Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Politika (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=108)
-   -   Rama ikėn pa paguar nga hoteli "Emerald" (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=32118)

Kercovari 01-09-11 15:13

Rama ikėn pa paguar nga hoteli "Emerald"
 
[B][SIZE=4][/B][/SIZE][URL="http://www.dardania.de/vb/upload/index.php?artikulli=22503"][B][U][COLOR=#0000ff][COLOR=#0000ff][FONT=Arial][SIZE=2]Rama ikėn pa paguar nga hoteli "Emerald" i Prishtinės - Aleksandėr Frangaj shlyen faturėn pėr tė mbyllur skandalin[/SIZE][/FONT][/B][/U][/COLOR][/COLOR][/URL]

01-09-2011 / Gazeta 55[URL="http://www.dardania.de/vb/upload/index.php?artikulli=22503"][/URL]

Recepsionistja e hotelit denoncon tek presidenti i TvKlan, largimin e shpurės sė Ramės, duke e ditur shprehjen "tė fala Sandrit" si njė deklaratė miqėsie. Dėshmitarė nė kusarinė e radhės tė Edvinit kanė qenė edhe publicistėt Shkullaku, Haxhiu e Fevziu. Vetė Rama, qė e ka bėrė zakon mospagimin e faturave, ėshtė justifikuar se natėn e ka kaluar tek sarajet e Pacollit, atje ku ka bujtur edhe presidenti Topi

Edi Ramės i ka plasur skandali ditėn pėr diell e nė sy tė bashkatdhetarėve tanė nga Prishtina. I gjendur nė Prishtinė pėr 60 vjetorin e politikanit Behxhet Pacolli, Edi Rama me bashkėshorten e tij si dhe me badygard-in dhe shoferin ishin rehatuar nė hotel "Emerald", njėri nga mė tė lakmuarit e kryeqytetit kosovar. Ceremonia e Pacollit u shndėrrua nė njė eveniment mondan dhe nga Tirana kishte edhe mjaft personalitete tė tjera nga politika e media, tė cilat gjithashtu nė shumicė u akomoduan nė tė njėjtin hotel. Tė nesėrmen e ceremonisė, gjatė kryerjes sė procedurave tė pagesės sė hotelit, Aleksandėr Frangaj, president i TV Klan, pėrballet me kėrkesėn e pazakontė tė recepsionistes sė hotelit. "Zoti Frangaj, mė falni – i thotė – por miku juaj Edi Rama, u largua dhe s’ka likuiduar hotelin pėr dy dhomat e marra, atė matrimoniale pėr veten si dhe dhomėn dyshe pėr badigardin dhe shoferin. Thashe t’ju them ju, meqenėse e kam parė qė ju ēon vazhdimisht tė fala nėpėrmjet televizionit...". "Po pse, ka ikur pa paguar ai gomari" – s’e mban dot veten Frangaj, nė prani edhe tė gazetarėve Blendi Fevziu, Armand Shkullaku e Baton Haxhiu. Nė situatėn e nderė nė tė cilėn u krijua, zoti Frangaj mori pėrsipėr edhe pagesėn e atij qė i dėrgon selamet me formulėn "Tė fala Sandrit".

Mė vonė gjatė ditės, situata kishte nevojė pėr sqarime, por Edi Rama, tashmė i shndėrruar esėll, justifikohet se natėn e kishte kaluar tek vila e Behxhet Pacollit, aty ku bujtės kishte qenė edhe presidenti Bamir Topi. Merret vesh se ajo frazė ishte shumė e mjerė pėr tė ndalur komprometimin e akomodimit tė tij nė dhomėn e "Emerald"-it si dhe pėr konsumimin e minibarit pėr orė tė tėra. Mė tej akoma, prania e gjithėkohshme nė hotel e badygard-it dhe e shoferit ishte njė tjetėr demaskim i justifikimit tė tij tė mjerė.
Mė tė themelta janė lajmet qė erdhėn nė tė njėjtėn ditė nga Tirana e qė tregonin pėr zakonin e kahershėm tė Edi Ramės pėr tė mos paguar asnjėherė e pėr tė mos pyetur as pėr denoncimet e shpeshta qė kanė ardhur nga shumė lokale, hotele e motele tė Tiranės pėr tė njėjtat motive. Por Edvini s’pyet, ai s’ēan kokėn pėr kėto detyrime, se ėshtė rritur sipas filozofizė sė zhvatjes "ha-merr-ik". Dhe jargavitet nėpėr telefona qė skandali i parmbrėmshėm tė mos i dilte nė publik, afėrmendsh s’mund tė merret si shenjė se ai po ndryshon...pėrkundrazi...


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:29.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.