![]() |
Albin Kurti: Nuk e kam pėr ngut p...
Albin Kurti, si nuk e keni lexuar kurrė...
[IMG]http://d3lqjvf9z8t4fc.cloudfront.net/sites/default/files/styles/djathtas/public/field/image/lindaphoto2.jpg[/IMG] Njė vit duke pritur takimin me atė. Vjet nė pranverė udhėtova deri nė Prishtinė pėr tė realizuar njė profil pėr tė, aq shumė tė dėshiruar nga unė. Ishte e pabesueshme por mu dėsh tė kthehem pa mundur tė flas as nė telefon dhe sapo hodha cantėn mbi krevatin tim njė mesazh rrufeshėn pėrmbysi inatin tim me tė.:- Pėrshėndetje Mira. Takohemi nė orėn 17 00 tek Grandi? Albini. Sigurisht qė unė isha kthyer nė Tiranė dhe gjithcka u shty. Biseduam dy a tre herė tė tjera ndoshta se nė shumicėn e rasteve mu dėsh tė flisja me Drenushėn asistenten e tij. Ėshtė ora 11 e mbrėmjes unė po fugoj me makinėn time drejt ish Bllokut, ku po mė pret Albin Kurti. Mund tju duket vonė por ishte mundėsia e fundit pasi ai gjithmonė vjen pėr disa takime tė organizuara dhe i duhet tė kthehėt me natė nė prishtinė pėr shkak tė punėve qė ka. Nuk kam njohur njeri mė tė paarritshem se ai. Ai ėshtė gjitchka pėrvecse I zakonshėm! Ai po pret nė njė cep tė rrugės tek ish blloku dhe vendosim tė dy bėjmė njė copė rrugė nė kėmbė pėr tė shkuar nė njė vinotekė ku do tė ishte mė qetė e unė mund tė mbaja shėnimet e mija. Si pėr cudi nė Tiranė nuk ėshtė as ajo lagėshtia e ftohtė e as erė e thatė, pėkrundrazi mbrėmjen e shoqėron njė fllad si ato kur kanė celur bliret nė Tiranė edhe pse blire tani ska. Ēfarė ndjenje tė krijon Tirana? Ai mendohet dhe mė thotė se I pėlqen aq shumė, mė shumė madje edhe se Prishtina. Tirana ka rrugė tė gjėra, ka bulevard, ėshtė njė qytet nė funksion tė hapėsirave. Mė duket sikur marr frymė lirisht. Po nė Prishtinė? Atje ėshtė ndryshe. Rrugė tė ngushta, ndoshta edhe kujtime tė trishta. Por pikėspari ėshtė njė cėshtje qė do ta lidhja me frymėmarrjen. Prishtina ėshtė e organizuar rreth ndėrtesave tė posacme qė janė aty nė llogari tė shesheve qė mungojnė. Tirana ėshtė revolucionare. Pėr shkak tė shesheve tė saj. Prishtina ėshtė guerile. Pėr shkak tė rrugicave tė shumta. Nuk ka qėnė kėshtu Tirana, i tregoj unė. Madje ekzistojnė dy pėrqasje pėr tiranėn.Kanjė palė qė thotė se qyteti ka qėnė njė pazar oriental nė vitet -90 deri nė 2000. Mė pas patėm njė kryebashkiak me ngjyra dhe qė kish nevojė pėr ajėr. Pėr fat na dha edhe ne. Pėrqasje tjetėr ėshtė kritike ndaj qytetit. Thuhet se ai burri qė na dha ajėr edhe na e betonizoi Tirėnėn. Nė vitet e 90-ta se krahasonim dot Tiranėn me vetveten. Kalonim ilegalisht kufirin nga Kosova dhe Tirana ishte liria. Njė dekadė mė vonė, pamė qė edhe banorėt kėtu merrnim frymė ndryshe. Mbase edhe pėr popullsinė e Shqipėrisė nė vitet e 90 Tirana ishte joshėse sepse ishte kryeqytet, kurse njė dekadė mė vonė kryeqyteti ishte joshės sepse ishte Tirana. Ndoshta kjo ėshtė arsyeja qė ai nuk blen shtėpi. Madje thotė se ska ndėrmend kurrė tė ketė njė pronė. Ndoshta ėshtė cėshtje frymėmarrje, pyes unė veten dhe atė. -Jo mė thotė, cka ta dua njė shtėpi. Dhe bėn njė grimasė injoruese. E tė mendosh qė shumica e shqiptarėve vdesin tė kenė shtėpi. Fakti mė futi nė mendime, gjithsesi. Ndėrsa ecim tė dy dikush e thėrrėt dhe ai ndalet ta takoj. Njeriu qė po e takon ėshtė i ekzaltuar nga rastėsia, ndėrsa ai ėshtė i sjellshėm dhe vetėm kaq. Nuk flet shumė kur takohet me njerėzit. E kam rastisur edhe nė njė party tė VV dhe tė gjithė flisnin mė shumė se ai. Mė bėri pėrshtypje aftėsia e tij nė tė dėgjuar. Ai dėgjon dhe nuk duket sikur e bėn se nuk e di atė qė po I thua, mundet ta di edhe mė mirė por ėshtė I vetpėrmbajtur. Ngjisim disa shkallė. Ai ėshtė njė burrė elegant dhe i hedh hapat shumė lehtė. Mban njė cantė me rrip tė gjatė dhe ka veshur xhaketėn e tij, njė kafe (e vesh shpesh). Ulemi pėr tė porositur. Kamarieri e njeh menjėherė dhe nuk ėshtė i vėmendshėm ndaj meje (edhe pse jam femėr) sac ėshtė ndaj atij. Verė tė ėmbėl apo tė athėt, pyet kamarieri, njė djalė hollak. - Si e dėshiron ti Mira, mė pyet Albini. Unė tha ai, s'e dua tė ėmbėl. - E marrim tė athėt atėherė, i pėrgjigjem. Si ėshtė kjo jetė gjithmonė duhet tė zgjedhim mes alternativės A dhe B? Por a ėshtė kjo liri? E pyes unė. -Unė zgjodha verė tė athėt se smė pėlqen e ėmbėl, pėrgjigjet ai. Nuk besoj se ėshtė liri. Liri ėshtė tė zgjedhėsh mes tė pafundmes. Kur tė duhet tė zgjedhėsh mes disa alternativash ke fat sepse nuk zgjedh mė tė keqen, por mund tė jesh pafat sepse humbet mė tė mirėn. Albin a je bėrė politikan? Nė njė formė sdo tė bėhėm kurrė. Por nė njė mėnyrė tjetėr ndoshta kam qėnė gjithmonė. Mundohem tė mos jem ai lloj politikani qė janė mėsuar njerėzit tė shohin. A e di ti Mira, se cdo tė thotė ministėr nė latinisht? Do tė thotė shėrbėtor. Maksimumi I karrierrės sė njė politikani ėshtė tė bėhet kryeshėrbėtor. Ju e shihni vetėn kryeshėrbėtor? Po unė pėrpiqėm tė mos shoh veten. VV nėse do tė vij nė pushtet, ajo do tė jetė falė njė fitoreje konceptuale tė shoqėrisė. Nuk bėjmė llogari aleancash dhe koalicionesh. Nėse tė duhet tė bėsh kaq shumė llogari ėshtė mė bukur tė humbasėsh. Kam durimin e duhur unė dhe tė gjithė kolegėt e mi nė VV. Ne do tė jemi nė pushtet nė njė kohė qė shoqėria do tė jetė zhvilluar aq mirė sa vėrtet unė, apo dikush tjetėr do tė jetė shėrbėtor I heshtur. Ai hesht pak dhe vazhdon. E dini, institucionet e qeverisė, kryeministria, parlamenti, nuk janė banesa pėr politikanėt. Ata sduhet tė shndėrrohen nė banorė dhe tė rrinė aty si nė shtėpi. Kjo ėshtė e turpshme. Pse ėshtė turp? Ne nė Tiranė kėshtu e kemi. Jemi ne pushtet , ose jemi drejtues tė njė force apo lėvizjeje dhe ajo ėshtė shtėpia jonė. Banorėt bėhen pronarė. E pronarė duhet tė jenė veēse qytetarėt si burim i sovranitetit qė janė. Politikanėt duhet tė shėrbejnė nė shtetin qė paraqet shtėpinė e popullit, shoqėrisė, kombit. Si ėshtė Shqipėria e Albinit? Ai mendohet disa sekonda. Shqipėria nga njėra anė mė vjen si kujtim I brezave, si njė tėrėsi impulsesh. Stėrgjyshėrit , gjyshėrit, prindėrit etj. Mė vjen si njė histori qė ėshtė bjeshkė. Nga ana tjetėr mė vjen si ai momenti i zgjimit nga ėndrra nė realitet. Por nuk ėshtė njė ėndėrr qė ndodhet nė kontrast me realitetin por si njė ėndėrr shumė reale qė ėshtė pak e mundimshme por qė mund tė bėhet realitet, duhet tė bėhet realitet dhe tashmė disi ka nisur tė bėhet realitet. Njė ėndėrr qė mbetet si pėrshtypje pas zgjimit dhe e transformon zgjimin. Po ėndrra shikoni? Kur ishit nė burg cfarė ėndrrash shikonit? Sma ka bėrė njeri kėtė pyetje. Shikoja dhe shikoj gjithmonė ėndrra. Kur isha nė burg 6 muajt e parė shikoja ėndrra sikur isha I lirė. Mė vonė e shihja veten tė burgosur por nuk isha kurrė nė burgun ku ndodhesha. Ėndrrat mė conin nė njė shkollė, qėndėr tregtare, nė njė shtėpi tė vjetėr tė cilat shėndėrroheshin nė burg me tė burgosur por nuk pashė kurrė njė ėndėrr nė burgun ku qėndrova. A ishit agresiv nė ėndrra. Ndoshta vrisnit apo rrihnit dikė? Jo! Ėndrrat nuk kam si zmbrazje. Gjithmonė shoh situata tė jashtėzakonshme dhe kur zgjohem nė mėngjes ndiej edhe pak pėrgjegjėsi pėr veten, mė thotė ai si me humor por edhe si pak fėmijė. E kam ndjekur nė njė deklaratė tė tij nė vitin 2000 nė burgun e Pozarevacit ne Serbi. Ishte 25 vjec nė atė kohė dhe kish njė egėrsi nė sy por pėrmbajtėsi nė fjalė. Albin, a kishe njė njeri qė tė mungoi gjatė kohės sė burgut. Ndoshta nėna? -Nėna ime ka qėnė e ashpėr me mua. Ajo ka qėnė mėsuese dhe tė mendosh kur isha fėmijė mė dukej vetja me dy mėsuese. Nė burg humbet ndjeshmėrinė dhe nuk jepesh nė melankoli. U bera I egėr por asnjėherė nuk I inatosa. Isha I qetė. Kjo mė ka mbajtur gjallė, tregon Albini. Atė e kanė torturuar me ditė e javė. Madje pėr disa javė nuk mundte as tė ecte pėr shkak tė goditjeve nė kėmbė. E gjitha sepse ai nuk e pranoi kurrė dėnimin e tij dhe ata qė e dėnuan. Kur hoqėn dorė prej teje? E pyes unė. Njė ditė u lodhėn me mua. Kanė menduar kush merret me kėtė tė cmendur. Nė burg flinte nė orėn 21 tė mbrėmjes dhe zgjohej nė 5 tė mėngjesit. Dhe unė qė naivisht e pyes sepse nuk flinte mė shumė? Ai qesh tė paktėn pėr njė minutė dhe mė kthehet. Po Mira, atje nuk na kishin dėrgu me pushime! Na zgjonin nė 5 tė mėngjesit dhe ngjitur me krevatin kishim njė tryeze dhe njė karrike. Ai vendos duart mby tryezė dhe mė improvizon sesi duhet tė rrinin gjatė gjithė ditės nė qeli. Nuk mund tė uleshin nė krevat pėr asnjė arsye gjatė ditės. -Tek dera kishte njė sy magjik por ndryshe nga realiteti ai shėrbente pėr gardianėt qė ata mund tė shikonin, ne jo sigurisht , mė sqaron ai. (Imagjinoni tė rrish nė njė dhomė i vėzhguar 24 orė dhe tė mos mundesh tė shtrihesh nė krevatin tėnd qoftė edhe pėr tė ėndėrruar lirinė.) Krevati, mė tregon ai ėshtė objekt torture nė burg. Ti e ke vetem disa cm larg dhe nuk shtrihesh nė tė. Kur dola, ndėr gjėrat e para qė bėra ishte tė shkoja nė lagjen Arbėria pėr tė parė lindjen e diellit nė Prishtinė dhe tek Bregu i Diellit kėrkova perėndimin. Dielli mė zhgėnjeu. Jo pse nuk ishte siē e kisha parapėrfytyruar, por pse ishte mu ashtu. Shumė gjėra qė i kisha mezipritur nė ato dy vite e gjysmė burg nuk mė lanė pėrshtyje nė liri. Jo gjėrat qė nuk i kisha nė burg, por ato qė i kisha nė njė formė tjetėr, mė tronditėn kur dola nė liri. Syri magjik i derės kur tashmė shihja unė dhe jo ata nga jashtė, piruni i metaltė dhe jo i plastikės, dritarja nga e cila shikoja unė dhe nuk mė shikonin ata, ishin gjėra me tė cilat mu desh kohė tė ambjentohesha. Pra, jo ajo qė se kasha parė, por ajo qė kishte kuptim tė pėrmbysur po mė bėnte shumė mė tepėr pėrshtypje. Por, kishte edhe punė qė mė mbetėn pėrgjysmė nė burg e qė i vazhdova nė liri. Faqet e fundit tė shumė romaneve qė kisha lexuar (faqet e fundit ishin grisur kryesisht nga tė burgosur tė tjerė qė u nevojiteshin fletėt pėr tė shkruar pikėt e fituara gjatė lojės YAMB me zare tė punuara nga sapuni) i kam lexuar vetėm vite mė pas. Unė nuk dua ta pyes pėr torturat sepse kam frikė edhe ti dėgjoj por ai nuk tė krijon asnjė pengesė. Ai ka njė botė qė I bėn tė gjithė tė ndihen ajėr dhe tė futen nė hapėsirat e bjeshkės sė tij. Kamarieri afrohet disa herė dhe interesohet pėr tė na mbushur gotat me verė. Sytė e shumė njerėzve aty rrotull bėjnė njė rreth tek tavolina jonė hera- herės. Kam njė tundim tė ngrihem dhe tju tregoj nė vesh tė gjithėve me rradhė se Albini ėshtė i jashtėzakonshėm nė tė zakonshmen e tij. Dua ta njohin edhe ata ashtu si unė besoj qė po e njoh sonte. Tė paktėn tani fle me dikė besoj, e pyes unė me pak dėshirė pėr tė zbuluar nėse ka njė femėr nė jetėn e tij. Jo aktualisht. Shoqja ime nuk ndodhet nė Prishtinė. Pėrgjigjet ai me njė rrjedhshmėri pėfekte. Unė as qė isha nė dijeni tė njė lidhjeje tė tij dhe u tundova nė kureshti. Mėsoj qė ajo ėshtė norvegjeze dhe quhet Rita. Duket si emėr shqiptar vetėm tė dashurin e ka shqiptar. Albinin.. Janė njohur qė nė vitin 2007 nė Prishtinė. Si ndodhi qė u dashuruat? E dallova qė herėn e parė. Por nuk ishte dashuri me shikim tė parė, tregon ai. Ndėrsa mė flet pėr Ritėn sytė i shndrisin. Kanė nė plan tė martohen njė ditė por Albini mė thotė atė qė cdo femėr nė botė do donte qė ta dėgjonte. -E di qė do martohem por kjo ka pak rėndėsi. Ajo ėshtė gruaja e jetės time dhe martesa nuk do e bėj mė tė rėndėsishme. Sa me fat Rita, i them atij. - Jo Mira, vec ta njohėsh ti atė dhe do kuptosh se fatin e kam unė. Mė duket gati surreale qė po dėgjoj Albin Kurtin tek flet pėr dashurinė. Dhe tek mė tregon sesa mirė e ka mėsuar shqipen Rita duke ndjekur kurs tė shqipes nė Tiranė. Ne njerėzit jemi gjithmonė viktima nė kurthet e stereotipeve qė krijojmė nė kokėn tonė. Duke e parė atė nga larg kisha besuar se ėshtė nga ata qė skanė bisedė tjetėr vec atdheut. Albini ka tė drejtė kur thotė se situatat i ka tė jashtėzakonshme dhe ai di tė jetė edhe i zakonshėm tek flet pėr gjėrat e vogla tė jetės sė tij. Edhe pse telefonin gjatė ditės mė sė shumti e mban Drenusha (asistentja) dhe ndoshta Ritės i duhet tė pres qė njeriu i saj i zemrės tė mbaroj mbledhjet e gjata apo protestat e pse jo i ėshtė dashur tė mbaj zemrėn me dorė kur atė e kanė arrestuar. Duhet tė jetė kaq e vėshtirė pėr tė fakti qė burri i jetės sė saj ėshtė nje shqiptarė i rrallė (kjo edhe nė qoftė e zakonshme , qė pėr mua nuk ėshtė, ėshtė e vėrteta e tij merituar.) Albini, ka njė aftėsi pėr tė gjetur arsyetimin mė tė mirė tė mundshėm. Dhe kėto vėshtirėsitė e tij si psh, telefoni, protesta, arrestimet, mbledhjet e gjata, takimet e gjata nuk janė pengesė pėr dy njerėz kur sic thotė ai vetė: ngjashmėritė nė botėkuptim janė ura pėr mirėkuptim! Ndėrsa bisedojmė pėr dashuritė e tij kuptoj se ai nuk ėshtė rebeli qė ndonjėri krijon nė mendjen e tij. Ėshtė i urtė dhe mendohet gjatė pėrpara cdo pėrgjigjeje. Burgu nuk e ka bėrė tė ndihet as hero e as viktimė. Ai ka mėsuar gjatė jetės nė njė kohė tė shpejtė gati mė xhiro tė pėrshpejtuara qė tė jetė i duruar dhe mendimet tė mos i gatuaj mbi gjuhė por nė zemėr e nė mendje. Nga fundi i bisedės unė nuk mbaj shėnime mė. Vera e athėt me disa djathra tė ndryshėm ka shoqėruar mbrėmjen e vonė. E kemi lenė qė tė takohemi nė verė diku nga Jali pasi Albini nuk bėn kurrė pushimė nė vende tė tjera pėrecse nė viset shqiptare. Duke u larguar e kam zakon tė mė kujtohet ndonjė pyetje. Albin po si harrova tė tė pyes nėse ke nė plane tė bėsh fėmijė?! Po besoj qė do kem nė njė tė ardhme, thotė ai duke qeshur lehtė me ato sytė qė i rrėzojnė mbi portret njė butėsi fėmije qė duket sikur ėshtė rritur para kohe duke parė protestat dhe prej mencurisė sė parakohshme dhe karakterit njerėzor ka mundur tė mbetet edhe pak fėmijė , gjė qė justifikon edhe idealizmin e tij. Cfarė do tju mėsosh mėsėpari atyre, insistoj unė. Ėshtė i paparashikueshėm. Ndėrsa unė pres njė kėshillė ai mė jep njė leksion. -Nuk besoj se do i mėsoj. Kush jam unė qė tė mėsoj fėmijėt e mi. Do mėsojmė nga njėri-tjetri. Askush nuk di aq shumė sa tė mėsoj tė tjerėt. p.s Mė besoni, ky ėshtė Albin Kurti. Mė besoni ju lexues, politikanėt e Tiranės e Prishtinės qė lidhin fatet tona nė kollarėt e tyre tė mėrzitshme. Por edhe ju ndėrkombėtare qė na flisni pėr forcėn dhe shpirtin vital e qė zgjidhni tė kėrceni tango me ngjalat. Ju kuptoj pėrse distancoheni nga idealizmi, sepse edhe personalisht besoj qė ai nuk ekziston, por sonte m'u duk se takova njė tė tillė. Koha do mė jap ose jo tė drejtė por unė gjithmonė do kujtoj se njė tė enjte tė vonė nė Tiranė piva verė tė athėt me njė idealist! Mira Kazhani |
Titulli: Albin Kurti: Nuk e kam pėr ngut p...
Une mendoj qe Albini eshte intelegjent.
Pas leximit te shkrimit te mesiperm,nje tjeter gje me zgjoi kurreshtjen ne lidhje me Albinin. Sa kombetar eshte nje shqiptar qe, megjithese flet pa ia nda per te miren e kombit per te na e bere me dije sa e do ate(kombin),martohet me nje te huaj??!!Duke mos pasur asnje pengese te kontaktoje femra shqiptare! Nje intelektual shqiptar qe mbahet kombetar(patriot),per mendimin tim,eshte i tille(kombetar) nese ai pervec angazhimit te tij per ceshtje te kombit, me pare martohet me nje fashatare shqiptare,qe mund te kete shume pak shkolle,se sa me nje femer te huaj,qe mund te jete shume e arsimuar! Shtat milion shqipe,me se paku gjysma femra,e mos me mujte me e gjete nje per zemre! Hajt Albin patrioti,ta lumsha patriotizmin ty. Jo,se s`e le dashuria!,ka me thane ndonjerei ketu. Ore,ne po flasim per personin qe ne cdo menyre do te na binde se eshte koxha patriot! Bajloz,cka thu ti,a jom gabim qitu ? |
Re: Titulli: Albin Kurti: Nuk e kam pėr ngut p...
[QUOTE=Gega 1;2198338]Une mendoj qe Albini eshte intelegjent.
Pas leximit te shkrimit te mesiperm,nje tjeter gje me zgjoi kurreshtjen ne lidhje me Albinin. Sa kombetar eshte nje shqiptar qe, megjithese flet pa ia nda per te miren e kombit per te na e bere me dije sa e do ate(kombin),martohet me nje te huaj??!!Duke mos pasur asnje pengese te kontaktoje femra shqiptare! Nje intelektual shqiptar qe mbahet kombetar(patriot),per mendimin tim,eshte i tille(kombetar) nese ai pervec angazhimit te tij per ceshtje te kombit, me pare martohet me nje fashatare shqiptare,qe mund te kete shume pak shkolle,se sa me nje femer te huaj,qe mund te jete shume e arsimuar! Shtat milion shqipe,me se paku gjysma femra,e mos me mujte me e gjete nje per zemre! Hajt Albin patrioti,ta lumsha patriotizmin ty. Jo,se s`e le dashuria!,ka me thane ndonjerei ketu. Ore,ne po flasim per personin qe ne cdo menyre do te na binde se eshte koxha patriot! Bajloz,cka thu ti,a jom gabim qitu ?[/QUOTE] Pėrshėndetje, Gega Ni, Mbase me paske ofru nderin qe te jap vleresim, te lutem me lejo fillimisht te bej nje digresion (qe mendoj se ka shumė rendesi me rrjedhen e diskutimit). Kam verejtur se ne kete forum, niveli i diskutuesve paraqitet ne menyre mjaft mjaft te ulet, sipas meje, te mjere dhe te varfer pernga njohurite themelore. Si rrjedhoje e kesaj pastaj, i njejte paraqitet edhe niveli i debatit. Niveli i personave qe jane te supozuar e pergjegjes ne menagjimin e debatit, mospasja e minimumit intelektual nga ana e tyre, mungesa e nervit e sensit te te kuptuarit te mesazhit ne nje postim nga ana e moderatorit, mendoj se gjeneron kete mungese oksigjeni ketu. Mungese oksigjeni, do te thote, mbreterim i eres se mykut. Ok, te kerkoj falje pėr sa me siper. Tash pėr Albini dhe artikullin: E solla nga nje gazete shqiptare, kete interviste te menduar si format profili personal. Dmth, Albini do te paraqitej e shprehej lirisht ketu pėr jeten dhe bindjet e tij. Pa pardon pra. Duke pire vere te athet (tharbt) etj. Dy fjale: Jepja lirine - shiqoja budallakine. In vino veritas (te verteten ta nxjerr vena), kane thene dikur ata gerrnaqat latinė. Ne pike ma koncize: 1. Albini ben gabim fatal ne qasjen e tij ndaj prones private (tregimi pėr shtepine). 2. Ben gabim fatal ne qasjen e tij ndaj marteses (baza e familjes). 3. Ben gabim fatal ne qasjen ndaj edukimit prindor te femijeve. 4. Ajo qe ti e ceke, Albin patrioti e nacionalisti i zjarrte, i "duaje tenden", lidhet me joshqiptare. Pikat e mesiperme kane themel te forte te marksizmit proletar. (Sa perputhen keto me aspiratat shqiptare properendimore e prodemokratike qe e kane si te shenjte qendrimin ndaj prones private, ndaj familjes, martese, edukimit te femijeve etj?) 5. Kqyre kjo gazeta e gazetarja cfare pershkrimi i ben Albinit? Athua se ky eshte ndonjefar jezusi a ndonje muhamedi, teper i jashtezakonshem e i mencur e ideal!? Pastaj ne shqiptaret ndalemi e cuditemi se kah po na dalin keta lidera te gjithe diktatora e autoritare. Kah po na dalim keta envera e hashima. E na vet menzi presim me u veshe tipare qiellore e hyjnore. Qikaq, Gega Ni, Ndjese prej teje pėr zgjatjen. Mbetesh i pershendetur. |
Titulli: Re: Titulli: Albin Kurti: Nuk e kam pėr ngut p...
[QUOTE=Bajlozi i Zi;2198345]Pėrshėndetje, Gega Ni,
Mbase me paske ofru nderin qe te jap vleresim, te lutem me lejo fillimisht te bej nje digresion (qe mendoj se ka shumė rendesi me rrjedhen e diskutimit). Kam verejtur se ne kete forum, niveli i diskutuesve paraqitet ne menyre mjaft mjaft te ulet, sipas meje, te mjere dhe te varfer pernga njohurite themelore. Si rrjedhoje e kesaj pastaj, i njejte paraqitet edhe niveli i debatit. Niveli i personave qe jane te supozuar e pergjegjes ne menagjimin e debatit, mospasja e minimumit intelektual nga ana e tyre, mungesa e nervit e sensit te te kuptuarit te mesazhit ne nje postim nga ana e moderatorit, mendoj se gjeneron kete mungese oksigjeni ketu. Mungese oksigjeni, do te thote, mbreterim i eres se mykut. Ok, te kerkoj falje pėr sa me siper. Tash pėr Albini dhe artikullin: E solla nga nje gazete shqiptare, kete interviste te menduar si format profili personal. Dmth, Albini do te paraqitej e shprehej lirisht ketu pėr jeten dhe bindjet e tij. Pa pardon pra. Duke pire vere te athet (tharbt) etj. Dy fjale: Jepja lirine - shiqoja budallakine. In vino veritas (te verteten ta nxjerr vena), kane thene dikur ata gerrnaqat latinė. Ne pike ma koncize: 1. Albini ben gabim fatal ne qasjen e tij ndaj prones private (tregimi pėr shtepine). [B]2. Ben gabim fatal ne qasjen e tij ndaj marteses (baza e familjes). 3. Ben gabim fatal ne qasjen ndaj edukimit prindor te femijeve.[/B] 4. Ajo qe ti e ceke, Albin patrioti e nacionalisti i zjarrte, i "duaje tenden", lidhet me joshqiptare. Pikat e mesiperme kane themel te forte te marksizmit proletar. (Sa perputhen keto me aspiratat shqiptare properendimore e prodemokratike qe e kane si te shenjte qendrimin ndaj prones private, ndaj familjes, martese, edukimit te femijeve etj?) 5. Kqyre kjo gazeta e gazetarja cfare pershkrimi i ben Albinit? Athua se ky eshte ndonjefar jezusi a ndonje muhamedi, teper i jashtezakonshem e i mencur e ideal!? Pastaj ne shqiptaret ndalemi e cuditemi se kah po na dalin keta lidera te gjithe diktatora e autoritare. Kah po na dalim keta envera e hashima. E na vet menzi presim me u veshe tipare qiellore e hyjnore. Qikaq, Gega Ni, Ndjese prej teje pėr zgjatjen. Mbetesh i pershendetur.[/QUOTE] S`ke pse kerkon ndjese!Mendoj qe ke fole me vend. Ato pikat qe permende me lart,sidomos pikat 2 dhe 3,jane shume te qelluara. Duhet me qene nacionalist,me be cmos e mos me e perzie pjellen me t`huaja! Edhe femijet duan dicka presion,shkurt shqip : tuten e dojne thmija! Nuk do te thote,vetem me tute.Ata duhet edukue moralisht dhe ne frymen kombetare.Kur te ngurojne(hezitojne) nganjehere,duhet me ia tregu tuten! Ka shkolla shqipe ketu n`Gjermani.Me ua ndegjue qefin femijeve,nuk ishin shkue!Nje here ne jave eshte,edhe pritojne!Ne keso rastesh,rrnofte tuta, per qellim kombetar,atdhetar,shqiptar. (shaka pak) Faleminderit per pergjigjen,Bajlozi i Zi! |
Titulli: Re: Titulli: Albin Kurti: Nuk e kam pėr ngut p...
[QUOTE=Gega 1;2198359]S`ke pse kerkon ndjese!Mendoj qe ke fole me vend.
Ato pikat qe permende me lart,sidomos pikat 2 dhe 3,jane shume te qelluara. Duhet me qene nacionalist,me be cmos e mos me e perzie pjellen me t`huaja! Edhe femijet duan dicka presion,shkurt shqip : tuten e dojne thmija! Nuk do te thote,vetem me tute.Ata duhet edukue moralisht dhe ne frymen kombetare.Kur te ngurojne(hezitojne) nganjehere,duhet me ia tregu tuten! Ka shkolla shqipe ketu n`Gjermani.Me ua ndegjue qefin femijeve,nuk ishin shkue!Nje here ne jave eshte,edhe pritojne!Ne keso rastesh,rrnofte tuta, per qellim kombetar,atdhetar,shqiptar. (shaka pak) Faleminderit per pergjigjen,Bajlozi i Zi![/QUOTE] [FONT="Book Antiqua"][SIZE="3"] g'jege, ni ketu me duhet me te kundershtue pak ... po na ngulfat bre g'jege mendimi jot lirine e te jetumnit . po deshte nje komb t'jeter bre g'jege , nuk done me thonen qe nuk je patriot ndaj kombit tond , apo gjithsesi duhet vetflijimi !..per hire te vazhdimesise ...? ,a e kupton bre g'jege shprehjen e tij .. jam une me fat qe kam takuar ate , e shef bre g'jege cfare zhgenjimi, 1 ne 4 miljon femra te kombit ne tansi nuk dul te plotesoj gjysmen tjeter te shpirtit binjak te nje idealisti ne koncepte ,ashte e dhimbshme kjo g'jege ..zori te shtine te hapesh rrezen e veprimit jo qjefi ..eshte ta marresh minilin e te kjash me lote .. ...aaaa edhe tjetra g'jege ... kurgjo me zor nuk bohet ne kete dynja se po u bo pa q'jef jep kunderefekt ..nuk i detyrohet as obligohet femise ndjenja kombtare , ajo duhet te ndjehet .veq kur ndjehet nuk njeh tute ... p.s. perndryshe eshte nje nder intervistat qe solli freski , jo pse njohim nje bote tjeter nga Albini , sepse kjo vetem se do te jete presypozuar nga ata qe e kuptojne jeten e nje idealisti por pse eshte nje nder intervistat me pergjigjet me te formesuara qe kam lexuar ndonjehere nga figurat e kombit .[/SIZE][/FONT] |
Re: Titulli: Re: Titulli: Albin Kurti: Nuk e kam pėr ngut p...
[QUOTE=jadore;2198455][FONT="Book Antiqua"][SIZE="3"]
p.s. perndryshe eshte nje nder intervistat qe solli freski , jo pse njohim nje bote tjeter nga Albini , sepse kjo vetem se do te jete presypozuar nga ata qe e kuptojne jeten e nje idealisti por pse [B]eshte nje nder intervistat me pergjigjet me te formesuara qe kam lexuar ndonjehere nga figurat e kombit[/B] .[/SIZE][/FONT][/QUOTE] e nderuar, E njoh shumė mirė kete ndjesi. E them pa ironi, Kam qene 5 ose 6 vjec kur e pata lexuar vepren e pare ne jeten time. "Gu gu pici gu" titullohej. Ne ate moment pata menduar se ishte vepra me e formesuar qe kisha lexuar deri atehere. Prandaj te jap te drejte dhe te perkrah ne kete vleresim. Te pershendes |
Re: Albin Kurti: Nuk e kam pėr ngut p...
Me perkujtoj dicka kjo menyr e prezentimit,te kesaj interviste! E njihja njefar "kengetari" qe u sorollatke dofar kafeneve te Bruxelit, kur ne nje rast po e shof nje Video ne VHS- qe e kish pregadit ne Shqiperi, nuk di sa ka pagu, mirepo ja kishin rregullu ashtu qe dyshojshe ne vehten a thu eshte a'i qe e njifshe.!
Edhe ne ket rast pervec nje mjeshtire te gazetares, kurgja me vler, e domethanse.... doktrina Enveriste, |
Titulli: Albin Kurti: Nuk e kam pėr ngut p...
Po shfrytezoj rastin mei ba do pershendetje.Ne rend te pare per Bajlozin (Oksigjenin e keti forumi),Albinin pak tjeterfare,Miren per intervisten dhe ,gati harrova,pershendetje per Kunaten nga Norvegjia.
Kamish-Llulles ju paskan perzi, zahere, kabllat se LETRA qe ka ardhe permes linjes Beograd -Prishtine paska qen leter Norvegjeze !? Shqiptaret duhet me i fute ne Librin e Ginisit edhe per faktin se per nji sahat ta marojn e ni lider e vrapojn mas tij me dekada qe ne fund me e qu ne varr me sharje ! Qaq shume kemi ba komandanta e lidera qe as plemja nukti nxene !! Bajloz ,doku ma shpesh se,pasha Kuranin ,pa hajgare ,moti shkrime me te mira dhe me te kompletuara nuk kam lexu ktu ne kete forum e boll moti jam ksajde.Sinqerisht ,prej se kan shku Odiseu e Panta ,shkrime te tilla i mungojne Dardanise ! |
Titulli: Re: Titulli: Re: Titulli: Albin Kurti: Nuk e kam pėr ngut p...
[QUOTE=Bajlozi i Zi;2198533]e nderuar,
E njoh shumė mirė kete ndjesi. E them pa ironi, Kam qene 5 ose 6 vjec kur e pata lexuar vepren e pare ne jeten time. "Gu gu pici gu" titullohej. Ne ate moment pata menduar se ishte vepra me e formesuar qe kisha lexuar deri atehere. Prandaj te jap te drejte dhe te perkrah ne kete vleresim. Te pershendes[/QUOTE] [FONT="Book Antiqua"][SIZE="3"]ehe, .. dhe une i Nderuar mbes me shpres qe ndjesia e tille tek ju mos te kete perfunduar tek lektyra e vitit te IVmbi epin e Gjergj Elez Alise ,por te kete vazhduar tutje e me tutje .. se pastaj vie literatura boterore qe ska fund. p.s. me beri pershtypje ,bile me pelqej koncepti mbi pronen i Albinit , boll bukur jetojne perendimoret pa pas kompleksin e prones , trashigimise se patundeshme , pa cka te vlen jeta kur e ke ne sherbim te nje shtepie qe duhet ta paguash per 30 vjet kredi edhe familjen apo femite i rrite te frustruar nen presionin e kursimit per nje toke per nje ndertese ..![/SIZE][/FONT] [I] pps. he mo , pse e merrni kaq tragjike , s'keni degjuar kurr thenjen qe Dashuria s'njeh kufinje ...[/I] |
Re: Titulli: Re: Titulli: Re: Titulli: Albin Kurti: Nuk e kam pėr ngut p...
[QUOTE=jadore;2198576][FONT="Book Antiqua"][SIZE="3"]ehe,
.. dhe une i Nderuar mbes me shpres qe ndjesia e tille tek ju mos te kete perfunduar tek lektyra e vitit te IVmbi epin e Gjergj Elez Alise ,por te kete vazhduar tutje e me tutje .. se pastaj vie literatura boterore qe ska fund. p.s. me beri pershtypje ,bile me pelqej koncepti mbi pronen i Albinit , boll bukur jetojne perendimoret pa pas kompleksin e prones , trashigimise se patundeshme , pa cka te vlen jeta kur e ke ne sherbim te nje shtepie qe duhet ta paguash per 30 vjet kredi edhe familjen apo femite i rrite te frustruar nen presionin e kursimit per nje toke per nje ndertese ..![/SIZE][/FONT] [I] pps. he mo , pse e merrni kaq tragjike , s'keni degjuar kurr thenjen qe Dashuria s'njeh kufinje ...[/I][/QUOTE] Perendimoret jane themelues te konceptit "prone private". Funksionojne dhe zhvillohen ne baze te ketij koncepti. ps. Nuk e marrim tragjike, jo. Sepse kemi degjuar edhe thenien qe Budallakia s'njeh kufinje. |
Titulli: Re: Titulli: Albin Kurti: Nuk e kam pėr ngut p...
[QUOTE=jadore;2198455][FONT=Book Antiqua][SIZE=3]
g'jege, ni ketu me duhet me te kundershtue pak ... po na ngulfat bre g'jege mendimi jot lirine e te jetumnit . po deshte nje komb t'jeter bre g'jege , nuk done me thonen qe nuk je patriot ndaj kombit tond , apo gjithsesi duhet vetflijimi !..per hire te vazhdimesise ...? ,a e kupton bre g'jege shprehjen e tij .. jam une me fat qe kam takuar ate , e shef bre g'jege cfare zhgenjimi, 1 ne 4 miljon femra te kombit ne tansi nuk dul te plotesoj gjysmen tjeter te shpirtit binjak te nje idealisti ne koncepte ,ashte e dhimbshme kjo g'jege ..zori te shtine te hapesh rrezen e veprimit jo qjefi ..eshte ta marresh minilin e te kjash me lote .. ...aaaa edhe tjetra g'jege ... kurgjo me zor nuk bohet ne kete dynja se po u bo pa q'jef jep kunderefekt ..nuk i detyrohet as obligohet femise ndjenja kombtare , ajo duhet te ndjehet .veq kur ndjehet nuk njeh tute ... p.s. perndryshe eshte nje nder intervistat qe solli freski , jo pse njohim nje bote tjeter nga Albini , sepse kjo vetem se do te jete presypozuar nga ata qe e kuptojne jeten e nje idealisti por pse eshte nje nder intervistat me pergjigjet me te formesuara qe kam lexuar ndonjehere nga figurat e kombit .[/SIZE][/FONT][/QUOTE] [FONT="]Nuk besoj qe nuk kuptohemi.[/FONT] [FONT="]Ne rastin e zakonshem, une nuk do te beja fjale per ceshtje private te tjetrit.[/FONT] [FONT="]Ketu e kemi rastin e vecante,ne po bejme fjale per njeriun qe eshte drejtues i nje partie e cila haptas e kerkon bashkimin kombetar,madje ne kete kohe kaq te palakmueshme per ne.Kjo na le te kuptojme se kemi te bejme me nje patriot te thekur.Nje njeri i tille nuk do ta kishte problem te gjej femer nga kombii vet.[/FONT] [FONT="]Kjo,per te qene krejt patriot! :smile: [/FONT] [FONT="]Dhe mos harro,Dore;[/FONT] [FONT="]femrat shqiptare jane per cka t`i lypesh!N`dash besnike,n`dash dashnore t`zjarrta,n`dash dredhagjore,qe,sic thote eminja,elefantin per ni vjet ta bien `nizet killa!! :biggrin: [/FONT] [FONT="]Ne anen tjeter,s`ka pse te jete problem,nese i duam edhe kombet tjera?![/FONT] [FONT="]Ama,se pari duhet ta duam kombin tone.[/FONT] [FONT="]Dore,shqipja qe martohet me nje te huaj,mund te jete patriot,po s`eshte boll patriot! :biggrin:[/FONT] [FONT="]Per sa u perket femijeve,nuk eshte puna qe ata te shtyhen me zor te bejne dicka![/FONT] [FONT="]Me femiun duhet bisedue arsyeshem.Atij duhet me ia spjegue gjanat me durim.[/FONT] [FONT="]Kjo gja nuk eshte gjithmone e lehte.Per ta arrite kete,duhet te plotesohet nje[/FONT] [FONT="]parakusht shume i rendesishem;[/FONT] [FONT="]gjate bisedes me femiun e vet,prindi duhet me kalue ne nivelin e femiut.[/FONT] [FONT="]Vetem ne kete menyre prindi ka gjasa te jete i pranuem si bashkebisedues, nga femiu i tij.[/FONT] [FONT="]Femiu e heton menjehere(dhe ndjehet mire per kete gje) kur eshte i barabarte ne bisede me prindin.[/FONT] [FONT="]Ne bisede te tille, njeriu duhet te jete serioz dhe ta kete durimin,jo vetem t`ia spjegoje[/FONT] [FONT="]gjerat femiut,por edhe te degjoje me vemendje mendimin e femiut.[/FONT] [FONT="] Ne kete menyre prindi i ka gjasat e mira ta edukoje drejt femiun e vet.Patjeter qe rrethi ku rritet femiu e luan rolin e vet.[/FONT] [FONT="]Megjithate,te gjithe femijet e botes e kane nje gje te perbashket,ata anojne koh pas kohe te tejkalojne kufinjte e se lejueshmes![/FONT] [FONT="]Ne keso rastesh,ndihmon tuta.Pastaj gjanat rregullohen pa veshtiresi serioze.[/FONT] [FONT="] [/FONT] |
Re: Albin Kurti: Nuk e kam pėr ngut p...
..seq po fryeka flladi i vetevendosjes ksajde:biggrin:
|
Titulli: Albin Kurti: Nuk e kam pėr ngut p...
ky sikur hashimi mas lufte,apo edhe ne disa raste tani,me ton nacionalizmi mundohet me fitue politikisht ne popull,por si vin ne pushtet,keta nacinalista,prej ujku po bahen dele,qe besa ma shume,po i majn gajlet e serbve te kosoves,e po japin ndihma,ne shume fusha te jetes,se Shqiptareve.
|
Titulli: Albin Kurti: Nuk e kam pėr ngut p...
urime urime martesa o albin kurti utrashigofshi mire japaskit ba eme vend
|
Titulli: Albin Kurti: Nuk e kam pėr ngut p...
[QUOTE=Zeqiri;2199213]urime urime martesa o albin kurti utrashigofshi[/QUOTE]
[FONT="Book Antiqua"][SIZE="3"]prit Zeq se heret , mos i ndjell ters...[/SIZE][/FONT] |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:38. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.