![]() |
Intervistė me Zhizhekun
[B]Philosophie Magazine, e pėrmuajshme, N° 57, Mars 2012[/B]
Pėrktheu : Dilfirus VRIONI Slavoj iek nė gjashtė data: 1949: Lindi nė Lubjanė, ish-Jugosllavi, Sllovenia e sotme 1981: Doktoratė nė Filozofi nė Universitetin e Lubjanės 1981: Zbulon mendimin e Jacques Lacan-it dhe hyn nė analiza mbi tė nė bashkėpunim me Jacques-Alain Miller-in 1989: Sukses i librit tė tij tė parė nė anglisht, The Sublime Object of Ideology (Verso) Qė nga viti 2007: Drejtor i Birbeck Institute for the Humanities nė Londėr, jep mėsim nė Universitetin e Lubjanės dhe nė Europian Gratuate School nė Saas- Fee (Zvicėr) [B]AJO QĖ KA RĖNDĖSI ĖSHTĖ TEORIA. UNĖ NUK EKZISTOJ[/B] Njė nga filozofėt mė tė njohur dhe mė tė debatueshėm nė botė, Slavoj iek-u rivjen nė frėngjisht me botimin e Pour defender les causes perdues [Nė mbrojtje tė kauzave tė humbura] (Flammarion), ku shpjegon qė vetėm Psikanaliza dhe komunizmi mund tė na shpėtojnė nga lluca dhe budallallėku qė na kaplon. Te kjo intervistė qė ngjan me njė debat trup mė trup pozicioni i tij ėshtė fort i diskutueshėm! Nė njė dhomė hoteli nė Berlin. Trokasim nė portė, njė burrė mjekrosh hap derėn. Rrathė tė thellė rreth syve. Njė t-shirt ku shkruhet: You ask the questions (Ju shtroni pyetjet). Me nxitim slloveni 62 vjeē na fton tė ulemi nė kanape. Ai srresht sė lėvizuri. Ndėrsa flet, dhe ai flet shumė, i gjithė trupi i tij punon. Filozofi rėndohet, bėn shaka, zhvendoset. Spushon sė martirizuari hundėn, gjestikulacione, i bėn gjeste tė ēuditshme bashkėbiseduesit tė tij. Secila frazė ėshtė njė betejė. Secili shpėrthim e qeshure, njė ēlirim. [B]Psikanaliza, e cila luan njė rol tė rėndėsishėm nė veprėn tuaj, ėshtė e lidhur shumė me kujtimet. Cili ėshtė kujtimi juaj i parė lidhur me filozofinė?[/B] Slavoj iek: Duhet tė kem pasur 11-12 vjeē dhe isha zhytur nė njė enciklopedi filozofie. Se di se si dhe mbėrrita te Kanti, mė saktė te Kritika e arsyes sė kulluar. Ajo mė magjepsi. [B]Psikanaliza nėnvizon gjithashtu rėndėsinė e nėnės dhe babait nė fėmijėri. Ērol kanė pasur prindėrit nė jetėn tuaj ? Do tė them diēka qė do te dukem si pėrbindėsh. Kisha marrėdhėnie shumė tė kėqija me prindėrit, dhe kur them marrėdhėnie tė kėqija ėshtė njė eufemizėm Ata kanė vdekur qė tė dy dhe unė skam shkuar asnjėherė tua shoh varrin. Mė kujtohet kur vdiqėn. Tė dy kanė vdekur gjatė natės nė njė interval prej dy vitesh. Pėr tė dy mė kanė telefonuar nga spitali nė mėngjes: Babai/nėna juaj sapo janė ndarė nga jeta. I kam pyetur secilėn herė : A ėshtė mbuluar gjithēka? Ju do ti shpini nė varreza? (Tė gjithė bla-blatė e rastit) Ēdo gjė ėshtė nė rregull? Shumė faleminderit. Tė dyja herėt ka qenė rreth orės 10 tė mėngjesit dhe i jam vėnė menjėherė punės. Refuzoja qė kjo ngjarje tė merrte qoftė edhe dy minuta nga puna ime. [B]Dhe kėshtu prindėrit tuaj nuk kanė luajtur ndonjė rol tė veēantė gjatė jetės tuaj?[/B] Ndoshta ka njė pėrjashtim, diēka me nėnėn time. Kam pasur gjithnjė njė fobi ndaj fotove. Fotot e vetme qė kam nga vetja janė ato qė mė janė dashur pėr ndonjė pasaportė ose ndonjė dokument tjetėr. Dhe e dija qė mamaja kishte nė shtėpi disa qindra foto tė miat. Pasditen e sė njėjtės ditė qė mėsova vdekjen shkova nė apartamentin e saj pėr ti kėrkuar, hapa kutinė dhe i pashė. Ja gjėja e vetme qė bėra. [B]Po a ėshtė e mundur ti pėrjashtosh prindėrit kėshtu?[/B] Derisa isha duke bėrė analiza, analizat e mija, natyrisht qė e shtroja dhe e shtroj ende kėtė pyetje dhe jap njė pėrgjigje pa mėdyshje: as nuk mė intereson fare nėse kjo ėshtė e mundur apo jo, di kėtė qė shoh, kaq thjesht! Tani, ne natyrisht mund tė luajmė me ato lojėrat e vogla frojdiane dhe tė themi: unė jam akoma thellėsisht i lidhur me ta, por ndjenjat e mia pėrkrah tyre janė mirėfilli negative Sdua tia di, sdua tė kem tė bėj fare me ta. * * * [B]Por psikanaliza [/B] Nėse ju mė bėni pyetje se ēfarė ėshtė jeta ime, atėherė nuk ushqeni asnjė interes tė vėrtetė pėr mua. Nuk mė pėlqen shumė Orwell, portreti i totalitarizmit qė ai jep ėshtė i gėnjeshtėrt. Por ka edhe njė skenė tė mrekullueshme nė 1984-n, ku Winston Smith-i i bėn pyetje dikujt emri i tė cilit smė kujtohet: Mė thoni, a ekziston vėrtet Big Brother-i? Dhe e dini si ju pėrgjigj tjetri? Ėshtė pyetja e gabuar. Nuk ėshtė Big Brother ai qė nuk ekziston. Ju nuk ekzistoni. Nė kėtė kuptim ėshtė njė gabim nė mėnyrėn se si trajtohet personi im. Ajo qė ka rėndėsi ėshtė teoria. Unė nuk ekzistoj. [B]Po pse atėherė tė jemi kaq tė interesuar pėr psikanalizėn?[/B] Pėr njė arsye tė vetme: ajo mė siguron njė lexim tė plotė dhe tė kėnaqshėm tė Hegelit. Ja thelbi i vėrtetė i punės sime: obsesioni im fanatik pėr Hegelin. Sapo kam mbaruar njė libėr pėr tė qė do tė dalė nė Angli pas rreth tri muajsh. Njė ēmenduri totale, mė shumė sesa njė mijė fletė. [B]Cilat janė raportet midis Hegelit dhe Frojdit?[/B] Hegeli zhvillon njė koncept tė rėndėsishėm, Selbstbewu?stein, vetė-vetėdijen. Ai mbron idenė e njė vetėdije emancipuese tė vetvetes qė reflektohet nė zemėr edhe tė vetes (domethėnė nė zemėr tė vetes time) sime, me ripėrsėritje tė tilla qė mund ta transformojnė qenien nė njė akt praktik. Sipas meje, kjo ide autorefleksioni emancipues nuk ka jetuar veēse nė veprėn e Frojdit. [B]Hegeli dhe Frojdi atėherė mbrojnė qė tė dy idenė qė ne marrim tėrėsisht vetėdije nga uni ynė i pastėr, qė ėshtė e mundur ta kemi marrė nė tė pandėrgjegjshmen?[/B] Mendoj se ky version i thjeshtuar deri nė kėtė pikė i psikanalizės nė njė mėnyrė riafrimi subjektiv me substancėn e tėhuajėsuar. E ndėrgjegjshmja do tė jetė atėherė ajo pjesė e imja qė do tė korrigjohet dhe nė tė cilėn sdo ta njoh mė veten. Por sėrish me njė rikthim refleksiv unė duhet tė njoh unin tim tek ajo. Nė kėtė mėnyrė ajo do tė pushonte sė qeni njė forcė ēmendurie qė mė kontrollon. Dhe kėtu vijmė nė njė pikė kryesore! E pohoj qė tė lexosh Hegelin nė mėnyrėn klasike ėshtė ti shkosh prapa si i quani ju ata njerėz qė hanė jashtėqitjet e tyre? koprofagė: nė fillim, i jashtėqitim, dhe mė pas, nė fazėn e rimarrjes, rikthyerjes, i kthehemi sėrish asaj qė jashtėqitėm. Dhe unė ju mohoj qė Hegeli ishte njė i tillė. Ėshtė gabim nėse e kuptojmė nocionin hegelian tė Versöhnung, tė ribekimit, riafrimit me paqen, si njė akt megasubjektiv tė ripronėsimit, tė ripėrkiturit. Kjo ėshtė pyetja kryesore e librit tim. Unė pėrpiqem ti jap njė pėrshkrim relativisht formal, por shumė preciz, proceseve dialektike hegeliane. Pėrpiqem ta ēliroj Hegelin nga kėto vizione subjektive tė thjeshta, qė nė njė mėnyrė mjaft interesante, ishte ende edhe vizioni marksist. [B]Dhe cili ėshtė raporti juaj me Marksin dhe me komunizmin?[/B] Mė lini tju qartėsoj diēka: kėto gjėra me subjekt komunizmin mė vijnė tė forta dhe me mėrzi. Pyetja ku duan tė dinė nė jam stalinist apo jo mė duken kėto ēėshtje kaq paradoksalisht kundėr njėra-tjetrės dhe tė mėrzitshme. Asnjėherė sdo di si ta tregoj saktė qė nė punėn time tė pėrditshme unė jam me tė vėrtetė njė idealist praktik, qė do tė thotė qė besoj nė dijen dhe qė ajo ėshtė qėllimi nė vetvete. [B]Por ju vetė keni thėnė qė [/B] Epo bėjmė luftė po deshėt [B]Ne duam vetėm tė kuptojmė [/B] Po kjo ėshtė forma mė e keqe e luftimit! [B]Nė, « Nė mbrojtje tė kauzave tė humbura », ju shkruani se komunizmi mbart zgjedhjen e vetme pėr krizėn aktuale tė shoqėrive tona ēdo tė thotė kjo?[/B] Ja pozicioni im zyrtar. Jam tėrėsisht i vetėdijshėm qė kėtu kemi njė problem tė vogėl tė marrėdhėnieve me publikun. Miq tė shumtė, ose edhe njerėz tė rastėsishėm mė pyesin: pse nuk e lė mėnjanė kėtė emėr idiot tė komunizmit, qė sjell me vete kaq shoqėrime tė tjera tė papėlqyera. Pėr kėtė jap tri arsye. E di mirė si frojdjan qė jam qė derisa arsyet e shpjegimet mblidhen edhe shtohen, ka diēka qė sshkon si duhet (qesh). E para, unė e mbroj duke marrė parasysh tė shkuarėn, domethėnė, se ekziston njė histori e komunizmit, njė traditė precize, me tė cilėn stalinizmi dhe llojet e ngjashme me tė skanė pikėprerje askund. Pėr shembull, kjo traditė emancipuese radikale, mijėvjeēaristėt dhe besimi i tyre nė fundin e kohėrave. Mbretėria e pėrjetshme ėshtė atje! E gjejmė nė doktrinėn krishtere, nė revoltėn spartakiste tė Berlinit [nė 1919], nė luftėn e fshatarėve [qė i vuri flakėn Perandorisė sė Shenjtė romano-gjermanike mes 1524 dhe 1526] Kėto histori tė pėrditshmėrisė janė tė ēmuara dhe unė do tė doja qė ti mbaja gjallė. [B]E sė dyti?[/B] Problemi me gjithė rrymat e tjera ėshtė qė ato janė shumė tė kompromentuara, nė sensin qė janė gati pėr shumė lloje kompromisesh qė bien edhe ndesh hera-herės, janė shumė lehtėsisht tė drejtueshme pas erės. Le tė mendojmė pėr shembull nocionin e solidaritetit. Fuck it! Edhe Hitleri do tė kishte folur pėr solidaritet. Ose tė dinjitetit. Gjithēka varet nga ajo qė kuptojmė me dinjitet. E dini, kjo fjala komunizėm ka tė paktėn kėtė avantazh: ajo na sinjalizon qė stregojmė shaka tė pakuptimta, qė spo kėrkojmė mė shumė drejtėsi, kėto lloj idesh pa thelb. [B]Dhe pika e tretė?[/B] Ndoshta ėshtė njė gjė e mirė qė kjo ide, ideja e komunizmit, shkon bashkė dhe shoqėrohet edhe me gjėrat e tmerrshme. Ato na tregojnė sesa projekte tė mėdha historike janė ekspozuar gjithnjė pėrpara problemeve tė mėdha. Nė projektet historike ne luajmė me zjarrin: ska asnjė garanci qė projekti apo sipėrmarrja , qoftė ky, ai mė fisniku, nuk do tė shndėrrohet nė njė megamakth. Por pėrgjigjja ime e fundit, edhe mė e vėrteta, ėshtė kjo: emri komunizėm, siē e nėnvizoj edhe nė librin tim, nuk ėshtė emri qė shpreh njė zgjedhje, por emri qė shtron njė problem. [B]Pėr cilin problem po flisni?[/B] Po nėse i bėjmė njė ekzaminim problemeve tė sotme pluhuri, kapitalizmi financiar, biogjenetika, mbrojtja e pronės intelektuale tė gjitha janė probleme tė sė pėrbashkėtės, ato mė shumė i bashkėvihen rrėshqitjes sė kontrollit shtetėror sesa zgjidhjeve qė vijnė nga tregu privat. Nocioni i komunizmit [nga latinishtja communis, e pėrbashkėta] pėr mua sjell njė problem. Fatin e asaj qė ėshtė e pėrbashkėt. Pyetja mė thelbėsore pėr mua mbetet ajo qė ka shtruar Fukuyama. 99 % tė tė majtėve janė partizanė tė Fukuyama-s, edhe pse tallen haptazi me tė. [B]Pra ju e mendoni tė drejtė konceptin e Fukuyama-s pėr fundin e historisė, qė shteteve demokratike liberale su mbetet mė asnjė alternativė e besueshme globale?[/B] Po. Tė majtėt nuk flasin asnjėherė nė mėnyrė eksplicite pėr fundin e historisė, por e bashkėndajnė postulatin e Fukuyama-s, idenė qė kapitalizmi dhe martesa e tij me demokracinė liberale janė njė kompozim social i fortė bla bla bla , qė ėshtė sistemi mė i mirė social ose tė paktėn mė pak i keqi qė mund tė imagjinojmė. Nuk kam nėnēmim pėr ata njerėz, por horizonti i tyre ėshtė i limituar nė: Ne duhet ta bėjmė sistemin mė tė mirė. Unė mendoj se kjo nuk mjafton. [B]Ju shkruani qė Hitleri dhe Stalini nuk kanė qenė tė dhunshėm aq sa duhet, jo aq sa duhet radikalė nė tentativat pėr tė ndryshuar sistemin nė fuqi nė kohėn e tyre [/B] Ajo qė unė mendoj ėshtė se duhet tė dallojmė dy forma tė dhunės qė dallojnė mirė nga njėra-tjetra: ka dhunė nė nivelin e torturės fizike, vrasjet etj. Dhe ka njė formė tjetėr dhune nė sensin radikal, shoqėror, tė atij tipi qė e bėn sistemin tė mosfunksionojė. Dhe kėtu ėshtė fjala pėr dhunėn e vėrtetė pozitive. Marrim pėr shembull ngjarjet e fundit nė Egjipt. Dhuna fizike ishte ekskluzivisht nga ana e forcave te Mubarakut dhe kjo ėshtė qesharake dhe e paefektshme. Por dhuna e vėrtetė, dhuna emancipuese, nė sensin fondamental tė termit ishte nė anėn e manifestuesve. Njerėzit u mblodhėn dhe ndaluan nė mėnyrė brutale njė shtet tė tėrė sė funksionuari. Nė njė farė mėnyrė Mubaraku kishte tė drejtė kur thoshte qė policia tentonte thjesht dhe vetėm, duke pasur pėrballė dhunėn, tė bėnte qė gjėrat tė ktheheshin nė normalitet. Dhe mendoj se kjo mėnyrė logjike vlen edhe pėr Hitlerin apo Stalinin, etj. Bėhet fjalė pėr tė njėjtin problem. [B]Hitleri dhe Stalini kishin si problem rikthimin nė normalitet?[/B] Rikthim nė normale po vetėm nė njė kuptim, sigurisht, nė njė rikthim deklasimesh normale, pėr tu rikthyer nė mbajtjen e procesit te prodhimit. E di fort mirė qė Hitleri ka bėrė gjėra tė tmerrshme, por ishte njė frikacak. Ai ka vrarė me miliona njerėz, por kishte frikė nga njė ndryshim i vėrtetė shoqėror. Tė gjitha ndryshimet qė ai ka urdhėruar kishin vetėm njė qėllim, ju e njihni frazėn, ndryshoni gjithēka me qėllim qė tė mos ndryshojė asgjė. Dhe nė kėtė stad pohoj qė megadhuna e Stalinit, njėkohėsisht edhe kolektivizimi me forcė mund ta harroni revolucionin e tetorit qė i ngjan lojėrave nė njė kopsht fėmijėsh po qe se e krahasojmė me tmerrin absolut tė fundviteve 1920 dhe tė fillimviteve 1930 -, ku kemi njė krim tė paqtė. Pafuqi totale. [B]Deri ku do tė arrinit pėr tė ndaluar kapitalizmin, ndryshuar sistemin?[/B] ... vazhdon |
Re: Intervistė me Zhizhekun
Po sigurisht qė unė jam kundėr dhunės nė kėtė stad.
O Zot! Sjam i ēmendur. [B]Por mund tju citoj: Unė pėr vete jam i mendimit qė ti dėrgojmė intelektualėt antibolshevikė nė njė vend me njė vendim tė justifikuar deri ne fund [nė 1922 intelektualėt sovjetikė qė u gjykuan jokonform me ideologjinė u transportuan drejt Gjermanisė].[/B] O zot! Po askush nuk u vra! Ata veē i grumbullonin intelektualėt dhe e gjitha kjo nė mėnyrė shumė humane dhe i dėrgonin nė njė vend tjetėr. Njėkohėsisht nuk jam duke thėnė se bėhet fjalė pėr njė akt superdemokratik. Por nėse do tė kemi tė bėjmė vetėm me kėtė lloj dhune duhet tė falėnderojmė qiellin [B]E njėkohėsisht duket mjaft e ēuditshme qė njė filozof pėrshėndet faktin qė intelektualėt dėrgohen nė ekzil.[/B] Po, por ndershmėrisht qė kėtė lloj dhune jam gati ta kaloj, jam gati tė jetoj me tė. [B]Ju shkruani qė terrori, dhe jo humanizmi, ėshtė alternativa e vetme premtuese. Si duhet ta kuptojmė kėtė?[/B] Ēfarė ėshtė pėr mua liria autentike? Liria autentike nuk ėshtė mundėsia pėr tė zgjedhur midis njė ėmbėlsire me luleshtrydhe dhe njė ėmbėlsire me ēokollatė. Mendoni sikur jetojmė nė 1945 dhe ju thonė kėtė: duhet tė organizojmė njė aksion kundėr nazistėve. Dhe ju e dini fare mirė qė nėse pėrgjigjeni, po, ju rrezikoni jetėn tuaj dhe jo vetėm kėtė, po edhe jetėn e fėmijėve tuaj tė dashur. E siē vėrehet nuk bėhet fjalė fare pėr njė lojė. Dhe ky mik nuk ju thotė qė keni zgjedhje. Ai thotė qė duhet ta bėni, qė ėshtė fjala pėr njė detyrė. E nėse nuk ėshtė ky terrori, atėherė Ajo qė unė them ėshtė qė nė njė formė nė tmerret e kėtij lloji jo vetėm nė terroret policore, por edhe nė ato ku bota juaj ėshtė dy gisht afėr zhytjes, nė kuptimin ku vini gjithēka nė lojė ju jeni tė lirė. Njė akt autentik lirie nuk ėshtė i kuptueshėm veēse nė terror. [B]A mendoni se ne ndodhemi nė njė situatė tė tillė?[/B] Gjėja mė e rrezikshme qė mund tė bėjmė nė njė situatė krize, ėshtė qė tė jemi tė mahnitur deri nė mpirje nga kriza, ta shohim tė veshur me madhėshti para sė cilės smund tė bėjmė asgjė: O zot! Fundi ėshtė afėr! Jo, jo ,jo nuk po ju tregoj versionin marksist tė kėsaj profecisė maja qė thotė se viti 2012 shėnon vitin e fundit. Them vetėm kėtė: ka njė lloj tė pashkuare qė po krijohet. Dhe nė kėtė rrugė nuk mund tė vazhdojmė. [B]Tė flasim pak pėr lėvizjen « Occupy Wall Street ». Ata janė duke bėrė aktivizime tė vogla, po a ka rrugė tė hapura drejt ndryshimeve tė vėrteta? Apo ata janė njė pjesė e problemit?[/B] Me kėtė pyetje tė bėrė nė mėnyrė pak ironike, unė jam stalinist. Po ama kėtu jam shumė modest. Ja diagnostika ime pėr Occupy Wall Street: kjo lėvizje ėshtė e rėndėsishme sepse pėr herė tė parė nė Shtetet e Bashkuara kemi njė lėvizje sociale qė nuk luan ato lojrat e vogla klasike qė janė qė pėrngahera: tė luftės kundėr racizmit apo kundėr borxhit tė shkaktuar nga spekulimi. Njerėzit kanė kuptuar qė diēka nuk shkon nė kėtė sistem. Por nuk e dua sloganin, kapitalizmi financiar ėshtė fajtor. [B]Pse nuk e dashkeni?[/B] Problemi shfaqet si vijon: ēfarė i lejon, nė logjikėn e themelit tė sistemit kapitalist tė kohėrave tona, kapitalizmit financier tė reagojė ashtu siē reagon? Dhe kėtu kuptojmė se sistemi ėshtė ngritur mbi pėrplasje. Bankierėt kanė qenė gjithnjė tė kėqij mos ta hedhim pėrgjegjėsinė mbi bankierėt e sotėm! Ėshtė budallallėk! Mė e keqja qė mund tė bėjmė sot ėshtė ta moralizojmė krizėn. [B]E ēfarė keni kundėr moralizimit?[/B] Fuck it! Po sbėhet fjalė pėr njė krizė morale tė pastėr dhe tė thjeshtė. Kriza financiare ėshtė dalja e fundit e komunistėve kundėr Fukuyama-n. Gjithēka ndodh se sikur me mijėra menaxherė tė kapitalit global tė ishin ish-komunistė, do tė kishin funksionuar nė perfeksion! Mirė, tani ana jo edhe aq e mirė: unė mendoj qė kuptimi i kėsaj lėvizjeje kontestuese ėshtė pastėrisht negativ. Ata kanė hapur njė hapėsirė tė re mirė, edhe tani ēka do tė ngjajė? Do tė presim dhe shohim! Sa herė qė kam shkuar ti bėjė vizitė lėvizjes Occupy, e kam bėrė qė tė kem mundėsi tė iki sa mė shpejt qė tė ishte e mundur. Reagimi im ishte: ju lutem, mė lejoni tė zbrazem pėr tė mundur mė sė paku tė ruaj disa iluzione. [B]Si thoni, a janė shtetet demokratike nė gjendje ti zgjidhin kėto probleme? Apo demokracia nuk ėshtė forma e duhur e qeverisjes pėr tė ndėrmarrė reformat qė duhen?[/B] Mė lejoni tė qartėsoj njė pikė: nuk jam duke luajtur lojėn marksiste, dhe as nuk kam qėllim ekzekutimin e demokracisė formale pėrpara asaj reale. Dhe as nuk pretendoj qė demokracia qė kemi ėshtė vetėm njė demokraci formale. Gjėja e parė qė mėsojmė kur lexojmė Hegelin ėshtė se forma ka rėndėsinė e saj. Njė ide bazė nė filozofinė hegeliane ėshtė se forma nuk ėshtė asnjėherė vetėm formė. [B]Atėherė forma jonė e demokracisė nuk ėshtė ajo qė i shkon pėr shtat luftės ndaj kapitalizmit?[/B] Jo, jo, jo, unė mbėshtes tėrėsisht tė kundėrtėn! Sigurisht qė ne kemi liri formale, por ama kjo ėshtė hapėsira e vetme e lirisė qė ekziston akoma. Nėse do tė shkrini demokracinė formale nuk ėshtė se do tė fitoni demokracinė reale, por do tė humbni edhe kėtė qė keni. Hapėsira e vetme e lirisė qė disponojmė qėndron midis demokracisė formale dhe formės sė vėrtetė qė ka grumbulluar dhe adoptuar liria qė na mungon. Problemi ėshtė qė tė dimė si tė mbijetojmė nė mbretėrinė e gjithėpushtetshme tė parasė duke mbrojtur lirinė tonė. Ky ėshtė njė problem serioz. Sblej nga kėto shprehjet marksiste tė gatshme: Vergesellschaftung, pėr shembull, shoqėria ose kolektivi Ha! Ha! Me ēfarė do tė ngjante kjo? [B]Forma ėshtė pra pėr ju ēelėsi?[/B] Absolutisht! [B]Por ju shkruani: Ajo qė pengon sot vėnien e kapitalizmit nė pikėpyetje radikale ėshtė besimi nė format e luftės demokratike kundėr kapitalizmit.[/B] Mund ta formuloj kėshtu: unė e urrej majin e 1968- s. Shumė liri, shumė argėtim dhe humbje. Por diēka mund tė shpėtohet dhe mbartet, mesazhi qė politika mund tė gjendet edhe nė sferat ku ju i njihni ato historitė idiote mbi individualen-qė-ėshtė-politike ne sduket se kemi pėr tė thėnė shumė mbi subjektin, por disa gjėra ekzistojnė, mbivendosja e dhunshme e marrėdhėnieve nė familje, ajo qė ndodh nė uzina nė tė gjitha kėto ēėshtje unė shtroj pyetjen e politikes dhe tė lirisė. Ja problemi mė i madh: jo rrėzimi i demokracisė formale, por si ti integrojmė njėkohėsisht proceset demokratike nė kėto sfera? [B]Po atėherė situacionistėt kishin tė drejtė, ajo qė kemi nevojė ėshtė revolucioni i pėrditshėm?[/B] Jam i fiksuar nga kjo ide, po jo nė sensin e gjashtėdhjetetetės: po ja edhe sikur tė shkonim tė putheshim tė gjithė bashkė te sheshi i tregut jo! Ajo qė dua tė them dhe ky ėshtė pozicioni im serioz -, ėshtė, qė asnjėherė skam qenė vėrtet i interesuar pėr ata qindra dhe mijėra njerėz qė mblidhen nė rrugė pėr tė proklamuar fort nė rrugė solidaritetin e tyre. Kjo svlen! Ajo qė mė intereson ėshtė dita mė pas: ku ėshtė ditėn tjetėr momenti ynė i solidaritetit, ku do tė qajmė tė gjithė sė bashku? Si ta pėrkthejmė tė gjithė kėtė nė jetėn e pėrditshme? Kjo ėshtė ajo qė i trembem kur shoh kėto lėvizje protestash. Isha i ftuar nė Athinė pėr tė mbajtur njė fjalė tė shkurtėr frymėzuese. U thashė: deri tani, gjithēka qė keni bėrė ėshtė veē pėr tė pasur njė kryeministėr tė sė majtės sė moderuar, por ju keni njė teknokrat pėrpikmėrisht neutral dhe njė qeveri qė numėron edhe fashistė nė gjirin e saj. [B]Po, si do tė donit ta kanalizonit kėtė energji?[/B] A mund tju jap njė pėrgjigje brutale qė do tju ēudisė? Se di. Dhe besoj qė sido qė tė jetė kam tė drejtė tė kem opinionin tim. Refuzoj ti dorėzohem impresionimit tė shantazhit tė vjetėr konstruktiv tė sė majtės apo komunizmit: ju nuk jeni i autorizuar tė bėni as edhe njė gjysmė vėrejtjeje kritike nėse nuk sillni njė projekt tė plotė dhe perfekt tė s e kam njė preciz. Pėr ta thėnė copė: ishte e qartė pėr mua qė problemi i komunizmit duhet tė zgjidhet nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr dhe kjo ėshtė gjithēka qė mund tė them. [B]Dhe vijmė te pyetja e fundit [/B] Pse doja ta vrisja shokun Stalin? ( qesh) [B]Pse disa persona ju vėnė nė njė piedestal ? Ata duan qė ju ti prini?[/B] A nuk ėshtė shumė e dukshme qė argėtohem nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme me veten? Qė nė vazhdimėsi luaj klounin? [B]Ju numėroni minimalisht rreth njėzetepesė libra. Ēfarė ėshtė tė shkruarit pėr ju?[/B] Kėtė e urrej vėrtet. Asnjėherė nuk ndodh kėshtu : tė ulem dhe tė them, tani do tė shkruaj. Por luaj nė fakt. Hedh ide ne letėr, e zhvilloj dhe them: nuk janė gjė tjetėr veēse ese. Pastaj vjen njė pikė dhe them: gjithēka ėshtė kėtu. Mjafton vetėm qė ta organizoj gjithė kėtė. Po e shikoni hilenė: i pėrgatis gjėrat mė parė dhe ma pas mė mjafton vetėm ti organizoj. Ka njė para-shkruarje dhe pas-shkruarje por asnjėherė shkruarje pėr tė shkruar. [B]Pra ska asnjė instancė kritike te ju?[/B] Pikės i re. Asnjėherė nuk them: tani do tė shkruaj. Do tė ishte e tmerrshme pėr mua. |
Titulli: Intervistė me Zhizhekun
Bajloeasy, se gati me le pa frym he burr.
hė hė thosha e humba edhe qet jaran e hajt. Ska me thon si Vali, temen qe e kam sjell ( i budallmi kadare) ska te beje me mua ! |
Re: Intervistė me Zhizhekun
Temen nuk e kam sjelle bash-bash badihava.
E ka njefare lidhmerie te forte me "diēka" ne Kosove, ama po ta lė edhe njė "rast" t'ia qellosh :smile: |
Titulli: Intervistė me Zhizhekun
Paj shiqo,
Philosophia ėshtė sikur ato pikturat qė i takon pėr her tė parė dhe befasisht, pėr syrin e gjithėsecilit kėndvėshtrohen ndryshe .! Tash, megjithatė si e paskam parė unė me syrin tim ?! [URL="http://dardania.de/vb/upload/showpost.php?p=2205453&postcount=230"][B]230[/B][/URL] |
Re: Intervistė me Zhizhekun
[I]Filozofia si shkence nuk eshte pjese imja te cilen as nuk e di, e as nuk i jap vehetes te drejte me e than asni germ.
Por filozofia si pervoje jetesore, qofte personale ose e perbashket me lejon te jap mendim qe lidhet me kete permbajtje: - ky filozof i nderuar analizon nga kendi i tij si vend, hapsire dhe kohe plus natyra e tij e te menduarit - rruget e zgjidhjeve dhe rezultatet e tyre jane specifike per vende te ndryshme -shkaku: e kaluara, e tashmja e ndryshme - e per te ardhmen: duhet mendu se lidhet me ate globale, e qe cdo gje megjithate, bazohet ne respektim te ligjit (edhe keto specifike per vendin dhe kohen). - rezultati: optimist - arsyeja: tejngopja, cekuilibrim i skajshem determinon rikthimin e domosdoshem te vlerave plus sinjalizimet ne univers p.s. vec mendova zeshem ![/I] |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:32. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.