po kjo frazė feston ditėlindjen bashkė me Galileon.
Ky fenomen ėshtė i njohur mirė nė tempujt e dijes e tė dritės,se me tė pėrballen ēdo ditė,herė pėrkthehen tema doktoraturash,herė u ndėrrohen vendet fjalive...plagjiatura!Kryeministri qė do tė lė emrin nė Institucione si shkėndijė e zjarrit qė na bėn dritė,ėshtė njeriu qė do duhej tė dėshironte tė kishte aq shumė LUX/a tė mendonte kaq kthjellėt.Kush beson nė origjinalitetin e kėtyre fjalyve nga Thaēi ja "hangt" morri veshin.
Emri nuk bėhet me pėrsėritje tė frazave nga njė konferencė shtypi nė tjetrėn,derisa edhe vetė tu besohet;emri bėhet me thėnie origjinale,pa luftuar natyralitetin qė pėrshkon gjaku.Citatet e citateve u cituan dhe u vunė nė pllakė,ēka na duhet ne njė akademi,kur mjafton alfabeti dhe shkrim leximi pėr tu pėrjetėsu nė tempuj tė tillė "rrezatimi".
Derisa Diplomat e Doktoraturat nuk fitohen me dije,po si Drini qė buron nė Burim e kalon edhe nėpėr Klinė,Gjakovė,rrjedhin vendi i kėtij pseudocitati ėshtė TAMAM.
"Toka sillet rreth Diellit" Filxhani sot shumė para akshamit.

GURI SYLAJ 22-01-10 10:27

Titulli: Misteri i citatit tė Thaēit nė Akademinė e Shkencave
 
Edhe ju hiq nuk po merrni vesh .
Nuk ka rendesi citati po emri me poshte!
Citati i me siperm neser mund te zavendesohet p.sh me
[COLOR=red]Akademia e shkences dhe arteve[/COLOR] dhe Emri te mbetet ai qe eshte!!!?

GjIlAnAsI_cSi 22-01-10 11:07

Titulli: Misteri i citatit tė Thaēit nė Akademinė e Shkencave
 
Paramendone tu hi ne Akademiket e mdhaj Kosovare e duke lexuar ne hyrje te deres nje thenje te nje super rrugaci te Brojes qe kreu fakulltetin naten.

Ec e mos ja jep flaken asaj kolibe qe e kan ndertue se s'ja as me i shti hunt ne at vend.

ardijan shahini 22-01-10 21:00

Titulli: Misteri i citatit tė Thaēit nė Akademinė e Shkencave
 
[quote=I_Dehuri]jo jo ti shoqo gabim e ki pasha neren se ky far hasha nuk kas shkoll e vallahi dikush ja ka shkru se ai nuk din ma shum se qa i thojn turrecat e vet mozomakeq tash na u ba profesor aiiiiiiiiiiiiii si qiky kali jem me u ba doktorr vallahi po , mus kesh enverin nuk e kemi dit cfar bagle u kon po kti po i vjen era aiiiiiiiiiiiii bre aiiiiiiiii

mjer kosova qa e ka gjet prej budallve tuj e udheheq[/quote]



jo mere se kam gabim hashim thaqi ka kry shkoll te madhe osht ma i dituri ne kosov ju nuk dini gjo jo osht qilirimtari osht njeriu qe na solli lirin osht njeri qe e ka bo 8 vjeqaren me shkoll te nate hajnin e ka prefeksjonu gjat ktyne 3 viteve ju zdini kush osht hashimi jo smarim vesh na qka e dojm LDK qka po doni ma shum

vjeshta 22-01-10 23:25

Titulli: Misteri i citatit tė Thaēit nė Akademinė e Shkencave
 
Nje citat ku mund te mirret edhe si teme hartimi edhe ate ne klaset e fillores mbasi nuk po permbajka asgje filozofike sepse kete e dijne edhe femija !

Por nje nuk po e kuptoj se ky citat eshte si rrjedhoj e pesimit arsimor te tij apo si nje rikujtim per akadamiket ?


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:02.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.