![]() |
Pashko Vasa
[B]Pashko Vasa O moj Shqypni e mjera Shqypni![/B]
[YOUTUBE]GxwFiBiKHss[/YOUTUBE] |
Titulli: Pashko Vasa
[I]
[B]Vaso Pasha 1825-1892- jeta dhe vepra.[/B] [B]O moj Shqypni, e mjera Shqypni[/B] O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush tė ka qitė me krye n'hi? Ti ke pas qenė njė zojė e randė, Burrat e dheut tė thirrshin nanė. Ke pase shumė t'mira e begati, Me varza t'bukura e me djelm t'ri, Gja e vend shumė, ara e bashtina, Me armė tė bardha, me pushkė ltina, Me burra trima, me gra tė dlira; Ti ndėr gjith shoqet ke qenė ma e mira! Kur kriste pushka si me shkrep moti, Zogu i shqyptarit gjithmonė i zoti Ke qenė pėr luftė e n'luftė ka dekun E dhunė mbrapa kurr s'i mbetun. Kur ka lidhe besen burri i Shqypnisė, I ka shti dridhen gjithė Rumelisė; Ndėr lufta t'rrebta gjithėkund ka ra, Me faqe t'bardhė gjithmonė asht nda! Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je? Po sikur lisi i rrxuem pėrdhe, Shkon bota sipri, me kambė, tė shklet E nji fjalė t'ambėl askush s'ta flet. Si mal me borė, si fushė me lule Ke pas qenė veshun, sot je me crule, E s'tė ka mbetun as em'n as besė; Vet e ke prishun pėr faqe t'zezė! Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra, Ndėr nji qind ēeta jeni shpėrnda; Sa thonė kam fe sa thonė kam din; Njeni:" jam turk", tjetri:"latin" Do thonė: " Jam grek", "shkje"-disa tjerė, Por jemi vllazen t'gjith more t'mjerė! Priftnit e hoxhėt ju kanė hutue, Pėr me ju damun me ju vorfnue! Vjen njeri i huej e ju rri n'votėr, Me ju turpnue me grue e motėr, E pėr sa pare qi do t'fitoni, Besėn e t'parėve t'gjith e harroni, Baheni robt e njerit t'huej, Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej! Qani ju shpata e ju dyfeqe, Shqiptari u zu si zog ndėr leqe! Qani ju trima bashkė me ne, Se ra Shqypnia me faqe n'dhe! E s'i ka mbetun as bukė as mish, As zjarm nė votėr, as dritė, as pishė; As gjak nė faqe, as nder ndėr shokė, Por asht rrėzue e bamun trokė! Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra, M'ata sy t'bukur q'dini me qa, Eni t'vajtojmė Shqypninė e mjerė, Qi mbet' e shkretė pa em'n, pa nder; Ka mbet e vejė si grue pa burrė, Ka mbet si nanė, qi s'pat djalė kurrė! Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekė Ket fare trimneshe, qi sot asht mekė? Ketė nanė tė dashtun a do ta lamė, Qi njeri i huej ta shklasė me kam? Nuk, nuk! Kėtė marre askush s'e do Kėtė faqe t'zezė gjithkush e dro! Para se t'hupet kėshtu Shqypnia, Me pushkė n'dorė le t'desė trimnia! [B]Ēoniu, shqyptarė, prej gjumit ēoniu, Tė gjithė si vllazėn n'nji besė shtėrngoniu, E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht Shqyptaria![/B] Qysh prej Tivarit deri n'Prevezė, Gjithkund l'shon dielli vap'ė dhe rreze, Asht tok' e jona, prind na e kanė lanė Kush mos na e preki, se desim t'tanė Tė desim si burrat qė vdiqnė motit Edhe mos marrohna pėrpara Zotit. [/I] |
Titulli: Pashko Vasa
[IMG]http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/2/21/PashkoVasa.jpg/220px-PashkoVasa.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.albanovaonline.com/scutari/img/casa_pashko_vasa.jpg[/IMG] [IMG]http://t3.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcSMG_12yF5896icXfq9Tqlro_XxY2ACSqrtUI5_6_w68FEZ-5r_[/IMG] [IMG]http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/9/90/Pashko_Vasa.jpg[/IMG] |
Pashko Vasa O moj Shipni
[YOUTUBE]jTaDCEOw9yc&feature=related[/YOUTUBE]
|
Titulli: Pashko Vasa
Qysh po perseritet historia....
[I]".................................................. Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra, M'ata sy t'bukur q'dini me qa, Eni t'vajtojmė Shqypninė e mjerė, Qi mbet' e shkretė pa em'n, pa nder; Ka mbet e vejė si grue pa burrė, Ka mbet si nanė, qi s'pat djalė kurrė! ....................................................[/I]." |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:23. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.