![]() |
Femrat me te pushtetshme ne planet...
[B]Revista Forbes publikoi listėn me 100 femrat mė tė pushtetshme tė planetit. Dhjetė vendet e para janė monopol i grave qė vijnė nga bota e politikės dhe ajo e biznesit.[/B]
[B]Po kush janė dhjetė vendet e para?[/B] [B]1) Angela Merkel,[/B] 57 vjec: Vlerėsohet nga Forbes falė udhėheqjes sė vendit mė tė fuqishėm ekonomikisht tė eurozonės dhe pėr ndikimin e Gjermanisė dhe tė saj personal nė politikat financiare nė kėtė kohė krize nė Europė. [B]2) Hillari Klinton[/B], 63 vjec: Sekretarja amerikane e Shtetit ndodhet nė vend tė dytė falė pushtetit qė i jep asaj pozicioni nė krye tė diplomacisė amerikane. Klinton vlerėsohet pėr qendrimet e mbajtura ndaj protestave nė botėn arabe. [B]3) Dilma Rusef,[/B] 63 vjec: Presidentja e Brazilit e mandatuar nė fillim tė kėtij viti, shpejt do tė ambientohej me postin e numrit njė tė njė ndėr shteteve qė ka njė performancė zhvillimi nė fushėn ekonomike mjaft pozitive. Rusef vlerėsohet pėr rritjen e influencės politike globale tė Brazilit. [B]4) Indra Noji[/B], 55 vjec: Drejtuese e gjigandit amerikan tė pijeve freskuese, Pepsi. Vlerėsohet pėr aftėsinė e saj pėr gjetjen e tregut dhe pėr rritjen e shitjeve pėr kompaninė qė drejton. [B]5) Sheril Sandberg[/B]: 41 vjec: Drejtoresha e rrjetit social Facebook. Shumė besojnė se pas suksesit tė pjellės sė Mark Zurkerberg fshihet pikėrsiht Sandberg. Largimi nga Google Inc. pėr tek Facebook ishte edhe molla e sherrit mes dy kompanive gjigande tė internetit. [B]6) Melinda Gejts[/B], bashkėthemeluese dhe bashkėdrejtuese e fondacionit Bill & Melinda Gates. Falė drejtimit tė saj, fondacioni ka krijuar njė imazh tepėr pozitiv nė SHBA duke tėrhequr mjaft fonde pėr personat nė nevojė. [B]7) Sonia Ghandi[/B], 64 vjec: Kryetarja e Partisė sė Kongresit Kombėtar nė Indi. Pavarėsisht luhatjeve nė hierarkinė drejtuese tė Indisė, vazhdon tė mbetet njė ndėr personat me mė shumė influencė nė vend. [B]8) Mishel Obama[/B], 47 vjec: Zonja e Parė e Shteteve tė Bashkuara mbetet nė top 10. Vlerėsohet roli dhe sjellja model si bashkėshorte e presidentit tė Amerikės, dhe natyrisht ka ndikimin e saj pėr cdo vendim tė bashkėshortit. [B]9) Kristinė Lagarde[/B], 55 vjec: Kur mbante postin e Ministres sė Financave nė Francė as qė mund tė mendohej se do tė ndodhej nė top 10 e femrave mė tė fuqishme tė planetit. Por pozicioni nė krye tė FMN-sė, e rendit Lagard nė vendin e 9 tė femrave mė tė fuqishme nė planet. [B]10) Irene Rosenfild[/B], 58 vjec: Drejtuesja ezkekutive e Kraft Foods nė Shtetet e Bashkuara. Fuqizimi tej mase i kompanisė nėn drejtimin e saj, automatikisht fuqizoi edhe personalitetin dhe influencėn e Rosenfild. E gjithė top 10 e femrave mė tė fuqishme nė planet ėshtė pushtuar nga femra qė vijnė nga bota e politikės apo e biznesit. Surprizė ėshtė kėngėtarja Lady Gaga, qė sipas Forbes pozicionohet nė vendin e 11 tė 100 femrave mė tė pushtetshme nė planet. |
Titulli: Femrat me te pushtetshme ne planet...
Ku osht Ivana Trump :(
|
Titulli: Femrat me te pushtetshme ne planet...
[QUOTE=Monna.B;2112051]Ku osht Ivana Trump :([/QUOTE]
Kush ėsht ajo? |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:20. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.