![]() |
Ardita Jatru
[CENTER][B]Ardita Jatru[/B]
[B][I]Nje poete shqiptare,qe kendon aq dhembshem dhe aq embel![/I][/B][/CENTER] [B]Ti nuk mё pe kur qava mbrёmё[/B] Ti nuk mё pe kur qava mbrёmё As lotin kur mё ra mbi faqe. Dhe pёr ēudi njё gjysёm hёnё Mё pikte dhimbjen asaj nate Ndaj sot kjo heshtje e ēuditshme Mё grish njё tjetёr nat’ pagjumё Si dy fёmijё tё zemёruar…… Mё shmangesh ti ,tё shmangem unё. Dhe ndjej shikimin tёnd se si pёrpin trupin tim si hon. Ah,por ёshtё ajo shkёndijё, qё brigjet tona i afron. |
Titulli: Ardita Jatru
[B]ANTONY [/B]
Antony, mos vdis kėsaj vjeshte. Se ky pikėllim i kuqėrremtė i natyrės duhet ndjerė nė asht, dhe muzgun kur ngjit fytyrėn qelqeve me brymė, eh, dhe liqenin e hirtė e tė heshtur, pa njė shpend. Por asnjė vjeshtė nuk ėshtė njėsoj, as dashuritė. Pa gjak Antony…pa gjak do kjo jetė. Nė fund tė fundit, Antony Kjo ėshtė jeta, I njėjti diell qė lind Tė njėjta dhe perėndimet. Fati ynė nuk ėshtė i njėjtė. Ndaj kur tė zgjohesh mėngjesin tjetėr eja mė trego historitė e tua, i kthjellėt, Pėr zhgėnjimin tėnd me zonjėn Mina E pėr natėn e ndarjes qė u rrahėt paq. Pėr tė shtunėn qė desh vrave veten pėr pak. Tregomė gjithēka… O Zot mė dhimbsesh. Ta marrė e mira, sa shumė qė ngjajmė… |
Titulli: Ardita Jatru
[B]Simfonia e fundit [/B]
Ana, kujdesu pėr mua, krihmi flokėt me gishtėrinjtė e hollė, se pėr ty kam krijuar njė himn. Eja, lįmė pėr tė fundit herė dhe e dashur…..falmė. Siē ti fal shiun kur gjethet rrėzon nė tokė,padashur. Nė sirtar ėshtė njė fletore, Hape nė faqen e fundit dhė kėndoje pa zė. Pranoje si dhuratė, Pastaj thuamė nėse i mungon diēka qė tė jetė e pėrsosur. Ana…, nė pjatė,njė mollė pret pėr ta qeruar. Qėroje ti! Nė vazo,lulja etet pėr pak ujė. Ujite ti! Shallin e bardhė,dy stinė pa u veshur,vishe ti! Dhe tani hape dritaren e dashur, Tė shijoj melodinė e pyllit teksa zhvishet kėsaj stine. Oh,nė kokėn time ka veē heshtje. E ndjen vibrimin e ajrit? Ėshtė fryma e Zotit Fytyra jote,shėmbėlltyra e Tij! Kam qėnė i humbur pa ty,Ana, Mjeran si njė i verbėr. Hutaq si njė i shurdhėr. Ana…., Qeni po angullin, Paralajmėron shtegėtimin e shpirtit. Po ē’ka pėrtej pyllit Ana…? |
Titulli: Ardita Jatru
[B]Kjo Nate
[/B]
Ne nje leter shkunda vargjet Dy te tjere i lash peng Se mall i shpirtit kur bene naze Vargun kethen dhe ne refren. Jam vetem sonte,por kjo nate Aromen tende sec me sjell. Dhe cohem lehtas,pa shamate Te shoh nje yll atje ne qiell. Nje re e vogel, leviz ngadale dhe mendja shkon qytetit tend. Ti ndoshta je ne ndonje bar Te vij si note ne buz` a kenge. Jam vetem sonte,por kjo nate zjarr yjesh me ndez ne gji. E tera shkrihem,behem llave Kujtimin tend perfshij,perpij..... |
Titulli: Ardita Jatru
***
Sonte do fle me derёn hapur Ndezur dhe driten do tё lё Kёpucёt e harruara, do ti fsheh Dashuri,eja kёmbёzbathur! Do tё shpie nё qiej tё paprekur, Nё ishuj ku ka vetёm njё stinё, Si bohemёt, buzё detit do tpimё Valёt mbi trupat tanё zhveshur. Dashuria ime, e thella ti, mbeta fёmije i perkedhelur akoma endem si e dehur, pas netёve kur nektarin tёnd e pi E ёmbla ime, dashuri Nga cili krah i qiellit tё fle? Andej nga derёn hapur le, Apo nga hyn papritur ti? |
Titulli: Ardita Jatru
[B]Ne tё dy
[/B] Ne heshtim shpesh kur jemi pranё Si zogj tё lodhur mbi njё degё Dhe druaj tё tё them njё fjalё tё jap njё puthje a tё tё prek.... Pa hё, ēi thonё kёsaj, i dashur, Tё jemi bashkё e tё mos jemi. U dashka njёri larg tё jetё, Pёr tё kuptuar ēkishim, ēkemi. Dhe harrojmё pёr pak tё ftohtin, Tek ngrohemi nё tё mallit flakё. Dashuris i ngremё njё tempull, Pёr ta shembur, ngritur prapё. |
Titulli: Ardita Jatru
[B]Mё prit [/B]
Mё prit kur zogi natёs nis kёngёn e vajit, Atje tek stoli ynё poshtё pemёs sё blirit, Kur dielli zemёruar tё fshihet pas malit, E qielli tё rёndohet me ngjyrёn e hirit. Mё prit kur shiu mbi supe tё na bjerё, As mos u anko pёr bluzёn e qullёt. Tek rrugёza ku putheshim njёherё, Do tё pёshpёris ёmbёl me zё tё ulёt. Do ta rrёmbej buzёn me afsh pёrvёlues Aq sa hёna xheloze tё shuhet mbi to. Do tё ta kafshoj cepin e saj pёrgjёrues, Nga puthjet,zjarre ndeztё njё natё si kjo. Mё prit se ditё nuk do shkojnё shumё, Deri atёherё njё mal me gjumё na ndan. Tek stoli ku shiheshim dikur nёn rrugё Do tё tё pres e pёrmallur njё ndajnatё. |
Titulli: Ardita Jatru
[B]Mё mungon kaq shumё
.. [/B]
Ke ndjerё vetmi ndonjёherё i dashur, apo shpirtin copёzash tё thёrrmohet? Dorёn time pranё zemrёs pёr ta patur, dhe nёnkresa me lotё tё tё njomet? Ke ndjerё vdekjen sa unё kaq pranё, buza nga shkёlqim i hёnёs tё digjet? Thuaj nёse vёrtet e ke ndjer a parё, Siē e ndjej shpirtin sonte tё vetёvritet! Po digjem shpirt ndaj eja thomё .. Si priten damarёt pёr hir tё dashurisё. Si gjaku rrjedh ndёr duar,tregomё! Tё paudhёt,ne tё marrёt e njerёzisё. Mё mungon kaq shumё e tё ndjej Gjithēka qё dua sonte je vetёm ti Yll i largёt je nё qiell e stё gjej . U ēmendka njeriu nё dashuri..? |
Titulli: Ardita Jatru
[B]Per ato qiej te paprekur
.. [/B]
........... "Te braktis per ato qiej te paprekur Ku pulebardhat vdesin krenarisht Porse endrrat monopatin e kan gjetur Ndaj folese i kthehem une serisht Me ler pra te te puth lotin e vaket permbi mollez,te voglin margaritar. Dhe ne vdeksha, le te ndodhe tani gjoksit tend te hijshem djaloshar. Te te puth edhe te blerten e syrit kurore buzesh mbi qepalla te te le Te te them dhe kengen me te bukur Qe eshte aq e vjeter,aq e re " |
Titulli: Ardita Jatru
[B]Vdekja e Muzes [/B]
Muza i dashur,Muza!Po mё vdes, E buzёve stalaktit mё varet. Ndjej kёmbanёn e shpirtit tё bjerё hidhur,e gjaku kapilarёve tё pёrplaset Mё rёnkon mbi supe si hёn e zbehtё Ashtu e lehtё,e trishtё,tё druhet teksa fundin i shoh,trupin mё ngjeth, E gjurmёve nga pat erdhur tё shuhet. Ndihmomё i dashur,muza po mё vdes Ndihmomё se padashje e vrava Tempujt qё i ngrija dashurisё,tё zjarrta rrёnojat do ti lagin shirat nё vjeshtё. |
Titulli: Ardita Jatru
[B]Heshta dhe unė, kaq e pata [/B]
Heshta dhe unė, kaq e pata Muaj mjalti gjithmonė nuk do ketė Njė mbrėmje vjeshte tė vonė u vrava Dhe tani lexoj tė tjerė poetė Ka lumenj qė thahen dalėngadalė E mė pas tė kujton se ēish aty dikur Por ka pastaj lumenj tė rrėmbyer Qė thellė tyre fshehin njė qivur Besomė, mike, tjetėrkund mos rrėfé Njė trishtim nė shpirt po mė pikon E humba fjalėn, ma vodhėn pėr bé E as tė vdes mė nuk gjej kohė. |
Titulli: Ardita Jatru
****
Grije goten , me fund ktheje or mik Pi edhe dy po deshe e dehu fare Pi edhe qama hallin pa frike E klithm` e dhimbjes drite u befte mbi varre Po te kisha forcen e perendise or mik Do ta ktheja naten tradhetare ne dite Njehere po ta kisha vec njehere E dhimbjen e pashpirt ta lehtesoja atehere Ne dite te gjymtuara ku nata vec shtrihet Dhe deti turbullohet ne dallge marrezie Do shfaqet kur shpresa hedh te fundit hap Nje llampe e venitur me drite sado pak Pra pije goten mik ne dac edhe loto Kte sup ku ti mbeshtetesh me vete ke ngado |
Titulli: Ardita Jatru
[B]Per tetembedhjetevjecaren Aneta
[/B] Aneta,rri e vogel Aneta, Nena jote behet merak per gjinjte marramendes e lazdrues gjer ne shperthim, nen fustan, e per shkelqimin e diellte ne syte e tu . Per shpirtin e lire dhe hovin tend vajzeror. Ule fustanin Aneta! Te duken breckat Aneta! Mos u rrit kaq shpejt. Oh, Aneta! Te pafundmet psheretimat e saj .. Po si lulezove keshtu papritur? Aneta,me kujtohesh si dje, kur ishe e vogel. Me pantallonat e shkurtra mbi biciklete Dhe nenen tende ne dritare qe therriste kujdes mos rrezohesh, Aneta! Ishe vetem nje femije capken, Me floket e shkurtra,te shpupuritura si djale, Dhe plot jete atehere. Cmendet ajri pas hapit tend tani, vogelushe Dhe burrat pyesin njeri-tjetrin me sy ku paskesh qene fshehur kjo zane? ndersa zgjon deshirat e tyre me aromen tende te pranverte dhe triumfin tend femeror. Ti je e bukur Aneta, dhe e shkreta nena jote behet merak. Vogelushe,nuk e di ,por kete mengjes kaq te zymte e vetmitar te pash te kaloje prane dritares time me sandalet e kuqe me taka dhe floket e kuqe all dhe u ndjeva xheloze per ty,per rinine tende sepse kam qene dhe une tetembedhjete vjec Aneta, E bukur dhe e kalter si ty Por me nje ndryshim, Qe ti smund ta kuptosh U linda dhe u rrita ne Shqiperi, ne kohen e burgosjes se shpirtrave |
Titulli: Ardita Jatru
[B]Monolog 2[/B]
(ne ajer) U lodha se qeni grua . Ndaj i kam dhjere enet e palara Dhe punet e shtepise i kam dhjere Dhe takat qe do burri im ti vesh. E kam dhjere dhe kreherin, dje e hodha ne plehra, e i lashe floket rremuje. Rremuje, si krevati im me carcafet e panderruar. U lodha se qeni e mire, Ndaj e kam dhjere qenin e lig te zonjes M. Dhe dashurine e shtirur per burrin e saj sakat, Verejtjet e saj te bezdisura per rrobat qe harroj ne tel, E kam dhjere dhe pianisten e tharte mbi mua . Po me cmend ky qytet ! Me cmendin grate me barre qe lypin semaforeve, E poshte fustanit nuk kane te veshura asgje. Kurva, mermerijne shoferet dhe ne duar i ngjeshin centet gjithe meshire. Kurva,them dhe une . O Perendi! Me jep nje jete pushim, Se u dashka kellqe te jesh grua dhe njeri . |
Titulli: Ardita Jatru
[B]***[/B]
Ketu do te mbeten . Shega e care mbi parvaz dhe perendimi i purpurte pa dashuri i se djeles, Sandalet me take te thyer dhe hutimi im atehere . Ketu do te mbeten Dy pjata mbi tavoline dhe te ngrenat ne heshtje si pika e fundit e gezimit, ca fije flokesh mbi kreher dhe fytyra ime e lodhur ne pasqyre. Fryn ere e marre sot dhe nuk degjove as kercitjen e deres qe u mbyll .. |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:38. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.