Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Politika (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=108)
-   -   Serbėt kėrkojnė ndarjen etnike tė Bujanocit (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=32156)

Zero Cool 05-09-11 14:35

Serbėt kėrkojnė ndarjen etnike tė Bujanocit
 
[B]Serbėt kėrkojnė ndarjen etnike tė Bujanocit[/B]


[IMG]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0905124802559_m.jpg[/IMG]


[B][I]Organizatat politike tė serbėve tė Bujanocit kėrkojnė qė tė bėhen listat e shqiptarėve qė jetojnė nė Kosovė e qė gjoja nė Bujanoc paraqiten vetėm pėr zgjedhje. Ata madje kėrkojnė edhe ndarjen e komunės nė baza etnike.[/I][/B]

[I]Para regjistrimit tė popullatės nė Serbi, qė do tė mbahet nė tetor, serbėt e Bujanocit thonė se nė listat votuese paraqiten njerėz pa numėr amze, e qė sipas tyre janė shqiptarė nga Kosova ose nga Maqedonia.

Randel Veljkovic, koordinator i Kėshillit nacional serb tė Bujanocit, thotė se njė delegacion serb nė Institutin e Statistikave ka thėnė se “nė regjistrimin e mėparshėm tė vitit 2001 kishte probleme, pėrfshirė edhe falsifikime, me tė cilat ėshtė rritur numri i shqiptarėve dhe ėshtė bėrė majorizimi i tyre nė pushtetin e Bujanocit”.

“Shqiptarėt i kanė marrė tė gjitha tė drejtat, dhe tė gjitha funksionet nė kompanitė publike u takojnė atyre. Nėse kjo ėshtė nė duar tė shqiptarėve, atėherė po radikalizohet projekti i Shqipėrisė sė Madhe, se ata Bujanocin veē e cilėsojnė si pjesė tė Kosovės Lindore”, ka thėnė Veljkovic, transmeton “B92”.

Kryetari i Komunės sė Bujanocit, Shaip Kamberi, ka thėnė se idetė pėr ndarjen e komunės janė tė liga, tė cilat mund tė shkaktojnė tensione nė kėtė komunė shumetnike.

“Jam kundėr ndarjes sė komunės, sepse kėto ide na kthejnė nė tė kaluarėn. Nuk e di asnjė arsye tjetėr qė tė dėshmohet numri i banorėve tė komunės, pos asaj qė ėshtė shkruar me ligj, pra me regjistrim. Ėshtė e pakuptimtė se si dikush nė nivelin lokal kėrkon caktimin e kufijve etnik”.

Sipas Kambherit, nuk ėshtė e vėrtetė se serbėt janė tė majorizuar, sepse numri i tė punėsuarve ėshtė nė dobi tė tyre.
“Ndėrsa, sa i pėrket funksioneve udhėheqėse, nė Bujanoc vepron vetėqeverisja lokale nė bazė tė marrėveshjes sė koalicionit tė arritur mes partive politike shqiptare dhe serbe. Edhe pse shqiptarėt me regjistrim e pėrbėjnė 54 pėrqindėshin e popullatės – pa i llogaritur 10 mijė shqiptarė qė jetojnė jashtė – pjesėmarrje e tyre nė institucionet lokale dhe rajonale ėshtė simbolike, ose pothuaj nuk ka fare. Koalicioni i tashėm, i pėrbėrė nga tri parti shqiptare dhe dy serbe, ėshtė dėshmi se ėshtė i mundshėm bashkėpunimi dhe funksionimi normal i komunės nė dobi tė qytetarėve tė saj”.

Nėnkryetari i Kėshillit tė serbėve tė Bujanocit, Svetislav Velickovic, thotė se nė regjistrimin e vitit 2002 nė Bujanoc ishin dy regjistrues, shqiptar dhe serb, “dhe se tė dhėnat e tyre ishin tė ndryshme”, porse janė ‘pėrshtatur’ me urdhėr tė Nebojsa Covicit, kryetarit tė atėhershėm tė Trupit Koordinues.

“Pas pėrshtatjes, ka dal se janė 23 mijė shqiptarė, 15 mijė serbė, krahas 3 mijė e 800 romėve dhe 500 tė tjerėve. Ndėrsa, ėshtė reale se ka sė paku 1 pėr qind serbė mė shumė se shqiptarė, derisa nė qytet kjo shkon nė 5 pėr qind”, ka thėnė Velickovic.

Tomislav Stojanovic, nga Kėshilli popullor dhe Lėvizja pėr Bujanoc, thotė se nėse nuk gjendet njė zgjidhje e pėrshtatshme pėr serbėt, ndarja e komunės ėshtė e pashmangshme.

Sipas tij, janė formuluar tri kėrkesa. E para ka tė bėjė me regjistrimin me kontrollin e fortė tė organeve shtetėrore, tė cilėt nuk duhet tė jenė nga Bujanoci.

“Deri tash, nė komisionin regjistrues tė komunės ishin katėr shqiptarė dhe dy serbė”, ka thėnė ai.

“Sė dyti, kėrkojmė qė tė rregullohen dhe tė revidohen listat e regjistrimit, me kontrollin e fuqishėm tė lajmėrimit tė qėndrimit. Shteti duhet tė kėrkojė listat e atyre qė jetojnė nė Kosovė, ndėrsa figurojnė ende nė Bujanoc e lajmėrohen veē kur duhet tė votojnė. Dhe e treta, nėse dy kėrkesat tona nuk realizohen dhe nėse serbėt akoma janė qytetarė tė rendit tė dytė nė shtetin e tyre, nuk na mbetet gjė tjetėr pos tė kėrkojmė pėrkufizim territorial dhe ndarjen e Bujanocit nė dy komuna, nė njė lloj tė etnitetit serb dhe shqiptar. Qyteti i Bujanocit do tė mbeste nė etnitetin serb, ndėrsa ai shqiptar do ta kishte qendrėn nė Tėrnocin e Madh”.

Kryetari i Klubit shtėpiak, Aleksandar Popovic, ka thėnė se nė shkurt e kanė dorėzuar njė peticion Qeverisė sė Serbisė, tė cilėn e kanė nėnshkruar 7 mijė e 50 serbė tė Bujanocit, ku janė pėrmbledhur kėrkesat e tyre, pėrfshirė edhe ato pėr formimin e kėshillit anketues nė parlament, “i cili do tė vėrtetonte tė gjitha faktet pėr Bujanocin”.[/I]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:39.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.