![]() |
Rifat KUkaj
[FONT=Arial] [/FONT]
[B]Shėnime pėr autorin[/B] Rifat Kukaj u lind mė 25 tetor nė vitin 1938 nė Tėrstenik tė Drenicės. U shkollua nė Drenicė dhe nė Prishtinė. Tre vjet punoi mėsues nė vendlindje pėr tė kaluar pastaj nė Redaksinė e Kulturės nė Radio Prishtinė - redaktor i emisioneve pėr fėmijė. Qė nga viti 1975 punon nė Redaksinė e Botimeve Rilindja" - redaktor i letėrsisė pėr fėmijė. Deri mė tani ka botuar mbi dyzet vepra letrare. Romanet Bardhi e Mirushja", Rrasa e zogut", Shkrepi i diellit", Lepuri me pesė kėmbė", Vjollca magjike", Zogu i bardhė", Kokėrrmeli e pilivesa", Gjeli nė kuvertė", Xhuxhi nga xhuxhishta" etj. Vėllimet me poezi pėr fėmijė: Gjerdani i blertė", Lejlekėt nė luhaja", Vallja e kallinjve", Deti u bėftė kos", Ēka fshin dhelpra me bisht", Pshurrani i gjyshit", Shtegu i laureshave", Trimėritė e karkalecit", Zogu i Lasgushit" etj. Vėllimet me tregime: Harmonika", Pėrqafimet e njoma", Rrėfenjėza", Ujku me kamerė", Djaloshi i zjarreve", Elefanti qė fluturonte" etj. Ka botuar edhe vėllimet me poezi pėr tė rritur: Nusja", Qafa e Ujkonjės", Njeriu qė nuk mund tė vdiste" etj. Ka shkruar mbi tridhjetė vepra tė dramatizuara si radiodrama, drama, pjesė teatrale njėaktėshe etj. Ka shkruar edhe skenarin pėr filmin artistik Lepuri me pesė kėmbė" Ka pėrkthyer njėmbėdhjetė vepra letrare nga sllo-venishtja, serbishtja dhe kroatishja. Pėr sukseset e arritura nė lėmin e letėrsisė ėshtė fitues i shumė ēmimeve letrare siē janė: Ismajl Qemajl Vlora"- Vlorė, Oton Zhupaniēiē" - Lubjanė, Ivan Goran Kovaēiq" - Zagreb, Neven" - Beograd, Zmaj" - Novi Sad, dhe Shpėrblimi i dhjetorit", Shpėrblimi i nėntorit", Ganimete Tėrbeshi" - Prishtinė. Jeton nė Drenicė dhe nė Prishtinė. Ėshtė anėtar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės. [FONT=Times New Roman] [/FONT] |
Titulli: Rifat KUkaj
ZOGU I LASGUSHIT
Yll i ndritur nė natė qershori Sikur ra prej gjithėsisė, Ngazėllyeshėm, sytė m'i mori Nė degė t'qershisė. U purtekėm unė e gjethet Qetė e lehtė me petalet, Qielli vetė nisi tė prehet Edhe malet. Kėnga nga zogu i brishtė Lindi krejt ėndrrimtare, Dritė feksoi n'flatra e bisht Dhe n'pėr dritare. Gėzim, shpresė, nė gji mė derdhe E hare tė butė si pushi, Zog-magji ti mirė se erdhe Nga Lasgushi! Ato porosi tė larta Te dritarja e shtėpisė Po m'i thotė me vargje t'arta Kalorėsi i bukurisė Vargje nga poeti Rifat Kukaj |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:22. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.