Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Mėsime nga Kurani (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=136)
-   -   Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!? (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=29655)

GURI SYLAJ 22-04-10 14:42

Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?
 
Duke e lexu perkthimin e Kuranit ne gjuhen shqipe nga H.Sherif Ahmeti ,jo rralle te duket se ka pas mundesi te behet ndryshe .Jo rralle has ne nderhyrje qe e ndryshojn apo e humbin lidhmerine logjike te Ajetit .Ndodhe te gjeshe edhe fjale te huaja edhe pse kemi fjale te gjuhes shqipe etj.etj

Si ilustrim po sjelli dy raste:

Perdorimi i fjales sllave ZBAVIT ne vend te asaj shqipe ARGTIM!

Ajeti nrr.4 i Sures Muhammed ku fjalet e shtuara (ne kllapa) e ndryshojn kuptimin dhe humbin lidheshmerine logjike te Ajetit!!

P.s.
E hapa kete teme per te vetmen arsye qe te mos ngarkohen temat tjera per cka edhe mora qortimin e drejte nga i nderuari BE LK !
Ne rend te pare besoj se kjo nuk eshte Tabu teme dhe e dyta - nese komentohet nga njerez qe e njohin kete problematike ,mendoj ,se do te ishte nje sherbim i mire ndaj besimtareve dhe te gjithe atyre qe deshirojn me e lexu (por edhe me mesu) Kuranin!!

4peace 24-04-10 09:43

Titulli: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?
 
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]***

Sigurisht qe ka vend per kritike. Nuk ka fjale, sa i perket perkthimit te Kur'anit nga autori ne fjale: por duhet marre parasysh edhe shume gjera tjera...

Para nje kohe shkruante neper media per Muharrem Serbezovskin, kengetar i njohur rom. Kete vetem po e marr si shembull, sidomos titullin e shkrimit : "A keni ndegjuar ndonjehere qe nje rom te qendroje per 10 vite rrjesht ne tavolinen e shkrimit".
Vet titulli e flet te gjithen: se eshte pune e mundimshme, e gjate, e komplikuar, me pergjegjesi shume te madhe. Pastaj ka edhe aspekte tjera. P.sh. me cfare mjetesh (fjalore etj. etj) sherbehesh. Njohja e te dyja gjuheve, sepse shpeshhere ndodhe qe njeriu me shume e njeh ate gjuhen e huaj se sa amtaren...
Nje gje mund ta provoje sejcili nga ne. Ta marrim, p.sh., nje fjalor shqip: anglisht. Me kete rast, kur kerkon nje fjale nga anglishtja ne shqip te dalin mesatarisht 15-20 shprehje ne shqip. Ti pastaj duhet te zgjedhesh shprehjen me adekuate, me te pershtatshme...per ta pershtatur fjaline, mbase edhe kryereshtin. Mirepo, eshte mjaft veshtire te vendosesh per cilen fjale/shprehje, e cila do te duhej te jet me e pershtatshmja...Ne kete menyre, sa here qe paraqitet kjo pasiguri/pavendosshmeri perdoren kllapat...Eshte veshtire, mjaft veshtire t'ia nxjerresh kuptimin nje fjalie ne kete menyre...

Prandaj, edhe kete perkthim duhet ta kuptojme duke i pasur gjithnje parasysh keto rrethana.

Ajo cfare me pengon me se shumti mua eshte shprehja, e cile perdoret ne shume Ajete, "[B]O ju qe besuat...[/B]", ne vend te "[B]O ju qe besoni[/B]". Sepse, kur i drejtohesh dikujt me "O ti qe besove", nenkuptojme nje person i cili ka besuar dikur, kurse tash (?)...[mund te jet bere pishman...]

E shume e shume te tjera... ndoshta ndonjehere tjeter...



***[/SIZE][/FONT]

Lapsi 24-04-10 12:19

Titulli: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?
 
[quote=4peace][FONT=Book Antiqua][SIZE=3]***


Ajo cfare me pengon me se shumti mua eshte shprehja, e cile perdoret ne shume Ajete, "[B]O ju qe besuat...[/B]", ne vend te "[B]O ju qe besoni[/B]". Sepse, kur i drejtohesh dikujt me "O ti qe besove", nenkuptojme nje person i cili ka besuar dikur, kurse tash (?)...[mund te jet bere pishman...]

E shume e shume te tjera... ndoshta ndonjehere tjeter...



***[/SIZE][/FONT][/quote]Nuk shohe dicka te keqe ne shprehjen O ju qe besuat. Ka te beje me ceshtjen e besimit, ne menyre keshilluese, pse jo krahasuese
1. dmth qe keni dhene njehere besen
2. pas kesaj shprehje vjen ndonje fjale si psh, a harruat, Pse, kujtoni...e te ngjasjhme

4peace 24-04-10 13:16

Titulli: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?
 
[quote=Lapsi]Nuk shohe dicka te keqe ne shprehjen O ju qe besuat. Ka te beje me ceshtjen e besimit, ne menyre keshilluese, pse jo krahasuese
1. dmth qe keni dhene njehere besen
2. pas kesaj shprehje vjen ndonje fjale si psh, a harruat, Pse, kujtoni...e te ngjasjhme[/quote]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]
Nuk thash se eshte dicka e keqe. Por eshte, thjesht, gabim. Se eshte gabim mund ta vertetosh nese shikon perkthime tjera (edhe gjuhe tjera). Nese ne nje dyzine perkthimesh shenon "[B]O ju qe besoni"[/B], atehere shihet qarte se nuk eshte ne rregull "[B]O ju qe besuat[/B]" (koha e shkuar).

Apo, sic thot populli:
[I]"S't'vesin hallku shka [U]je kone[/U] (dikur)por [U]shka je[/U] (sod)"
[/I]

***[/SIZE][/FONT]

Lapsi 24-04-10 14:02

Titulli: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?
 
ka te beje me relativen apo jo

GURI SYLAJ 24-04-10 15:16

Titulli: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?
 
Te nderuar 4peace e dhe Lapsi ju falenderoj per pjesmarrje ne teme.
Ato qe i keni thene lidhur me problemet qe dalin rreth nje perkthimi ,keni shume te drejte dhe me ju thene sinqerisht per cfardo perkthimi tjeter nuk do te me bente shume pershtypje por kur eshte fjala tek perkthimi i Kuranit ,mendoj , duhet thene secili ate qe mendon.
Me sa kam vrejte problemi me fjalorin e shqipes ka bere qe, jo rralle ,gjerat te dalin paksa larg nje kuptimi te kjart logjik.Gje qe as me komentin nuk qendron dicka me mire .Edhe atje kemi te njejtin problem.
Si duket ,Autori ,duke e njofte mire gjuhen Arabe nuk i ka kushtu kujdese problematikes me te cilen do te perballemi ne qe nuk e njohim kete gjuhe dhe nuk mund te bejme krahasime me origjinalin.
Duke u nise nga fakti se ky perkthim eshte shprenda falas dhe gjendet ne duart e shume besimtareve eshte edhe nje arsye me shume qe eshte dasht te behet nje pune me e madhe dhe me profesionale me Gjuhen Shqipe.
Por ,nuk dij ,pse po ngurrojm me e thene fjalen tone ne kete ceshtje!??
Une me qellim nuk po sjell ketu Ajete te cituara por secili qe e lexon p.sh Ajetin e mesipermcituar e vren se mbas fjales (mbyte) qe eshte atje ,falja qe pershkruhet me vone nuk ka asnje kuptim logjik!!!

4peace 24-04-10 16:01

Titulli: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?
 
***
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]
I nderuari GURI SYLAJ

Kjo ne kllapa e Sures Muhammad, Ajeti 4, eshte gabim. Ke te drejte.

Ja p.sh. si shenon ne perkthimin e Dr. Feti Mehdiut:[/SIZE][/FONT]


[FONT=&quot]4.[B] [SIZE=3]Kur tė ballafaqoheni nė luftė me pabesimtarėt, sulmoni deri sa t’i dobėsoni, pastaj lidhni, e mandej, ose lironi me zemėrgjėrėsi nga tė lidhurit ose kėrkoni dėmshpėrblim. Ashtu veproni derisa tė mos ndalet lufta! Sikur tė donte All-llahu do t’u hakmerrej atyre, por Ai dėshiron t’u sprovojė njėrin me tjetrin. Ai nuk do t’i prishė veprat e atyre tė cilėt flijohen nė rrugė tė All-llahut. [/SIZE][/B][/FONT]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Mu per kete arsye e kam cekur shpesh se, sa here qe sillen Ajete nga Kur'ani per te deshmuar dicka duhet konsultuar edhe perkthimet tjera. (E kam fjalen per ne qe nuk e njohim gjuhen arabe, sidomos).

Po ne kete Ajet, nga perkthime tjera, nuk permendet mbytja nen kllapa) por e ramja, me i ra, ashtuqe te paaftesohet per rezistence eventuale...
Le ta "perkthejme" domethenien e ketij Ajeti ne kosovarēe:
Forcat serba kane sulmuar nje fshat prej se largu, me topa, me tankse...Pastaj vijne paramilitaret... Nese i zeme ata, cfare do te benim? Sigurisht qe, ne rremuje e siper, me se shpeshti do t'i mbysnim/vrisnim... Por, me e drejte do te keshte qene sikur t'i kapnim, t'i paaftesonim, t'i lidhnim e pastaj ose t'i shkembejme me te zenet tane, te kerkojme ndonje demshperblim tjeter ose edhe, pse jo, t'i falim...[/SIZE][/FONT]

*

[I][FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Por, mos ta harrojme edhe nje gje. Kur'ani i pare i perkthyer ne gjuhen shqipe (komplet, sepse pjese-pjese ka pasur edhe me heret) ka qene pikerisht ky, per te cilin po bejme fjale. Prandaj, me gjithe mangesite e shumta, edhe ky perkthim ka kryer shume pune te dobishme...dhe i kryen edhe sot. Keshtuqe i kisha apeluar te gjitheve qe duan te kycen ne teme te flasin me argumente si dhe t'i kene parasysh keto qe i thash.
Njese, nese i analizojme gjerat, ashtu sic veprojme ne shqiptaret, punet e kryejme kryesisht shkel e shko per cfaredoqofte fjala: ne dac ne perkthime, ne dac ne politike, ne dac ne arsimim etj etj. Pra, as ky rast nuk ben perjashtim.[/SIZE][/FONT][/I]


***

hawk 24-04-10 16:30

Titulli: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?
 
[quote=GURI SYLAJ]
Perdorimi i fjales [U]sllave[/U] ZBAVIT ne vend te asaj [U]shqipe[/U] ARGTIM!
[/quote]

Ka disa raste ku perkthimi nuk eshte i mire, sepse njohja e shipes se njesuar nga perkthyesi reflektohet ne keto paqartesi.
Per fjalet [I]zbavit[/I] dhe [I]argetoj[/I], nuk shikoj asnje problem. Qe te dyja jane sinonime te pranuara nga "Shqipja e Njesuar" e viteve '70. Nese duhet te shkojme ne origjine kjo eshte ceshtje tjeter. Lind pyetja si i mund ta quajme [I]qiellin [/I]me nje fjale me origjine shqipe? Nese nuk ka apo nese gjendet nje tjeter sinonim, kjo do ta zhvleresonte fjalen shqipe[I] qiell [/I]me origjine latine? Keshtu mund te vazhdojme shume gjate. Kur nje fjale eshte e pranuar nga gjuha e njesuar eshte e kote te diskutohet rreth origjines. Te gjitha gjuhet e botes permbajne fjale "me origjine" qe nuk korrespondon me etnine.

GURI SYLAJ 24-04-10 16:33

Titulli: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?
 
Gjithesesi do i kemi parasyshe edhe veshtersite por heshtja eshte miratim e miratimi i asaj qe eshte gabim te qon ne mosbesim!!
Flm i nderuari 4 peace !

4peace 24-04-10 17:20

Titulli: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?
 
[quote=GURI SYLAJ]Gjithesesi do i kemi parasyshe edhe veshtersite por heshtja eshte miratim e miratimi i asaj qe eshte gabim te qon ne mosbesim!!
Flm i nderuari 4 peace ![/quote]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]PO, sigurisht qe ka shume fjale qe nuk jane shqip. Eshte mire te vazhdojme me to.


Nuk eshte mire te shkojme deri ne pėshtirosje apo, sic thuhet popullorce, me ua gėrrditė njerezve Kur'anin.

Ky, perkthim, me te gjithe mangesite qe i ka, megjithate e ploteson kushtin themelor per cka eshte shkruar (ka zbritur apo eshte shpallur) Kur'ani: arritja e lidhjes me Krijuesin. Kjo eshte me rendesi paresore (apo primare).

Rreth shprehjeve "zbavitje" dhe "argetim" pajtohem me hawk-un.


Mua me kane rene ne se shume paragjykime nga autori i ketij perkthimi. P.sh. ai i shmanget permendjes se kryqezimit te Isait a.s.. Pra, nuk e thot drejteperpdrejte "u kryqezua" por "u gozhdua ne kryq" etj.etj.
Pastaj eshte dashur te vendoset shprehja [B]HYJ[/B], ne vend te [B]All-llah[/B], sepse, pastaj nuk mund te themi "[I]feja all-llahore[/I]" ne vend te "[I]hyjnore[/I]". Ne kete menyre, per t'iu shmangur "hyjnores" nje Ajet perdoret keshtu:
"[I]Feja e vetme e pranuar tek All-llahu eshte Islami"[/I], e cila do te mund te zevendesohej me "[I]Feja e vetme hyjnore eshte Islami[/I]". Ky Ajet, nuk e di a eshte per shkak te perkthimit te dobet apo ka shkaqe tjera, eshte njeri nder Ajetet me te keqinterpretuara ne hapesiren shqipfolese.

P.S.
"Zot" dhe "Hyj" nuk eshte e njejta:
Nese i marrim shembujt nga gjuha angleze dhe gjermane, kemi keshtu:
Gjermanisht: [B]Herr[/B]= [B]Zot[/B], Anglisht: [B]Lord[/B]= [B]Zot[/B]
Gjermanisht: [B]Gott[/B]=[B]All-llah apo HYJ[/B], Anglisht: [B]God[/B]= [B]All-llah apo HYJ[/B]

Mua ma merr mendja se edhe shprehja "HYJ"nuk perdoret per shkak te paragjykimeve, sepse merret si shprehje krishtere, si dicka e zaptuar nga te krishteret dhe e ndaluar per muslimanet...



***[/SIZE][/FONT]

GURI SYLAJ 24-04-10 17:50

Titulli: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?
 
[quote=hawk]Ka disa raste ku perkthimi nuk eshte i mire, sepse njohja e shipes se njesuar nga perkthyesi reflektohet ne keto paqartesi.
Per fjalet [I]zbavit[/I] dhe [I]argetoj[/I], nuk shikoj asnje problem. Qe te dyja jane sinonime te pranuara nga "Shqipja e Njesuar" e viteve '70. Nese duhet te shkojme ne origjine kjo eshte ceshtje tjeter. Lind pyetja si i mund ta quajme [I]qiellin [/I]me nje fjale me origjine shqipe? Nese nuk ka apo nese gjendet nje tjeter sinonim, kjo do ta zhvleresonte fjalen shqipe[I] qiell [/I]me origjine latine? Keshtu mund te vazhdojme shume gjate. Kur nje fjale eshte e pranuar nga gjuha e njesuar eshte e kote te diskutohet rreth origjines. Te gjitha gjuhet e botes permbajne fjale "me origjine" qe nuk korrespondon me etnine.[/quote]


Edhe mund te jen te pranuara por, gjithesesi, fjala ZBAVITE eshte sllave kurse ARGETU (Argetim , ardhe ne gezim ,me ardhe me u gezu) eshte shqip dhe pavarsisht qe ju nuk shihni ndonje problem une mendoj se nuk eshte dashte te perdoretfjala ZBAVITE ne perkthimin e Kuranit ne Gjuhen Shqipe.
Kurse tek fjala Qiell qe ju e nxirrni nga Latinishtja une mendoj se kemi te bejme me nje fjale shqipe . [COLOR=blue]Qe Ylli[/COLOR] ose [COLOR=blue]Qe Yjet[/COLOR]!!!
Por kjo eshte teme tjeter dhe kerkon trajtim tjeter!!

Shpati 24-04-10 19:36

Titulli: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?
 
Ne artikullin e Wikipedies ku flitet per perkthimin e Kuranit.
Thuhet se perkethim perfekt i Kuranit esht i pamundur simbas Teologeve Islamik.
Per ate ju preferohet te gjith atyre qe duan ta studiojn Kuranin ate ta bejn ne Gjuhen Arabe.

4peace 24-04-10 21:00

Titulli: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?
 
[quote=Shpati]Ne artikullin e Wikipedies ku flitet per perkthimin e Kuranit.
Thuhet se perkethim perfekt i Kuranit esht i pamundur simbas Teologeve Islamik.
Per ate ju preferohet te gjith atyre qe duan ta studiojn Kuranin ate ta bejn ne Gjuhen Arabe.[/quote]

Pos titullit, kishte qene mire te lexohet per cfare eshte duke u bere fjale ketu, para se te sillesh paste/copy, te cilat mund t'i gjeje gjithesejcili.


***

premium 24-04-10 21:06

Titulli: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?
 
Kuptohet se gjuha Arabe pėr nga theksimet e fjalėve ėshtė njė alfabet mė tė pėrsosur nė Botė , dhe fjalėt e ka mė tė hapur e gjėrė nė krahasimin me gjuhėt e tjera , andaj ėshtė shumė ma shtirė tė bėhet perkthimi i Kur'anit bukfale nė gjuhėt e tjera, sepse janė disa theksimet se nuk mund tė gjenim nė gj. Shqipe !

Murgesha 24-04-10 21:13

Titulli: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?
 
[QUOTE=Shpati]Ne artikullin e Wikipedies ku flitet per perkthimin e Kuranit.
Thuhet se perkethim perfekt i Kuranit esht i pamundur simbas Teologeve Islamik.
Per ate ju preferohet te gjith atyre qe duan ta studiojn Kuranin ate ta bejn ne Gjuhen Arabe.[/QUOTE]

Pershendetje Shpati.

Tjera her mjaftohemi me linkun nga Wikipidedia!
Nese njohesit e gjuhes gjermane jan te interesuar do ta vizitojne e lexojn. Ketu je tek Mesime nga Kurani dhe flitet shqip e jo gjermanisht!


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:42.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.