![]() |
Pjetėr budi
PJETĖR BUDI (1566 1622)
(Oratorium nė shtatė paradigma tė flisė sė pėrjetshme) Libri i Botės Sanė tė Dashtun, I Unė, Pjetėr Budi, i lemė nė Guri tė bardhė tė Matit buzė Malėsisė, Unė, tue kujtuom se ka pak gjėra tė shkruara pėr botėn tonė, vendosa tė shkruaj, Unė, vendosa, aty ku flitet gjuha jonė fjalėvigmė, jetėn ta bėj Libėr tė Botės Sanė tė Dashtun aty ku shtrohet nė tryezė Buka (e mblidhe trohat e shpirtit nė Kryqin e Bartur nė pirgjet e pėrndritshme tė jetės sė brendshme aty ku Ujit e Gjellės i jep shije Krypa, (e bėhesh njeri I Uratės sė Flijimit pėr tė ndritur nė Dhé si nė mikpritjen vllaznore tė Lazrit) aty ku kohėt e rrugėt i drejton Zemra, tė shkruhet Libri i Botės Sanė tė Dashtun. Libėr qė nuk mund tė lexohet vetėm me shkronja le tė jetė, Libėr qė Polemi e lexon nė rrugėn e tij tė Flakės le tė bėhet Libėr qė vizaton me bardhėsi plisi hartėn e shqiptimit tė fjalėve, le tė nyjėtohet. Letėr Kardinal Gocadinit, I Imzot, kardinal Gocadini, pot a nis kėtė Letėr me besim tė madh se do tė na ndihmoni. Po ta nis kėtė Letėr mė 15 shtator 1621. Duhen tridhjetė vjet pėr tė dhėnė Projektin e njė Kryengritjeje, pėr ti mbaruar kikat e lirisė. Fjalėn e Thirrjes e presin tridhjetėmijė luftėtarė e ta shqiptojnė nė Sheshin e Nderit pėrfalshėm atė fjalėn e pėrjetshme: At Dhé. Po ta nis kėtė Letėr, Unė, misionari, vjershėtori i vobtė, pėrkthyesi e luftėtari me litar rreth zhguni nga caqet e Botės Sanė rrethuar me fise besėpakė tė dyndur kėndej nga ferri i rruzullimit nė Tokėn e Shenjtė tė Ilionit nga Dardania, tani tė lidhur kambė e duer nė botėn vuajtjepasosur e ankthpritjesh nė botėn shtigjehumbur e litarvarjesh. Nė shpatulla i rri Kryqi I Shenjėdėshpėrimit tė thellė si njė fatkeqėsi qė pėrhapet nė Fletėt e Jetės e tė rrėmben nė thellėsi tė errėta gjeratoresh: e ta shkėput Fletėshpatoren: Idealin (nė krah shqiponje), i cili, si shkulm gjaku, tė zbėrthehet nė Fletėn e Zhgėnjimit. E ta rrėmben Fletėn e Vatrės: bota ti merr nė tė katėr anėt trimat, tė lėnguarit, ti rrėmben tė gjallėt tė vdesin hijshėm, ti rrėmben tė vdekurit tė gjallojnė bukur. Udhėt duhet ti kenė takimet e kryqėzimet e tyre nė bjeshkė. Fiset e shkelura e ruajnė njė gjak. I kam miq e vllazėn pa dallim feje. Shamia me lule duhet tė valojė, bari i shkelur nga kamba e turkut le tė gufojė. Malėsorėt nė Kuē e nė Lezhė, nė Ēermenikė e nė Dibėr deri aty ku shqiptohen fjalėt Bukė, Krypė e Zemėr i donė afėr vetes Vdekjen dhe Kangėn. Eh, kėta malėsorėt e mi, njė shpatė e mbajnė edhe kur ėndėrrojnė nė pranga e zindane , edhe kur ringjallen mbas njė jetėthyerjeje, edhe kur zhyten thellė nė ndajnatėn e robnisė, kur gjithēka pėrkulet nė gjumin e jetės, - ata bėhen yje dhe shpallin kryengritje tė panumėrta kundėr errėsirės. Si populli fatprerė qė i zgjohet mėria dhe i sulmon perėnditė e blasfemuara. E shpallin Thirrjen e Jetės: Humbjen e Madhe qė nuk ėshtė kurrė disfatė - ėshtė rast i volitshėm, Imzot, se Turku lufton me tė tjerėt. |
Titulli: Pjetėr budi
Libri i Botės Sanė tė Dashtun, II
Prandaj mė lexo, Ti malsor, nė konakun tėnd me hir hyjnie kur mikun e pret me kuleē dhe kur nė mbrėmje nipave u rrėfen histori, mė lėēit, Ti, Njeri i Bukės, Krypės dhe Zemrės, qė ndez strallin shkrepėtimēar e pėrvėlues tė dashurisė arbnore, qė zemrėn e bėn flamur miqėsie mes popujsh, mė kėndo, Ti, Legjendė e Besės qė krijon njė Konstandin dhe Ti, Legjendė e Tokės sė Premtuar qė e krijon Moisiun e arratisjeve, shpresave dhe kalvareve. Shqip tė mundėnj me rrėfyem ndonjė kankė tė re e pėlqyer nga vetė Zoti, Tė mos e lėmė gjuha tė vdaret e tė bdruhet. E ky ligjėrim ėshtė te Dritė e Hyjit, e ka zinė brenda vetes, zinė e Shekullit tė Zi jeta nuk shkohet pa vepruom gja kundėr Djallit tė mallėkuom qė na zhbėri e vdari qenien qė shtiu leqtė ndArbėnė. Sikur vrapojnė pėr ta parė Atin nė maje tė malit ndArbėnė a nė Galile mbas Ringjalljes sė Jezusit, ashtu Zemėra mė gjet tė lirė pėr ta rikėnduar Librin e Shenjtė me gjėmėt e jetės sė Arbėnit, me shenjtėrinė e vuajtjes, me mundimet e mia nga fundi i shpirtit te Kangė e moēme e vjershėrisė kėtė Libėr me mbaruom. Vetėm jeta tė mos na shuhet kurrė te Diell i Ri. Shembėlla e Pėrshpirtshme E le Gurin e Bardhė nė andrrat e Kohės qė gjėmon dhe shkove tė shpėrndash therorshėm frymėn e Librit tė Botės Sanė tė Dashtun nė Shkup e Tivar e Ulpianė e Arbėni. Shembėllėn e Pėrshpirtshme e kishe nė rrugėn e shenjtėruar pėr Liri, nė mjeshtrinė e shkrimit tė librave. E rruga kishte aq leqe, aq hone, aq kryqe. Ku janė rrugėt, kush i fshiu prej faqes sė Dheut? I vetėm me peshėn e Arbėnit nė shpirt e shpirti ish aq i sfilitur. Sikur e bart peshėn e kryqit nė Golgotė nėn britmat armike, nėn fyerjet e akuzat e farisenjve me shenja kryqi. Po as mėkati as armiku sikur nuk kanė pushtet aty. I vetmi pushtet qė e nėnshtron ėshtė dashuria ndaj Hyjit, ndaj Arbėnit. I vetmi pushtet mbi tė mbaztėt e jetės, mbi mortjen qė rrėzon djemtė e ri, pleqtė bujarė dhe trimat sqimatarė, letėrorėt, pernadorėt, gratė dhe vashat. Ēelja e Syrit Tu nēelėnė syytė tė shumėve, Tinėzot, po i shkruaj kėta libra, me Sibilėn pėr dore (po thonė): Tpagoiėvet me folė E tshurdhėvet me ndėgjuom. A nuk ėshtė kjo dėshira e Bariut tė Mirė? A nuk ėshtė ky popull delja e humbur? Po ku mbetėn tė nėntėdhjetenėntė delet tjera? Unė nuk po i shoh delet tjera. Delen time tė humbur e njoh mirė. Shih si ėshtė kjo grigjė e bardhė plisėbardhėsh, grash tė veshura nė tė bardha, fėmijėsh si flutura tė bardha. Oh, jo! Grigja bredh nėpėr pyje tė errėt, bredh nėpėr natė duke kėrkuar shtegun, dritėn. E ka humbur vetveten dhe tash vetveten kėrkon. A ka kėrkim mė tė rėndė, mė tė vėshtirė? A ka bredhje mė tė dhembshme? E zėnė nga mallkimet, grigja ska ēka tė hajė: ha terrin, ha gur e dru, ha ėndrrat e veta, ka humbur nė natėn e kalvareve, nė terrin e vuajtjeve. Mė ndje, Imzot, humba mbas grigjės, nėpėr natė, po kėrkoj pak dritė me letrat e mia, me kėta libra, me uratat, hymnet, poezitė, homilitė dhe ritualet. Po i shkruaj librat rrethuar me armiq, Rrethuar nga nata e errėt nė Golgotė. Zemra thamė e pėrthamė, zemra si dru sytė akull i ngritė tė padenjė ta shohin Qiellin, kėtu askush askėnd nuk e njeh. Ujėt dhe Gjaku i sakramenteve A thua Hyji qenka i dashuruar vetėm nė lutje, paska prirje vetėm tė fshihet nga Njeriu? A mos je edhe ti i vetėm, posi teologėt qė e braktisėn Jezusin? A nuk tė shesin edhe ty pėr 30 aspra? Janė pesė udhėtarė qė tė rrethojnė nė barkė, Ndėr ta edhe famullitari Nikollė Leka, oh Zot! Pesė vetė me emrin e Judės. Ishte ditė Krishtlindjesh e vitit 1622. A nuk ėshtė hyjnore kjo? Shih: tė bukurėn qė shtrihet kudo pėrreth Arbėnisė, preke, ta ndjesh dhe merr frymė thellė: shih malet e shtigjet e errėta, ku e ruajnė grigjėn e humbur. Andej janė kelmendasit, natė e ditė me armė nė dorė. Andej janė Krujė e Duagjin qė i dolėn turkut prej dore. Janė viset e Skėnderbeut: Matia, Benda, Kurbini, Tamadheja e Ēermenika, janė Ohri, Elbasani dhe Vlora, krahina tEpirit. Mė duhet tė shpejtoj nėpėr krahinat tArbėnit, nė Ulpianė e Shkup e Ohėr, ku u vduer besimi pėr ta ēuar edhe andej njė uratė kushtrimi nga Kuvendi i Shėn Mėrisė sė Matit. Nga Kuvendi i Zadrimes e nga Kuvendi i Madh i Dukagjinit, u morėm vesh t ia heēim Turkut nga dora Arbėrinė. Kėndej ėshtė parrizi i tokės, qė quhet Arbėni: me lumenj, peshq, gjah, kafshė, grurė e voj. O Hyji im, mė duhet tė shpejtoj, ta kaloj edhe kėtė vā, edhe kėtė lumė, kėtė ditė terri nėpėr Golgotė. Koha nuk pret: kush e duron tiraninė e Turkut, Herodin me pamje sultanėsh? Imzot Pjetri e shikon Arbėninė si Zoti kur e vėshtron botėn. E ku ka vėshtrim mė tė plotė? Ku u zhduk Abeli? Lėreni Abelin e drejtė tė vijė tek Pjetri. Hiēju Jezusit, kėtij blasfemuesi, trazuesi e mashtruesi - thanė ajo turmė teologėsh dhe e gozhduan nė kryqin e kriminelit. Dhe pamjet e tij nė kryq udhėtojnė nėpėr kohė tek i drejtojnė kahjet e historisė. Kryshenjti ndė gjak trupnė ia qėndisnė Vjen edhe ndė tokė tArbėnit. Shikoji turmat: a s'e dėnojnė nė ēdo kohė e nė ēdo epokė revolucionarin qė trazon shpirtėra, a nuk e dėrgojnė nė burg, nė pranga, nė gijotinė? A nuk iu zėnė pritė nė rrugė a nė Dri tė Bardhė? Gjėrpij tė famakuom e kjo zogori largohet me furi. Aty vjen Maria Shenjte, zemėra iu akulluo: Aty ky nė prag ndahen jeta e Vdekja. Drini i Bardhė: Ujė dhe Gjak pėr ta kunguar edhe tradhėtorin e mallkuom, me emrin Judė a Turqi, a Venedik a Nikollė a cubat qė i dalin nė pritė. Abeli ikėn, vjen Kaini. Ka vetėm Ujė arbėror tė Drinit dhe Gjak arbėror tė Pjetrit - ndryshe nuk do tė kryhej vepra e sakramenteve ndArbėnė tė pagėzuom: andej kah parakalojnė plaga e Jezusit, engjėjt dhe shenjtėrit. Pons Pilati nė Gjyqin e Kallmetit E Pilati i helmuom vjen nga kohėt tjera, i lan duart pėr tu shfajėsuar posi qeni i pėgamė tani nė Gjyqin e Kallmetit. E mandej ai ahkoi drejt mjerimit tė vet kah laku e kah thika. Nata nė Golgotė duhet tė zgjasė edhe disa shekuj, me ulėrimat e ujqėve e tė djajve. I dėnuar nė tė gjitha gjyqet e tė gjitha kohėve - ku mbet urdhėri i Tenzot: mos bėj dėshmi tė rreme? Kufomat arbėrore mbesin tė pavarrosura, tė vrarė nė tė gjitha luftėrat e nė tė gjitha vendet, tė humbur nė tė gjitha betejat e nė pax dei, tė kryqėzuar nė tė gjitha kryqėzatat. (1980, 2006) Vėrejtje: kjo tėrėsi poetike apo poemė ėshtė shkruar nė dy kohė ndryshme, e rimarrė nga autori gjatė vitit tė kaluar, nė shenjė tė 440-vjetorit tė lindjes sė Pjetėr Budit). |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:28. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.