![]() |
Ali Pashė Tepelena
[B][URL="http://en.wikipedia.org/wiki/Ali_Pasha"]Ali Pashė Tepelena[/URL][/B]
[YOUTUBE]gQt57_sRoew&feature=player_detailpage[/YOUTUBE] [IMG]http://alipasha.tepelena.com/images/bigpic.png[/IMG] |
Titulli: Ali Pashė Tepelena
[B][I]Nuk asnje dyshim se figura me e rendesishme dhe me e famshme e historiografise Shqiptare neper kohera eshte figura e Ali Pashe Tepelenes, Pashait Shqiptar, sundues te Shqiperise se Mesme dhe Jugore, te fundshekullit te 18 deri me 1822.
Ali Pashe Tepelena qe mendohet te kete lindur diku mes intervalit te 1740 deri me 1750, ishte bir i nje familje aristokrate Shqiptare nga Tepelena. Gjyshi i Ali Pashes i qujatur Mukhtar, ishte nje komandant i zoti ne ushtrine Osmane, gje te cilen ai e pati treguar ne rrethimin e Korfuzit me 1716. I jati i Mukhtarit, Muēoja (apo Mustafai) ka qene Be nga Gjirokastra dhe besohet te kete qene muteselim (nen-guvernator) i nahijes se Tepelenes qytet qe ishte pjese e Sanxhakut (rrethit) te Vlores. Mukhtari, gjyshi i Aliut si Be qe ishte, kishte nen kontrollin e tij prona dhe ushtare te shumte. Me vdekjen e Mukhtarit, titulli i Beut dhe pronat e Mukhtarit i kaluan te jatit te Aliut, Veliut. Gjate nje sherr qe Veliu i jati i Aliut pati me kusheririn e tij te pare, Islam Beun qe ishte edhe mutessarrif i Delvines, coi ne vrasjen e Islamit nga Veliu me 1759, gje qe coi Porten e Larte (ne Stamboll) qe pas 3 vitesh ta caktoje Veliun si mutessarrif i Delvines. Ali Pasha qe u lind ne kete rreth aristokratik Shqiptar qe nje raport ndaj Hapsubrgeve te 1783 permendet se familja e Aliut ishte familja me nobel e Toskeve te te gjithe Epirit nuk pati fat qe te gezoje shume. Ne moshen 10 vjecare vdekja e babait te Aliut e coi familjen e tij qe te gjendet e vetme ne mes te kater rrugeve, te braktisur dhe varferuar. Familjes se mbetur pa burre te Aliut, armiqte e te atit te tij filluan qe ti benin lloj-lloj poshtersishe. Per kete arsye, e ema e Aliut, Hankoja qe rridhte nga fshati i Konices , tashme u detyrua qe te marre rrolin e burrereshes ne familje dhe u mundua qe te mbronte nderin dhe pronat e saja nga armiqte e te shoqit. Por ne nje konfrontimet qe ajo pati me bandat e Kardhiqioteve dhe Harmoveve, ajo ra viktime e pabesise se Kardhiqioteve qe e turperuan Hankon sebashku me te motren e Aliut, Shanicen duke i marre peng dhe cnderuar. Aliu i vogel qe ne kete kohe mendohet qe te kete qene mes 10 deri me 15 vjec arriti qe te shpetoje nga kurthi i Kardhiqoteve, por pasiqe ai ishte i pafuqishem dhe i vogel, ai nuk mundi qe te shpetonte dot nenen dhe motren e tij nga poshtersite e Kardhiqoteve. Motra dhe e ema e Alit u lirua nga Kardhiqotet vetem pasi nje tregtar Grek nga Gjirokastra shkoi ne Kardhiq dhe i pagoi Kardhiqotet per lirimin e dy femrave te marra peng. Hidherimi qe Aliu i vogel morri ne shpirt nga kjo poshtersi, dhe kerkesa e Hankos per te marr hak per nenen e tij, ndoshta ishin edhe shkaqet kryesore qe cuan Aliun qe te rritej si nje djale ambicioz dhe me inspirime ne jete. Duke qene se ai rridhte nga nje familje e varfer, por me tradite aristokratike, Aliu rinine e tij sipas shume tregimesh e nisi si bandit qe shquhej per trimeri dhe zgjuarsi. Ne kohen e rinise se Aliut Shqiperia e Mesme policohej nga armatolet qe ishin mercenare Greko-ortodoks, qe shquheshin per kurrupsion dhe hajdutllek te madh mes tyre. Ali Pasha sipas disa tregimesh mendohet qe te kete qene kryetar i nje bande cubash me ndikim nė Thesali dhe anės se maleve tė Pindit gjate rinise. Perderisa keto krahina ne ate kohe administroheshin nga Pashallėku i Beratit me nė krye Ahmet Kurt Pashėn, nje dite, Aliu u zu rob dhe e pru nė Berat. Pashait te Beratit, Ahmetit, i bėri shume pėrshtypje bukurija dhe mencuria e Aliut. Per kete arsye Ahmeti, e punesoi Aliun si roje personale ne shtepine e tij. Por pas disa kohesh pune ne Pashallekun e Beratit, Aliu qe transmetohet te jete merzitur me Pashain, te cilit ai i kerkoi vajzen e tij, por qe Pashai ia rrefuzoi, u largua nga Berati dhe u bashkua me shoket e tij te mehershem. Me pas Aliu kaloi ne Delvine ku aty u martua me te bijen e Kapllan Pashes, (Pashait te Delvines qe ishte ne lufte me Ahmet Kurtin), Gjylsymen. Duke qene i ri ne moshe (24 vjec) dhe nje njeri me ambicje dhe zgjuarsi, Kapllani pa tek Aliu nje njeri te afte per te bijen e tij. Disa kohe pas marteses se Aliut ne Delvine, i vjerri i Aliut, Kapllani, vdiq. Vendin e Kapllanit e zuri kunati i Aliut, qe quhej Ali dhe ishte martuar me te motren e Aliut, Shanicen. Por kunati i Aliut pas pak kohesh vdiq ne nje konflikt, kurse i vellai i tij Selimi nuk u lejua qe te behej Pasha nga Padishau i Stambollit, keshtu qe posti i shkoi Aliut nga Tepelena. Pak kohe pas marrjes se postit te Pashait te Delvines , me 1787, Ali Pashes iu caktua posti i Derbendler Bashbugut (shefi i policise se rrugeve malore). Zotesia e Aliut dhe sinqeriteti i tij ne pune jo vetem qe shtoi besimin e Portes se Larte ne aftesite e Aliut, por mbi te gjitha i solli zonave qe ai policonte qetesi dhe siguri qe kishte munguar prej kohesh, kjo fale ndershkimeve te rrepta qe Aliu iu dha hajduteve e kacakeve te kohes. Duke rekrutuar nje force Shqiptaresh te perbere nga 4.000 veta, Aliu vendosi rregull qe nga Janina e deri ne Thermofilat. Duke pasur kete post, sebashku me postin e mutessarrifit te sanxhakut te Terhalles te cilin Aliu e kishte marre ne 1786, Aliu marshoi drejt Janines me 1788 ku zoteronte anarkia. Me vendosjen e rregullit dhe qetesise ne Janine, Aliut iu dha posti i Pashait apo Vezirit te Janines, qe perpara tij u mbante nga Izet Pasha. Ky post qe ishte edhe posti me i larte qe Aliu do te gjente ne karrieren e tij coi ne themelin e shtetit autonom Shqiptar qe Ali Pasha krijoi dhe udhehoqi gjate jetes se tij, prej moshes 44 vjec e deri ne vdekje. Keto Materiale u mblodhen nga burime te ndryshme ne Internet dhe Historia e Popullit Shqiptar, botim i Ministrise se Arsimit.[/I][/B] |
Titulli: Ali Pashė Tepelena
[I]Ali Pashe Tepelena
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani Faqe 148 Ndėrsa rebelizmi kronik* i Jeniēerve po shkatėrronte pushtetin qėndruer, autoriteti i Sulltanit nuk vepronte ma nė krahinat e largėta tė perandoris tė tij. Prandaj, ishte fare e natyrshme qė guvernatorėt e provincjeve turke nė Evropė, nė Azi dhe nė Afrikė, tė orvateshin me u ēkėputė krejt nga Stainbolli pėr tė formue principata mė vehte. Nė fillim tė shekullit tė XIX Vezirėt e Damaskut, tė Akrės dhe tė Bagdadit ishin deklarue si rebelė. Ata tė Antiokės dhe tė Alepit kishin fitue famė tė keqe si "kulēedra mizorije". Nė Egjypt, Mehmet Ali Pasha, i biri i nji katundari shqiptar prej Kavalle, ishte ba sundimtari fuqiplot i vėndit dhe lakmonte me zanė fronin e Sulltanit. Po kjo gja ndodhi edhe nė Shqipni. Ali Pasha, i cili lindi nė Tepelenė mė 1744, arrijti sa me ushtrue nji pushtet gadi tė pamvarun mbi Shqipnin, prej Shkumbinit e deri nė Misolongji. Simbas nji tradite, stėrgjyshi i Ali Pashės ka qenė njifarė dervish Nazifi prej Anadollit, i cili ishte arratisė nė Shqipni nė shekullin e XVI, mbasi kishte ba nji tė paudhė nė vėndin e tij. Por versjoni i pranuem sot mbi origjinėn e Ali Pashės asht ai i Pouqueville-it, konsulli francez nė Janinė, i cili shkruen se ishte prej gjaku shqiptar. E ama e tij Hanko, nji grue autoritare me karakter tė fortė dhe ambicje tė madhe, ishte nga nji familje bejlerėsh ilaka me vezirin e Beratit Kurt Pashėn. I ati, Veli beu, ishte ba i pari i Tepelenės mbasi kishte mbytė dy vllaznit e tij. Veli beu vdiq mė 1773 kur Aliu ishte vetėm nandė vjeē. E ama, p cila kishte pėsue poshtnime nga dora e anmiqve tė burrit tė saj tė vdekun, futi nė zemrėn e njomė tė Aliut pasjonin e hakmarrjes, lakmin me u ba i pasun dhe i fuqishėm, dhe vullnetin mos me tregue mėshirė kundrejt atyne qė e kundėrshtonin. Kur Ali Pasha filloi karrjerėn e tij pėr me u ba satrapi* i Janinės Shqipnija ishte nė nji gjendje anarkije tė plotė. Pronarėt feodalė sundonin nė fushat, krenėt e fiseve nė malet, dhe qė tė dy palėt ishin me thikė nė mes tė tyne. Muhamedanėt dhe tė Krishtenėt jetonin nė pėrpjestim tė ndryshme nė qytetet dhe krahinat. Por prirja e lashtė pėr liri personale dhe autonomi lokale ishte ma e fortė se fanatizmi ose antagonizmi fetar. Nė malet e Shqipnis fiset arbnore kishin ruejtė autonomin e tyne gadi tė plotė kundrejt pushtetit otoman, i pėrfaqsuem nga nji bej ose pasha qė kryesonte administratėn e nji krahine. Fusha e bregdetit dhe luginat pjellore tė lumenjve kryesor ishin ba ēifliku i familjeve feodale, disa prej tė cilave pretendojnė se janė trashėgimtarė tė atyne qė jetuen dhe luftuen nė kohėn e Skėnderbeut, sidoqoftė ajo qė ka rėndėsi asht se kjo aristokraci feodale ishte prej race dhe gjuhe shqiptare. Pashallarėt dhe Bejlerėt e Shqipnis, qofshin renegatė tė kohės sė Skėnderbeut ose qė ishin ba pronarė tue shkue me harxhe pėr hesap tė Sulltanit, kishin pranue fen muhamedane dhe sundimin otoman pėr tė gėzue privilegjet e tyne. Kėto privilegje pėrfshinin, pėrveē pronėsis sė tokave tė gjana, megjith bujqėt qė i punonin, edhe drejtimin e admimstratės sė vendit si pėrfqėsues tė Sulltanit. Nji zanat i preferuem i aristokracis shqiptare ishte me mobilizue trimat dhe me shkue me harxhe, domethanė me luftue pėr tė holla pėr hesap tė Sulltanit nė tė katėr ēipat e perandoris. Sapėr ēifēinjtė, ose bujqėt e ēifligjeve, ata ishin herė muhamedanė dhe herė tė krishtenė, por vuenin njisoj nga abuzimet dhe padrejtėsit e pronarve. Natyrisht, kishte edhe pėrjashtime, kur pronari ishte i njerzishėm dhe loste kundrejt bujkut rolin e kooperativės dhe te shoqnis sė sigurimit. Sidoqoftė, nji gja qė duhet theksue asht se kristjanėt e Shqipnis, bujk ose qytetas, nuk kishin ra nė shkallėn e "rajave", sikundėr nė shtetet e tjerė tė Balkanit. Nė Sėrbi, nė Bullgari dhe gjetkė populli i bashkuem nga feja e ndjente vehten tė shtypun ndėn sunduesin e huej qė ishte i nji feje dhe i nji race tjetėr. Derisa u kristalizuen ndjenjat kombėtare, feja luejti rolin e cementit pėr tė mbajtė popullin tė bashkuem dhe nė anmiqsi kundėr regjimit otoman qė e trajtonte si raja. Kurse nė Shqipni nji aristokraci feodale prej origjine shqiptare qeveriste vėndin pėr hesap tė Sulltanit, ndėrsa fiset e malėsive gėzonin tė drejtėn e vetqeverimit me fare pak kufizime. Nji pikė tjetėr me randėsi asht se bujku kristjan nuk ndjente kundrejt beut muhamedan atė mėni racjale qė ndante Sėrbin ose Bullgarin nga sundimtari turk. Ky asht ndoshta shkaku themeltar nė ndryshimin ndėrmjet evolucjonit* tė Shqipnisė dhe shteteve tė tjerė tė Balkanit nė shekullit e XIX. Nė kohėn kur Ali Pashė Tepelena filloi karrjerėn e tij, nė qytetet kryesore si Janina, Berati, Vlona, administrata kryesohej nga vezirė ose pashallarė tė emnuem me ferman tė Sulltanit. Nė qytetet ma tė vegjėl si Delvina, Kardhiqi, Preveza, Gjinokastra, Tepelena, etj., sundonin bejlerėt vėndas, tė cilėt iu shtroheshin urdhnave tė qendrės derisa iu leverdiste. Nė krahinat malėsore si Suli, Himara, Labėrija, Skrapari, populli vetqeverisej, ashtu si Malėsija e Veriut nė kohėt tona. Gjendja nuk ndryshonte nga fakti se Suliotėt dhe Himariotėt ishin kristjanė, ndėrsa Labėrija dhe Skrapari ishin myslimanė. E vetmja lidhje nė mes tė kėtyne komuniteteve autonome tė qyteteve dhe tė krahinave dhe pushtetit qendruer tė pėrfaqsuem nga veziri ose pashaj, ishte tagri vjetuer qė duhej tė paguenin. Le tė mos harrojmė se populli nuk shifte asnji dobi nga ky tager, as mbrojtjen e personit dhe tė pasunis, as arsim, dhe asnji nga shėrbimet publike tė nji shteti modern. Sejcili komunitet duhej t'i dilte zot tė drejtave tė tij me pushkė nė krahė. Kėshtu qė grindjet lokale nuk kishin mbarim dhe davanė e fitonte kush ishte ma i fortė. Malcoret qė nuk i ushqente toka ishin rrebeshi i popullatės fushore. Kohė mbas kohė ata zbritnin nga ēerdhet e shqiponjės pėr tė krye spedita plaēkitjeje, tue marrė me vehte sidomos gjan e gjallė tė fusharakve. Pėr ta kjo ishte si me plaēkitė nji tokė tė huej, mbasi nė fusha shkonte vula e Sulltanit. Megjithse kishin kalue ma se tre shekuj ndėn sundimin otoman, Shqiptarėt myslimanė ose tė krishtenė nuk e kishin harrue se ishin tė nji race tė ndryshme nga ajo e Turkut. Anglezi J.C.Hobhouse, i cili vizitoi Shqipnin nė fillim tė shekullit tė XIX bashkė me Lordin Byron, shkruen kėshtu: "Nuk ka dyshim se kristjanėt qė mund tė quhen Shqiptarė pa dashtė me i ba hatrin kurrkujt, janė krejt tė padallueshėm nga muhamedanėt. Ata janė tė armatosun dhe shum prej tyne janė nė shėrbim tė Ali pashės, tue mos ndryshue nė asnji mėnyrė nga ushtarėt e tij tė tjerė. "Vihet re ndėr Shqiptarėt nji frymė pamvarsije dhe nji ndjenje atdhedashunije qė kapėrxejnė dhe shlyejnė tiparet e veēanta qė vėzhguesi i huej ven re nė mes tė ndjekėsve tė dy feve, muhamedane dhe kristjane, nė viset e tjera tė Turqis. "Kėshtu qė ndėrsa banori i nji krahine tjetėr, kur e pyet se ēka asht, tė pėrgjigjet "jam Turk" ose "jam Kristjan", banori i kėtij vėndi (domethanė i Shqipnis) tė pėrgjigjet "jam Shqiptar".1 Hobhouse-i qėndroi sidomos nė Jardnė dhe pėr tė Shqipnija shtrihej deri nė Mecovė dhe vargmalet e Pindit. Asht e vėrtetė me thanė se ndjenja e unitetit kombėtar si nji forcė politike vepruese nuk ekzistonte endė, por nė kėt gjėndje ishin atėhere edhe kombet e tjerė tė Balkanit. Nacjonalizmi luftėtar u ngjallė ndėn influecėn e ideve tė Revoljucionit francez dhe shkėndija e kryengritjes kombėtare u ndez me incicjativėn e forcave pėrtej kufinit. Nė rastin e Greqis, "Eterija" qė filloi luftėn e pamvarsis u themelue nė Odesė dhe shefi i saj, Ipsilanti, ishte nji gjeneral i ushtėris cariste. Nė kohėn e Ali Pashės detyrėn e xhandarit nė qytetet dhe katundet e banin "Armatolėt". Kėta rekrutoheshin nė mes tė djelmoshave kristjan tė vėndit me autorizimin e Pashajt tė Sanxhakut ose Krahinės. Por me dobėsimin e pushteti perandorak, Armatolėt kishin fillue tė bashkėpunonin me hajdutėt pėr grabitjen sistematike tė popullit qė duhej tė mbronin. Ali Pashė Tepelena filloi karrjerėn e ti) si kryetari i nji bande hajdutėsh qė vepronte sidomos nė Thesali dhe anės maleve tė Pindit. Kto krahina administroheshin nga Pashallėku i Beratit qė kishte nė krye Kurt Pashėn. Nji dit prej ditve, Alinė e zunė rob dhe e prunė nė 1. C. Hobhouse - Travels in Albania etc. f. 138-140[/I] |
Titulli: Ali Pashė Tepelena
[I]Berat. Kurt Pashės i banė pėrshtypje
bukurija mashkullore e djaloshit hajdut, mėndja e tij e shkathėt dhe zotėsija nė tė folun. Prandaj, ai e fali dhe vendosi me e mbajtė nė Konak si trim tė rojes sė tij personale. Aliut iu rrit mėndja dhe nji dit muer guximin me kėrkue pėr grue tė bijėn e Pashajt. Natyrisht, kėrkesa e tij u hudh poshtė me pėrbuzje dhe vajza u martue me Ibrahim Pashėn e Vlonės. Kjo martesė e goditi Aliun si nji thikė nė zemėr dhe ai ndjeu nji urrejtje tė pashuejtėshme kundėr rivalit tė tij ma tė lumtun. Me rastin ma tė parė Aliu u arratis nga Berati dhe u bashkue me bandėn e hajdutve. Kurt Pasha i zemruem dha urdhėn qė dezertori tė shtihej nė dorė, i gjallė a i vdekun. Aliu u zuė ngushtė nga trimat e armatosun qė e gjurmonin dhe gjeti strehė te Kapllan Pasha i Delvinės. E ama qė vėzhgonte me kujdes ēdo hap tė Aliut, rregulloi martesėn e tij me Gjylsymen, tė bijėn e Kapllan Pashės. Martesa u celebrue me salltanet* tė madh mė 1768. Aliu ishte 24 vjeē. Kapllan Pasha donte me pėrdorė zotėsin e tė dhandrit pėr tė zgjanue pushtetin e tij, por Aliu kishte ambicjet e veta dhe e kėqyrte tė vjehrrin si nji pengesė pėr realizimin e tyne. Ai bani disa intriga kaq djallzore pranė guvernatorit tė Manastirit saqė Kapllan Pasha muer urdhėn tė paraqitej menjiherė pėr tė dhanė hesap. Aliu e kėshilloi qė tė shkonte me elokuencėn* e tij tė flaktė, dhe Kapllan Pasha u nis pėr nė Manastir pėr tė mos u kthye kurr ma. Por dinakėrija e pashpirt nuk i vlejti Aliu mbasi nė Pashallėkun e Delvinės u emnue me ferman tė Sulltanit i biri i Kapllan Pashės, i cili quhej Ali. Por Hanko e Tepelenės nuk e humbi pusullėn nga kjo disfatė dhe filloi pėrsėri manevrat pėr tė martue tė bijėn Shanise me Pashan e ri tė Delvinės. Pak kohė mbas martesės, ky i ngrati u vra nė nji shamatė. Suksesori i tij Selim beu u damkos si tradhtar me dekret tė Sulltanit mbas raporteve tė trilluem nga Aliu i Tepelenės, i cili u ngarkue tė sillte nė vend vullnetin e sundimtarit tė Stambollit. Selim Pasha i Delvinės u vra nė nji pritė qė kishte ngrefė Aliu i Tepelenės, i cili i zuni vėndin menjiherė. Pak ma vonė, ai u ernnue Dervenxhi Bashi, domethanė Inspektor i rrugėve. Me fjalė tė tjera, hajduti i djeshėm u ngarkue me detyrėn e policit, dhe padyshim ishte njeriu qė mund ta kryente kėt detyrė ma mirė se kushdo tjetėr. Ai rekrutoi nji fuqi t'armatosun prej katėrmijė Shqiptarėsh dhe duel me inspektue rrugėt nga Janina nė Thermopilet, dhe ua bani jetėn skėterrė hajdutve. Krenėt e tyne i kapi dhe i theri, ndėrsa pjestarėt e tjerė u arratisėn nėpėr malet pėr mos me u dukė ma. Qetėsija mbretnoi pėrsėri nė fushat e Epirit, udhėtimi nėpėr rrugėt u ba ma i sigurtė dhe shum banorė katundesh qė ishin arratisė nga frika u kthyen nė shtėpit e tyne. Pėr Ali Tepelenėn hyrja nė shėrbim tė Sulltanit ishte vetėm nji shteg pėr tė prue nė vend ambicjen e gjith jetės sė tij. Tri gjana ishin qė e shtynin me veprue: dishira me u ba i pasun, lakmija e pushtetit dhe pasjoni i hakmarrjes. Nga ndėrgjegja dhe shkrupullat moral ishte krejt i ēveshun, dhe mjetet qė pėrdorte me mjeshtėri tė pėrsosun ishin: rryshfeti, intrigat mrapa shpine, akuzat false dhe shkelja e besės sė dhanun, krimi ma i madh pėr nji Shqiptar. Vetėm kur kėto armė, si me thanė politike, nuk banin efekt, pėrdorte Ali Tepelena forcėn brutale pėr t'ia arrijtė qėllimit tė tij. Ai sundonte impulset dhe ndjenjat e tij tė natyrshme me nji vullnet tė hekurt dhe i bante tė tjerėt pėr vehte, tue u tregue si njeriu ma i dashtun, ma i sinqertė dhe ma gojėambėl qė kishte jetue ndonji herė. Dinakėrija makjavelike dhe mjeshtėrija e diplomatit tė pėrsosun shoqnoheshin tek Ali Tepelena me nji zėmer luani qė nuk dinte se ē'asht frika, dhe me nji talent ushtarak tė jashtėzakonshėm. Ambicja e tij shtohej me suksesin, dhe kishte ditė kur Ali Tepelena andrronte me u ba sundimtari i pamvarun i Shqipnis dhe i nji pjese tė Greqis. Por mrapa kėtij plani madhėshtor nuk kishte asnji ndjenjė patriotike, as nji idė kombtare dhe ndoshta ky asht shkaku pse dėshtoi. Mbasi spastroi rrugėt nga hajdutėt dhe kleftėt, Ali Tepelena u kthye nė Tėrhallė (Trikalla). Pak ma vonė ai marshoi kundėr Izet Pashės sė Janinės tue vue si shkak anarkin qė gjoja mbretnonte nė at Sanxhak. Spedita e tij pat sukses dhe Sulltani e bani Vezir ose Pasha tė Janinės. Porsa muer zyrtarisht titullin Pasha dhe u vendos nė krye tė nji krahine admin- istrative, Ali Tepelena ndryshoi themelisht taktikėn e tij. Tash ai mund tė pėrdorte aparatin shtetnor tė perandoris Otomane pėr tė realizue po at ambicje qė e kishte nxitė me u ba kryetar i nji ēete hajdutėsh kur ishte djal i ri. Pra, tue fillue nga viti 1788, kur sapo kishte mbushė 44 vjeē, Ali Tepelena shtriu pushtetin e tij mbi krahinat e Shqipnis me nji ritėm tė furishėm dhe tue u ēkėputė gjithnji e ma tepėr nga kontrolli i Stambollit. Dora e tij e hekurt ra ma sė pari mbi Suliotėt qė qeverisnin vetveten si fiset e Malėsis sė Veriut nė kohėt tona. Ma sė pari Ali pasha iu kishte dhanė fund sulmeve tė tyne me armė kundėr udhėtarve nė rrugė tė madhe ose katundarve tė fushės. Tue mos mjaftue me kaq, ai deshi tė shkatėrronte banesat e tyne nė majė tė malit ku ishin vendosė me shekuj. U deshėn tri spedita ushtarake pėr tė shkatėrrue republikėn e vogėl trime dhe kryenaltė ta Suliotve. Gadi tue anticipue* metodat totalitare tė shekullit tonė, Ali Pasha nuk u bazue kurr vetėm nė forcėn e armėve pėr tė mposhtė nji anmik. Para se me fillue ofensivėn, ai blinte me tė holla njerėz tė anės kundėrshtare qė pranonin me veprue si agjentėt e tij; ai bante me qėllim akuza false dhe pėrhapte lajme tė rremė pėr tė diskreditue krenėt e anės anmike nė syt e popullit qė iu kishte besue; ē'ka asht edhe ma zi, ai jepte zotime solemne* mbi qėllimet e tij paqedashėse pėr tė ēarmatosė anmikun moralisht, dhe i merrte nėpėr kambė pa pikėn e turpit nė rastin ma tė parė. Megjith intrigat djallzore dhe premtimet tėrheqėse tė Ali pashės, Suliotėt nuk pranuen tė dorzohen por luftuen deri nė pikėn e fundit me nji guxim dhe mjeshtėri tė admirueshme. Vetėm rreziku me vdekė qė tė gjithė, me gra dhe me fėmijė, nga etja dhe urija, i bani me lėshue armėt. Ali Pasha tregoi atėhere se ishte nji bishė e egėr me fytyrė njeriu. Suliotėt kapituluen mė 1803 mbas nji blokimi tė gjatė nė ēerdhet e shqiponjave, ku nuk mund t'iu shkonte asnji ndihmė nga jashtė. 1 biri i Ali Pashės, Muhtar beu, i cili komandonte forcat rrethuese u dha Suliotve besėn e ushtarit se do tė liheshin tė lirė tė shkonin megjith familjet e tyne nė Pargė tė detit Jon. Ali pasha e shkeli premtimin dhe dėrgoi ushtarėt e tij pėr tė masakrue Suliotėt, ndėrsa po shkonin nė Pargė, dhe kur nuk ishin nė gjendje tė mbronin vehten. Ajo goditje tradhtare nė shpinė i dha shkas nji sqene tragjike kur gratė Suliote u hudhėn nga shkėmbi nė hymnerė, pėr tė mos ra gjallė nė duert e mercenarve tė satrapit tė Janinės. Ali Pasha pėrdori po at taktikė tė pėrzieme tė intrigave, arit tė derdhun pa kursim dhe tė shtypjes sė ēdo rezistence me anė tė fuqis ushtarake pėr tė vue ndėn sundimin e tij komunitetet e lira tė Ēamėris dhe tė Himarės. Por ambicja e Ali pashės nuk kufizoj[/I] |
Titulli: Ali Pashė Tepelena
[I]me kaq. Ai e kishte synin mbi krahinat qė
administroheshin nga funkcjonarėt e emnuem me dekret tė Sulltanit. Sulmin e parė Aliu e drejtoi kundėr guvernatorit tė Beratit Ibrahim pashės, i cili kishte qėn rivali i rij ma i lumtun, tue marrė pėr grue tė bijėn e Kurt Pashės. Hapi i parė i Vezirit ta Janinės ishte me aneksue Konicėn, Pėnnetin dhe Libohovėn qė mvareshin nga Sanxhaku i Beratit. Ibrahim Pasha u orvat me i marrė mrapa me forcė dhe, kur pa se nuk ia dilte dot, pranoi qė sherri tė ndahej me tė mirė. Dy djemt e Ali pashės, Muhtar dhe Veli, u martuen me dy vajzat e Ibrahim Pashės dhe qytetet qė ishin ba mollė e grindjes iu dhanė tė dy nuseve si pajė. Por kjo kryshqi e pėlqyeshme nuk e shpėtoi Vezirin e Beratit nga inati gjakpirės i Ali Tepelenės. Ai filloi nji fushatė ēpifjesh ndėn rrogoz pėr tė tronditė nga mbrenda pozitėn e rivalit, tė cilit kishte vendosė me ia hangėr kryet. Kur u bindė se propa- ganda e tij rnashtruese kishte ba efektin e duhun, Aliu okupoi Beratin pa ndeshė nė asnji rezistencė serjoze. Ibrahim Pasha iku nė Vlonė por edhe atje nuk gjeti shpėtim; ma nė fund u zue rob nga njerzit e Ali pashės, i cili ngurroi me e mbytė mbas mėnyrės sė zakonshme nga frika e raprezaljeve* tė qeveris sė Stambollit. Nji tjetėr epizod i neveritshėm nė karrjerėn e pėrgjakun tė Ali Tepelenės asht shfarosja e banorve tė Kardhiqit. Ata kishin zanė rob dhe kishin poshtnue t'amėn kur Aliu ishte fėmijė. Deri nė shtratin e vdekjes Hankua e kishte vue tė birin nė be qė tė merrte hakėn e turpnimit qė kishte pėsue nga dora e Kardhiqiotve. Aliu nuk e harroi kėt porosi qė pajtohej aq mirė me natyrėn e tij, e cila gjente nji kėnaqėsi sadiste* nė torturat dhe agonin e viktimve. Me rastin e parė ma tė volitshėm, ai rrethoi Kardhiqin dhe, kur banorėt pranuen tė dorzohen, muer gjashtėdhjet vetė si peng dhe urdhnoi qė tė masakrohen menjiherė. Mandej Aliu hyni nė qytet nė krye tė ushtėris dhe kėrkoi qė tė gjith burrat tė shkonin me iu pėrulė. Gadi tetqind burra tė ēarmatosun i shkuen pėrpara dhe ofruen me e njoftė si sundimtar. Aliu vuni maskėn e bujaris dhe u tregue si nji babė kundrejt fėmijve tė pabindun, por tė penduem. Ai i quejh vllazėn dhe djem tė tij dhe kėrkoi me i pa nji nga nji. Tue pasė nji aftėsi tė jashtzakonshme me mbajtė mėnd fytyra dhe fakte, ai njofti ata qė i kishin poshtnue nanėn dhe kjo e bani me shkumbėzue nga inati; plaga e vjetėr e sedrės sė fyeme u ēelė pėrsėri dhe Aliut iu ba syni gjak nga pasjoni* i hakmarrjes. Kjo sqenė barbarizmi dhe pabesije u zhvillue nė nji han tė Kardhiqit. Aliu i verbuem nga instikti* shtazarak u dha urdhėn ushtarve tė rrethonin hanin dhe tė thernin pa mėshirė tė tetqind burrat qė i kishin besue fjalės sė tij. Por ushtarėt e tij, si muhamedanėt vendas, ashtu edhe katolikėt prej Mirdite, refuzuen me shtie kundėr njerzve tė ēarmatosun. Ata i thanė, tue tregue nji guxim dhe krenari tė admirueshme: "Na jemi nė shėrbimin tand, o Vezir, dhe jemi gadi ta luftojmė kudo qė tė na urdhnojsh. Jepu armė kėtyne burrave dhe na do t'i luftojmė. Jemi ushtarė dhejo kasapė". Atėhere Aliu thirri Grekėt tė primun nga njifarė Thanas Vaja, dhe ata e kryen masakrimin barbar tė tetqind Kardhiqiotve. Ali Pasha dhe Fuqit Evropjane Kur lufta e Evropės kundėr Napoleon Bonapartit arriu kulmin, Ali tepelena, Vezir i Janinės, ishte ba sundimtari i pamvarun i Shqipnis deri tek Shkumbini, ndėrsa tė bijtė Muhtar dhe Veli ishin guvernatorė njani i Tėrhallės dhe tjetri i Lepantit. Mbasi Aliu okuponte nji pozitė kyēe nė brigjet e detėnve Adriatik dhe Jon, tė dy palėt luftuese u munduen me e ba mik dhe aleat. Aliu hyni nė marrėdhanje direkte me Napoleonin dhe me Anglezėt, pa marrė parasysh politikėn zyrtare tė qeveris sė Stambollit. Ai ndoqi me vendosmėri dhe me sistem politikėn e tij qė synonte me zgjanue si e si sundimin e tij dhe me shtue pasunin. Kontaktin e parė Ali Pasha e bani me Francezėt mė 1797. Mbas traktatit tė Campoformios flota e Napoleonit okupoi ishujt e detit Jon, ashtu edhe skelat e bregdetit: prevezė, Vonicė, Pargė dhe Butrint, tė cilat deri atėhere kishin qenė tė Venedikut. Aliu i dėrgoi menjiherė nji letėr pėrgėzimi Napoleonit, e cila u botue nga fletoret e Parizit. Guvernatori i Shtatė Ishujve, gjeneral Chabot, e falenderoi Vezirin e Janinės nė emėn tė Gjeneral Bonapartit. Letra u shoqnue me nji dėrgim armėsh dhe municjoni ashtu edhe me autorizimin qė Aliu tė kishte nji flotė tė vogėl ndėn komandėn e tij, gja qė Venecjanėt nuk e kishin lejue kurr, Aliu e pėrdori kėt flotė pėr tė dėrgue fuqi nė Himarė, tė cilėn e zaptoi mbasi masakroi shumicėn e banorve. Kjo mizori gjet pėlqimin e qeveris sė Stambollit, ose Portės sė Naltė, si i thojshin atėhere, dhe Aliu muer si shpėrblim titullin Asllan, domethanė Luan. Kur Napoleoni debarkoi nė Egjypt dhe marrėdhanjet e tij me Turqin u keqsuen, Aliu sulmoi Prevezėn dhe detyroi gjeneralin Chabot tė kapitulonte. Nji numėr i vogėl Francezėsh u zunė rob dhe u dėrguen nė Stamboll me anė tė tokės. Porta e Madhe e aprovoi nxehtėsisht kėt vepėr tė Aliut dhe e shpėrbleu me titullin Pasha me tre bishta. Admirali anglez Nelson, flota e tė cilit po manevronte nė detin Egje, dėrgoi nji nga oficerėt e tij pėr tė urue "Luanin e Janinės". Oficeri qė kreu kėt misjon i tha Ali pashės se Admiralit i vinte shum keq qė nuk muejti me shkue vet me pėrqafue heroin e Epirit.1 Puna nė mes tė Turqis dhe Francės u ndreq pak kohė mbas debarkimit tė Napoleonit nė Egjypt. Tė dy shtetet lidhėn nė mes tė tyne nji aleancė qė pat si rezultat okupimin e Korfuzit nga ana e nji ushtėrije franko-turke. Ali Pasha u detyrue tė linte skelat bregdetare qė kishte shtie nė dorė mbas mundjes sė gjeneralit Chabot, tue mbajtė vetėm Butrintin. Qeverija e Stambollit deshi ta ngushėllonte pėr kėt humbje, tue i dhanė titullin Vali (Guvemator i Pėrgjithshėm) i Rumelis, me qendėr nė Manastir. Mbas traktatit tė Presburgut, Napoleoni krijoi "Provincjet Iliriane" gjatė brigjeve verilindore tė Adriatikut, domethanė nė Dalmacin, Kroacin dhe Sllovenin e sotme, dhe Ali pasha u kthye pėrsėri tė bante politikė me tė. Nji agjent i vezirit, Italjani Guerini, u nis nga Janina pėr nė Tilsitt, ku gjindej Napoleoni, me qėllim qė me i ēkėputė ishullin e Korfuzit. Perandori i Francezve e hudhi poshtė kėt kėrkesė, por i dėrgoi Vezirit nji misjon diplomatik tė kryesuem nga Pouqueville, mbasi Francezėt pushtuen Ishujt e Detit Jon. Nji kontigjent trupash franceze debarkoi nė Pargė dhe ngriti flamurin perandorak. Aliu buēiste nga inati, por nuk bani za. Tinėz ai hyni nė kontakt me skuadrėn detare britanike qė ndodhej nė Otranto. Mė 1809 Anglia nėnshkroi paqen me Turqin dhe Aliu vrapoi tė dėrgonte nji pėrfaqsues nė Londėr pėr me i ofrue bashkėpunimin e tij qeveris britanike me qėllim qė me dėbue Francezėt nga tė Shtatė ishujt e detit Jon. Kabineti britanik pranoi me e njoftė Ali Tepelenėn si prijės tė pamvarun dhe me i dhanė lejė tė pushtojė 1. Shif Remėrand. - Ali de Tepeln f. 63.[/I] |
Titulli: Ali Pashė Tepelena
[I]tė Shtatė Ishujt me kusht qė t'i paguente
Britanis sė Madhe nji shumė tė hollash dhe t'i dorzonte Porto-Palermon nė Himarė. Mjerisht, kur flota britanike okupoi tė Shtatė Ishujt, marrėveshja me Vezirr' e Janinės u harrue. Nė vėnd tė tyne qeverija e Londrės ofroi me i dhanė nji subvencjon tė mjaftueshėm sa me mbajtė nė kambė nji ushtėri prej 10.000 vetėsh. Stambolli donte qė Veziri i Janinės tė rrinte i paanėshėm nė luftėn e Evropės kundėr Napoleonit, kurse ai nuk u tundė nga politika e bashkėpunimit me Anglezėpt. Nga ana tjetėr, natyra e tij oportuniste e shtynte me ba politikėn e mėsallės me dy faqe. Kėshtu qė kur Turkija i shpalli luftė Russis, Aliu shpalli botnisht se ishte nji amnik i Moskovit dhe se donte me vdekė si skllav i Napoleonit. Por kjo nuk ishte veēse nji dhelpni pėr tė sigurue avenirin, mbasi Aliu e kishte kuptue se Britanija e Madhe do ta kthente nji dit Turqin kundėr Napoleonit dhe do ta bante aleate tė Rusis. Kur fare papritmas beteja e Borodino e ndrroi situatėn, Aliu u kthye menjiherė kundėr Francės dhe ia bani jetėn skėterrė konsullit francez nė Janinė, zotni Pouqueville. 1 vetmi kasavet i tij ishte me shtie nė dorė Pargėn, Korfuzin, Santa- Maurėn, dhe me sigurue nji protekcjon* tė fortė kundėr ēdo sulmi dhe nga ēdo anė qė tė vinte. Mbas ritiratės sė Napoleonit nga Rusija, Aliu vendosi me luejtė kartėn britanike pėr tė prue nė vėnd ambicjen e tij, Gjenerali d'Ayret, komandanti i forcave britanike nė Ishujt e detit Jon, i bani Ali Pashės nji vizitė zyrtare dhe i dorzoi nji djamant tė mrekullueshėm si dhuratė nga qeverija britanike. Nji dhuratė edhe ma e ēmueshme pėr Vezirin e Janinės ishin 20 topa dhe 450 varela me barut qė erdhėn mbas vizitės sė gjeneralit d'Ayret. Njizetrnij trima shqiptarė do tė viheshin nė dispozicjon tė qeveris britanike pėr nji sulm kundėr Korfuzit. Aliu do tė merrte pėr vehte Pargėn, Santa-Maurėn dhe disa pika tė tjera strategjike. Para se tė fillonte zbatimi i planit tė pėrgjithshėm, Aliu pėrdori topat e Anglezve pėr tė sulmue dhe pushtue Pargėn. Kjo ndodhi mė 1819 dhe ishte fitorja e fundit e Ali Pashės. Ali Pasha dhe Lordi Byron Konaku i Ali Pashės nė Janinė ishte si oborri i nji Princi tė Mesjetės. Pallati ishte ndėrtue mbi nji rryp toke qė futej nė liqenin e Janinės dhe quhej Litharica. Prej andej ai sundonte gjysmėn e Shqipnis dhe nji pjesė tė Greqis si nji mbret fuqiplotė. Tė gjith kyēet e administratės civile dhe ushtarake ishin pėrqėndrue nė duert e tij. Ai ishte vet qeveri dhe kryetar shteti dhe gjente kohė me vendosė mbi ēashtjet e koklavituna tė politikės sė jashtme, ashtu edhe tė ndante grindje tė vogla nė mes tė banorve tė principatės sė tij. Ai nuk dinte as me shkruejtė emnin dhe, nė vend tė arkivės, kishte nji kujtesė tė ēuditėshme. Ishte i zoti tė mbante mėnd hollėsinat e ngjarjes ma tė vogėl qė mund tė kishte ndodhė shum vjet pėrpara. Nji mori ekspertėsh tė ēdo lloji kishin shkue nga tė gjitha anėt e Evropės pėr me i shėrbye Vezirit tė Janinės. Ekspert i artileris ishte Samson Cerfleer de Mendelsheim, nji Izraelit nga Strasburgu, i cili kishte marrė emnin Ibrahim Manzour Effendi. Nji francez i quejtun Charbonnel, qė ishte zanė rob nga kusarėt e detit dhe ishte prue nė Janinė, kishte hye nė shėrbim tė Ali Pashės si mėsues nė shkollėn ushtarake qė kishte themelue ai vet; disa Grekė dhe Izraelitė punonin si sekretarė. Ushtėrija e Ali pashės rekrutohej nė mes tė Shqiptarve tė ēdo feje dhe krahine, ashtu edhe nė mes tė Grekve, ndėrsa aventurjerė tė shum kombėsive mbushnin radhėt e kėtyne trupave mercenare. Rroga qė iu paguente veziri i Janinės ishte ma tepėr nė letėr sesa nė dorė, prandaj trimat e armatosun e plotsonin tue plaēkitė popullatėn civile tė krahinave qė pushtonin pėr hesap tė Vezirit. Nji nga punėt e preferueme tė Vezirit ishte me vue dhe me mbledhė taksa. Ndonji ligj tatimi me shkrim nuk ekzistonte dhe ēdo qytetar, i madh dhe i vogėl, taksohej aq sa t'i shkrepej satrapit* tė Janinės. Pėrveē pasionit tė tij me grumbullue arin si nji dashnor i arteve grumbullon piktura tė famshme, Ali Pasha kishte nevojė tė madhe pėr tė holla, mbasi rryshfeti dhe blemja e njerzve ishin armėt e tij ma efektive pėr tė mbrojtė pozitėn qė kishte. Ai merrte pjesė nė gjithfarė spekulimesh pėr tė shtue tė ardhunat e tij. Nėnpunėsit e doganės tė emnuem prej tij kontrollonin tregtin gjatė treqind kilometrave tė bregdetit dhe nuk linin tė kalonte asnji shami pa pague tagėr. Pasunija e tij personale pėrbahej nga tetqind ēifligje prej ku i vinin sasina tė mėdha drithi dhe produkte tė tjerė bujqėsor. Tė ardhunat e tij vjetore kapnin dhjet miljone groshė, domethanė 500.000 napolona ari. Kur vdiq i gjetėn dhjet miljon napolona, pėrveē nji sasije tė madhe xhevahirė, gurė tė ēmueshėm, pjata dhe takėme prej ari ose argjėndi. Ali Pasha priste vizitorėt e huej me salltanetin e nji sundimtari tė mesjetės. Lordi Byron, i cili e vizitoi mė 1809 nė Tepelenė, i shkruente nanės sė vet: "Nuk do tė harroj kurr ditėn kur hymė nė Tepelenė, ora pes tė mbramjes, ndėrsa dielli ishte tue perėndue. Mė erdhi nė mėndje, me pak ndryshime nė veshjen, pėrshkrimi i Branstone Castle nė nji nga librat e Walter Scott. Veshja ndryshon mbas kombėsis sė trimave qė janė nė shėrbim tė Vezirit. Shqiptarėt kanė petkun ma tė mrekullueshėm tė botės me fustanellėn e bardhė, me jelekun prej kadifeje tė qindisur me ar, me xhamadanin prej stofe tė zezė dhe me koburen dhe kamėn me dorza prej argjendi tė punuem. Tartarėt me qylafet e gjatė mbi krye; Turqėt me ēallmat dhe kaftanėt e veshun me gėzof pėrmbrėnda. Gjith kėta kostume tė bukur plot ngjyra dhe shkėlqim, ashtu edhe banesa e Ali pashės formonin nji pamje[/I] |
Titulli: Ali Pashė Tepelena
[I]fort tė kandshme pėr nji tė huej. Mė futėn
nė nji dhomė qė ishte shtrue mjaft bukur dhe Sekretari i Vezirit mė pyeti pėr shėndetin mbas modės turke. Nuk mė lejuen tė paguej as pėr fjetjen, as pėr ushqimin dhe as pėr ndonji send tjetėr".1 Hobhousei, i cili e shoqnonte Byronin e pėrshkruen kėshtu pamjen e jashtme tė Ali Pashės: "Veziri ishte nji burrė i shkurtėn dhe mjaft i trashė. Kishte nji fytyrė shum tė kandshme me cipė tė bardhė dhe trajtė tė rrumbullakėt. Syt i kishte tė kaltėrt me lėvizje tė shpejta qė tė banin me kuptue menjiherė se nuk gjindesh pėrpara nji Pashaj oriental. Mjekrėn e kishte tė bardhė dhe tė gjatė sa i binte pėrmbi gjoksin... Na priti me nji kortezi* tė jashtzakonshme dhe na mori aq me tė mirė sa me na quejt djemt e tij. Ishte fare nė qejf pėr nji njeri n'at pozitė. Nė sa vise tė Turqis qė vizituem nuk pashė nji pasha tjetėr tė qeshte nė at mėnyrė. Nuk kishte ndonji roje tė posaēme, por vetėm katėr a pesė djem tė veshun me petkun e bukur shqiptar dhe me flokėt e gjatė qė u binin mbi supet".2 Nji tjetėr dėshmues qė e kishte pa sė afėrmi shkruen kėshtu mbi profilin moral tė Ali Pashės: "Kur fillon me tė folė pėr nji qėllim qe ka vue nė mėndje asht zor t'i rezistosh jo aq shum forcės sė argumentit tė tij, sesa tonit tė ambėl tė zanit dhe shprehjes tėrheqės e tė fytyrės sė tij. Sapėr atė qė ai ndjente me tė vėrtetė nė fund tė zėmrės sė tij, psikologu ma i hollė nuk mund ta zbalonte. Shprehja e sinqeritetit dhe e dashamirsis qė vinte nė fytyrė, kur donte me futė ndonji njeri nė thes ishte krejt e padepėrtueshme". Nuk ka dyshim se mjetet qė pėrdorte Ali Pasha pėr tė administrue vėndin ishin 1. P, Euennell, - Vjerrsha, letre dhe fletė te zgjedhuna nga ditari i Lord Byron. Londer 1949. 2. J. V. Hobhouse - Travels in Albania, etc. Vėl. I, f. 97. tė neveritshme mbas kodit moral tė shekullit tonė. Por njerzit e asaj kohe i kėqyrin abuzimet e Vezirit tė Janinės si nji tė keqe ma tė vogėl se anarkin dhe rrezikun e jetės dhe tė pasunis nga tė cilėt kishin pasė vuejtė ma parė. "Nuk mohohet fakti se ndėn sundimin e Aliut - shkruen nji biograf i tij, - Janina u ba qendra me e qytetnueme e Turqis perėndimore dhe, mbas mendimit tė Byron-it, qėndronte ma nalt se Athina pėrsa i pėrket begatis, ditunis, dhe stėrhollimit nė sjellje dhe nė tė folun".1 Ali Pasha flise me qesėndi pėr detyrimet e tij ndaj qeveris sė Stambollit. Ai ndjente nji pėrbuzje tė plotė kundrejt vezirėve tė Sulltanit qė donin me i dhanė urdhna prej sė largu mbi mėnyrėn se si me rregullue punėt e tij. Nė syt e tij, Perandorija otomane ishte si nji ndėrtesė e kalbun qė mund tė pėrmbusej nga nji dit nė tjetrėn. Ambicja e tij supreme ishte me u ba krejt i pamvarun, por e la me sot, me nėser, derisa u ba tepėr vonė dhe Sulltan Mahmuti ia hangri kryet ma parė. Ndėrkaq, ai siguroi lirin e veprimit nė krahinat ku sundonte, tue dėrgue ēdo vjet nė Stamboll disa barrė me argjėnd. Gjithashtu, ai nuk kursente tė hollat pėr tė pague spiunėt qė e mbanin t'informuem mbi ēdo veprim ose bisedim, sado tė msheftė, tė ministrave tė Pallatit. Kur ministrat e Sulltanit merrnin inat nga ndonji veprim kokėkrisun i Vezirit tė Janinės, ky i fundit niste me vrap pėr nė Stamboll disa syndyqė mbushun me pare argjėndi, ose kryet e premė tė ndonjė Pashaj tė damkosun si anmik i Sulltanit, ose ndonji Francez tė ēquem qė ishte zanė rob. Nga njiherė, kur i vinte pėr hesap, Ali Pasha shkonte me porosi tė Sulltanit pėr tė luftue kundėr anmiqve tė perandoris, ose 1. Wm. Plomer. - Ali the Lion, f. 83. pėr tė prue rregullin dhe qetėsin nė krahinat ku kishte shpėrthye banditizmi dhe anarkija. Spenditėn e tij ma tė famshme Aliu e organizoi me urdhėn tė Sulltanit Selim i III. Me nji ferman tė posaēėm Sulltani e emnoi gfuvernator (Vali) dhe kryekomandant (Serasqer) tė Rumelis. Ali Pasha u nis nė krye tė nji ushtėrije 80.000 vetėsh pėr tė shfarue hajdutėt dhe kusarėt qė terrorizonin banorėt e Maqedhonis, Thraqės dhe Bullgaris jugore. Trupat mercenare ishin rekrutue nga ēdo krahinė tė Perandoris otomane dhe sidomos nė Berat, Shkodėr, Selanik dhe Sofje. Spedita u zhvillue me sukses dhe Ali Pasha megjith ushtėrin mėrrijtėn nė portat e Filipopolit. Por sado qė ishte nisė me ferman tė Sulltanit, ai luftoi pėr hesap tė tij, tue mbledhė shuma lė mėdha si haraē nga popullata e vėndeve qė shkeli nė krye tė ushtėris sė tij. Nė Stamboll filluen tė trėmben se mos Veziri i Janinės, me hovin qė kishte marrė, pėrlante edhe Stambollin tue i dhanė grushtin e vdekjes Perandoris otomane. Agjentėt e Stambollit u munduen tė provokonin nji kryengritje nė radhėt e ushtėris sė Ali Pashės, mirpo pa ndonji sukses. Atėhere qeveris sė Sulltanit nuk i mbeti rrugė tjetėr veēse me i heqė titullin si Vali i Rumelis dhe Serasqer. Ali Pasha u kthye nė Janinė me nji shumė kolosale tė hollash dhe me disa pjesė artilerije. Nji gja qė provon se Ali Tepelena nuk ishte i ēveshun krejt nga ndjenjat shqiptare asht se kur qeverija e Stambollit i dha urdhėn tė marshonte kundėr Vezirit tė Shkodrės, Kara Mehmet Bushatasit, ai gjeti sebep pėr me iu shmangė kėtij misjoni. Domethanė se Aliu simpathizonte bashkatdhetarin e tij tė veriut. Megjithqė herė-herė e kishte si rival, prapseprap ai nuk donte me dobėsue nji anmik tė pushtetit otoman. Pėrleshja e paevitueshme nė mes tė Ali Pashės dhe Sulltanit ndodhi mė 1820. Sikundėr e pamė ma nalt, Sulltani Mahmut i II kishte shkatėrrue oxhakun e Jeniēėerve dhe po sajonte plane pėr nji ushtėri moderne simbas modelit perėndimor. Ali Pasha ishte munduar me sa i vinte prej dore me mbajtė Jeniēerėt nė kambė, mbasi i ndihmonin me dobėsue pushtetin e Sulltanit. Por Sulltani duel fitues ma nė fund kundėr kėsaj force shkatėrrimtare tė mbrendshme, ndėrsa mundja e Napoleonit nė Waterloo kishte shpėtue Perandorin Otomane nga anmiqt e jashtėm. Pikėrisht kėt kohė zgjodhi Sulltan Mahmuti pėr tė kthye Shqipnin ndėn sundimin e qeveris sė tij. Kupa e zemrimit kundėr Vezirit tė Janinės u mbush kur ai dėrgoi nė Stamboll dy njerėz me porosi qė tė vrisnin anmikun e tij, Ismail Pasho Benė, i cili po bante intriga nė Pallat pėr tė shtypė Ali Pashėn. Pasho beu ishte nji nga pronarėt e Shqipnis sė Jugut, tė cilit Ali Pasha i kishte rrėmbye tokat pėr nji shkak ose nji tjetėr. Mbasi kaloi vjete tue u dergjun posht e nalt, ai shkoi ma nė fund nė Stamboll dhe muejti tė siguronte nji audjencė me Sulltanin, tė cilit i mbushi mendjen se Ali Tepelena kishte qėllim me u ba krejt i pamvarun dhe me i kthye armėt kundėr Perandoris otomane. Nji dekret qė u shpall menjiherė pushoi Ali Pashėn dhe dy tė bijt nga ofiqet qė kishin nė administratėn otomane. Po nė at kohė, Veziri i Janinės muer urdhėn me u paraqit personalisht nė Stamboll. Ai nuk donte n'asnji mėnyrė me iu bindė kėtij urdhni por, nga ana tjetėr, nuk donte me e refuzue haptazi. Pėr tė fitue kohė, ai filloi nga manevrat e zakonshme, tue shpresue se do ta kalonte edhe kėt furtunė. Por kėtė herė rryshfetet nuk banė dobi, mbasi Sulltani vet kishte vendosė me transformue Perandorin otomane nė nji shtet tė centralizuem, tue shtypė rebelizmin e[/I] |
Titulli: Ali Pashė Tepelena
[I]Pashės dhe Sulltanit ndodhi mė 1820.
Sikundėr e pamė ma nalt, Sulltani Mahmut i II kishte shkatėrrue oxhakun e Jeniēėerve dhe po sajonte plane pėr nji ushtėri moderne simbas modelit perėndimor. Ali Pasha ishte munduar me sa i vinte prej dore me mbajtė Jeniēerėt nė kambė, mbasi i ndihmonin me dobėsue pushtetin e Sulltanit. Por Sulltani duel fitues ma nė fund kundėr kėsaj force shkatėrrimtare tė mbrendshme, ndėrsa mundja e Napoleonit nė Waterloo kishte shpėtue Perandorin Otomane nga anmiqt e jashtėm. Pikėrisht kėt kohė zgjodhi Sulltan Mahmuti pėr tė kthye Shqipnin ndėn sundimin e qeveris sė tij. Kupa e zemrimit kundėr Vezirit tė Janinės u mbush kur ai dėrgoi nė Stamboll dy njerėz me porosi qė tė vrisnin anmikun e tij, Ismail Pasho Benė, i cili po bante intriga nė Pallat pėr tė shtypė Ali Pashėn. Pasho beu ishte nji nga pronarėt e Shqipnis sė Jugut, tė cilit Ali Pasha i kishte rrėmbye tokat pėr nji shkak ose nji tjetėr. Mbasi kaloi vjete tue u dergjun posht e nalt, ai shkoi ma nė fund nė Stamboll dhe muejti tė siguronte nji audjencė me Sulltanin, tė cilit i mbushi mendjen se Ali Tepelena kishte qėllim me u ba krejt i pamvarun dhe me i kthye armėt kundėr Perandoris otomane. Nji dekret qė u shpall menjiherė pushoi Ali Pashėn dhe dy tė bijt nga ofiqet qė kishin nė administratėn otomane. Po nė at kohė, Veziri i Janinės muer urdhėn me u paraqit personalisht nė Stamboll. Ai nuk donte n'asnji mėnyrė me iu bindė kėtij urdhni por, nga ana tjetėr, nuk donte me e refuzue haptazi. Pėr tė fitue kohė, ai filloi nga manevrat e zakonshme, tue shpresue se do ta kalonte edhe kėt furtunė. Por kėtė herė rryshfetet nuk banė dobi, mbasi Sulltani vet kishte vendosė me transformue Perandorin otomane nė nji shtet tė centralizuem, tue shtypė rebelizmin e tepėr vonė. Sulltani tregoi sesa politikan i rafinuem ishte kur emnoi Ismail Pasho Benė nė krye tė ushtėris turke qė dėrgoi pėr tė shtypė rebelizmin e satrapit tė Janinės. Nga ana tjetėr, gjenerali prej origjine bullgare, Pehlivan Baba, u emnue guvernator i Lepantit nė vėnd tė djalit tė Ali pashės, Veli beut. Tė dy armatat turke marshuen kundėr Janinės pėrmes Shqipnis sė Jugut dhe Thesalis, tue u dhanė grusht mbas grushti bandave bashibozuke tė Ali Pashės, qė ishin pa disiplinė, pa ideal dhe pa stėrvitje. Nji ushtėri 15.000 vetėsh prej trupave ma tė zgjedhuna ndėn komandėn e Ymer Bej Vrionit, dezertoi Ali Pashėn nė favor tė Sulltanit. Janjotėt i zuni lemerija dhe Veziri qė i kishin frikėn aq shum, mbeti vetėm me disa mijė trima nga ma besnikėt, 200 pjesė artilerije dhe nji flotė tė vogėl mbi liqenin e Janinės. Pasho Beu dhe Pehlivani me 50.000 ushtarė, por pa artileri dhe fort pak municjone, kishin ngrefė tendat nė skajin juguer tė liqenit tė Janinės. Ali Tepelena me gjith trimat e besės kishin gjetė strehė nė fortesėn e ngrefun buzė liqenit. Artilerija e Vezirit bombardonte Janinėn, ndėrsa ushtėrija turke hyni nė qytetin e mbuluem nga tymi i ndėrtesave tė djeguna dhe tė rrėnueme. Kur Ali Pasha bante pregatitjet pėr ndeshjen supreme* me fuqit e Sulltanit, dy tė bijt, Muhtar dhe Veli, i dorzuen komandantit tė ushtėris turke, anmikut pėr vdekje tė babės sė tyne, Prevezėn, Gjinokastrėn dhe vehten e tyne. Aliu e priti me shum dinjitet lajmin e kėsaj tradhtije tė fundit qė iu vinte kapakun gjith tė tjerave, dhe vėrejti vetėm se ata nuk meritonin tė ishin prej gjakut tė tij. "Nė kėtė fazė tė fundit dhe dramatike tė karrjerės sė tij, - shkruen William Plomer, - tiparet e shėmtueta tė karakterit tė Ali pashės harrohen dhe del nė shesh madhėshtija qė i jep tė drejtė me u quejtė Luani i Janinės. Tue qenė gadi tetdhjet vjeē, i tradhėtuem nga dy tė bijt, i abandonuem nga komandantėt e nji ushtėrije qė ishte hedhė e tana nė anėn e anmikut, i sulmuem nga fuqija kolosale e Sulltanit qė ishte betue me e shtie nė dorė, tė gjallė ose tė vdekun, i mbyllun nė fortesėn e tij tė fundit me nji grusht trimash, dhe ndoshta i bindun nė thellėsin e shpirtit se nuk kishte ma shpėtim, Ali Tepelena nuk tregoi as ma tė voglėn shenjė friksimi, nuk e humbi dinjitetin, por vazhdoi tė jet fare i ambėl dhe i kandshėm nė bisedim".1 Rrethimi i Ali Pashės nė kėshtjellėn e Janinės u zgjat tepėr dhe ushtėrija e tė dy palve filloi me tregue shenja mėrzije, tue vue disiplinėn dhe veprimin e organizuem nė rrezik. Nė kėt fazė tė fundit tė luftės, Sulltani kishte emnue Hurshid Pashėn e Morės, nji ish-kryevezir dhe anmik per- sonal i Ali Pashės, si komandant tė ushtėris turke. Kto po ngjanin nė vitin 1821, kur nė Greqi plasi kryengritja. Aliu u trimnue nga ky lajm dhe u ba fodull pėrsėri. Filloi me vue kondita pėr me i dhanė fund rezistencės sė tij. Ai donte me u ba guvernatori i Epirit pėrjetė, kurse Turqėt nuk pranonin veēse dorzim pa kushte. Kėsaj Aliu iu pėrgjegj me nji breshėr gjylesh kundėr ushtėris rrethuese. Megjithqė e kishte zanė nji krizė reumatizmi tė kyēeve, Aliu drejtonte vet operacjonet nga shtrati. N'at kohė Marko Boēari, si prijės i kryengritėsve Grek, ishte afrue deri 20 kilometra nga Janina, mbasi kishte dėrrmue nji armatė turke. Kėshtu qė rrota e historis kishte ba nji xhiro tė plotė. Marko Boēari, kryetari trim i Suliotėve kryenaltė, tė dlėt Ali Pasha u mundue t'i shfaroste pa mėshirė dhe me tė pabesė, 1. Ali the Lion, f. 262 ishte tue luftue ndėn flamurin e nji kombi tjetėr. Nė vėnd qė tė bahej vet mbret i nji Shqipnije tė pamvarun me Janinėn si kryeqytet, Ali Pasha po i ndihmonte me rezistencėn e tij kundėr ushtėris sė Sulltanit, triumfit tė kauzės sė pamvarėsis greke. Nuk kishte ma as kohė, as mundėsi me koordinue luftėn e Shqiptarve dhe tė Grekve kundėr anmikut tė pėrbashkėt dhe Aliu ishte dėnue tė ēdukej pa lanė mrapa nji vepėr tė qindrueshme. Garnizoni i Pallatit tė Litharicės ishte dorzue dhe Veziri i Janinės ishte mbyllė me 200 vetė nė kalan anės liqenit. Hurshidi i premtoi faljen nė emėn tė Sulltanit dhe nji pozitė pėr Ali Pashėn nė nji krahinė tė Turqis Azjatike. U caktue nji pjekje mbi ishullin nė mes tė liqenit. Aliu u nis pėr nė vendin e takimit tue i dhanė urdhėn shėrbestarit besnik Selim Ēamit me hudhė nė ajėr tė 200 varelat me barut nė bodrumin e kėshtjellės kur t'i tregonin unazėn e tij. Mbasi kaloi disa dit tue pritė nė fillim tė Kallnorit 1822, Ali Pasha u lajmėrue se fermani i faljes kishte ardhė ma nė fund dhe ai i dėrgoi shenjėn Selim Ēamit qė barutin tė mos e ndizte. U kuptue shum shpejt se Hurshid Pasha e kishte prė nė besė tue ēpifė lajmin e dekretit tė taljes dhe Luani i Janinės vendosi tė vdiste si burrė. Ai ndodhej nė nji dhomė nė katin e sipėrm tė Manastirit tė ishullit nė mes tė liqenit. Nji togė ushtarėsh turq shkoi me e kapė. Ata hynė nė dhomėn e katit tė poshtėm ndėn atė ku ishte Ali Pasha dhe filluen me shtie pėrmes tavanit. Nji plumb e goditi nė grykė dhe, tue dhanė shpirtin, Aliu bėrtiti: "Qėndroni deri nė fund". Turqėt i prenė kokėn dhe e dėrguen nė Stamboll si provė se rebeli i fundit kundėr pushtetit otoman kishte mbarue. Kufoma e Ali Pashės u varrosė me ceremoni tė madhe nė Kėshtjellėn anės liqenit me 25 Kallnuer 1822. Vlen tė bahet nji krahasim ne mes tė[/I] |
Titulli: Ali Pashė Tepelena
[I]karaktereve tė Skėnderbeut dhe tė Ali
Pashės. Aty duket sesa poshtė kishin ra konceptet* morale nga shekulli i XV nė shekullin e XIX, mbas katėr shekujve sundimi otoman. Nė ēdo veprim tė kėtyne dy burrave qė iu prinė Shqiptarve nė dy faza decizive tė historis sė tyne, gjejmė nji kontrast tė plotė nė mes tė idealizmit vetmohues dhe egoizmit primitiv dhe gadi shtazarak, nė mes tė dashunis pėr komb e pėr atdhe dhe lakmis sė pangopun pėr pare e pasuni materjale, nė mes tė mishnimit tė mirėsis bujare dhe furis gjakpirėse tė nji bishe nė trajtė njeriu, nė mes tė nji jete kushtue idealit liridashės dhe adhurimit pėr pushtetin, pėr tė kėnaqė epshet primitive tue pėrdorė fuqin pėr tė shtypė dhe pėr tė mundue tė tjerėt. Skėnderbeu u tregue aq shpirtmadh sa me falė tė nipin qė e kishte tradhtue nė kulmin e luftės kundėr nji anmiku tė fuqishėm qė nuk dinte se ē'asht mėshira. Ali pasha masakroi burra tė ēarmatosun qė e kishin luftue trimnisht dhe qė i kishin ra nė dorė tue i besue fjalės sė tij solemne. Pėr tė prue nė vend ambicjen e tij me pushtue toka dhe me grumbullue pasuni, Ali Pasha bani nji politikė pa shkrupulla dhe plot dredhina, tue manevrue nė mes tė Turqve, Francezve dhe Anglezve. Skėnderbeu i qėndroi besnik aleatit tė tij mbretit tė Napolit edhe kur punėt nuk i shkonin mirė Eerdinandit tė Aragonės. Kur Princi i Tarantos, Giovanni Orsini, i shkrojti pėr me i mbushė mendjen tė mos i shkonte nė ndihmė mbretit Ferdinand tė Napolit, tue i tregue fitimet qė do tė kishte po tė bashkohej me partin e Angjevinve, Skėnderbeu i dha nji pėrgjigje krenare ku i thoshte se nuku i mirė asht ai qė tė vjen nė ndihmė nė nji ditė tė keqe. Skėnderbeu ishte nji hero kombėtar i frymėzuem nga parimet morale tė Krishtenimit; Ali Pasha kishte mendėsin e nji satrapi oriental qė nxitej me veprue vetėm nga lakmija pėr tė mirat materjale tė kėsaj bote. Prandaj, Gjergj Kastrioti vdiq i vorfėn, kurse Ali Telelena la nji pasuni kolosale, tė cilėn e kishte grumbullue, sė paku pjesėrisht, me anė tė grabitjes. Sikur Veziri i Janinės tė kishte luftue pėr bashkimin dhe librimin e Shqiptarve, ashtu si Mehmet Aliu bani nė Egjypt, Shqipnija do tė kishte qenė e para nė Ballkan me fitue pamvarsin nga sundimi otoman. Pėr tė qenė fare tė paanėshėm duhet tė shtojmė se njeriu tregon virtyte morale ma tė nalta, kur asht tue luftue kundėr sulmeve tė nji anmiku tė huej sesa kur orvatet me formue nji shtet tė centralizuem mbi gėrmadhat e nji shoqnije feodale. Tė gjith sundimtarėt e plotfuqishėm tė historis qė janė mundue tė krijojnė nji pushtet tė fortė tue shkatėrrue kapedanatat krahinore kanė qenė tė detyruem me u tregue tė pamėshirshėm kundėr atyne qė nuk iu shtroheshin. Ndoshta Ali Pasha e teproi, mbasi kishte tė bante me rrethana edhe ma tė vėshtira dhe me nji popull ma tė dhanun mbas liris personale dhe vetqeverimit lokal. Pa synue tė bahej prijėsi i nji lėvizjes pėr ēlirimin kombėtar, Ali Tepelena bani edhe disa gjana tė dobishme. Hobhouse-i, qė cituem ma nalt, e pėrmbledh kėshtu rolin historik tė Vezirit tė Janinės: "Ai ndėrtoi ura pėr tė kalue lumenjtė, dhe bani rrugė pėrmes moēaleve ose nė luginat e malėsive; qytetet u zbukuruen me ndėrtesa tė reja mbas udhėzimeve tė tij. Tue vue nė zbatim nji tok rregullore tė urta, Ali Pasha luejti rolin e nji Princi tė madh dhe dashamirės, megjithqė i vetmi kasavet* i tij ishte me u ba sa ma i fuqishėm".1 1. Hobhouse. - Travels m Albania, etc. Vel. I, f. 106.[/I] |
Ali Pashe Tepelena
[YOUTUBE]AfkE9nJdbj4&feature=player_embedded#![/YOUTUBE]
|
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:33. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.